Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Mësuesi e nis mësimin me leximin e detyrave të shtëpisë. Komentohen

detyrat mbi materialet e sjella.

Hapi i dytë. Mësuesi ka sjellë një material mbi temën e mësimit. Ai lexohet dhe shtrohen

pyetje të mëtejshme.

- Si lindi problemi kosovar?

- A e dini cilin skaj të Shqipërisë përfshin krahina shqiptare e Kosovës?

- A do të thotë tragjedia kosovare spastrim etnik,luftë fetare, shkelje e të drejtave

njerëzore? Mësuesi ndërhyn në diskutim, duke dhënë informacione të mëtejshme.

Hapi i tretë. Kalohet te rubrika Përpunim gjuhësor. Nxënësit punojnë në mënyrë

individuale në fletore ushtrimet e tekstit, ushtrimet 8, 9.

Hapi i katërt. Mësuesi vlerëson detyrat duke lexuar punën më të mirë.

Në fund të orës bëhen vlerësimet përkatëse sipas aktivizimeve të nxënësve.

Përmbledhje e orës.

Konkluzione.

Detyra

Të shkruarit.

Shkruajmë një prozë poetike

Objektivat:

- Të shkruajnë një prozë poetikë duke patur parasysh veçoritë e saj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Brainstorming.

Ç’është proza poetike?

Hapi i dytë. Praktikë e drejtuar.

Mësuesi së bashku me nxënësit, duke u bazuar edhe te njohuritë e marra orën e kaluar,

evidentojnë veçoritë e prozës poetike. Mësuesi i shënon ato në dërrasë të zezë.

Veçoritë e prozës poetike

Mbështetet në përshkrimin e saktë.

Shpreh përjetimet dhe ndjesitë që i shkaktohen shkruesit nga ajo që shëh.

Figurat më të përdorura janë: krahasimi, epiteti dhe metafora.

Foljet janë në kohën e tashme dhe në të pakryerën.

Mendime të shprehura me gjuhë të bukur dhe me shprehje letrare.

Hapi i tretë. Punë e pavarur. Shkrim i lirë.

Duke u mbështetur në pamjet e dhëna në tekst bëni një përshkrim. Mbani parasysh

veçoritë e mësipërme.