Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
- Të evidentojnë në fjali grupet emërore dhe të përcaktojnë grupin emëror të kryefjalës dhe grupin

emëror të grupit foljor.

- Të evidentojnë si janë formuar grupet emërore të kryefjalës.

Fjalë e shprehje kyçe: grup emëror, grup foljor, grupi i kryefjalës, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë

të dyta, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Rikujtojmë së bashku njohuritë për fjalinë. Mësuesi u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’është fjalia?

- Si i ndajmë fjalitë e thjeshta?

- Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?

- Po gjymtyrët e dyta?

Hapi i dytë. Aktivizohet një nxënës të lexojë tekstin e dhënë në krye të mësimit

(shkëputur nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, I. Kadare).

Mësuesi u kërkon nxënësve të ndalen në fjalinë e parë dhe të përcaktojnë ç’lloj fjalie

është. Cilat janë gjymtyrët përbërëse të saj? Të përcaktojnë klasën e fjalëve për secilën

nga gjymtyrët e fjalisë.

Mësuesi e shkruan fjalinë e parë në dërrasën e zëzë dhe së bashku me nxënësit bën

ndarjen e grupeve të fjalëve që përbëjnë këtë fjali.

E paraqet këtë me skemë në dërrasë duke bërë të qartë funksionet e fjalëve në fjali.

(skema me kuti)

Fati i këtij fshati të vogël u lidh gjatë luftës me urën

Kryefjalë përcaktor kallëzues rrethanor kundrinor

Hapi i tretë. Mësuesi shkruan në dërrasë fjalinë Drejtori i shkollës ishte burrë i ashpër

dhe bën ndarjen e fjalisë grupe:

GE1- grupi i kryefjalës: Drejtori i shkollës (emër + emër)

F + GE2 – grupi foljor: ishte + burrë i ashpër (folje + grup emëror).

Shpjegohet se cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë dhe me se shprehet kryefjala si një

nga gjymtyrët kryesore.

- me emër në rasën emërore, trajta e shquar

- me përemër

- me grup emëror

Shembuj për secilin rast.

Shpjegohet si formohet grupi emëror i kryefjalës.

- nga një emër i pashquar i paraprirë nga një përemër dëftor, pronor, pyetës dhe i pacaktuar,

- nga dy emra,

- nga një emër + mbiemër.

Shembuj për secilin rast.

Hapi i katërt. Punë e drejtuar. Ushtrimi 1.

Hapi i pestë. Punë në dyshe. Ushtrimet 2, 3 dhe 4.

Hapi i gjashtë. Punë e pavarur. Ushtrimi 5.

Kontroll dhe vlerësim i punës në dyshe dhe punës së pavarur.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6. Gjithashtu jepen ushtrime nga Fletorja e punës sipas niveleve.