20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kulturë gjuhe

Fjalorët

Objektivat:

- Të njihen me fjalorë të llojeve të ndryshme dhe me rëndësinë e tyre.

- Të aftësohen në punën me fjalorët.

Materiale mësimore: teksti i nxënësit, Fjalori i Gjuhës Shqipe, fjalorë të ndryshëm, etj.

Metodat e mësimdhënies: lexim, ilustrim, punë e pavarur, shpjegim, diskutim, punë në grupe.

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi

Hapi i parë. Mësuesi lexon një tekst të shkëputur nga një gazetë (ose tekstin e dhënë në krye të

mësimit). Pyet nxënësit a i kuptojnë të gjitha fjalët që përdoren në fragment.

Hapi i dytë. Nxënësit do të nënvizojnë fjalët kuptimi i të cilave për ta është i paqartë.

Kujt i drejtohemi për të sqaruar kuptimin e tyre?

Ndërtimi i njohurive

Hapi i parë. Mësuesi sqaron nxënësit mbi rëndësinë e përdorimit të fjalorëve, fushat e përdormit

dhe përdoruesit.

Hapi i dytë. Për të ilustruar punën me fjalorin mësuesi përdor fjalorin e Gjuhës Shqipe.

Hapi i tretë. Mësuesi jep shpjegime në lidhje me llojet e fjalorëve dhe përdorimet specifike të

tyre. Për këtë mësuesi duhet të këtë marrë në klasë disa lloje fjalorësh për t’ia bërë të njohur

nxënësve. Ai madje duhet që të ilustrojë punën me ta për fjalë e shprehje të ndryshme.

Në dërrasë rendit llojet më kryesore të fjalorëve.

• Fjalorë njëgjuhësh

• Fjalorë dygjuhësh

• Fjalorë disagjuhësh

• Fjalorë dialektorë

• Fjalor drejtshkrimor

• Fjalorë enciklopedikë

• Fjalorë terminologjikë

Hapi i katërt. Punohen me ndihmën e mësuesit ushtrimet 1, 2 dhe 3.

Përforcimi

Hapi i parë. Punë në grupe.

Grupi 1 – ushtrimi 4. Nxënësit do të punojnë me Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

Grupi 2 – ushtrimi 5. Nxënësit do të punojnë me Fjalorin dialektor.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!