Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Kalohet më pas në kuptimin e mëtejshëm të tekstit duke u dhënë përgjigje pyetje të

rubrikës hap pas hapi.

Cilat janë personazhet e kësaj mikrofabule?

Ku ndryshon miza nga flutura?

Çfarë cilësish të personazheve dalin në dukje?

Cili ishtë qëllimi i thurjes që bënte merimanga? Çfarë simbolizon rrjeta e merimangës?

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale në fletore ushtrimet 5, 6,

7.

Mësuesi u jep kohë e më pas bën vlerësimet përkatëse.

Hapi i pestë. Diskutim.

A duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj intrigave, thurjeve të planeve të të tjerëve? Pse?

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Të lexuarit

Fabula

Luani ndanë prenë vetë

Objektivat:

- Të identifikojnë personazhet e fabulës..

- Të diskutojnë mbi simbolikën e figurës së luanit.

‐ Të përcaktojnë mesazhin që trajtohet në këtë fabul e të diskutojë përreth tij.

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 7.

Zhvillimi i mësimit.

Hapi i parë. Lexohet detyra e shtëpisë. Mësuesi mbledh disa fletore për t’i vlerësuar .

Ndërkohë nxënësit vlerësojnë njëri –tjetrin duke dhënë mendimet e tyre mbi detyrat e

lexuara.

Hapi i dytë. Mësuesi u drejton pyetje nxënësve: A keni lexuar fabula nga autori Ezopi?

Përmendni disa prej tyre. A ju pëlqejnë fabulat e tij? Pse?

Nxënësit shprehin lirshëm mendimet e tyre. Mësuesi jep informacione të mëtejshme.

Hapi i tretë. Mësuesi lexon më pas fabulën e Ezopit. Kalohet në përgjigjen e pyetjeve të

rubrikës Hap pas hapi.

Vendi ku zhvillohen ngjarja

Personazhet e fabulës

Koha kur zhvillohet ngjarja

Cilët u bënë ortakë me njëri – tjetrin? Pse?

Si veproi ujku me gjahun e kapur?

Si paraqitet figura e luanit? Çfarë simbolizon ai?

A kishin frikë kafshët nga luani? Pse? Ku duket kjo? Konkretizo me shembull nga teksti.

Hapi i katërt. Diskutim.

Cili është mesazhi i fabulës ?