20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Më pas nxënësit do të shkruajnë në fletore fjalitë e thjeshta të pazgjeruara duke i kthyer në fjali të

thjeshta të zgjeruara me gjymtyrë të dyta.

p.sh. Vështroi përjashta. – Vështroi përjashta për një kohë të gjatë.

Kontroll i punës së nxënësve dhe vlerësim me notë.

Hapi i tretë. Punë e pavarur. Ushtrimi 5.

Nxënësit në mënyrë të pavarur duhet të ndajnë fjalitë e thjeshta nga ato të përbërat. Për fjalitë e

përbëra të evidentojnë mjetin lidhës, të ndajnë pjesët përbërëse të tyre dhe të përcaktojnë llojin:

me bashkërenditje apo me nënrenditje.

Kontrollohet puna e nxënësve dhe vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi i katërt. Punohen ushtrime nga Fleta e punës.

Të lexuarit.

Petro Marko.

Viti 999

Ora e parë

Objektivat:

- Të identifikojnë personazhet e pjesës.

- Të diskutojnë për arsyen e zgjedhjes së shokëve si komandant Lolon.

‐ Të përshkruajnë ndjesitë që provuan fëmijët kur panë Niko Dabon..

Mjetet e punës: Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 7.

Zhvillimi i mësimit.

Hapi i parë. Mësuesi e nis mësimin me dëgjimin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë.

Nxënësit vlerësojnë dhe japin mendime mbi detyrën e njëri-tjetrit.

Hapi i dytë. Mësuesi shtron pyetjet për diskutim:

A e keni lexuar romanin “Shpella e Piratëve”, po filmin bazuar mbi këtë roman a e keni

parë?

Ç’ju ka pëlqyer më tepër?

Cili është autori i romanit?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre.

Hapi i tretë. Mësuesi jep informacione të mëtejshme lidhur me jetën dhe veprën e

autorit Petro Marko. Autori ka lindur në Dhërmi të Himarës. Ka kryer shkollën e mesme

tregtare në Vlorë. Ka marrë pjesë në luftën e Spanjës. Është burgosur nga diktatura, e

cila shpesh i ka mohuar të drejtën e botimit. Ndër romanet për fëmijë përmendim:

“Shpella e piratëve”, “Griva”, “Fantazma dhe plani 3 + 4”.

Më pas vendosen disa nxënës për të lexuar sipas roleve pjesën .

Kalohet në kuptimin e mëtejshëm të tekstit nëpërmjet rubrikës Hap pas hapi.

Çfarë kishin dëgjuar fëmijët për Niko Dabuan?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!