Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
meshollë, moshapje, shtathedhur; gazhedhëse, Ethem, Mithat.

U kërkon nxënësve t’i lexojnë më zë të lartë këto fjalë.

Jep sqarime në lidhje me drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e tyre.

Në rastet e takimit të bashkëtingëlloreve d,t, s, z, x me bashkëtingëlloren h në gjuhën

shqipe hasim në vështirësi në shkrimin dhe leximin e tyre, pasi ato mund të lexohen si

bashkëtingëlloret me shkronja dyshe: dh, th, sh, zh, xh. Në këto raste ato shkruhen pa

apostrof, pa vizë apo ndonjë shenjë tjetër ndarëse midis tyre, por shqiptohen si shkronja

të veçuara.

Më tej mësuesi njeh nxënësit me rregullat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit në rastet e

takimit të bashkëtingëlloreve g, n me bashkëtingëlloren j.

Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose nja

e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të

mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj).

Shembuj në dërrasë për këto raste.

Hapi i katërt. Punë e drejtuar. Ushtrimi 1. Mësuesi punon me nxënësit ushtrimin 1.

Hapi i pestë. Punë e pavarur. Ushtrimet 2, 3 dhe 4. Nxënësit punojnë në mënyrë

individuale.

Mësuesi kontrollon dhe vlerëson punën e nxënësve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5.

Të lexuarit

Fridrih Shiler

Vilhelm Teli

Ora e parë

Objektivat:

- Të lexojnë për të identifikuar llojin letrar dramën.

- Të diskutojnë për problemet që ka dashur të transmetojë autori me anë të kësaj

drame

- Të shfaqin mendimet sesi paraqiten marrëdhëniet në popull.

Mjetet e punës: Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 6.

Zhvillimi i mësimit

E Brainstroming

R Shpjegim + diskutim

R Teknika e pyetjeve

Evokimi.

Brainstorming

Mësuesi shtron pyetjet për të cilat nxënësit të japin mendimet e tyre.

A e keni shikuar filmin “Vilhelm Teli”, i cili është realizuar mbi bazën e kësaj drame?

A ju pëlqen ky film? Pse?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre.