Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Të folurit

Flasim për kohën e lirë dhe lodrat.

Objektivat:

- Të flasin dhe diskutojnë rreth kohës së lirë, mënyrës se si e kalojnë ata kohën e lirë.

- Të hartojnë një listë me veprimtari që ata do të donin t’i kryenin gjatë kohës së lirë.

Motivimi: Komentim në klasë i fotografive të dhëna në tekst.

Zhvillimi i mësimit

1. Hapi i parë. Brainstroming. Si e kuptoni ju shprehjen “kohë e lirë”? Nxënësit japin

mendimet e tyre rreth kësaj shprehjeje. Mësuesi i shënon në dërrasë mendimet e tyre.

2. Hapi i dytë. Diskutim. Diskutimi bazohet në pyetje të përgatitura nga mësuesi por

edhe nga pyetje që nxënësit mund t’i drejtojnë njëri-tjetrit apo që i ngrenë për diskutim

në klasë. Një listë më pyetje për diskutim:

Sa pjesë të kohës zë koha e lirë gjatë ditës për ju?

A është e rëndësishme për ne koha e lirë? Pse?

Si e shfrytëzoni kohën e lirë? Jepni mendimet tuaja duke u nisur edhe nga shembujt e dhënë.

Leximi i librave artistike

Shfrytëzimi i internetit

Lojërat elektronike

Lojërat sportive, veprimtaritë sportive

Televizioni

Sa pjesë të ditës zënë këto mundësi?

3. Hapi i tretë. Kllaster. Mësuesi u drejton nxënësve pyetjen:

Ç’ mundësi të tjera do të donit për ta kaluar sa më mirë kohën e lirë?

Jepni mendimet tuaja.

Mendimet e tyre i shënon në kllasterin e ndërtuar në dërrasë.

Drejtshkrim

Drejtshkrimi i bashkëtingëlloreve.

Objektivat:

- T’i shkruajnë dhe t’i shqiptojë drejt bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh në

fund dhe në trup të fjalës.

Mjete mësimore: Teksti i nxënësit, shkumësa, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, etj.

Fjalë kyç: drejtshkrim, drejtshqiptim.

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Hapi i parë. Brainstorming. Prezantohet tema dhe shkruhet në dërrasë të zezë. Pyeten nxënësit

se çfarë dinë ata rreth drejtshkrimit. Nxënësit japin informacionin që ata kanë.

Mësuesi shkruan në dërrasë fjalët drejtshkrim, drejtshqiptim dhe jep sqarimet përkatëse.