Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Grupi i dytë.

Shkruaj pyetjet të cilat Albani ia drejton babait të tij.

Grupi i tretë.

Nga dialogu mes personazheve dalloni cilësitë e secilit personazh:

Albani …………………………………………………………….

Pasionata…………………………………………………………

Babai ……………………………………………………………….

Margarita…………………………………………………………

Mbas përfundimit të detyrës, kalohet në leximin e saj.

Minitesti

Nëse ju do të kishit një temë të tillë për përshkrimin e prindërve, ju çfarë pyetjesh do t’tju

drejtonit prindërve tuaj?

Mësuesi bën vlerësimin e orës për të parë sesa janë përvetësuar njohuritë e reja.

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Të shkruarit

Llojet e letrave. Curriculum vitae.

Objektivat:

- Të shkruajnë një Curriculum Vitae

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Hapi i parë. Praktikë e pavarur. Nxënësit do të rikujtojnë njohuritë që kanë marrë më parë për

letrat dhe llojet e tyre dhe do të plotësojnë skedën e mëposhtme.

Letrat private: letra drejtuar një shoku/shoqeje, ……………………………………………

Letrat zyrtare: kërkesa, Curriculum vitae, ……………………………………………………

2. Hapi i dytë. Mësuesi pyet nxënësit nëse ata e dinë se çfarë është një Curriculum Vitae dhe

nëse ata kanë parë, lexuar apo shkruar ndonjë CV. Më pas mësuesi për t’ua bërë më të qartë së

çfarë është një CV u ndan nxënësve nga një model në çdo bankë. Strukturën e një CV e shkruan

në dërrasë duke shpjeguar secilin prej elementeve.

3. Hapi i tretë. Praktikë e pavarur.

Nxënësit do të plotësojnë skemën e mëposhtme me të dhëna rreth një personazhi për të cilin kanë

mbledhur informacione më parë me rekomandimin e mësuesit.

Skema e CV:

Të dhëna personale

Emri:

Mbiemri:

Vendlindja:

Ditëlindja:

Gjendja civile:

Adresa:

Nr. i telefonit:

Curriculum Vitae