Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

20.02.2013 Views

Sintaksë Përcaktori. Mënyrat e shprehjes. Ora e parë Objektivat: - Të evidentojnë drejt përcaktorët. - Të përcaktojnë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe të gjejnë konkretisht me se shprehet ai. - Të gjejnë ndajshtimet dhe të thonë me se janë shprehur. - Të përcaktojnë ç’lloj ndajshtimesh janë. Fjalë dhe shprehje kyçe: Zhvillimi i mësimit Hapi i parë. Kllaster për gjymtyrët e dyta të fjalisë. Gjymtyrët e dyta Hapi i dytë. Punë e pavarur. Lexohet fragmenti i dhënë në tekst dhe mësuesi u kërkon nxënësve të nënvizojnë grupet emërore dhe të dallojnë bërthamën dhe përcaktuesit e emrave bërthamë. Hapi i tretë. Punë e drejtuar. Nxënësit në drejtimin e mësuesit thonë me se janë shprehur përcaktorët dhe cili lloj përcaktori është përdorur më shpesh. Në tekst janë theksuar me të zezë disa grupe emërore dhe mësuesi i shkruan në dërrasë të zezë këto grupe emërore. Mësuesi shpjegon përbërjen e grupeve emërore dhe ndalet te përcaktori. Shpjegon se çfarë është përcaktori, nga ndryshon nga fjala përcaktuese dhe me cilat pyetje gjendet përcaktori. Hapi i katërt. Mësuesi shënon në dërrasë të zezë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe jep shembuj për secilin grup. - emër me dhe pa parafjalë, - me mbiemër të nyjshëm dhe të panyjshëm, - me përemrat dëftor, pronor, pyetës dhe të pacaktuar, - me numëror, - me formë të pashtjelluar foljore (paskajore dhe pjesore). Shpjegon se çfarë është ndajshtimi, çfarë emërton ai dhe me se shprehet. Më pas mësuesi u shpjegon nxënësve llojet e ndajshtimit dhe jep shembuj për secilin lloj. - Ndajshtim i veçuar - ndajshtim i paveçuar Hapi i pestë. Lexim i orientuar. Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup lexon informacionin e dhënë në tekst. Secili grup ndalet te një nga mënyrat e shprehjes së përcaktorit. Hapi i gjashtë. Mësuesi ndërton një tabelë në dërrasë dhe kërkon nga përfaqësuesit e grupeve të japin shembuj për secilën nga mënyrat e shprehjes së përcaktorit. Emër Mbiemër Përemër Numëror Formë e pashtjelluar

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1. Jepen edhe ushtrime nga Fleta e punës. Sintaksë Ushtrime për përcaktorin. Ora e dytë Objektivat: - Të evidentojnë drejt përcaktorët. - Të përcaktojnë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe të gjejnë konkretisht me se shprehet ai. - Të gjejnë ndajshtimet dhe të thonë me se janë shprehur. - Të përdorin lloje të ndryshme përcaktorësh në shkrimet e tyre. Mjete mësimore: teksti i nxënësit, fleta e punës, fletorja e klasës, shkumësa, etj. Zhvillimi i mësimit Hapi i parë. Kontrollohet fleta e punës dhe korrigjohet. Hapi i dytë. Punë e pavarur. Ushtrimet 2 dhe 3. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve për plotësimin e kërkesave të ushtrimeve. Hapi i tretë. Punë në grupe. Ndahet klasa në tre grupe dhe caktohen ushtrimet për secilin grup. 1- ushtrimi 4. Sipas kërkesës. 2- ushtrimi 5. Sipas kërkesës. 3- ushtrimi 6. Sipas kërkesës. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve duke vlerësuar dy nxënës të niveleve të ndryshme për çdo grup. Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 7. Nxënësit në mënyrë të pavarur do të bëjnë një përmbledhje të librit të fundit që kanë lexuar apo të filmit të fundit që kanë parë në kinema. Në këtë përmbledhje duhet të përdorin lloje të ndryshme përcaktorësh e ndajshtimesh. Hapi i pestë. Mësuesi zgjedh në mënyrë të rastësishme dy fletore dhe lexohen përmbledhjet nga nxënësit. Nxënësit vënë në dukje përcaktorët që kanë përdorur dhe thonë llojin e tyre. Diskutim me klasën rreth përdorimit të tyre. Përmbledhje e orës së mësimit. Të lexuarit Ali Podrimja Drenica Ora e parë Objektivat: -Të lexojnë me ndjenjë e emocion poezinë. - Të përshkruajnë gjendjen shpirtërore të kosovarëve.

Sintaksë

Përcaktori. Mënyrat e shprehjes.

Ora e parë

Objektivat:

- Të evidentojnë drejt përcaktorët.

- Të përcaktojnë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe të gjejnë konkretisht me se shprehet ai.

- Të gjejnë ndajshtimet dhe të thonë me se janë shprehur.

- Të përcaktojnë ç’lloj ndajshtimesh janë.

Fjalë dhe shprehje kyçe:

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kllaster për gjymtyrët e dyta të fjalisë.

Gjymtyrët e dyta

Hapi i dytë. Punë e pavarur. Lexohet fragmenti i dhënë në tekst dhe mësuesi u kërkon nxënësve

të nënvizojnë grupet emërore dhe të dallojnë bërthamën dhe përcaktuesit e emrave bërthamë.

Hapi i tretë. Punë e drejtuar. Nxënësit në drejtimin e mësuesit thonë me se janë shprehur

përcaktorët dhe cili lloj përcaktori është përdorur më shpesh.

Në tekst janë theksuar me të zezë disa grupe emërore dhe mësuesi i shkruan në dërrasë të zezë

këto grupe emërore. Mësuesi shpjegon përbërjen e grupeve emërore dhe ndalet te përcaktori.

Shpjegon se çfarë është përcaktori, nga ndryshon nga fjala përcaktuese dhe me cilat pyetje

gjendet përcaktori.

Hapi i katërt. Mësuesi shënon në dërrasë të zezë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe jep

shembuj për secilin grup.

- emër me dhe pa parafjalë,

- me mbiemër të nyjshëm dhe të panyjshëm,

- me përemrat dëftor, pronor, pyetës dhe të pacaktuar,

- me numëror,

- me formë të pashtjelluar foljore (paskajore dhe pjesore).

Shpjegon se çfarë është ndajshtimi, çfarë emërton ai dhe me se shprehet.

Më pas mësuesi u shpjegon nxënësve llojet e ndajshtimit dhe jep shembuj për secilin lloj.

- Ndajshtim i veçuar

- ndajshtim i paveçuar

Hapi i pestë. Lexim i orientuar. Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup lexon informacionin e

dhënë në tekst. Secili grup ndalet te një nga mënyrat e shprehjes së përcaktorit.

Hapi i gjashtë. Mësuesi ndërton një tabelë në dërrasë dhe kërkon nga përfaqësuesit e grupeve të

japin shembuj për secilën nga mënyrat e shprehjes së përcaktorit.

Emër Mbiemër Përemër Numëror Formë e

pashtjelluar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!