Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi i tretë. Punë në grupe dyshe.

Mësuesi ndan klasën në tre grupe dhe cakton detyrat për secilin grup.

Grupi 1 – ushtrimi 5. Të lexojnë fjalitë dhe t’i ndajnë me një vijë të pjerrët pjesët

përbërëse. Të caktojnë llojin e tyre.

Grupi 2 – ushtrimi 6. Të kthejnë fjalitë e ushtrimit 5 në fjali të përbëra bashkërenditëse

lidhëzore. Kujdes në vendosjen e shenjave të pikësimit. P.sh. Kujtove mikun, ndaj bëj

gati petanikun.

Grupi 3 – ushtrimi 7. Në fjalitë e dhëna në ushtrim të nënvizojnë me një vijë kryefjalën

dhe me dy vija kallëzuesin. Të diskutojnë rreth ndërtimit të fjalive dhe të thonë çfarë vënë

re?

Kontroll i detyrave dhe diskutim rreth tyre.

Vlerësim për nxënës të niveleve të ndryshme për secilin grup.

Detyrë shtëpie. Ushtrime në Fletoren e punës.

Të lexuarit

Zhyl Vern

Në ishullin misterioz

Ora e parë

Objektivat:

- Të lexojnë me ndjenjë e emocion fragmentin e dhënë.

- Të diskutojnë mbi rregullat e vendosura nga djemtë.

- Të përshkruajnë personazhet në bazë të cilësive të secilit.

Mjetet e punës. Romani “Dy vjet pushime” ,Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha

shqipe 6.

Zhvillimi i mësimit.

E Brainstorming

R Shpjegim + diskutim

R Teknika e pyetjeve

Evokimi.

Brainstorming.

Mësuesi shkruan në dërrasën e zezë titullin e romanit “Dy vjet pushime”.

Ai u drejton pyetjet nxënësve:

A e keni lexuar romanin “Dy vjet pushime” apo e keni parë të ekranizuar si film?

Cili ju pëlqen më shumë prej personazheve?

Nxënësit lihen 2 min të mendojnë,më pas dëgjohen mendimet e tyre.

Realizimi i kuptimit. Shpjegim + diskutim.

Mësuesi jep informacion mbi romanin i cili bën pjesë në fondin e artë të letërsisë botërore

për fëmijë. Në qendër të romanit qëndron vlerësimi për shoqërinë, dashurinë njerëzore,

përpjekjet për lumturinë e njeriut, ëndrrat dhe dëshirat për të luajtur të lirë në kohën e

lirë.