20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesi – Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesi – Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesi – Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PlANI MËSIMOR GJUHA SHQIPE 8

35 javë x 5 orë në javë = 175 orë gjithsej

Linjat orët

1. Të lexuarit 66 orë

2. Të dëgjuarit dhe të folurit 15 orë

3. Të shkruarit 26 orë

4. Gjuhë 42 orë

Morfologji 11 orë

Sintaksë 11 orë

Drejtshkrim/drejtshqipt. pikësim 12 orë

Kulturë gjuhe 4 orë

Leksikologji 4 orë

5. Orë të lira 26 orë

Gjithsej 175 orë

Ndarja e temave sipas linjave

1. Llojet e teksteve (një faqe) - të lexuarit

2. Krijimet folklorike - të lexuarit

3. Krijimet folklorike - të lexuarit

4. Klasat e fjalëve – morfologji

5. Kënga legjendare - Kënga e Gjon Pretikës - të lexuarit

6. Kënga legjendare - Kënga e Gjon Pretikës - të lexuarit

7. Miti – Pigmalioni - të lexuarit

8. Miti – Pigmalioni - të lexuarit

9. Emri, veçoritë gramatikore të tij - morfologji

10. Përralla - Mendja, urtësia - të lexuarit

11. Shkruajmë përrallë - të shkruarit

12. Shkruajmë përrallë - të shkruarit

13. Formimi i grupeve leksiko-gramatikore të emrave - morfologji

14. Ferit Lamaj - Dhelpra e Trojës - të lexuarit

15. Naim Frashëri – Largimi i djemve (Histori e Skënderbeut) - të lexuarit

16. Naim Frashëri – Largimi i djemve (Histori e Skënderbeut) - të lexuarit

17. Mbiemri. Mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorë - morfologji

18. Anton Çehov - Vollodia - të lexuarit

19. Anton Çehov - Vollodia - të lexuarit

20. Adoleshenca - të folurit

21. Folja. Grupi foljor – morfologji

22. Tregimi realist – të shkruajmë

23. Tregimi realist – të shkruajmë

24. Forma veprore dhe joveprore e foljes - morfologji

25. Nicholas Sparks - Takimi i çuditshëm (Një shëtitje e paharrueshme) - të lexuarit

26. Nicholas Sparks - Takimi i çuditshëm (Një shëtitje e paharrueshme) - të lexuarit

27. Prezantimi, shoqëria, miqësia - të folurit

28. Mënyrat e foljes. Mënyra dëftore, kohët e saj - morfologji

29. Jostein Gaarder – Vajza e portokalleve – të lexuarit

30. Jostein Gaarder – Vajza e portokalleve – të lexuarit

31. Mënyra lidhore - morfologji

32. Bilal Xhaferri - Pas betejës (Kastakraus) - të lexuarit

33. Bilal Xhaferri - Pas betejës (Kastakraus) - të lexuarit

34. Burimet e informacionit: librat, interneti, televizioni - të folurit

35. Mënyra habitore - morfologji

36. Ismail Kadare - Fshehtësia e shtëpisë së babazotit (Çështje të marrëzisë) – të lexuarit

37. Ismail Kadare - Fshehtësia e shtëpisë së babazotit (Çështje të marrëzisë) – të lexuarit

38. Mënyra kushtore dhe mënyra dëshirore - morfologji

39. Flamur Topi – Një arritje shkencore (Green peace) – të lexuarit

40. Flamur Topi – Një arritje shkencore (Green peace) – të lexuarit

41. Shkenca dhe teknologjia – të folurit

42. Foljet njëvetore dhe pavetore - morfologji

43. Romani psikologjik – Zonja dë Mové – të lexuarit

44. Romani psikologjik – Zonja dë Mové – të lexuarit

45. Numërori - morfologji

46. Proza poetike - Një trandafile – të lexuarit.

47. Proza poetike - Një trandafile – të lexuarit.

48. Të shkruajmë prozë poetike – të shkruarit

49. Fjalëformimi. Fjalët e përbëra, të prejardhura dhe të përngjitura. - leksikologji

50. Lirika shoqërore – të lexuarit

51. Shqipja jashtë dhe brenda kufijve – të folurit

52. Lirika e natyrës – të lexuarit

53. Lirika atdhetare – të lexuarit

54. Familja e fjalëve dhe fusha leksikore - leksikologji

55. Lirika filozofike – të lexuarit

56. Lirika filozofike – të lexuarit

57. Fati dhe njeriu – të folurit

58. Etimologjia e fjalëve. Shprehjet frazeologjike dhe fjalët e urta. – leksikologji

59. Ngjyrimi emocional i fjalëve. Shumëkuptimësia dhe fusha kuptimore. – leksikologji

60. Eseja – të folurit

61. Ese – të shkruajmë

62. Ese – të shkruajmë

63. Lirika e dashurisë – të lexuarit

64. Drejtshkrimi i zanores e së theksuar para bashtingëlloreve m, n dhe nj dhe i zanores ë në

fjalët që në dialektin geg kanë â hundore - drejtshkrim

65. Elegjia – të lexuarit

66. Poezia bashkëkohore – të lexuarit

67. Poezia bashkëkohore – të lexuarit

68. Drejtshkrimi i emrave dhe mbiemrave që mbarojnë me ël, ër, ërr në shumës – drejtshkrim

69. Ushtrime për drejtshkrimin

70. Të shkruajmë poezi – të shkruajmë

71. Të shkruajmë poezi – të shkruajmë

72. Drejtshkrimi i emrave që kanë dy trajta shumësi sipas kuptimit të ndryshëm të tyre –

drejtshkrim

73. Drejtshkrimi i nyjës së përparme në grupet emërore me përcaktorë emrat - drejtshkrim

74. Drama – Njolla të murrme – të lexuarit

75. Drama – Njolla të murrme – të lexuarit

76. Humanizmi dhe njeriu – të folurit

77. Drejtshkrimi i fjalëve të prejardhura me prapashtesat si, ri, at, tor, tar dhe i fjalëve të

formuara me prapashtesën shëm, të. – drejtshkrim

78. Ushtrime për drejtshkrimin

79. Tragjedia – Vajtimi - të lexuarit

80. Tragjedia – Vajtimi - të lexuarit

81. Drejtshkrimi i fjalëve të përbëra kur fjala e dytë fillon me zanore - drejtshkrim

82. Komedia – Martesa e avokatit - të lexuarit

83. Komedia – Martesa e avokatit - të lexuarit

84. Përdorimi shkronjës së madhe. Drejtshkrimi i datave - drejtshkrim

85. Dramatizimi i një pjese – të shkruarit

86. Dramatizimi i një pjese – të shkruarit

87. Autobiografia – Jeta ime si në ëndërr - të lexuarit

88. Autobiografia – Jeta ime si në ëndërr - të lexuarit

89. Biografia – Udhëtimi - të lexuarit

90. Biografia – Udhëtimi - të lexuarit

91. Nënë Tereza – të folurit

92. Portreti – të shkruajmë

93. Portreti – të shkruajmë

94. Fjalia. Fjalia e thjeshtë - sintaksë

95. Autoportreti – të shkruajmë

96. Ditari – Pas vdekjes - të lexuarit

97. Ditari – Pas vdekjes - të lexuarit

98. Grupi i kryefjalës dhe grupi i kallëzuesit në fjalinë e thjeshtë - sintaksë

99. Ditari im – të shkruajmë

100. Kujtimet – Unë dhe Migjeni - të lexuarit

101. Kujtimet – Unë dhe Migjeni - të lexuarit

102. Kujtimet si pjesë e rëndësishme e jetës sonë – të flasim

103. Udhëpërshkrimi – Shpella e djallit - të lexuarit

104. Udhëpërshkrimi – Shpella e djallit - të lexuarit

105. Udhëpërshkrimi im – të shkruarit

106. Udhëpërshkrimi im – të shkruarit

107. Përcaktori, mënyrat e shprehjes – sintaksë

108. Kronika – të lexuarit

109. Kronika – të lexuarit

110. Kronikë kulturore – të shkruarit

111. Ndajshtimi - sintaksë

112. Intervista – Jeta ime mes SHBA dhe Shqipërisë - të lexuarit

113. Intervista – Jeta ime mes SHBA dhe Shqipërisë - të lexuarit

114. Kinemaja shqiptare – të folurit

115. Eseja e krahasim-kontrastit (të shkruajmë)

116. Eseja e krahasim-kontrastit (të shkruajmë)

117. Kallëzuesori i kryefjalës – sintaksë

118. Ushtrime – sintaksë

119. Të shkruajmë një intervistë – të shkruajmë

120. Të shkruajmë një intervistë – të shkruajmë

121. Kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë - sintaksë

122. Reportazhi – Festa e liqenit në Pogradec - të lexuarit

123. Reportazhi – Festa e liqenit në Pogradec - të lexuarit

124. Reportazhi im – të shkruarit

125. Reportazhi im – të shkruarit

126. Njoftimi – të lexuarit

127. Njoftimi – të lexuarit

128. Gazmoret – të lexuarit

129. Rrethanori i vendit dhe i kohës - sintaksë

130. Kritika letrare – Natyra e poezisë – të lexuarit

131. Kritika letrare – Natyra e poezisë – të lexuarit

132. Fletëpalosja, udhëzuesi, reklama – të lexuarit

133. Fletëpalosja, udhëzuesi, reklama – të lexuarit

134. Të krijojmë fletëpalosje – të shkruarit

135. Të krijojmë fletëpalosje – të shkruarit

136. Rrethanori i shkakut dhe qëllimit - sintaksë

137. Turizmi – të folurit

138. Rrethanori i mënyrës dhe i sasisë - sintaksë

139. Ushtrime për rrethanorët – sintaksë

140. Deklarata – të lexuarit

141. Figura të njohura të historisë shqiptare – të folurit

142. Plani i punës – të lexuarit

143. Plani i punës – të lexuarit

145. Ligjërimet në gjuhën shqipe – kulturë gjuhe

146. Stilet e gjuhës – Kulturë gjuhe

147. Gazeta – të folurit

148. Redaktimi i një teksti – drejtshkrim

149. Redaktimi i një teksti – drejtshkrim

150. Toponimet. Etnografia e të folurit – kulturë gjuhe

151. Gjuha standarde dhe dialektet - kulturë gjuhe

152. Disa figura të shquara të gjuhësisë shqiptare – të folurit

153. Ndërtojmë një faqe gazete - të shkruarit

154. Ndërtojmë një faqe gazete - të shkruarit

155. Ndërtojmë një faqe gazete - të shkruarit

Deri në fund Orë të lira.

I. TË LEXUARIT

Tema: Krijimet folklorike

Objektivat:

- Të përcaktojnë se ç’do të thotë fjala folklor.

- Të diskutojnë për një ninullë, një gojëdhënë, të cilat i përkasin krahinës ku jeton.

- Të plotësojnë me tituj që i përkasin llojit letrar të caktuar.

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 8.

Zhvillimi i mësimit

E Brainstorming

R Shpjegim + diskutim

R Punë e pavarur

Evokimi. Brainstorming.

Mësuesi shkruan në tabelën e zezë fjalën Folklor.

Ai u drejtohet nxënësve: Ç’dini ju për këtë fjalë?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre. Më pas mësuesi shpjegon

Fjala folklor (vjen nga anglishtja, folk- popull, dhe lore – dituri, urtësi ). Populli ka krijuar

gjatë shekujve këngë, tregime, përralla, gojëdhëna, fjalë të urta, ninulla, lojëra, gjëegjëza, etj.

Të gjitha këto futen në atë që quhet folklor, ndërsa shkenca që merret me studimin e folklorit

quhet folkloristikë.

Realizimi i kuptimit. Shpjegim + diskutim

Më pas kalohet në diskutim:

Pse folklori është një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë popullore? Nxënësit shprehin

mendimet e tyre, ndërkohë që mësuesi edhe plotëson.

Reflektimi. Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në heshtje ushtrimet e tekstit.

Plotëso me tituj që i përkasin llojit letrar të caktuar:

Përrallë

Gojëdhënë

Fjalë të urta

Ninulla

Gjëegjëza

Baladë

Gjeni gjëegjëzat e mëposhtme :

Hap e mbyll ndrit si yll. ( s……………………)

Hiqen dhjetë mbeten dhjetë . ( d……………………)

Shkruani disa fjalë të urta.

Plotësoni fjalët e urta:

Ai që ndërton me ……………………………………………

Punën e sotme ………………………………………………..

Gjuha kockë s’ka ……………………………………………

Në fund mësuesi vlerëson punën e tyre.

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Tema: Kënga legjendare - Kënga e Gjon Pretikës

Objektivat:

- Të lexojnë me ndjenjë e emocion fragmentin e dhënë.

- Të diskutojnë mbi problemet që trajtohen në këtë fragment.

- Të analizojnë figurën e vashës dhe të Gjon Pretikës.

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 8.

Zhvillimi i mësimit.

E Brainstorming

R Shpjegim + diskutim

R Teknika e pyetjeve

Evokimi. Brainstorming.

Mësuesi shkruan në tabelë emrin Gjon Pretika. Ai u drejtohet nxënësve:

- Ç’dini ju për këtë figurë?

- Ç’dini ju për legjendat?

Nxënësit do të shprehin mendimet e tyre.

Realizimi i kuptimit. Shpjegim + diskutim.

Mësuesi shpjegon më tej se këngët epike legjendare janë këngë tregimtare me karakter

fantastik, të cilat quhen edhe epike heroike, ose si i quan populli këngë kreshnikësh. Këtu

dallohen këngët për kreshnikë të veçantë Gjergj Elez Alija, etj. Ai shpjegon edhe figurën e

hiperbolës, si një figurë letrare që zmadhon përtej së mundshmes një send, dukuri, njerëzit,

veprimet e tyre. Në ciklin e Kreshnikëve kjo figurë haset shpesh. Përmbi krye topuzi i ka

fjurue: Dymbëdhjet pash n’lëndinë u ngul topuzi!

Lexohet fragmenti. U drejtohen pyetje nxënësve:

A ju bëri përshtypje fragmenti i shkëputur? Pse?

Reflektimi. Teknika e pyetjeve.

Hap pas hapi

Cilat mendoni se janë arsyet që kanë ndarë motër e vëlla?

A ka mundësi që kjo të ndodhë edhe në ditët e sotme? Pse?

Pse baresha përmend të vëllain ose faktin që nuk është e shkretë? Ç’do të thotë kjo?

A keni dëgjuar apo lexuar ndonjë këngë tjetër legjendare ku dy personazhet kryesorë janë

rinjohur pas disa vitesh? Cili ka qenë elementi i rinjohjes? A ka qenë ai i njëjtë me Këngën e

Gjon Pretikës?

Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin

Vëreni me kujdes vargjet e këngës. Ç’lloj rime është përdorur në to?

Cili është elementi fantastik në këtë këngë?

Çfarë domethënie ka mbirja e një peme në vendin ku vëlla e motër vdiqën? Ilustrojeni dhe me

shembuj të tjerë nga krijime popullore.

Dalloni cilësitë e dialogut në këngë. Argumentojeni përgjigjen tuaj.

A ka përdorur autori-popull gjatë rrëfimit hollësi? Çfarë do t’i shtonit ju nëse mendoni se do

të ishte e nevojshme?

Përpunim gjuhësor

Gjeni në tekst shprehje ose fjali që nuk kanë ruajtur rregullat e shkrimit në gjuhën shqipe për

sa i përket pozicionimit që kanë disa klasa fjalësh. Shkruaj si do të ishte shprehja ose fjalia

nëse e vendosim fjalën në vendin e saj:

Cili është shpjegimi i fjalës zanë në fjalorin e gjuhës shqipe (përgjigjuni me fjalët tuaja). Pse

autori e ka përdorur atë në vargun e parë?

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Detyrë shtëpie: Krijoni një mbyllje tjetër për këngën, në prozë. Sillni këngë të tjera

legjendare.

Tema: Miti – Pigmalioni

Objektivat:

Të lexojë me kujdes mitin grek për t’i përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes së tij.

Të pasurojë fjalorin me fjalë e shprehje të reja lidhur me mitet.

Të nxjerrë mesazhin e këtij miti nëpërmjet figurës së Dedalit.

Të njihet me disa nga heronjtë e mitologjisë greke, mbështetur në disa të

dhëna rreth jetës dhe bëmave të tyre.

Të dallojë veçoritë e mitit afrikan nga miti grek.

Metoda dhe teknika mësimore

Minikonkurs “Zbuloni emrin e heroit”

Lexim zinxhir

Diskutim

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, Fjalori mitologjik

gjuha shqipe 8.

Punë përgatitore

Në fletë formati (mundësisht me ngjyra) përgatiten rreth 10 skeda. Në secilën prej tyre do të

jepet një informacion i shkurtër për historinë dhe veçoritë e disa prej heronjve më të njohur të

Greqisë së Lashtë. Më poshtë ne po japim një model të këtyre skedave. Sigurisht që mësuesi

së bashku me nxënësit, duke u ndihmuar edhe nga fjalori mitologjik, mund të zgjedhë

personazhe të tjera mitologjike.

Modeli i skedave.

Akili. Kur ishte i vogël, nëna e tij, Tetida, një nimfë deti, që ta bënte të pavdekshëm, e zhyti

në lumin Stiks të Fenit, duke e mbajtur nga njëra thembër, e cila mbeti e vetmja pjesë e trupit

e pa lagur nga uji çudibërës. Pikërisht në thembër u qëllua nga Paridi me një shigjetë të

helmatisur dhe vdiq.

Anteu, biri gjigant i Poseidonit dhe i Gjeas (Tokës), ishte i pathyeshëm kur mbështetej tek e

ëma, kur i kishte këmbët në tokë. Herakliu e ngriti në ajër, kur e mbyti. Evropa, pra, Bija e

Feniksit. U dashurua pas Zeusit, që ishte shndërruar në dem me brirë të artë, dhe u rrëmbye

prej tij. Lindi tre djem: Minosin, Radamantin dhe

Sorpedonin. Për të përjetësuar guximin e saj për t’u afruar me një botë të panjohur, një nga

pjesët e botës u quajt Evropa.

Herakliu, bir i Zeusit dhe i Alkmenës, një nga heronjtë më të njohur të mitologjisë greke. I

provokuar nga Hera, në një çast marrëzie vrau gruan dhe fëmijët. Për të shlyer fajin iu desh të

bënte 12 bëma të urdhëruara nga Eurisku, mbreti i Mikenës.

Heroi i kreu të gjitha, por vdiq i helmuar nga gjaku i centaurit Meso. Pas vdekjes Zeusi e çoi

në Olimp midis perëndive.

Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Perëndia më e madhe e grekëve të vjetër, mbret i Olimpit,

babai i perëndive dhe i njerëzve, zoti i rrufesë.

Prometeu, biri i titanit Japet dhe i Klimenës. Për të ndihmuar njerëzit vodhi zjarrin hyjnor

dhe u dënua me një torturë të tmerrshme: një shqiponjë i copëtonte mëlçinë, por ajo rritej

përsëri. Ai u lirua nga Herakliu dhe u rikthye në Olimp i falur nga Perënditë.

Minosi, mbreti i Kretës, biri i Zeusit dhe i Evropës. U rrit nga mbreti i Kretës, Asterioni. Nga

hakmarrja e Poseidonit, gruaja e tij, Pasifaja, lindi një përbindësh, Minotaurin, me trup njeriu

dhe kokë derri, i cili ushqehej me mish njeriu. Nga turpi e mbylli në labirint.

Pasi mundi qytetin e Athinës, mbreti kërkonte çdo vit shtatë vajza e shtatë djem për t’ia bërë

fli Minotaurit. U bë njëri nga gjykatësit e botës së përtejme.

Odiseu, biri i Laertit, mbret i Itakës, më dinaku i grekëve që rrethuan Trojën. Pas shkatërrimit

të qytetit u end gjatë para se të kthehej në Itakë. Pas 20 vjetësh, kur u kthye në atdhe, i veshur

si lypës, u fut në pallatin e tij, dhe u ndesh me mëtuesit që donin të martoheshin me të

shoqen, Penelopën. Me ndihmën e të birit, Telemakut, i vrau ata.

Dedali, artizan athinas shumë i zoti. Pasi vrau të nipin, Talin, nga smira për zotësinë e tij, u

dënua me vdekje në Athinë. Arriti të arratisej dhe u strehua në Kretë, ku ndërtoi labirintin, në

të cilin Minosi mbylli Minotaurin. Pastaj u burgos me të birin, Ikarin, në labirint, meqenëse

ndihmoi Tezeun, i cili vrau Minotaurin. Me flatrat që ai ndërtoi vetë, arriti të dilte i gjallë nga

labirinti.

Hermesi, biri i Zeusit, lajmëtar i perëndive, shumë i shpejtë falë sandaleve të tij me fletë.

Shoqëronte të vdekurit në Had dhe ishte mbrojtësi i udhëtarëve, tregtarëve dhe hajdutëve.

Shpiku lirën, torturuesi i Prometeut perëndi e djalërisë etj. Është një nga perënditë më

komplekse, i cili për nga karakteri afrohet më shumë me njerëzit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në minutat e para të orës së mësimit do të

zhvillohet minikonkursi “Zbuloni emrin e heroit”. Ai/ ajo sqaron se ka përgatitur 10 skeda që

përmbajnë informacion për 10 nga heronjtë e lashtë të mitologjisë greke dhe ata, mbështetur

mbi këtë informacion, të gjejnë emrin e heroit.

Mësuesi/ja lexon informacionin e shkruar në skedën e parë. Nxënësit dëgjojnë me kujdes çdo

fjalë të tij/saj, mendohen për rreth dy minuta dhe më pas thonë emrin e heroit. Kështu

vazhdohet me të 10 skedat. Nëse nxënësit nuk arrijnë të gjejnë emrin e saktë të heroit, i

zbulon vetë ato. Shpallet fitues nxënësi që ka gjetur më shumë emra heronjsh.

Hapi II. Mbështetur në emrat e veçuar mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re të mësimit “Miti

i Pigmalionit”.

Hapet libri Lexohet miti nga 2-3 nxënës të përzgjedhur nga mësuesi/ja si lexuesit më të mirë.

Njihen nxënësit me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara. Nëse për ta ka edhe ndonjë

fjali tjetër të panjohur, shpjegohet kuptimi i saj nga mësuesi/ja.

Hapi III. Kalohet te rubrikat e punës me tekstin Reflektimi kuptimor.

Detyrë: Sillni informacione të tjera për mitet

Tema: Përralla. Mendja urtësia.

Objektivat:

- Të lexojnë për të identifikuar llojin e përrallës.

- Të diskutojnë mbi titullin e saj.

- Të zbulojnë cilësitë e secilit personazh duke u nisur nga dialogu ndërmjet tyre.

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 8.

Zhvillimi i mësimit

E Kllaster

R Shpjegim + diskutim

R Teknika e pyetjeve

Evokimi. Kllaster.

Mësuesi shkruan në tabelën e zezë fjalën përralla. Ai kërkon mendimet e nxënësve përreth

kësaj fjale, nxënësit kanë marrë njohuri në vitet e kaluara edhe mund të bëjnë një ërmbledhje

në formë klasteri.

Veçoritë e përrallave

- Trillimi i gjerë poetik, fantazia e guximshme, e pasur

- Janë tregime popullore ku gërshetohen elementet reale me ato fantastike.

- Mbizotëron fryma e aventurës, - ka të papritura

- Tema kryesore është: E mira kundër së keqes. E bukura kundër së shëmtuarës. Virtyti

kundër vesit.

- gjuha popullore, e pasur

- figuracioni i fuqishëm

- Personazhe Pozitive, Negative

- hyrja dhe mbyllja standard

Realizimi i kuptimit. Shpjegim + diskutim.

Ndërkohë mësuesi shpjegon se përrallat janë tregime popullore, ku bëhet fjalë për ngjarje të

trilluara, në të cilat rol shumë të rëndësishëm luajnë edhe elementët e jashtëzakonshme, si

ngjarje, situata, personazhe. Heronjtë e përrallave luftojnë dhe fitojnë kundër shtypësve e

padrejtësisë. Elementët e jashtëzakonshëm krijohen në bazë të personifikimit; kafshët, bimët,

malet flasin e veprojnë si njerëz. Personazhet e përrallave ndahen në pozitivë dhe negativë.

Mësuesi kërkon vëmendjen e nxënësve nëpërmjet pyetjeve:

A ju pëlqejnë përrallat? Pse?

Përmendni disa tituj përrallash të cilat ju kanë lënë mbresa e përshtypje të bukura.

Më pas mësuesi përzgjedh nxënësit , edhe bëhet leximi i përrallës.

Reflektimi. Teknika e pyetjeve.

Kalohet në kuptimin e mëtejshëm të saj nëpërmjet rubrikës Hap pas hapi.

Pse ishte i pikëlluar burri? Çfarë vendosi ai të bëjë?

Si reagoi mbreti pas fjalëve të burrit? Ndalu te teksti.

A ndryshoi jeta e familjes pas këtij veprimi?

Diskutim i mëtejshëm.

Ç’kuptoni me titullin:

“Mendja, urtësia”.

A dini fjalë të urta rreth kësaj teme?

Minitesti

Mësuesi organizon një minitest në fund të orës së mësimit.

Ndalu te dialogu ndërmjet burrit dhe gruas. Nga biseda e tyre zbulo cilësitë e secilit

personazh

burri………………………………………………..

gruaja ………………………………………………..

gjeni shprehje të figurshme dhe shpjegojini me fjalët tuaja ato:

Në fund bëhen vlerësimet përkatëse, sipas aktivizimeve.

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Tema: Fabula - Dhelpra e Trojës

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e fabulës.

Të interpretojë fabulat e dhëna në tekst.

Të dallojë:

- vendin ku zhvillohen ngjarjet,

- personazhet që marrin pjesë në këto ngjarje,

- cilësitë kryesore të dy personazheve kryesore,

- cilët njerëz personifikojnë këto kafshë.

Të gjykojë rreth mesazhit që përcjell fabula e dhënë në tekst.

Metoda e teknika mësimore

Lexim me kodim; Interpretim

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabak të bardhë (ose tabelë) pyetjet:

- Ç’është fabula?

- Ç’ka të përbashkët me përrallën?

- Nga ndryshon prej saj?

- Cilat janë personazhet më të zakonshme në fabula?

- Cila është struktura e fabulës?

- Çfarë i lihet lexuesit për të kuptuar? Pse?

- Cilët janë disa nga fabulistët më të dëgjuar?

FABULA

- Rrëfim i shkurtër në vargje ose prozë.

- Ka kuptim të fshehur me nota satirike.

ngjason: nga elementet fantastike me përrallën

ndryshon: është më e shkurtër, ka pak hollësi,

zakonisht personazhet janë kafshë.

- Struktura: 2 pjesë a: Rrëfimi i ngjarjes, b: Morali që del në fund.

- Fabulistë të shquar: 1. në botë: Ezopi, Fedri, La Fonten. 2. në Shqipëri: Çajupi, Agolli,

Lamaj, Çomora.

Hapi II. Interpretuesit e dy fabulave luajnë para klasës. Udhëzohen nxënësit të ndjekin me

vëmendje subjektin e tyre për t’u dhënë përgjigje pyetjeve

1. Vendi ku zhvillohen ngjarjet.

2. Personazhet në secilën fabul.

3. Cilësitë kryesore të personazheve kryesore.

Hapi III. Nxënësit bëjnë vlerësimin e interpretuesit më të mirë. Më pas mësuesi/ja provon se

cilët nxënës ishin më të vëmendshëm gjatë interpretimit nga shokët të fabulave. Drejtohen

pyetjet me të cilat u njohën në hapin e dytë, por mund të shtohen edhe pyetje të tjera nga

mësuesi/ja ose vetë nxënësit për njëri-tjetrin.

Cili është elementi që e përcakton këtë tekst si fabul dhe jo një lloj tjetër letrar?

A gjeni nota humoristike në vargje? Ilustrojini me shembuj.

Ku qëndron ironia te vargjet:

- Eh, vërtet ishte një kalë,

Që trojanët i gënjeu.

Porse ky a s’kishte dalë

Nga një dhelpër, Odiseu?!

Përpunim gjuhësor

Ç’lloj fjalish ka përdorur autori?

Dalloni në tekst përemrat. Ç’lloj janë ata? Interpretoni përdorimin e tyre në lidhje me tekstin.

Detyrë: Ese: Njeriu e përdor zgjuarsinë pa menduar se ajo mund të dëmtojë të tjerët.

Tema: Anton Çehov - Vollodia

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e tregimit e të novelës.

Të tregojë synimi e shkrimit të tregimit, duke e vënë veten në rolin e autorit.

Të tregojë subjektin e tregimit, duke e vënë veten në rolin e njërit prej personazheve, Stresit.

Të lexojë fragmentin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara

Metoda dhe teknika mësimore

Empatia

Lexim i heshtur

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Pasi nxënësit njihen me të gjithë informacionin e përgatitur për autorin, nxënësit

njihen më veçoritë e tregimit. Ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve të mësuesit, përgjigjet e të

cilave do t’i shkruajnë në një skedë.

1. Ç’është tregimi?

2. Cila është zanafilla e shkrimit të tij?

3. Si paraqiten elementet e subjektit në tregim.

Skeda

Tregimi është lloji më i shkurtër i prozës.

Zanafilla e tij janë legjendat, përrallat, gojëdhënat.

Zakonisht tregimi ka një personazh qendror, ndërsa personazhet e tjera janë në funksion të

tij.

Subjekti është i thjeshtë, konflikti i ngjeshur.

Më pas nxënësit dallojnë në informacionin e dhënë në tekst veçoritë e novelës,

të cilat i nënvizojnë me laps dhe plotësojnë skedën.

Skeda

Novela është një lloj proze, më e shkurtër se romani por më e gjatë se tregimi.

Ka një numër të kufizuar personazhesh.

Ngjarjet zhvillohen rrotull një motivi qendror dhe arrihet në përfundim të befasishëm.

Ka ngjashmëri me përrallën, kur gërshetohen elementet reale me ato fantastike.

Rrëfimi i autorit mbizotëron në raport me dialogun.

Hapi II. Kalohet në lexim në heshtje të pjesës. Udhëzohen nxënësit që gjatë leximit të

nënvizojnë me laps: kohën, vendin ku zhvillohet ngjarja, personazhet kryesore të fragmentit,

ngjarjet kryesore, mbyllja e ngjarjes.

Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve, të cilët çdo përgjigje e konkretizojnë

me fjalët a grupet e fjalëve të nënvizuara. Nxënësit zbulojnë mesazhin e fragmentit.

Hapi III. Puna me rubrikat Hap pas hapi.

Tema: Jostein Gaarder – Vajza e portokalleve

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e romanit filozofik.

Të lexojë për të zbuluar pyetjet enigmë që e mundojnë personazhin, Sofinë.

Të diskutojë rreth një pyetjeje filozofike që e ngacmon atë vetë.

Të nxjerrë në pah veçoritë e këtij tregimi krahasuar me tregimet e tjera.

Të japë gjykimin e tij rreth pyetjes filozofike: Pse jetojmë?

Metoda dhe teknika mësimore

Stuhi mendimesh

Diskutim

Mësim i përqendruar mbi argumentimin

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh.

Cili është njeriu juaj më i dashur?

U prezanton nxënësve dhe u shkruan në tabelë titullin e tregimit dhe autorin,

romanin nga është shkëputur, llojin e romanit (roman filozofik), veçorinë e këtij

romani si dhe përmbledhjen e romanit.

Hapi II. Punohet rubrika Hap pas hapi

Plotësoni elementet e mëposhtëm duke u nisur nga fragmenti:

vendi ku ndodh ngjarja .............................................

koha kur ndodh ngjarja ..............................................

personazhet që veprojnë ..............................................

Çfarë ndodh me Xhorxhin? – merr një letër nga i ati

A zbulon ai shumë gjëra të reja në letrën e të atit? - po

Diskutim. A do e ndihmojë kjo letër të kujtojë të atin? Nëse e keni lexuar të gjithë romanin,

zgjerojeni përgjigjen tuaj se çfarë konkretisht i kujtohet Xhorxhit?

Cilat janë pyetjet që ngre i ati i tij në letër?

Hapi III. Diskutim. Mësuesi/ja zhvillon një diskutim në lidhje me pyetjen: Pse jetojmë?

Nxiten nxënësit të shprehin lirisht mendimet e tyre, ashtu si i mendojnë duke argumentuar

pse është ajo një çështje aq e rëndësishme dhe e përbashkët për të gjithë njerëzit.

Kërkojuni nxënësve nëse u pëlqen të diskutojnë çështje filozofike, cilat do të ishin ato?

Mbani shënim çështjet filozofike më interesante që nxënësit kërkojnë të diskutojnë.

Konsultohuni me një mësues të këtij specialiteti (filozofi) dhe iu ktheni përgjigje orën e dytë

të mësimit. Në pamundësi kërkojuni nxënësve të gjejnë përgjigjen e çështjeve filozofi

Detyrë: Përshkruani lidhjen me një person tuaj të afërm, me të cilin keni marrëdhëniet më të

mira.

Tema: Fshehtësia e shtëpisë së babazotit (Çështje të marrëzisë)

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e romanit modern.

Të lexojë fragmentin e dhënë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth subjektit.

Të ndërtojë organizuesin grafik të personazhit të mbështetur në tekstin e dhënë

dhe në imagjinatën e tij.

Metoda dhe teknika mësimore

Konkurs, organizuesi grafik

Diskutim

Ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Në këtë etapë mësuesi/ja i njeh nxënësit me romanin nga është

shkëputur fragmenti me të njëjtin titull, llojin dhe veçorinë e tij dalluese në lidhje me

romanin tradicional.

Nxënësit plotësojnë skedën me veçorinë e romanit modern.

SKEDA

Rrëfimet e tij nuk janë të zakonshme, si në romanin tradicional.

Ka përmbysje të rregullave për qëllime stilistike.

Më pas kalohet në leximin e fragmentit nga dy nxënës.

Hapi II. Mësuesi/ja drejton pyetjet e mëposhtme për të zbuluar se sa e kanë

kuptuar nxënësit brendinë e këtij fragmenti.

- Kush është personazhi kryesor i fragmentit dhe si quhet ai?

- Me kë dialogon ai?

- Ç’profesion kanë dhe kë përfaqësojnë ata?

- A është i qartë për ju vendi se ku zhvillohet ngjarja? Po koha?

- Për cilën kohë flet ai?

Tema: Një arritje shkencore (Green peace)

Objektivat:

Të shkruajë një tekst të shkurtër (7-8 fjali) me fjalë e grupet e fjalëve të dhëna.

Të njihet me veçoritë e romanit fantastiko – shkencor.

Të lexojë tregimin me qëllim që të dallojë:

a) vendin ku zhvillohet ngjarja,

b) personazhet,

c) konfliktin,

d) fjali a fragmentin që e tërheq më tepër.

Metoda dhe teknika mësimore

Parashikim me terma paraprakë

Diagrami i krahasimit

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyç: anije kozmike, 50 mijë vjet-dritë;

luftë, planet, kolonizim; racë inteligjente, qëllonin, qenie të shpifura.

U kërkohet nxënësve që me fjalët e dhëna të krijojnë një tekst të shkurtër me 7-

8 fjali dhe t’i vendosin një titull. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur.

Hapi II. Lexohen disa nga krijimet. Nxënësit vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit

mbështetur në:

a) shtjellimin interesant të ngjarjes,

b) mënyrën e të shprehurit,

c) përfshirjen e të gjitha fjalëve kyç.

Hapi III. Njihen nxënësit me temën, të cilën mësuesja e shkruan në tabelë, autorin

llojin e tregimit duke identifikuar veçoritë e këtij lloji tregimi, si:

• gërshetimi i elementeve realiste me ato fantastiko – shkencore;

• personazhet, ngjarjet, vendet reale me ato të trilluara nga imagjinata e autorit;

• është mjaft i pasur me fjalor nga shkenca e teknologjia moderne.

Këto veçori nxënësi i shkruan në skeda dhe i ngjit në faqen e tregimit. Lexohet tregimi nga

2 nxënës. Në fillim udhëzohen nxënësit të ndjekin me vëmendje leximin për të mbajtur mend:

- vendin ku zhvillohet ngjarja

- personazhet

- konfliktin

- fjalinë, fragmentin që i tërhoqi më shumë: (këtë nxënësit ta nënvizojnë me laps.)

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit, mbështetur në:

1. seriozitetin që treguan nxënësit për krijimin e tekstit të tyre mbi bazën e fjalëve kyç;

2. mënyrën se si realizuan krahasimin e krijimit të tyre me atë të autorit, Frederik Braun;

3. Gjithëpërfshirjen e tyre në diskutim.

Detyrë: Sillni informacion për disa nga arritjet e fundit të mjekësisë.

Tema: Zonja dë Mové

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e romanit psikologjik

Të parashikojë një ngjarje, ngacmuar nga titulli.

Të lexojë për të njohur ngjarjen që jepet në tregim, duke e krahasuar atë me

versionin e tij.

Të përcaktojë periudhën e jetës dhe momentin të cilit i përkasin ndjenjat e tij,

duke ilustruar me pjesë nga tregimi.

Të dallojë fjalët kyç në përshkrimin e dy botëve duke u mbështetur në katër

elementet e dhëna në tabelë (personat, objektet-vendet, veprimet-cilësitë, ndjesitë).

Të japë përfytyrimin e tij për botën brenda dhe jashtë personazhit

Metoda dhe teknika mësimore

Parashikimi me terma paraprakë

Diskutim

Rruga e krahasimit

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë,

autorin e tregimit, romanin nga është shkëputur fragmenti, si dhe llojin e romanit; ndalet te

romani psikologjik dhe nënvizon veçorinë e tij kryesore: të zbulojë botën e fshehtë të

mendimeve e ndjesive të njeriut, (të gjithë këtë informacion mësuesi e paraqet në tabelë me

shkumësa me ngjyra, duke plotësuar skedën e romanit).

Më pas përqendrohet te titulli i fragmentit “Zonja dë Move”. U drejton nxënësve pyetjet:

- A ju ngacmon titulli i këtij tregimi? Pse?

- Si mendoni, ç’histori fshihet pas këtij titulli?

Mësuesi/ja u thotë nxënësve të përpiqen të përfytyrojnë subjektin e një ngjarjeje për 4’. Pas 4’

u kërkon disa nxënësve të tregojnë para klasës subjektin e një ngjarje që kanë parashikuar.

Mësuesi/ja i pranon këto dhe i lavdëron për punën e bërë, por nuk u thotë nëse janë të

ngjashme ose jo me tregimin që do të dëgjojnë.

Hapi II. Nxënësit porositen të dëgjojnë me vëmendje fragmentin që do lexojnë dy nxënës të

përzgjedhur nga mësuesi/ja dhe e krahasojnë atë me tregimet e përfytyruara prej tyre.

Hapi III. Pasi e kanë lexuar fragmentin, nxënësve u kërkohet të krahasojnë versionin e tyre

me atë të tregimit. Çfarë i bëri ata të kenë më shumë ose më pak sukses në parashikim?

Sugjerime: Mos harroni që kjo është një veprimtari parashikimi, prandaj nuk

duhet të jetë më shumë se 5’. Kjo do të thotë që vetëm 2 ose 3 nxënës do të kenë

mundësi të tregojnë tregimin e tyre. U thoni të tjerëve se do t’u vijë radha edhe

atyre një herë tjetër.

Hapi IV. Puna me rubrikën Hap pas hapi.

Tema: Lirika shoqërore – Maska

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e lirikës

Të dallojë lirikën shoqërore.

Të lexojë me ndjenjë dhe intonacion.

Të dallojë ironinë në poezi

Të dallojë fjalët kyç dhe të japë përfytyrimin e tij për imazhin që përcjell poezia

Metoda dhe teknika mësimore

stuhi mendimesh

Diskutim

Rruga e krahasimit

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh

Ç’është lirika?

Si ndahet sipas tematikave?

Ç’quajmë lirikë shoqërore?

Ç’dini ju për shkrimtarin kosovar Ali Podrimja?

Hapi II. Rubrikat Hap pas hapi / Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin

Pse kjo poezi klasifikohet te lirika filozofike?

Çfarë kërkon poeti dhe prej kujt e kërkon?

Për ç’lloj hipokrizie e ka fjalën poeti:

a) në marrëdhëniet shoqërore

b) në lidhjet intime

c) në çështje kombëtare

d) në besimin fetar?

Vlerësojini dhe një herë shprehjet e shkëputura: maska që s’vdesin, që s’arrijnë kund, pa e

parë veten në pasqyrë? Bëni lidhjen e tyre me një prej varianteve të mëposhtme:

s’e kanë shqyrtuar kurrë ndërgjegjen e tyre ..............................................

bëjnë sikur civilizohen, qytetërohen .................................................

brezat vënë të njëjtën maskë si të paraardhësve ...............................................

janë mungesë fytyre që i dallon nga të ndershmit ..........................................

Për cilën ëndërr e ka fjalën poeti te vargjet: “Kush je ti që çon pluhur / pas ëndrrës e ik?

Kë quan dhe pse i quan njëqelizorë? Pse duhet guxim dhe durim për të parë fytyrën e vërtetë

që rri pas maskave?

Gjeni në tekst fjalët që shprehin ironi dhe satirën? Pse e përdor poeti këtë figurë letrare?

Ilustroni dhe argumentoni revoltën e poetit në këtë lirikë.

Detyrë: Sillni në formë eseje mendimin tuaj për temën: “Nuk po dimë më kush është maskë e

kush...”

Tema: Lirika filozofike – Pesha e fatit

Objektivat:

Të identifikojë veçoritë e lirikës filozofike.

Të lexojë me ndjenjë dhe intonacion.

Të dallojë ironinë në poezi

Të krahasojë lirikën filozofike me llojet e tjera

Metoda dhe teknika mësimore

stuhi mendimesh

Rruga e krahasimit

Punë e drejtuar, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh

Ç’është lirika?

Si ndahet sipas tematikave?

Ç’quajmë lirikë shoqërore?

Ç’dini ju për shkrimtarin kosovar Ali Podrimja?

Hapi II. Bëni krahasimin e llojeve të lirikave

L.shoqërore L.e natyrës L.atdhetare L.filozofike L.mallit

Hapi III. Rubrikat Hap pas hapi / Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin

A keni lexuar ndonjë krijim tjetër të Migjenit?

A ngjason me poezinë “Pesha e fatit” në tematikë, stil, gjuhë apo formë?

Ç’mendim keni ju për fatin? Çfarë është ai?

A ishte mendimi juaj i njëjtë me kuptimin që i jep poeti kësaj fjale?

Cilin ironizon Migjeni në këtë poezi?

Mendoni se fati është i shkruar?

Cila është domethënia e shndërrimit: skifter-pëllumb? Pse njeriu e kërkon një shndërrim të

tillë?

Cila figurë është dominuese në vargjet e kësajpoezie?

Autori e ka futur gjithë strofën e dytë në kllapa. Cila mendoni se është arsyeja e këtij

veprimi?

Komentoni vargjet duke u bazuar në fjalët kyç të kësaj strofe:

Me çalue n’anë të djathtë, me çalue n’anë të majtë...

Si palaçjo i gjorë që kah t’ia mbajë s’di,

mbasi kambën e theu në akrobaci –

jet’ e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë.

Detyrë. Argumentoni me fjalët tuaja përballjen fat-njeri.

Tema: Tragjedia – Vajtimi

Objektivat:

Të tregojë subjektin e tragjedisë duke e vënë veten në rolin e autorit, Eskilit.

Të lexojë për t’u përgjigjur pyetjeve të shtruara, duke e ilustruar me vargje.

Të përshkruajë cilësitë e personazheve: mbështetur në konfliktin e dramës.

Të listojë ndjenjat që shfaqin personazhet.

Të zbulojë mesazhin që përcjell tragjedia.

Metoda dhe teknika mësimore

Empatia

Hulumtim

Rruga e krahasimit

Diskutim

Punë përgatitore

I. Krijimi i skenës ku do të interpretohet.

Meqenëse ngjarja zhvillohet në Greqinë e Lashtë, mësuesi/ja mund të përdorë elementet e

kolonave greke për të sjellë atmosferën e kohës.

II Loja me role. Mësuesi/ja përzgjedh një nxënës që interpreton bukur rolin e Eskilit i cili

rrëfen shkurtimisht historinë e tragjedisë. Materiali jepet i gatshëm nga mësuesi/ja.

Mjedisi fizik i klasës

Për të krijuar një pjesëmarrje dhe bashkëveprim të të gjithë nxënësve, mësuesi/ja i vendos

tryezat në formë U-je.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja nis mësimin me prezantimin e Dramatikës, gjinisë letrare që studiohet për

disa orë. U bën të njohur temën e re mësimore, titullin e dramës, llojin e saj dhe autorin.

Mësuesi/ja i drejton nxënësit në libër. Përzgjedh katër nxënës që lexojnë bukur e me ndjenjë

për të lexuar me role fragmentin e shkëputur nga tragjedia: dy nxënëse luajnë rolin e motrave,

një të lajmëtarit, kurse dy të tjerët për të dhënë idenë e korit të lashtë lexojnë në një zë.

Hapi II. Punohet rubrika hap pas hapi

1. A bëjnë dallime Ismena dhe Antigona për vëllezërit?

2. Ato i vajtojnë si vëllezër, apo si mbretër të Tebës?

3. A është Poliniku pushtues? Argumentoni përgjigjen tuaj.

4. Pse e kundërshton Antigona urdhrin? Çfarë është më e rëndësishme për të?

II. TË SHKRUARIT / TË FOLURIT DHE TË DËGJUARIT

Tema: Shkruajmë një përrallë.

Objektivat:

- Të shkruajnë një përrallë duke respektuar elementët e saj.

Motivimi: Brainstroming. Ju keni dëgjuar dhe lexuar përralla të ndryshme, thoni si fillojnë

dhe si mbyllen ato?

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Hapi i parë. Praktikë e udhëhequr. Mësuesi e kthen vëmendjen e nxënësve te përralla e

punuar në dy orët e kaluara dhe u kërkon të ndalen në hyrjen dhe mbylljen e saj. Si fillon

përralla? Si mbyllet përralla? A ka fund të lumtur, si ndodh shpeshherë në përralla? A e keni

vënë re këtë edhe në përralla të tjera që keni lexuar?

Mësuesi jep informacion më të zgjeruar në lidhje me përrallën, strukturën e saj.

- Si ndërtohet hyrja: Në hyrje të përrallës paraqiten shkurt personazhet, disa të dhëna kryesore

rreth tyre.

- Zhvillimi i përrallës: Gjatë zhvillimit të përrallës njihemi me raportet midis personazheve,

veprimet e tyre, rrjedhën e ngjarjeve, konfliktin dhe pikat nëpër të cilat kalon ai.

- Mbyllja: Mbyllja e përrallave është gjithmonë me fund të lumtur ku e mira mbizotëron mbi

të keqen.

2. Hapi i dytë. Shkrim i lirë. Nxënësit do të shkruajnë një përrallë duke patur parasysh çka

kanë mësuar më parë. Për këtë do të mbështeten në skedën e dhënë në tekst duke ndjekur

hapat që përmban ajo.

3. Hapi i tretë. Nxënësit do të shkruajnë mesazhin që duan të transmetojnë me anë të

përrallës që shkruan.

Disa nxënës lexojnë në klasë përrallën që shkruan.

Tema: Shkruajmë një tregim.

Ora e parë

Objektivat:

- Të nxjerrin në pah veçoritë e tregimit.

- T’i evidentojnë ato në një tregim konkret.

- Të shkruajnë një tregim duke u bazuar në përbërësit e evidentuar.

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Hapi i parë. Brainstorming. Ç’është tregimi? Nxënësit do të japin informacionin që kanë

për tregimin duke u nisur edhe nga ajo ç’kanë mësuar në klasën e gjashtë si edhe në orën e

kaluar ku trajtuan një tregim nga Gaqo Bushaka. Mësuesi bën plotësimin me informacion

shtesë: llojet e tregimeve për nga tematika, struktura e tregimit, elementët përbërës, etj.

2. Hapi i dytë. Praktikë e pavarur.

Nxënësit do të kthehen te tregimi që analizuan në orën e kaluar dhe do të nxjerrin përbërësit e

mëposhtëm.

Cilët janë përbërësit e tregimit? Plotësoni skemën.

Koha …………………………………………..

Vendi ……………………………………………..

Personazhet …………………………………………..

Rrëfimi ………………………………………………..

Rrëfimtari (tregimtari)……………………………………………..

Gjuha ………………………………………………………….

3. Hapi i tretë. Diskutim në dyshe (ose në treshe). Nxënësit do të bëjnë plotësime e sqarime

midis tyre rreth përbërësve të tregimit, plotësimit të skemës.

Diskutim me gjithë klasën dhe plotësim përfundimtar i skemës.

Tema: Shkruajmë një tregim.

Ora e dytë

Gjatë orës së dytë nxënësit do të shkruajnë një tregim të shkurtër duke u bazuar në përbërësit

që nxorën në pah orën e parë. Do të zgjedhin një temë dhe një titull e do ta shkruajnë

tregimin duke ndjekur skedën e dhënë në librin e gjuhës shqipe.

Tema: Shkruajmë poezi

Objektivat:

- Të shkruajnë pesëvargësha me tema të ndryshme.

- Të shkruajnë poezi duke përdorur metoda të ndryshme.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Bisedë me nxënësit rreth pasionit të të shkruarit. Mësuesi pyet nxënësit nëse ata

shkruajnë poezi dhe si? Poezi të ndryshme të tyre lexohen në klasë.

Hapi i dytë. Mësuesi shkruan një pesëvargësh në dërrasë të zezë dhe u shpjegon nxënësve

ç’është pesëvargëshi. Së bashku me nxënësit evidenton veçoritë e ndërtimit të pesëvargëshit

dhe i shënon në dërrasë.

Skema e pesëvargëshit

Vargu 1 – një fjalë, emër.

Vargu 2 – dy fjalë, mbiemra.

Vargu 3 – tri fjalë, folje veprore

Vargu 4 – një fjali

Vargu 5 – një fjalë, sinonime me fjalën e parë.

Hapi III. Punë e pavarur.

Nxënësit do të plotësoni skedën e mëposhtme:

Skedë pune

Vargu 1 Nëna

Vargu 2

Vargu 3

Vargu 4

Vargu 5

Më pas nxënësit ndërtojnë pesëvargësha me tema të ndryshme.

Lexohen disa prej pesëvargëshave të ndërtuar nga nxënësit.

Detyrë shtëpie.

Shkruani pesëvargësha me tema të ndryshme. Përpiquni të shkruani poezi edhe me metoda të

tjera.

Tema: Shkruajmë prozë poetike

Objektivat:

- Të shkruajnë një prozë poetikë duke patur parasysh veçoritë e saj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Brainstorming.

Ç’është proza poetike?

Hapi i dytë. Praktikë e drejtuar.

Mësuesi së bashku me nxënësit, duke u bazuar edhe te njohuritë e marra orën e kaluar,

evidentojnë veçoritë e prozës poetike. Mësuesi i shënon ato në dërrasë të zezë.

Veçoritë e prozës poetike

Mbështetet në përshkrimin e saktë.

Shpreh përjetimet dhe ndjesitë që i shkaktohen shkruesit nga ajo që shëh.

Figurat më të përdorura janë: krahasimi, epiteti dhe metafora.

Foljet janë në kohën e tashme dhe në të pakryerën.

Mendime të shprehura me gjuhë të bukur dhe me shprehje letrare.

Hapi i tretë. Punë e pavarur. Shkrim i lirë.

Duke u mbështetur në pamjet e dhëna në tekst bëni një përshkrim. Mbani parasysh veçoritë e

mësipërme.

Tema: Të shkruajmë ese.

Ora e parë

Objektivat:

- Të njihen me llojet e esesë.

- Të shkruajnë një ese përshkruese duke respektuar veçoritë e strukturës së saj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Brainstorming. Nxënësit thonë çfarë ata dinë për esenë.

Hapi i dytë. Mësuesi bën shpjegimin e termit ese. Më pas jep dallimet mes shkrimit letrar

dhe atij eseistik. Këto mund të paraqiten në një tabelë në dërrasë të zezë.

Shkrimi letrar Shkrimi eseistik

Trillim, fantazi…………………………..

Hapi i tretë. Mësuesi u bën të ditur nxënësve llojet e esesë:

a- Nisur nga tema apo fakti i dhënë (përmbajtja) kemi:

‐ Ese historike, - letrare, - filozofike, - historike, etj.

b- Nisur nga mënyra e zhvillimit të përmbajtjes kemi:

Të dhëna, informacione………

‐ Ese përshkruese, - Ese shpjeguese, - Ese argumentuese , - Ese treguese.

Skema e esesë (skema klasike e esesë, ndërkohë që mund të procedohet edhe me numër më

të madh paragrafësh).

Hyrja ( një paragraf)

Zhvillimi ( tre paragraf )

Mbyllja ( një paragraf )

Ora e dytë

Gjatë orës së dytë nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur duke u bazuar në skedën e

punës të dhënë në tekst.

Skedë pune

Plotësoni skemën e mëposhtme duke realizuar një ese përshkruese për njerëz.

Tema: Përshkruani shokun/shoqen tuaj më të ngushtë.

Hyrja …………………………………………………………………………

( 1 paragraf: …………………………………………………………………………

Prezantimi me personin ……………………………………………………………………..

që do përshkruani ………………………………………………………………….

Zhvillimi …………………………………………………………………………..

( tre paragraf: … ………………………………………………………………………

1-përshkrimi i ………………………………………………………………………….

tipareve fizike ……………………………….…………………………………………

2-përshkrimi i tipareve …………………………………………………………………..

Të karakterit; ………………………………………………………………………..

si flet, gjestet, etj …. ………………………………………………………………..

3-të përbashkëtat …………….…………………………………………………………….

dhe dallimet ……….………………………………………………………………………

mes jush ………………. …………………………………………………………………

Mbyllja ……………………………………………………………………………………

( 1 paragraf: …………………………………………………………………………………….

Raporti që keni ………………………………………………………………………………..

krijuar. ) ……………………………………………………………………………….

Tema: Një faqe ditari

Objektivat:

- Të shkruajnë një fletë ditari sipas strukturës së mësuar ku të shprehin mbresat dhe

përshtypjet nga një ditë e bukur e jetës së tyre.

Zhvillimi i përmbajtjes.

1. Hapi i parë. Dy-tre nxënës lexojnë detyrën e shtëpisë dhe nxënësit komentojnë mendimet

e shprehura në lidhje me temën e krijimit “Ku ka shpresë ka edhe jetë”.

2. Hapi i dytë.

a) Mësuesi pyet nxënësit nëse ata mbajnë ditar dhe se çfarë shkruajnë atje?

Më pas mësuesi së bashku me nxënësit kthehen tek një fletë e ditarit të Ana Frankut për të

parë se si është ndërtuar ajo, elementët e një flete ditari: hyrja, zhvillimi, mbyllja.

b) Nxënësit në mënyrë të pavarur do të shkruajnë një fletë ditari, duke u nisur nga fleta e

shkëputur nga Ditari i Ana Frankut. Ata do të shkruani për një ditë e cila u ka lënë mbesa e

përshtypje të bukura.

3. Hapi i tretë. Nxënësit do të lexojnë ditarët e njëri-tjetrit dhe do të japin mendimet e tyre.

Disa prej tyre lexohen në klasë nga vetë nxënësit.

Tema: Udhëpërshkrimi im

Objektivat:

- Të shkruajnë një udhëpërshkrim duke respektuar veçoritë e ndërtimit të udhëpërshkrimit si

një lloj i tekstit rrëfimtar joletrar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Punë në dyshe. Nxënësit do të punojnë në dyshe duke evidentuar veçorite dhe

dallimet midis teksteve rrëfimtare letrare dhe teksteve rrëfimtare joletrare.

Hapi i dytë. Mësuesi ndërton një tabelë përmbledhëse në dërrasë të zezë dhe mendimet e

nxënësve i hedh në tabelë.

Teksti rrëfimtar letrar Teksti rrëfimtar joletrar

Mësuesi plotëson më tej tabelën.

Hapi i tretë. Shkrim i lirë.

Duke u nisur nga çfarë mësuan për udhëpërshkrimin, duke pasur parasysh edhe çka kanë

lexuar nxënësit do të shkruajnë një udhëpërshkrim të shkurtër.

Mësuesi jep udhëzime dhe sqarime në lidhje me:

- zgjedhjen e temës, e cila duhet të ketë të bëjë me një vend të shëtitur e të njohur mirë.

- ndërthurjen e mbresave, emocioneve, përshtypjeve të mbetura në kujtesë me faktet reale,

personazhet realë.

Një rol shumë të rëndësishëm luajnë edhe detajet, të cilat i japin përshkrimit bukuri dhe e

bëjnë më tërheqës.

Hapi i katërt. Lexohen disa prej udhëpërshkrimeve të realizura nga nxënësit dhe vlerësohen

me notë.

Tema: Portreti

Objektivat:

- Të bëjnë portretizimin e shokut/shoqes së tyre.

Zhvillimi i përmbajtjes.

1. Hapi i parë. Diskutim si klasë.

Pyetjet për diskutim:

Ç’është portreti?

Ç’dalloni ju kur dilni përpara pasqyrës? Cilat janë tiparet të cilat ju pëlqejnë te vetja?

Si e njihni ju veten ?

Nga dallon portreti fizik nga ai moral?

A mendoni se portreti juaj ka tipare të cilat ngjasojnë me prindërit tuaj? Cilat janë ato?

2. Hapi i dytë. Praktikë e pavarur.

Lexohet fragmenti i shkëputur nga mësimi Provimi dhe nxënësit ndalen tek përshkrimi që

Albani kërkon t’i bëjë babait të tij. Çfarë cilësish të babait nxjerr ai në dukje nga pyetjet të

cilat bën?

Duke u nisur nga fragmenti i lexuar nxënësit do të bëjnë portretizimin e shokut/shoqes së

tyre.

Ata do të ndalen:

Cilësitë fizike: ngjyra e syve, ngjyra e lëkurës, flokët, gjatësia e trupit etj.

Cilësitë morale: optimist/optimiste, i /e dashur, i /sjellshëm, frikacak /e, mburravec/e , etj.

Nxënësit do të përqendrohen tek:

Cilësitë e portretit moral që admirojnë te shoku/ shoqja e tyre. Pse? A do të donin t’i

ngjasonin sadopak? Në lidhje me këto pyetje do të shprehin mendimet e tyre.

3. Hapi i tretë. Punë në dyshe.

Nxënësit në dyshe do të lexojnë punët e njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë rreth tyre.

Tema: Llojet e teksteve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

♦ Të dallojë gjinitë letrare.

♦ Të identifikojë veçoritë e gjinisë epike, lirike, dramatike.

♦ Të klasifikojë sipas gjinisë titujt e teksteve letrare të dhëna.

♦ Të përcaktojë llojin letrar për titujt e teksteve të dhëna.

♦ Të krahasojë një tregim, një poezi dhe një dramë duke gjetur të veçantat dhe

të përbashkëtat mbështetur në:

a. llojin e rrëfimit,

b. vetën e rrëfimit,

c. temën dhe mesazhin.

Metoda dhe teknika mësimore

Lexim me kodim teksti

Diskutim

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në atë orë mësimore ata do të njihen me

gjinitë letrare dhe veçoritë e tyre. Për këtë ai/ajo u thotë nxënësve se ka shkruar në tabelë disa

pyetje, të cilat duhet t’i lexojnë me kujdes dhe në libër të kërkojnë informacionin që jep

përgjigjet e tyre, duke shënuar përkrah tij numrin që mban pyetja.

1. Kur lindi nevoja që librat të klasifikoheshin?

2. Pse u ndje kjo nevojë?

3. Për lehtësi studimi cili është klasifikimi më i pranueshëm i teksteve letrare?

4. Cilat janë veçoritë e gjinisë epike, lirike dhe dramatike?

Hapi II. Vihen nxënësit të lexojnë mësimin dhe të vënë numrin e pyetjes për çdo të dhënë a

lloj informacioni që i përgjigjet asaj. Nëse dëshiron mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të gjithë

informacionin e përzgjedhur, me përjashtim të pyetjes së fundit, ta hedhin në një tabelë të

tillë:

Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatike

Hapi III. Në pjesën e fundit të orës mësimore mësuesi/ja zhvillon me nxënësit çështjet e

shtruara për diskutim.

1. Si mund të sistemohen librat në bibliotekë?

2. Cilat lloje letrare përzgjidhni ju për të lexuar?

Nxiten nxënësit të diskutojnë lirshëm. Për çështjen e parë ata mund të sjellin

edhe përvojat e tyre në sistemimin e librave në biblioteka pranë shkollave përkatëse.

Tema: Kinemaja shqiptare – të folurit

Objektivat:

- Të flasin rreth filmit dhe kinemasë, preferencave të tyre dhe mbresave të krijuara prej

kinemasë dhe filmave.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Bisedë me nxënësit rreth filmit dhe kinemasë.

A ju pëlqejnë filmat? Filmat shqiptarë apo të huaj? Pse?

A keni preferenca të veçanta për ndonjë film? Flisni për të.

Cilat tematika ju tërheqin më tepër? Cili është aktori juaj i preferuar?

Cilat janë arsyet që ju bëjnë ta keni të preferuarin tuaj?

Orën e fundit folëm për fragmentin shkëputur nga filmi “Shpella e Piratëve”? Ju e keni parë

këtë film? Ju ka pëlqyer? Pse?

Cilët personazhe luajnë në këtë film? Përmendni emrat e personazheve kryesorë.

Hapi i dytë. Rrjeti i diskutimit.

Preferoni kinemanë apo ekranin e shtëpisë suaj? Pse?

Ç’ndjesi ju shkakton secila?

Kinemaja Televizioni

Hapi i tretë. Bashkëbisedim.

Flisni mbi mbresat e krijuara kur keni shkuar për herë të parë në kinema.

III. GJUHË

Tema: Klasat e fjalëve

Objektivat:

- Të përcaktojnë klasat e fjalëve në gjuhën shqipe.

- Të klasifikojnë fjalët (të ndryshueshme/ të pandryshueshme) në klasat përkatëse.

Fjalë e shprehje kyçe: morfologji, pjesë ligjërate, klasat e fjalëve, fjalë të ndryshueshme,

fjalë të pandryshueshme.

Metodat e mësimdhënies: klaser, brainstorming, punë në dyshe, lexim i orientuar, shpjegim,

punë në grup, punë e pavarur.

Struktura e mësimit PNP

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi

Hapi i parë.

Klaster: Plotësoni klasterin për klasat e fjalëve në gjuhën shqipe. (klaster me shigjeta)

Klasat e fjalëve

Hapi i dytë. Kontrollohet klasteri i ndërtuar nga nxënësit.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë.

a) Brainstorming. Çfarë studion morfologjia? Si ndahen pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe?

Hapi i dytë

b) Punë në dyshe. Nxënësit i kthehen dy strofave të para të poezisë “Korça” dhe do të

plotësojnë tabelën e dhënë në tekst. Nxënësi I- fjalë që ndryshojnë formë; nxënësi II – fjalë

që nuk ndryshojnë formë.

Hapi i tretë

c) Lexim i orientuar. Për disa minuta nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në tekst.

Mësuesi jep sqarime rreth pyetjeve që do të drejtojnë nxënësit. Ai duhet t’u qartësojë mirë

nxënësve:

- Cilat janë pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe?

- Si ndahen ato?

- Fjalët që ndryshojnë formë, klasat që përfaqësojnë ato.

- Fjalët që nuk ndryshojnë formë, klasat që përfaqësojnë ato.

Mësuesi i orienton nxënësit përsëri te poezia dhe së bashku plotësojnë më tej tabelën e dhënë

në tekst me shembuj të nxjerrë nga poezia. (Ushtrimi 1)

Përforcim

Hapi i parë.

a) Punë në grup.

Grupi I – Ushtrimi 2. Nxënësit do të hartojnë një bashkësi me fjalë për çdo klasë fjalësh, të

ndryshueshme/të pandryshueshme.

Grupi II – Ushtrimi 4. Nxënësit do të lidhin me shigjetë fjalët e dhëna me klasat e fjalëve që

ato përfaqësojnë.

Hapi i dytë

b) Punë e pavarur. Në mënyrë të pavarur nxënësit plotësojnë Ushtrimi 3.

Detyrë: Fletore e punës.

Përmbledhje dhe vlerësim.

Tema: Emri, veçoritë gramatikore të tij

Objektivat:

- Të përcaktojnë saktë kategoritë gramatikore të emrave në gjuhën shqipe.

-Të vënë në dukje mjetet gramatikore me anën e të cilëve shprehet gjinia e emrave në

gjuhën shqipe.

- Të kthejnë emra të gjinisë mashkullore në gjininë femërore.

Fjalët kyçe: emër, gjinia femërore, gjinia mashkullore, gjinia asnjanëse, gjinia natyrore,

mjete gramatikore, etj.

Struktura e mësimit

E Punë e pavarur

R Di / Dua të di / Mësoj

R Punë në dyshe

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Evokimi. Punë e pavarur.

Mësuesi u kërkon nxënësve të ndalen te fragmenti i poezisë së dhënë në tekst dhe të

nënvizojnë emrat. Mësuesi u kërkon nxënësve të ndajnë emrat sipas gjinisë dhe të thonë se

ç’lloj emrash janë dhe çfarë tregojnë.

2. Realizimi i kuptimit. Di / Dua të di / Mësoj.

Udhëzohen nxënësit të ndajnë faqen e fletores në tri kolona:

Di Dua të di Mësoj

-Ç’janë emrat

-Sa gjini kanë emrat në

gjuhën shqipe

-Si bëhet përcaktimi i gjinisë

në emrat e jofrymorëve?

-Mjetet gramatikore që

shërbejnë për dallimin e

gjinisë së emrave në gjuhën

shqipe:

-mbaresat rasore,………

-fjalët përcaktuese

- tingulli fundor i

temës………………….

Vihen në punë për të lexuar informacionin në librin e gjuhës shqipe 7, pasi janë sqaruar më

parë që:

Në kolonën e parë “Di” , të shkruajnë atë informacion që gjatë leximit u duket i njohur;

Në kolonën e dytë “Dua të di”, të shkruajnë pyetje ose kërkesa rreth çështjeve për të cilat ata

kërkojnë të dinë më tepër;

Në kolonën e tretë “Mësoj”, të shkruajnë një përmbledhje të informacionit të ri që ata

përvetësuan gjatë leximit të tekstit.

Diskutohet plotësimi i tabelës në grupe të mëdha. Mësuesi përqendrohet në pyetjet që

drejtojnë nxënësit. Ai duhet t’u qartësojë nxënësve:

- Sa gjini kanë emrat në gjuhën shqipe?

- Si bëhet përcaktimi i gjinisë tek emrat që shënojnë jofrymorë?

-Cilat janë mjetet gramatikore që shërbejnë për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën

shqipe?

3. Reflektimi. Punë në dyshe.

Nxënësit do të punojnë në dyshe (siç janë në bankë).

Nxënësi 1 – Ushtrimi 1. Nxënësit duhet që emrat e gjinisë mashkullore të dhënë t’i kthejnë në

gjininë femërore.

Nxënësi 2 – Ushtrimi 2. Nxënësit duhet që të lidhin emrat në gjininë mashkullore me

gjegjësit në gjininë femërore.

Në mënyrë individuale punojnë Ushtrimin 3, ndërtojnë nga dy fjali me emra në çdo gjini.

Kontroll i detyrave.

Përmbledhje e orës së mësimit dhe vlerësim.

Detyrë: Fletore pune

Tema: Morfologji - Mbiemri

Objektivat:

- Të gjejnë mbiemrat dhe të përcaktojnë saktë gjininë, numrin dhe rasën e tyre.

- Të përshtasin saktë mbiemrat me emrat në gjini, numër dhe rasë.

Fjalë dhe shprehje kyçe: mbiemër i nyjshëm, mbiemër i panyjshëm, përshatjë në gjini,

përshtatje në numër, përshtatje në rasë.

Metodat e mësimdhënies: klaster, punë e pavarur, tabela INSERT, punë në grupe.

Motivimi: Plotësoni klasterin me njohuritë që keni për mbiemrin.

Zhvillimi i mësimit

1. Hapi i parë. Mësuesi kontrollon klasterin duke e paraqitur atë në dërrasë dhe duke e

plotësuar më tej.

2. Hapi i dytë.

a) Praktikë e pavarur. Lexim i fragmentit të dhënë në tekst. Mësuesi orienton nxënësit të

ndalën tek mbiemrat me shkronjë të zezë dhe të nënvizojnë emrat që ata përcaktojnë.

b) Tabela INSERT. Mësuesi u ndan nxënësve një listë me pyetjet e mëposhtme:

- Çfarë përcaktojnë mbiemrat?

- Si ndahen mbiemrat në gjuhën shqipe?

- Në cilat kategori gramatikore përshtatet mbiemri me emrin?

- Si realizohet përshtatja e mbiemrit me emrin në gjini?

- Si realizohet përshtatja e mbiemrit me emrin në numër?

- Si realizohet përshtatja e mbiemrit me emrin në rasë?

Ora vazhdon me:

a) Lexim i tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave: √, +, -, ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

Mësuesi bën sqarime për pyetjet dhe çështjet e ngritura nga nxënësit. Plotëson më tej tabelën.

Së bashku më nxënësit plotësojnë në tekst U 1, 2 dhe 3. (grupet e fjalëve i kthejnë në gjininë

femërore (U-I), të lidhin mbiemrat me emrat duke patur parasysh gjininë dhe numrin.

3. Punë në grupe.

Mësuesi ndan klasën në tre grupe dhe cakton ushtrimet për secilin grup.

Grupi 1- U 4. Plotësim i tabelës së dhënë në tekst duke lakuar grupet libër i bukur, fletore e

re.

Grupi 2- U 5. Nxënësit do të bashkojnë fjalët e dhëna në fjali duke përshtatur drejt mbiemrin

me emrin.

Grupi 3 – U 6. Nxënësit do të ndërtojnë fjali me grupet emërore të dhëna.

Përfaqësuesit e grupeve lexojnë përgjigjet dhe në bazë të tyre mësuesi bën vlerësimet

përkatëse.

Detyrë shtëpie. U 7.

Tema: Folja. Forma veprore dhe joveprore.

Objektivat:

- Të dallojnë formën veprore dhe joveprore të foljeve.

- Të dallojnë mjetet me anën e të cilave formohet forma joveprore e foljeve në kohët

përkatëse.

- Të përdorin drejtë formën veprore dhe joveprore të foljeve.

Metodat e mësimdhënies: punë e pavarur, punë në dyshe, diskutim, punë e pavarur.

Motivimi: Punë e pavarur: Nxënësit në mënyrë të pavarur do të plotësojnë tabelën e dhënë në

librin e gjuhës shqipe 7 me foljet e përdorura në fjalitë e dhëna, duke i ndarë ato sipas formës:

veprore/joveprore.

Zhvillimi i mësimit

1. Hapi i parë. Kontroll nga mësuesi i tabelës. Mësuesi jep përgjigjet e sakta dhe nxënësit

vetëkorrigjohen.

2. Hapi i dytë.

a) Punë në dyshe. Nxënësit në dyshe do të përgatiten për të folur për formën veprore dhe

formën joveprore të foljes.

b) Diskutim në dyshe dhe me gjithë klasën. Mësuesi sqaron pyetjet dhe çështjet që ngrenë

nxënësit. Ai duhet t’u qartësojë mirë nxënësve:

- Në sa forma del folja.

- Si ndërtohet forma joveprore e foljes: me mbaresë, me pjesëzën –u, me foljen ndihmëse

jam.

- Cilat kohë e formojnë formën joveprore me mbaresë. Shembuj.

- Cilat kohë e formojnë formën joveprore me pjesëzën –u. shembuj.

- Cilat kohë e formojnë formën joveprore me foljen ndihmëse jam. Shembuj.

Për ilustrim mund të përdoren ushtrimet 3 dhe 4. Mësuesi përdor këta ushtrime duke i bërë

plotësimet së bashku me nxënësit. Për ushtrimin 3 foljet në veprore kthehen në joveprore dhe

anasjelltas duke përdorur mjetet përkatëse. Për ushtrimin 4 nxënësit plotësojnë tabelën e

dhënë në tekstin e gjuhës shqipe 7 me format që mungojnë duke u nisur nga shembujt e

dhënë në tabelë.

3. Hapi i tretë. Punë e pavarur.

Në fishe për çdo nxënës jepen këto ushtrime:

1. Në tekstin e mëposhtëm gjeni foljet dhe thoni në ç’formë janë.

Një ditë u nisa fshehurazi me tren për në qytetin pranë, ku ndodhej spitali në të cilin ishte

shtruar Xhulia. Ishte vështirë të hyje brenda. Dikush më mori si djalin e gazetave dhe nuk më

ndaloi. Po ku ta gjeja unë Xhulian? Ai ishte një spital i madh sa një qytet. U enda kot për orë

të tëra. Vendosa të pyes në informacion.

2. Tregoni si janë formuar format joveprore që dalluat në tekstin e mësipërm.

3. Me foljet e dhëna ndërtoni fjali duke i përdorur ato në të dyja format.

Pastroj, vesh, kreh, takoj, hedh, shoh.

Vlerësimi:

Përmbushja e saktë e të tre ushtrimeve (ose vetëm me një përgjigje të gabba brenda një

ushtrimi) vlerësohet me notën 10. Për çdo përgjigje të gabba qoftë edhe brenda ushtrimit, ulet

1 notë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6. Sipas kërkesës.

Tema: Grupi foljor.

Objektivat:

- Të përcaktojnë saktë mënyrat e foljeve.

- Të përdorin si duhet foljet në të gjitha mënyrat.

Metodat e mësimdhënies: klaster, punë në grupe, teknika e pyetjeve, diskutim, punë e

pavarur.

Struktura e mësimit PNP

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi

Hapi i parë.

Ndërtoni klasterin për mënyrat. (Klasa ndahet në 6 grupe).

Hapi i dytë

Çdo grup paraqet klasterin që ka ndërtuar.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

a) Vazhdim i punës në grupe. Çdo grup parapërgatitet për të folur për njërën prej mënyrave të

foljes.

Hapi i dytë

b) Raportim i çdo grupi. Teknika e pyetjeve.

Do të kërkohet:

- Ç’quhet mënyrë.

- Sa mënyra ka folja në gjuhën shqipe.

- Çfarë shpreh folja në secilën prej mënyrave.

- Sa kohë ka secila mënyrë. Përmendini. Jepni shembuj.

- Cilat janë format e pashtjelluara në gjuhën shqipe.

Përforcim

Hapi i parë. Punë e pavarur.

Në fishe për çdo nxënës jepen këto ushtrime:

1. Nënvizoni foljet në tekstin e dhënë. Përcaktoni mënyrën e tyre.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash

E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon…

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

Dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton…

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda

Me vepra që peshojnë.

Dije dhe mos ki asnjë dyshim

Se jotja do të jetë Bota, me çka brenda

Dhe burrë do të jesh, o biri im!

(R. Kipling, ‘If’, shqipëroi R. Shvarc)

2. Lidhni foljet me mënyrat përkatëse.

Të lexoj dëftore ik

Do të shkosh urdhërore të kemi

Vrapo kushtore pastë

Qofshim habitore do të vija

Paskeni ardhur lidhore ka kënduar

Do të dilnit urdhërore vrapuakan

3. Plotësoni tabelën me foljet e përdorura në fjalitë e mëposhtme.

Mos fol aspak, bën mirë të përsërisësh tabelën nëse do që të të pranojnë në tetëvjeçare.

-Hej, ti atje, bëj kujdes! Mbaroi mësimi. Si mund ta mendosh që unë qenkam një burrë i mirë

brenda shtëpisë kurse jashtë shtëpisë më pak i mirë. Tregu po zbrazej. Do të kisha shkuar

edhe unë me ta, po të më kishin thënë. Qofshi të lumtur! U trashëgofshi!

Dëftore

Lidhore

Kushtore

Habitore

Dëshirore

Urdhërore

4. Shkruani format e pashjelluara të dy prej foljeve të tabelës.

P.sh. Pjesorja – folur, ………..

Përcjellorja - …………………………….

Paskajorja - ………………………………………..

Vlerësimi:

Përmbushja e saktë e të 4 ushtrimeve (ose vetëm me një përgjigje të gabba brenda një

ushtrimi) vlerësohen me notën 10.

Për çdo përgjigje tjetër të gabba qoftë edhe brenda ushtrimit, ulet 1 notë.

4. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5. Nxënësit do të bëjnë një përshkrim të vendlindjes duke

përdorur folje në mënyra të ndryshme.

Tema: Mënyrat dhe kohët e foljeve. Mënyra dëftore.

Objektivat:

- Të dallojnë mënyrat e foljes, kohët e thjeshta dhe të përbëra për secilën prej tyre.

- Të përdorin drejt foljet në mënyrën dëftore.

Struktura e mësimit

E Brainstorming

R INSERT

R Punë në grup

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Evokimi. Brainstorming. Cilat janë mënyrat e foljes në gjuhën shqipe? Nxënësit do të

japin informacionin që ata kanë për mënyrat e foljes në gjuhën shqipe. Gjithashtu do të

plotësojnë skemën për kohët e foljes.

Plotëso: Kohët e foljes janë të thjeshta dhe të përbëra:

Të thjeshta: ………………………………………………………………………..

Të përbëra: ………………………………………………………………………

2. Realizimi i kuptimit. INSERT.

Mësuesi u ndan nxënësve një listë me pyetjet e mëposhtme:

- Çfarë tregon kategoria gramatikore e kohës?

- Çfarë forme ka folja në kohët e thjeshta? Po në kohët e përbëra?

- Sa kohë ka mënyra dëftore? Cilat janë ato?

- Si formohet forma veprore e foljeve në mënyrën dëftore?

- Po forma joveprore?

Ora vazhdon me:

a) Lexim i tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave: √, +, -, ?.

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

b) Diskutim në çifte (ose treshe) dhe më pas në grupe. Nxënësit bëjnë sqarime rreth çështjeve

të hedhura në tabele dhe e plotësojnë më tej atë.

c) Sqarime për çështjet e pyetjet e ngritura nga nxënësit. Mësuesi plotëson më tej tabelën.

Mësuesi duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

- Si e formojnë formën veprore foljet në mënyrën dëftore, mjetet: me mbaresë për të

tashmen, të pakryerën dhe të kryerën e thjeshtë; me pjesëzën formante do + folje në lidhore

për kohën e ardhme; me foljen ndihmëse kam për kohët e përbëra veprore.

- Si e formojnë formën joveprore foljet në mënyrën dëftore, mjetet: me mbaresë për të

tashmen, të pakryerën dhe të ardhmen; me pjesëzën –u për të kryerën e thjeshtë; me foljen

ndihmëse jam për kohët e përbëra joveprore.

(Ilustrime nga ushtrimet 1 dhe 2)

3. Reflektimi. Punë në grupe.

Mësuesi ndan klasën në dy grupe dhe cakton detyrat për secilin grup.

Grupi 1 – ushtrimi 4. Nxënësit duhet të gjejnë foljet e mënyrës dëftore në fragmentin e dhënë

dhe t’i ndajnë në veprore dhe joveprore. Të përcaktojnë kohën, vetën dhe numrin e tyre.

Grupi 2 – ushtrimi 5. Nxënësit do të rishkruajnë fjalitë e dhëna duke i vendosur foljet në

formën joveprore. Diskutim me klasën rreth ndryshimeve që ndodhin në fjali. P.sh.

- E kam takuar për herë të parë para dy vjetësh.

- Jam takuar për herë të parë me të para dy vjetësh.

Përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet e ushtrimeve dhe kalohet në diskutim me gjithë

klasën për përgjigjet e dhëna.

Përmbledhje e orës së mësimit dhe vlerësim.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3.

Tema: Mënyra lidhore dhe kushtore.

Objektivat:

- Të dallojnë foljet në mënyrën lidhore dhe kushtore.

- Të zgjedhojnë foljet në mënyrën lidhore dhe kushtore.

- Të përdorin drejt mënyrën lidhore e kushtore të foljes.

Motivimi. Brainstorming: Çfarë shpreh folja në mënyrën lidhore? Po në kushtore?

Zhvillimi i mësimit

1. Hapi i parë. Pasi nxënësit tregojnë çfarë shpreh folja në mënyrën kushtore dhe lidhore

mësuesi u kërkon nxënësve të thonë sa kohë kanë secila prej mënyrave: kushtore dhe lidhore.

Përgjigjet e tyre i shënon në dërrasë.

2. Hapi i dytë. a) Punë në grupe. Mësuesi ndan klasën në dy grupe dhe cakton detyrat për

secilin grup. Grupi 1 – mënyra lidhore. Grupi 2 – mënyra kushtore. Çdo grup do të përgatitet

për të folur për njërën nga mënyrat. Nxënësit do të lexojnë për disa minuta informacionin e

dhënë në tekst dhe do të konsultohen mes tyre.

Gjatë kohës që nxënësit përgatiten mësuesi në dërrasë jep në mënyrë përmbledhëse

zgjedhimin e foljes në mënyrën lidhore dhe kushtore (Tabela e zgjedhimit të foljeve në

mënyrën lidhore e kushtore, forma joveprore).

b) Raportim i çdo grupi. Do të kërkohet:

- Çfarë tregon folja në mënyrën lidhore.

- Sa kohë ka mënyra lidhore. Si ndërtohet mënyra veprore dhe joveprore e foljes në kohët

përkatëse të mënyrës lidhore.

- Sa kohë ka mënyra kushtore. Si ndërtohet mënyra veprore dhe joveprore e foljes në kohët

përkatëse të mënyrës kushtore.

3. Hapi i tretë. Praktikë e pavarur.

Në mënyrë të pavarur nxënësit do të punojnë ushtrimet 1-5 në tekstin e gjuhës shqipe 7.

Ushtrimet 1, 4 dhe 5 nxënësit i plotësojnë në tekst, ndërsa ushtrimet 2 dhe 3 do të punohen në

fletoren e detyrave të klasës.

Ushtrimi 1 kërkon gjetjen e foljeve në lidhore e kushtore dhe ndarja e tyre në dy kollona:

lidhore/kushtore.

Në fletore nxënësit për secilën nga foljet e mënyrës lidhore të ushtrimit 1 do të përcaktojnë

formën, kohën, vetën dhe numrin (Ushtrimi 2).

Ndërsa me dy prej foljeve të mënyrës kushtore ( të ushtrimit 1 do të ndërtojnë fjali duke i

përdorur një herë në formën veprore dhe një herë në joveprore (ushtrimi 3).

Në tekstin e ushtrimit 4 nxënësit do të nënvizojnë pjesëzën –të dhe do të dallojnë kur ajo

është përdorur për të formuar mënyrën lidhore.

Në ushtrimin 5 do të plotësojnë vendet bosh me një nga foljet e dhëna.

Vlerësimi:

Përmbushja e saktë e të 5 ushtrimeve (ose vetëm me 1 përgjigje të gabuar brenda një

ushtrimi) vlerësohen me notën 10. Për çdo përgjigje tjetër të gabba qoftë edhe brenda

ushtrimit, ulet 1 notë.

Tema: Mënyra habitore dhe dëshirore

Objektivat:

- Të dallojnë foljet në mënyrën habitore dhe dëshirore.

- Të zgjedhojnë foljet në mënyrën habitore dhe dëshirore.

- Të përdorin drejt mënyrën habitore dhe dëshirore të foljes.

Motivimi: Nxënësit do të plotësojnë skedën me disa folje të tjera në habitore e dëshirore.

p.sh: kënduakësha, u trashëgofsh,

Zhvillimi i përmbajtjes

1. Hapi i parë. Pasi nxënësit japin shembuj foljesh në mënyrën habitore e dëshirore dhe

mësuesi kontrollon shembujt e dhënë ai u kërkon nxënësve të thonë sa kohë kanë secila prej

mënyrave. Përgjigjet e tyre i shënon në dërrasë.

2. Hapi i dytë. INSERT.

Mësuesi u ndan nxënësve një listë më pyetjet e mëposhtme:

- Çfarë shpreh folja në mënyrën habitore? Po në dëshirore?

- Si e formojnë formën veprore foljet në habitore? Thoni mjetet për secilën kohë të kësaj

mënyrë.

- Po forma joveprore si formohet për mënyrën habitore?

- Si e formojnë formën veprore foljet në dëshirore? Thoni mjetet për dy kohët e saj.

- Po forma joveprore për të tashmen dhe të kryerën e habitores si formohet?

- Si del folja në mënyrën urdhërore në gjuhën shqipe?

a) Lexim i tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave: √, +, -, ?.

Nënvizimet e bëra nga nxënësit hidhen në tabelën e INSERT-it.

b) Diskutim në dyshe (ose treshe) dhe më pas në grupe. Nxënësit do të bëjnë plotësime e

sqarime midis tyre gjatë diskutimeve për çështjet e hedhura në tabelë.

c) Mësuesi ndërkohë ka paraqitur në dërrasë tabelat përmbledhëse të zgjedhimit të foljeve në

mënyrën habitore e dëshirore.

Mësuesi duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

- Përse përdoret mënyra habitore e dëshirore në gjuhë shqipe.

- Sa kohë ka secila prej mënyrave dhe kur përdoret secila prej tyre.

- Me ç’formë dalin foljet në kohët përkatëse në të dy mënyrat, në formën veprore dhe

joveprore. Këtë e konkretizon me tabelën e zgjedhimit të paraqitur në dërrasë, si edhe me

shembuj të tjerë.

- Mësuesi ndalet në veçanti në mjetet me anën e të cilave formohen trajtat përkatëse të foljeve

në të dy mënyrat: mbaresat, pjesëza –u dhe foljet ndihmëse kam dhe jam.

- Mësuesi ndalet edhe te mënyra dëshirore, forma e saj për të vetmen vetë që ka (veta II,

njëjës dhe shumës), dhe përdorimi i saj.

3. Hapi i tretë.

a) Punë në grupe. Mësuesi ndan klasën në tre grupe dhe cakton detyrat për secilin grup.

1. Ushtrimi 1. Në vargjet e dhëna nxënësit do të gjejnë foljet në habitore e dëshirore.

2. Ushtrimi 3. Në vargjet e dhëna nxënësit do të nënvizojnë foljet në dëshirore.

3. Ushtrimi 4. Nxënësit do të plotësojnë vendet bosh në fjalitë e ushtrimit me foljet që janë

dhënë.

Përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet dhe mësuesi me pjesën tjetër të klasës bën

korrigjimet, nëse është e nevojshme.

b) Praktikë e pavarur. Nxënësit në mënyrë të pavarur do të punojnë ushtrimin 2. Nxënësit do

të analizojnë foljet e evidentuara në ushtrimin 1(forma, koha, veta dhe numri i tyre).

Pas disa minutash mësuesi jep përgjigjet e sakta dhe nxënësit vetëkorrigjohen.

Vlerësim bazuar në përgjigjet e dhëna.

4. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5.

Tema: Drejtshkrimi i emrave dhe mbiemrave që mbarojnë me ël, ër, ërr në

shumës

Objektivat: Në

Të shkruajë saktë emrat që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël në trajtën e shquar, në

numrin njëjës dhe shumës.

Të shkruajë saktë mbiemrat që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël në numrin shumës.

Të shkruajë saktë fjalët e prejardhura që bëjnë përjashtim nga rregulla e dhënë.

Të lakojë GE (emër + mbiemër që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël) në njëjës e shumës

të pashquar e të shquar.

Metoda dhe teknika mësimore

• Veprimtaria e leximit të drejtuar (VLD)

• Punë e pavarur

• Minikonkurs

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Përpara se të fillojë veprimtarinë e leximit të drejtuar, mësuesi/ja duhet të ndajë

tekstin në pjesë të zotërueshme lehtë, që nxënësit mund t’i lexojnë individualisht në heshtje.

Pastaj mësuesi/ja përgatit pyetje të nivelit kuptimor për secilën pjesë që do të lexohet nga

nxënësit.

1. Ndani tekstin në pjesë që lehtësojnë të kuptuarit.

Pjesa I. Nxënësit lexojnë tekstin e dhënë në libër.

Mësuesi/ja pyet: - Në cilën klasë bëjnë pjesë fjalët me shkronja të zeza?

- Në ç’numër e trajtë janë fjalët me shkronja të zeza?

- Kthejini fjalët me të zeza në trajtë të pashquar, numri njëjës.

- Çfarë ndryshimi vini re?

Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja duhet t’i shkruajë në tabelë, p.sh.:

pupla – emër; flatra – emër; të vogla – mbiemër; pupla – emër në trajtën e shquar,

numri njëjës, një pupël – pupla.

një flatër – flatra; e vogël – e vogla

Nxënësit arrijnë te rregulla:

Emrat që mbarojnë me -ël, -ër – ërr e formojnë trajtën e shquar si dhe numrin shumës me

mbaresën a. Në këto raste zanorja ë bie.

Pjesa II. Nxënësit lexojnë fragmentin: Gjatë lakimit të emrave dhe mbiemrave me tinguj

fundorë -ël, -ërr, -ër nuk shkruhet zanorja ë kur pas tyre vjen një zanore.

Mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Çfarë vini re kur lakoni emrin kodër ose GE frut i ëmbël në numrin njëjës e

shumës në të dyja trajtat: të pashquar e të shquar?

Nxënësit fillimisht lakojnë emrin me gojë, mësuesi/ja e shkruan në tabelë dhe nënvizon me

shkumës me ngjyrë ndryshimin e emrit gjatë lakimit. P.sh.:

T. e pashquar T. e shquar

njëjës njëjës

E. - një kodër - kodra

Gj. - e një kodre - e kodrës

Dh. - një kodre - kodrës

K. - një kodër - kodrën

Rr. - (prej) një kodre - kodrës

Hapi II. Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet

Nxënësit vendosin në vend të pikave shkronjat e duhura, kurse mësuesi/ ja kërkon që ata ta

argumentojnë veprimin duke thënë rregullën drejtshkrimore të mësuar.

Nxënësit, pasi të kthejnë në numrin shumës grupet emërore të dhëna, të shohin me kujdes

ndryshimet që pësojnë këto grupe, p.sh.: emrat mashkullorë që e formojnë shumësin si emrat

e gjinisë femërore, kështu edhe mbiemri, si përcaktues i këtyre emrave, përshtatet në gjini me

emrin bërthamë. urdhër i prerë urdhra të prerë ujë i ftohtë - ujëra të ftohta

urdhër – urdhri – urdhra - gj . m + mb. gj.m. ujë - uji - ujëra gj. f + mb.gj.f

Detyrë: Fletore e punës

Tema: Drejtshkrimi i emrave që kanë dy trajta shumësi sipas kuptimit të

ndryshëm të tyre

Objektivat:

Të shkruajë saktë emrat që kanë dy trajta shumësi në varësi të kuptimeve me

të cilat përdoren.

Të formojë fjali me fjalët e dhëna duke përdorur dy trajtat e numrit shumës.

Të zbulojë kuptimin përkatës për secilën trajtë shumësi të fjalëve të dhëna

duke përdorur “Fjalorin e gjuhës shqipe”.

Metoda dhe teknika mësimore

Metoda e hulumtimit të përbashkët

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë me

shkumës me ngjyrë. Më pas ai/ajo u prezanton nxënësve metodën që do të përdorin për të

përvetësuar sa më mirë njohuritë e reja.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë me kujdes materialin e dhënë në tekst. Është mirë që

ata ta lexojnë dy herë përpara se të diskutojnë – ta lexojnë duke përdorur veprimtarinë e

leximit të drejtuar, të përshkruar një orë më parë.

Hapi II. Mësuesi/ja ka përgatitur 4 ose 5 pyetje dhe i shtron për diskutim.

Më poshtë po japim modele pyetjesh.

- Çfarë informacioni të ri mësuat në këtë mësim?

- Në varësi të kuptimeve që merr fjala brinjë në shembujt e dhënë në tekst,

cili është kuptimi i saj i parë?

- Si e formon shumësin ky emër?

- Po kuptimi tjetër i fjalës brinjë cili është?

- Si e formon shumësin në këtë rast?

- Ç’ndryshim tjetër vini re midis fjalës brinja-brinjët?

- Në sa trajta shumësi del fjala lëkurë? Pse?

- Ç’të përbashkët vini re te shumësi i fjalëve brinjë - lëkurë;

brinja - lëkura

Hapi II. Të ushtrohemi. Punohen ushtrimet.

1. Formoni fjali ku fjalët: vit, pikë, rreth, copë të përdoren në dy trajta shumësi. Në cilat nga

këto fjalë kemi dy kuptime të ndryshme?

vit

pikë

rreth

copë

2. Gjeni në ç’kuptim përdoren fjalët e nënvizuara në fjalitë e mëposhtme:

Në dimër më bëhen shpesh grykët.

Dëgjuam një oshtimë që vinte nga grykat e maleve përreth.

Balonat valëviteshin mbi kokat e fëmijëve.

Kokat të hanë, vetë e kanë fajin.

Ata janë zotër të këtij vendi.

Zotërinjtë që erdhën tek ne ishin shokë të babait.

3. Gjeni në fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e fjalëve:

petë:

petë ........................................................................................................................................

peta ........................................................................................................................................

lëkurë:

lëkurë ....................................................................................................................................

lëkura ....................................................................................................................................

Detyrë: Fletore pune

Tema: Drejtshkrimi i nyjës së përparme në grupet emërore me përcaktorë

emrat

Objektivat:

Të përdorë saktë nyjat e përparme te përcaktorët emra kur:

a. Emri i rasës gjinore vjen pas një emri në rasën gjinore, dhanore,

rrjedhore, njëjës, të pashquar.

b. Emri i rasës gjinore vjen pas një emri femëror në rasën gjinore, dhanore,

rrjedhore, të shquar, njëjës.

c. Emri i rasës gjinore nuk përcakton drejtpërdrejt emrin bërthamë të GE.

ç. Emri i rasës gjinore përcakton jo emrin bërthamë, por GE fjalë.

d. Ndeshen dy nyja së, të në rasën gjinore të emrave të nyjshëm.

Metoda e mjete mësimore

VLD (veprimtari me lexim e mendim të drejtuar)

Punë e pavarur

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë GE dhe kërkon nga nxënësit që në vendet

bosh të vendosin nyjat që duhen: i, e, të, së të rasës gjinore. GE emërtohen a, b, c.

a. i, e një lodre të vëllait

b. një shoku të fëmijërisë

c. prej një faqeje të librit

Pasi nxënësit vendosin nyjat u japin përgjigje pyetjeve:

- Ç’nyjë vendosët? Në ç’trajtë, numër e rasë është bërthama në secilin GE?

- Ç’funksion kryen fjala e dytë në GE?

Përgjigjet e nxënësve do të ishin:

• nyjën të

• bërthama është në trajtën e pashquar; numri njëjës, në rasën: a. gjinore, b.

dhanore, c. rrjedhore.

• emri i dytë në GE kryen funksionin e përcaktorit.

Pas këtij diskutimi mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të formulojnë rregullën drejtshkrimore që

zbatohet për përdorimin e nyjave të përparme në këto GE. Përfundimi i arritur nga nxënësit

shkruhet në tabelë duke bërë saktësimet e nevojshme në çdo rast.

Kur pas një emri në rasën gjinore, dhanore, rrjedhore, në trajtë të pashquar,

numër njëjës vjen një emër i rasës gjinore ai shkruhet me nyjën të pavarësisht

nga gjinia që ka emri para tij.

• Në këtë mënyrë veprohet edhe për 4 rregullat e tjera.

B. a. i, e shoqes së klasës

b. shoqes së klasës

c. prej shoqes së klasës

- U kërkohet nxënësve të përcaktojnë gjininë e emrit bërthamë të GE:

C. a. i, e shoqes sime të klasës

b. shoqes sime të klasës

c. prej shoqes sime të klasës

- Për këto GE u kërkohet nxënësve të përcaktojnë lidhjen e emrit në rasën gjinore

me emrin bërthamë.

Një emër në rasën gjinore, që vjen pas një emri femëror në rasën gjinore

të shquar njëjës, merr nyjën së kur përcakton drejtpërdrejt këtë emër,

Ç. Ministria e Arsimit e Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

dhe nyjën të kur nuk përcakton drejtpërdrejt këtë emër.

- U tërhiqet vëmendja nxënësve për të treguar se cilin emër përcakton emri i dytë

në rasën gjinore: emrin në gjinore apo me GE?

D. i, e fjalës të së moshuarës

fjalës të së moshuarës

prej fjalës të së moshuarës

Hapi III. Të ushtrohemi

1. Vendosni nyjat e përparme dhe argumentoni përdorimin e tyre.

Në rendin e ditës ... konferencës.

Përmirësimi i verës ... verës ... Përmetit.

Nga fusha e Thumanës, ... Myzeqesë, ... Vurgut, ... Dropullit.

Stina e verës ... këtij viti.

Në seancën e pasdites ... Kuvendit ... Shqipërisë.

Libri i gjuhës ... klasës ... tetë.

Para zyrës ... llogarisë ... Fakultetit ... Drejtësisë.

Fjala e nderit ... shqiptarit.

2. Lidhni fjalët e shtyllës së parë me fjalët e shtyllës së dytë.

Veshjet e krahinës së Myzeqesë

Organizatës së mbrojtjes të verës dhe të vjeshtës

Këngët dasmës së Matit

Punimet e stinës së pranverës të mjedisit

Detyrë: Përshkruani mjedisin e shkollës suaj duke përdorur sa më shumë nyje sipas rasteve

që morët këtë temë mësimore.

Tema: Funksioni i fjalëve në fjali. Grupi i kryefjalës dhe grupi i

kallëzuesit.

Objektivat:

- Të përcaktojnë drejt funksionet e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve në fjali.

- Të evidentojnë në fjali grupet emërore dhe të përcaktojnë grupin emëror të kryefjalës dhe

grupin emëror të grupit foljor.

- Të evidentojnë si janë formuar grupet emërore të kryefjalës.

Fjalë e shprehje kyçe: grup emëror, grup foljor, grupi i kryefjalës, gjymtyrë kryesore,

gjymtyrë të dyta, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Rikujtojmë së bashku njohuritë për fjalinë. Mësuesi u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’është fjalia?

- Si i ndajmë fjalitë e thjeshta?

- Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?

- Po gjymtyrët e dyta?

Hapi i dytë. Aktivizohet një nxënës të lexojë tekstin e dhënë në krye të mësimit (shkëputur

nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, I. Kadare).

Mësuesi u kërkon nxënësve të ndalen në fjalinë e parë dhe të përcaktojnë ç’lloj fjalie është.

Cilat janë gjymtyrët përbërëse të saj? Të përcaktojnë klasën e fjalëve për secilën nga

gjymtyrët e fjalisë.

Mësuesi e shkruan fjalinë e parë në dërrasën e zëzë dhe së bashku me nxënësit bën ndarjen e

grupeve të fjalëve që përbëjnë këtë fjali.

E paraqet këtë me skemë në dërrasë duke bërë të qartë funksionet e fjalëve në fjali. (skema

me kuti)

Fati i këtij fshati të vogël u lidh gjatë luftës me urën

Kryefjalë përcaktor kallëzues rrethanor kundrinor

Hapi i tretë. Mësuesi shkruan në dërrasë fjalinë Drejtori i shkollës ishte burrë i ashpër dhe

bën ndarjen e fjalisë grupe:

GE1- grupi i kryefjalës: Drejtori i shkollës (emër + emër)

F + GE2 – grupi foljor: ishte + burrë i ashpër (folje + grup emëror).

Shpjegohet se cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë dhe me se shprehet kryefjala si një nga

gjymtyrët kryesore.

- me emër në rasën emërore, trajta e shquar

- me përemër

- me grup emëror

Shembuj për secilin rast.

Shpjegohet si formohet grupi emëror i kryefjalës.

- nga një emër i pashquar i paraprirë nga një përemër dëftor, pronor, pyetës dhe i pacaktuar,

- nga dy emra,

- nga një emër + mbiemër.

Shembuj për secilin rast.

Hapi i katërt. Punë e drejtuar. Ushtrimi 1.

Hapi i pestë. Punë në dyshe. Ushtrimet 2, 3 dhe 4.

Hapi i gjashtë. Punë e pavarur. Ushtrimi 5.

Kontroll dhe vlerësim i punës në dyshe dhe punës së pavarur.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6. Gjithashtu jepen ushtrime nga Fletorja e punës sipas niveleve.

Tema: Përcaktori. Mënyrat e shprehjes.

Ora e parë

Objektivat:

- Të evidentojnë drejt përcaktorët.

- Të përcaktojnë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe të gjejnë konkretisht me se shprehet

ai.

- Të gjejnë ndajshtimet dhe të thonë me se janë shprehur.

- Të përcaktojnë ç’lloj ndajshtimesh janë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kllaster për gjymtyrët e dyta të fjalisë.

Gjymtyrët e dyta

Hapi i dytë. Punë e pavarur. Lexohet fragmenti i dhënë në tekst dhe mësuesi u kërkon

nxënësve të nënvizojnë grupet emërore dhe të dallojnë bërthamën dhe përcaktuesit e emrave

bërthamë.

Hapi i tretë. Punë e drejtuar. Nxënësit në drejtimin e mësuesit thonë me se janë shprehur

përcaktorët dhe cili lloj përcaktori është përdorur më shpesh.

Në tekst janë theksuar me të zezë disa grupe emërore dhe mësuesi i shkruan në dërrasë të

zezë këto grupe emërore. Mësuesi shpjegon përbërjen e grupeve emërore dhe ndalet te

përcaktori. Shpjegon se çfarë është përcaktori, nga ndryshon nga fjala përcaktuese dhe me

cilat pyetje gjendet përcaktori.

Hapi i katërt. Mësuesi shënon në dërrasë të zezë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe jep

shembuj për secilin grup.

- emër me dhe pa parafjalë,

- me mbiemër të nyjshëm dhe të panyjshëm,

- me përemrat dëftor, pronor, pyetës dhe të pacaktuar,

- me numëror,

- me formë të pashtjelluar foljore (paskajore dhe pjesore).

Shpjegon se çfarë është ndajshtimi, çfarë emërton ai dhe me se shprehet.

Më pas mësuesi u shpjegon nxënësve llojet e ndajshtimit dhe jep shembuj për secilin lloj.

- Ndajshtim i veçuar

- ndajshtim i paveçuar

Hapi i pestë. Lexim i orientuar. Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup lexon

informacionin e dhënë në tekst. Secili grup ndalet te një nga mënyrat e shprehjes së

përcaktorit.

Hapi i gjashtë. Mësuesi ndërton një tabelë në dërrasë dhe kërkon nga përfaqësuesit e

grupeve të japin shembuj për secilën nga mënyrat e shprehjes së përcaktorit.

Emër Mbiemër Përemër Numëror Formë e

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1. Jepen edhe ushtrime nga Fleta e punës.

Tema: Ushtrime për përcaktorin.

pashtjelluar

Ora e dytë

Objektivat:

- Të evidentojnë drejt përcaktorët.

- Të përcaktojnë mënyrat e shprehjes së përcaktorit dhe të gjejnë konkretisht me se shprehet

ai.

- Të gjejnë ndajshtimet dhe të thonë me se janë shprehur.

- Të përdorin lloje të ndryshme përcaktorësh në shkrimet e tyre.

Mjete mësimore: teksti i nxënësit, fleta e punës, fletorja e klasës, shkumësa, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kontrollohet fleta e punës dhe korrigjohet.

Hapi i dytë. Punë e pavarur. Ushtrimet 2 dhe 3. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve

për plotësimin e kërkesave të ushtrimeve.

Hapi i tretë. Punë në grupe. Ndahet klasa në tre grupe dhe caktohen ushtrimet për secilin

grup.

1- ushtrimi 4. Sipas kërkesës.

2- ushtrimi 5. Sipas kërkesës.

3- ushtrimi 6. Sipas kërkesës.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve duke vlerësuar dy nxënës të niveleve të ndryshme

për çdo grup.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 7.

Nxënësit në mënyrë të pavarur do të bëjnë një përmbledhje të librit të fundit që kanë lexuar

apo të filmit të fundit që kanë parë në kinema. Në këtë përmbledhje duhet të përdorin lloje të

ndryshme përcaktorësh e ndajshtimesh.

Hapi i pestë. Mësuesi zgjedh në mënyrë të rastësishme dy fletore dhe lexohen përmbledhjet

nga nxënësit. Nxënësit vënë në dukje përcaktorët që kanë përdorur dhe thonë llojin e tyre.

Diskutim me klasën rreth përdorimit të tyre.

Përmbledhje e orës së mësimit.

Tema: Kallëzuesori i kryefjalës.

Ora e parë

Objektivat:

- Të dallojnë përcaktorët kallëzuesor të kryefjalës dhe të kundrinorit.

- Të njohin veçoritë e ndërtimit të përcaktorëve kallëzuesorë dhe të përcaktojnë me se janë

shprehur në fjali.

- T’i përdorin drejt përcaktorët kallëzuesorë.

Materialet mësimore: teksti i nxënësit, shkumësa, fletorja, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. mësuesi shkruan në dërrasë të zezë fjalitë:

Mendime të turbullta i kalonin nëpër mendje.

Dy zogj fluturuan të trembur.

U kërkon nxënësve të gjejnë mbiemrat dhe të thonë çfarë funksioni luajnë në fjali dhe kë

përcaktojnë e plotësojnë ata.

Hapi i dytë. Mësuesi shpjegon funksionet e mbiemrave si përcaktorë në fjali dhe jep

ndryshimet mes tyre. Mbiemri (të turbullta) në fjalinë 1 përcakton emrin mendime, ndërsa në

fjalinë 2 mbiemri (të trembur) krijon një lidhje dyfishe: lidhet edhe me kryefjalën (Dy zogj)

dhe kallëzuesin (fluturuan). Në këtë rast mbiemri është në funksionin e përcaktorit

kallëzuesor. (me shigjeta)

Dy zogj fluturuan

të trembur

Mësuesi ndalet në shpjegimin e lidhjes dyfishe të përcaktorit kallëzuesor si plotësues i

kallëzuesit dhe kryefjalës ose kundrinorit njëkohësisht. Mësuesi jep shembuj për të dy llojet e

përcaktorit kallëzuesor duke u bërë të qartë nxënësve çfarë tregon secili prej tyre, më çfarë

shprehen në fjali dhe me cilat folje lidhen.

Hapi i tretë. Nxënësit për disa minuta lexojnë tekstin dhe për çdo paqartësi i drejtojnë pyetje

mësuesit i cili jep shpjegimet e nevojshme.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 1. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Përmbledhje e orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrime nga Fleta e punës.

Tema: Ushtrime për përcaktorin kallëzuesor.

Ora e dytë

Objektivat:

- Shih objektivat e orës 74.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Punë në grupe.

Grupi 1- ushtrimi 2.

Grupi 2- ushtrimi 3.

Grupi 3- ushtrimi 5.

Kontrollohet detyra dhe diskutohet sipas grupeve.

Hapi i dytë. Punë e pavarur. Fjalinë Qielli ishte i ngrysur nxënësit duhet ta shkruajnë duke

e zëvendësuar foljen jam me folje të tjera.

Diskutim me klasën për ndryshimet e gjymtyrës që shpreh përcaktorin kallëzuesor të

kryefjalës.

Hapi i tretë. Punë në dyshe. Ushtrime nga Fleta e punës.

- Fjalitë e mëposhtme i zgjeroni më përcaktorë të tjerë.

Rruga ishte e boshatisur. P.sh. Rruga ishte e boshatisur dhe e heshtur.

Syprina e liqenit dukej si pasqyrë.

Sytë e vajzës dukeshin të përlotur.

- Fjalinë e fundit rishkruajeni duke e zëvendësuar foljen dukeshin me folje të tjera.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 6. Nxënësit do të bëjnë një tregim ku të përdorin

përcaktorë kallëzuesorë të kryefjalës e të kundrinorit të drejtë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6 përfundon në shtëpi.

Tema: Kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë.

Ora e parë

Objektivat:

- Të dallojnë kundrinorët dhe të përcaktojnë llojin e tyre.

- Të përcaktojnë natyrën e tyre, me se janë shprehur ata.

- Të përdorin drejt kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë me dhe pa parafjalë në fjali.

Fjalë dhe shprehje kyçe: Kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, kundrinor i

zhdrejtë pa parafjalë, gjymtyrë e dytë, gjymtyrë e domosdoshme, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Lexohet teksti i dhënë në hyrje të mësimit dhe mësuesi u kërkon nxënësve të

përqendrohen te fjalët me shkronja të zeza. U kërkon nxënësve të thonë çfarë tregojnë fjalët

me të zeza. Me çfarë gjymtyre kemi të bëjmë?

Hapi i dytë. Brainstorming + kllaster. Për çfarë shërbejnë kundrinorët? Si i ndajmë ata? Me

se shprehen? pa parafjalë

I drejtë - Kundrinori - i zhdrejtë

me parafjalë

Nxënësit nënvizojnë kundrinorë të tjerë që gjenden në tekstin e lexuar. Ata duhet t’i ndajnë

kundrinorët sipas llojeve dhe të thonë me se janë shprehur ata.

Hapi i tretë. Mësuesi jep shpjegime për secilin prej llojeve të kundrinorëve.

Ai duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

Çfarë tregojnë kundrinorët e drejtë.

Me çfarë shprehet.

Roli i tij në fjali dhe vendi që zë në të.

Çfarë tregon kundrinori i zhdrejtë, me dhe pa parafjalë.

Ndërtimi dhe roli i tij në fjali.

Gjatë shpjegimit mësuesi përdor fjali për ilustrim.

Hapi i katërt. Diagrami i Venit.

Mësuesi i ndan nxënësit në grupe dhe u cakton nga një çështje për lexim.

1- Kundrinori i drejtë

2- Kundrinori i zhdrejtë

Pas disa minutash mësuesi realizon në dërrasë të zezë skemën e Diagrammi të Venit për

kundrinorin dhe së bashku me nxënësit e plotësojnë atë.

Kundrinori i drejtë kundrinori i zhdrejtë

Hapi i pestë. Punë e pavarur. Ushtrimi 1. Kontroll i detyrës.

Përmbledhje e orës së mësimit dhe vlerësim.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 2.

Tema: Ushtrime për kundrinorin.

Ora e dytë

Objektivat:

Shih objektivat e orës 78.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kontrollohet detyra e shtëpisë dhe diskutohet në klasë.

Hapi i dytë. Punë në dyshe. Ushtrimet 3 dhe 4. Nxënësit në dyshe duhet të dallojnë

kundrinorët që gjenden në fragmentin e dhënë në ushtrimin 2 dhe t’i ndajnë sipas llojit. Ata

duhet të përcaktojnë cili prej tyre është i domosdoshëm në fjali.

Pas kësaj nxënësit duke punuar sërish në dyshe do të shkruajnë në fletore fjalitë nga të cilat

mund të hiqen kundrinorët pa prishur kuptimin e fjalisë.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi i tretë. Punë e drejtuar. Ushtrimi 5.

Nxënësit në drejtimin e mësuesit do të rishkruajnë fjalitë e dhëna në ushtrim duke e kthyer

foljen kallëzues në formën joveprore. P.sh.

Populli shqiptar po e ndërton me sukses demokracinë

Demokracia e popullit shqiptar po ndërtohet me sukses.

Pas rishkrimit të të gjitha fjalive diskutohet në klasë rreth ndryshimeve që ndodhin në fjali.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 6 dhe 7. Sipas kërkesave.

Kontroll i detyrës dhe vlerësim me notë për disa nxënës.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 8.

Tema: Rrethanorët. Rrethanori i vendit dhe i kohës.

Ora e parë

Objektivat:

- Të dallojnë rrethanorët në fjali dhe të përcaktojnë llojin e tyre.

- Të dallojnë natyrën dhe funksionin e rrethanorit të vendit dhe të kohës në fjali.

- T’i përdorin drejt këta rrethanorë në fjali.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Punë e pavarur. Nxënësit plotësojnë skemën:

Fjalia

Gjymtyrë kryesore gjymtyrë të dyta

Kryefjala + kallëzuesi përcaktori + ………..

Hapi i dytë. Brainstorming.

Cili është funksioni i gjymtyrëve të dyta?

Çfarë funksioni luajnë rrethanorët në fjali? Me cilën gjymtyrë lidhen në fjali?

Nxënësit japin informacionin që ata kanë dhe është mësuesi që bën plotësimet e nevojshme.

Hapi i tretë. Kllaster + Praktikë e drejtuar.

Kllaster për rrethanorët, llojet.

Rrethanori

Lexohet teksti i dhënë në mësim dhe nënvizohen rrethanorët. Nxënësit së bashku me

mësuesin përcaktojnë llojin e tyre.

Hapi i katërt. Mësuesi ndalet më gjerë në shpjegimin e rrethanorit të vendit dhe kohës.

Mësuesi duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

Çfarë tregon rrethanori i vendit.

Me çfarë shprehet rrethanori i vendit (ndajfolje vendi, emër me dhe pa parafjalë, grup emëror,

përemër). Shembuj për secilin rast.

Si gjendet në fjali rrethanori i vendit.

Çfarë tregon rrethanori i kohës.

Me se shprehet në fjali (ndajfolje ose lokucion ndajfoljor kohe, emër me ose pa parafjalë,

grup emëror, forma të pashtjelluara të foljes). Shembuj për secilin rast.

Hapi i pestë. Punë e pavarur. Ushtrimi 1. Kontroll i punës dhe vlerësim.

Përmbledhje e orës mësimore.

Detyrë shtëpie. Ushtrime nga Fleta e punës.

Tema: Ushtrime

Ora e dytë

Objektivat:

Shih objektivat e orës së mëparshme

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kontroll i ushtrimeve në Fletën e punës. Diskutim në klasë rreth plotësimit të

tyre.

Hapi i dytë. Punë në dyshe. Ushtrimi 2. Nxënësit në dyshe do të plotësojnë tabelën në

ushtrimin 2. Duke u bazuar në tekstin e ushtrimit 1 ata duhet të gjejnë dhe shënojnë në tabelë

rrethanorët e vendit dhe të kohës. Pas plotësimit të tabelës duhet të thonë me se janë shprehur

rrethanorët përkatës.

Hapi i tretë. Punë në grupe.

Grupi 1- ushtrimi 3. Nxënësit e grupit 1 duhet të gjejnë rrethanorët e vendit në fjalitë e dhëna

dhe të shënojnë ç’tregojnë ata. Gjithashtu duhet të shkruajnë pyetjet për çdo fjali.

Grupi 2- ushtrimi 4. Nxënësit e grupit 2 duhet të gjejnë rrethanorët e kohës në fjalitë e dhëna,

të thonë ç’tregojnë ata dhe me se janë shprehur.

Kontrolli punës në grup dhe vlerësim për nxënës të niveleve të ndryshme brenda grupeve.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 5.

Nxënësit në mënyrë të pavarur do të shkruajnë në fletore fjalitë duke hequr ata rrethanorë që

mund të hiqen pa e prishur kuptimin e fjalisë.

p.sh.

Të nesërmen grupi i xhirimit u nis që pa gdhirë. – Grupi i xhirimit u nis që pa gdhirë.

Kontroll i punës së nxënësve dhe vlerësim.

Tema: Rrethanori i shkakut dhe i qëllimit.

Objektivat:

- Të dallojnë rrethanorët e shkakut dhe të qëllimit.

- Të dallojnë natyrën dhe funksionin e rrethanorit të vendit dhe të kohës në fjali.

- T’i përdorin drejt këta rrethanorë në fjali.

Materialet mësimore: Teksti i nxënësit, shkumësa, fletore, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Mësuesi shkruan në dërrasë fjalitë:

Për një pe, për një gjilpërë vate dëm një gunë e tërë.

Shkuan në pyll për gjah.

U kërkon nxënësve të ndalen te fjalët e nënvizuara dhe të thonë se çfarë rrethanash tregojnë

ato. Kujt klase fjalësh i përkasin? Me cilën gjymtyrë të fjalisë lidhen?

Pasi dëgjon nxënësit ai bën sqarimet e nevojshme dhe prezanton temën e mësimit.

Hapi i dytë. Brainstorming. Nxënësit thonë çfarë ata dinë për rrethanorin e shkakut dhe të

qëllimit.

Hapi i tretë. Mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve:

Ç’është rrethanori i shkakut, çfarë tregon në fjali.

Me cilën gjymtyrë lidhet dhe plotëson në fjali.

Me çfarë shprehet në fjali.

Si gjendet ai.

Ç’është rrethanori i qëllimit, çfarë tregon në fjali.

Nga cilat gjymtyrë varet në fjali.

Me se shprehet ai.

Mësuesi gjatë shpjegimit përdor fjali si shembuj për të ilustruar mësimin. Mund të përdoren

fjalitë e ushtrimit 1.

Hapi i katërt. Punë në dyshe. Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet 2 dhe 3.

Hapi i pestë. punë e pavarur. Ushtrimi 4. Nxënësit do të plotësojnë fjalitë e dhëna në ushtrim

me një rrethanor. Përbri do të shënojnë pyetjen përkatëse dhe llojin e rrethanorit.

p.sh.

Kolegët i shkuan për vizitë. (përse?)

Pas plotësimit bëhet diskutimi në klasë.

Përmbledhje e orës së mësimit dhe vlerësim me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6. Sipas kërkesës.

Tema: Rrethanori i mënyrës dhe i sasisë.

Objektivat:

- Të dallojnë rrethanorët e shkakut dhe të qëllimit.

- Të dallojnë natyrën dhe funksionin e rrethanorit të vendit dhe të kohës në fjali.

- T’i përdorin drejt këta rrethanorë në fjali.

Materialet mësimore: teksti i nxënësit, shkumësa, fletore, fleta e punës, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Brainstorming. Ç’dini për rrethanorin e mënyrës dhe atë të sasisë? Nxënësit do

të japin informacionin që ata dinë për rrethanorin e mënyrës dhe të sasisë.

Mësuesi shkruan në dërrasë të zezë dy fjali dhe u kërkon nxënësve të gjejnë me se janë

shprehur rrethanorët.

1…………………..

2……………………

Adela e tha hapur mendimin e saj.

Ecte duke fërshëllyer një melodi të njohur.

Hapi i dytë. Mësuesi ndalet në shpjegimin e hollësishëm të rrethanorit të mënyrës dhe të

sasisë. Ai duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

Ç’farë tregon rrethanori i mënyrës.

Cilën gjymtyrë plotëson në fjali.(folje, rrallë mbiemër)

Me çfarë shprehet. (ndajfolje e shprehje ndajfoljore, me emër në kallëzore me parafjalët me,

pa, në, në rrjedhore me parafjalën sipas, grup emëror, me formë të pashtjelluar përcjellore e

mohore, me pjesë të nënrenditur ). Shembuj për secilin rast.

Çfarë tregon rrethanori i sasisë.

Cilën gjymtyrë plotëson në fjali. (gjymtyrë të shprehura me folje, rrallë me mbiemër foljor

ose mbiemër që tregon përmasa, ndajfolje a emër që tregon masë, vëllim, peshë, çmim).

Me çfarë shprehet. (ndajfolje e shprehje ndajfoljore sasiore, grup emëror). Shembuj.

Hapi i tretë. Punë në dyshe. Ushtrimi 1, 2.

Hapi i katërt. Punë e pavarur. Ushtrimi 3, 4. Kontroll i detyrës dhe vlerësim me notë për

nxënës të niveleve të ndryshme.

Përmbledhje e orës mësimore.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5.

Tema: Fjala dhe përbërësit e saj.

Objektivat:

- Të dallojnë fjalët e parme nga të prejardhurat.

- Të dallojnë drejt përbërësit e fjalës: rrënjë, temë, mbaresë.

- Të ndërtojnë familje fjalësh për fjalë të ndryshme.

Fjalë dhe shprehje kyçe: rrënjë, temë, mbaresë, fjalë të parme, fjalë të prejardhura, familje

fjalësh.

Metodat e mësimdhënies: kllaster, teknika e pyetjeve, diskutim, shpjegim, praktikë e

udhëhequr, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kllaster për pjesët e ligjëratës.

Të ndryshueshme Pjesët e ligjëratës Të pandryshueshme

Hapi i dytë. Punë në dyshe. Lexim i fragmentit të dhënë në tekst dhe plotësim në dyshe i

tabelës duke i klasifikuar fjalët në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Hapi III.

Mësuesi shkruan në dërrasë fjalët me shkronja të zeza në tekstin në krye të mësimit:

mal-e

mal-i

mal-et

U kërkon nxënësve që të nënvizojnë pjesën që ndryshon dhe të thonë nëse kemi të bëjmë me

një fjalë apo me fjalë të ndryshme.

Mësuesi ndalet në shpjegimin e koncepteve fjalë, formë, rrënjë, temë, mbaresë duke iu

referuar shembujve të mësipërm si edhe shembujve të tjerë.

Gjatë shpjegimit mësuesi përfshin edhe nxënësit gjatë analizave të shembujve të ndryshëm në

dërrasë. P.sh.

Nënvizoni me një vizë temën dhe me dy mbaresën në fjalët e mëposhtme:

Lexonin, fjalët, këngë, shpjegonte, dallgëve, hapja.

Mësuesi ndërton në dërrasë të zezë së bashku me nxënësit një familje fjalësh.

Plotësoni skemën. Ndërtoni familjen e fjalës vend. (me shigjeta)

Vendos vendim

Vend

Mësuesi jep sqarime mbi ndarjen e fjalëve në të parme e të prejardhura.

Fjalët e parme janë fjalë që nuk kanë ardhur nga ndonjë fjalë tjetër. Fjalët e prejardhura janë

fjalë që rrjedhin nga një fjalë tjetër e parme apo e prejardhur. Në skemën e mësipërme fjala

vend është fjalë e parme ndërsa fjala vendos është fjalë e prejardhur. Ajo rrjedh nga fjala e

parme vend. Fjalët e prejardhura nga e njëjta rrënjë formojnë një familje fjalësh.

Hapi i tretë. Praktikë e udhëhequr. Ushtrimi 1. Mësuesi ndjek dhe udhëzon nxënësit në

plotësimin e ushtrimit duke vendosur saktë mbaresat e fjalëve në kllapa.

Hapi i katërt. Punë në dyshe. Ushtrimet 2 dhe 3. Sipas kërkesave. Mësuesi kontrollon punën

e nxënësve dhe vlerëson sipas përgjigjeve të dhëna.

Hapi i pestë. Punë e pavarur. Ushtrimet 4 dhe 5. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e

nxënësve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6.

Tema: Fjalët e prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura

Objektivat:

- Të dallojnë fjalët e prejardhura, fjalët e përbëra dhe fjalët e përngjitura.

- Të përcaktojnë pjesët përbërëse të fjalëve të prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura.

- T’i përdorin drejt këto fjalë në fjali.

Fjalë dhe shprehje kyçe: fjalë të përbëra, fjalë të përngjitura, parashtesë, prapashtesë,

ndajshtesë, etj.

Materiale mësimore: Teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyrë, fletore, teksti i leksikologjisë,

etj.

Struktura e mësimit PNP

Metodat e mësimdhënies: shpjegim, praktikë e udhëhequr, punë në grupe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Parashikim

Hapi i parë.

Punë e pavarur. Mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë dy fjalë të prejardhura, dy të

përbëra, dy të përngjitura. Ndërkohë shkruan temën e mësimit në dërrasë dhe shembuj për

secilin grup fjalësh: të prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura.

Të prejardhura të përbëra të përngjitura

Ndërtim njohurish

Hapi i parë.

Mësuesi ndalet te shembujt që nxënësit sjellin dhe i shënon ato në dërrasë duke bërë edhe

korrigjimet e duhura.

Më pas u kërkon nxnënësve të ndajnë në pjesë përbërëse fjalë të ndryshme. P.sh.

Përdor = për + dor

Dorezë =

Dorëzoj =

Hapi i dytë

Mësuesi jep sqarime në lidhje me:

Fjalët e prejardhura

Ndryshimet mes fjalëve të parme dhe fjalëve të prejardhura

Te fjalët e parme tema = rrënja.

Fjalët përdor, dorezë, dorëzoj janë fjalë të prejardhura.

Te fjalët e prejardhura tema = rrënja + ndajshtesa: dor + ezë = dorezë.

Llojet e prejardhjes

Prejardhjen e kemi:

• Parashtesore: fjala = parashtesë + rrënjë : përhap = për + hap

• Prapashtesore: fjala = rrënjë + prapashtesë: dorëzoj = dorë + zoj

• Parashteso-prapashtesore: fjala = parashtesë + rrënjë + prapashtesë: përpunim = për + pun

+ im.

Llojet e parashtesave dhe prapashtesave më të përdorura. Shembuj për secilin rast.

Fjalët e përbëra – Kompozitat.

Ç’quhen fjalë të përbëra ose kompozita.

Formimi i tyre

Fjalët e përbëra, kompozitat formohen nga dy fjalë njëra prej të cilave është fjalë bazë. Si

fjalë bazë mund të shërbejnë: emra, mbiemri, folje, ndajfolje e rrallë përemra e numërorë.

Llojet e tyre

kompozita emra: bukëpjekës, gjakderdhje, mikpritje etj.

kompozita mbiemra: ekonomiko-shoqëror, iliro-trak, kokëshkëmb, zemërgur etj.

kompozita folje: mirëpres, mirëmbaj, keqkuptoj etj.

Fjalët e përngjitura

Ç’janë fjalët e përngjitura?

Llojet

emra: farefis, gjëegjëzë,………….

përemra:asgjë, askush, çfarëdo, ……..

ndajfolje: anembanë, gjithandej, kudo, ……..

Hapi i tretë

Praktikë e udhëhequr. Ushtrimi 1 dhe 2. Nxënësit me ndihmën dhe sugjerimet e mësuesit

punojnë ushtrimet.

Përforcim

Hapi i parë. Punë e pavarur. Ushtrimet 3 dhe 4. Sipas kërkesave. Mësuesi kontrollon dhe

vlerëson punën e nxënësve.

Hapi i dytë. Punë me grupe.

Grupi 1 – ushtrimi 5.

Grupi 2 – ushtrimi 6.

Mësuesi kontrollon dhe vlerëson nxënës të niveleve të ndryshme brenda grupeve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7.

Tema: Fusha leksikore

Objektivat:

- Të ndërtojnë fushën leksikore të fjalëve të ndryshme.

Materialet mësimore: teksti i nxënësve, Fjalori i Gjuhës Shqipe, shkumësa, etj.

Metodat e mësimdhënies: Kllaster, teknika e pyetjeve, ilustrim, shpjegim, diskutim, punë në

dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Punë e pavarur. Plotësoni skemën.

Shkruani fjalë që lidhen kuptimisht me fjalët nxënës, sport.

Nxënës, mësim, klasë, ……………………………………………………………………….

Sport,………………………………………………………………………………………

Ndërtoni fjali me këto dy fjalë.

Hapi i dytë Teknika e pyetjeve.

A keni punuar me fjalorin e gjuhës shqipe?

Si renditen fjalët në fjalor?

Hapi i tretë. Ilustrim. Mësuesi punon me Fjalorin e Gjuhës Shqipe duke u sqaruar nxënësve

mënyrën e renditjes së fjalëve në Fjalor dhe si duhet punuar me të.

Mësuesi ndalet në fjalë konkrete dhe lexon shpjegimet që jepen në Fjalor. Mësuesi sqaron se

si jepen kuptimet e fjalëve në Fjalor.

Më tej mësuesi ndalet në grupimet e fjalëve në fusha leksikore.

Fjalët e grupuara rreth një fjale tjetër nisur nga parimi i lidhjes leksikore e kuptimore si dhe

nga aftësia e përdorimit pranë njëra-tjetrës krijojnë fushën leksikore të fjalës.

Hapi i katërt. Kllaster + diskutim.

P.sh. fusha leksikore e fjalëve: bujqësi, komunikim. Mësuesi së bashku më nxënësit ndërton

fushën leksikore të fjalëve bujqësi, media.

(kllaster me shigjeta)

Bujqësi Media

Çfarë ngjashmërish kanë fjalët që keni shënuar si pjesë përbërëse të fushës leksikore për dy

fjalët e mësipërme? A kanë ato ngjashmëri kuptimore? Po formale?

Hapi i pestë. Punë në dyshe.

Plotësim i tabelës nga nxënësit duke vendosur fjalët sipas ngjashmërive kuptimore, formale

apo edhe kuptimore e formale njëkohësisht.

Ngjashmëri kuptimore dhe

formale ( temë e përbashkët)

fjalë lexim

fjali

fjalim

fjalos, etj.

Ngjashmëri kuptimore Ngjashmëri formale

(ndajshtesa të përbashkëta)

shkrim

edukim

arsim , etj

fjalos

baltos

shkrumbos, etj.

Hapi i gjashtë. Punë e pavarur. Ushtrimet 1, 2 dhe 3.

Kontroll i punës së nxënësve. Përmbledhje e orës mësimore dhe vlerësim në bazë të punës së

nxënësve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4.

Tema: Familja e fjalëve

Objektivat:

- Të ndërtojnë familje fjalësh.

- Të evidentojnë dhe përcaktojnë lidhjet që krijojnë fjalët gjatë përdorimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kllaster. Ndërtoni fushën leksikore të fjalës i bukur.

i bukur

Hapi i dytë. Mësuesi shkruan në dërrasë grupet e fjalëve:

a- punë, punëtor, punëdhënës, punoj, punim, përpunim, ripunim, punëtor.

b- punëtor, bujk, arë, parmendë, farë.

c- punëtor, minator, murator, shërbëtor.

U kërkon nxënësve të përcaktojnë lidhjen e fjalëve ms tyre në këto grupe.

Hapi i tretë. Mësuesi sqaron më tej:

Ç’është familja e fjalëve?

Fjalët e grupit a krijojnë një familje. Ato i bashkon rrënja e përbashkët.

Ç’i lidh fjalët e grupit b?

Fjalët e grupit b i përkasin një fushe leksikore.

Ç’lidhje kanë fjalët e grupit c?

Fjalët e grupit c kanë ngjashmëri formale, ato kanë prapashtesë të njëjtë (tor).

Çfarë lidhjesh krijojnë fjalët gjatë përdorimit të tyre në fjali?

Fjalët gjatë përdorimit të tyre krijojnë lidhje për arsye të ndryshme.

Fjalët mund të grupohen në bashkësi në varësi të kriterit klasifikues që përzgjidhet.

Sinonimet, antonimet, homonimet. Shembuj.

Hapi i katërt. Punë në dyshe. Ushtrimet I, 2 dhe 3. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e

nxënësve.

Hapi i pestë. Praktikë e udhëhequr. Ushtrimi 4. Nxënësit punojnë në vëzhgimin dhe kujdesin

e nxënësve.

Fillimisht diskutojnë rreth mënyrës së formimit të fjalëve të prejardhura.

Për çdo fjalë nxënësit gjejnë temën, rrënjën dhe ndajshtesat përkatëse. Kujdes mos ngatërroni

prapashtesën me mbaresën!

Hapi i gjashtë. Punë e pavarur. Ushtrimi 6.

Kontroll i punës së nxënësve dhe vlerësim.

Përmbledhje e orës mësimore.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7.

Tema: Dialektet e gjuhës shqipe

Objektivat:

- Të njohin dhe përcaktojnë dialektet e gjuhës shqipe.

- Të njihen me dallimet kryesore mes dy dialekteve të gjuhës shqipe.

- Të përdorin drejt format dialektore dhe t’I zëvendësojnë ato drejtë me format e gjuhës

standarte.

Materiale mësimore: teksti i nxënësit, fjalori dialektologjik, dialektologjia e gjuhës shqipe,

harta e shqipërisë, shkumësa, etj.

Metodat e mësimdhënies: lexim, teknika pyetje – përgjigje, shpjegim, praktikë e drejtuar,

punë e pavarur, punë në dyshe, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Lexim i fragmenteve të shkëputura nga krijimtaria folklorike.

Janë zgjedhur dy variante të baladës “Mbeçë, more shok, mbeçë”, një variant i dialektit Tosk

dhe tjetri i dialektit Geg.

Hapi i dytë. Teknika pyetje – përgjigje.

Çfarë vini re gjatë leximit të pjesëve?

A ka dallime gjuhësore mes tyre?

Ku qëndrojnë këto dallime?

Sa dialekte fliten në vendin tonë?

Hapi i tretë. Mësuesi jep sqarime rreth dy dialekteve të gjuhës shqipe: dialektit tosk dhe geg.

Për këtë përdor një hartë të Shqipërisë (ose të ballkanit) për të treguar kufirin mes dy

dialekteve dhe territoret ku fliten secili prej tyre.

Më pas mësuesi jep dallimet kryesore mes dy dialekteve dhe gjuhës standarde.

Në fonetik

(shqiptim)

standardi Gegërisht Toskërisht

hënë

bëj

Hanë

baj

hënë

bënj

Në leksik

(fjalë)

Në morfologji

(formë)

rërë

vaj

duke

vajzë

fqinjë

domate

Për të punuar

ranë

voj

tuj, tue

çikë, cucë

komshi

molla t’arta

rërë

vaj

dyke, tuke

keçe, çupë

gjiton

kumbullore

Me punue Për të punuar

Hapi i katërt. Praktikë e drejtuar. Ushtrimi 1. Lexohet fragmenti dhe përcaktohet dialekti I

përdorur.

Hapi i pestë. Punë e pavarur. Ushtrimi 2. Nxënësit do të zëvendësojnë format dialektore me

format e standardit. P.sh. qasem – afrohem, ….

Qasem, nakatos, turrë, zhgjandër, nadje, avlëmend, me bujtë, tambël, kërtolla.

Hapi i gjashtë. Punë në dyshe + diskutim. Ushtrimet 3 dhe 4.

3. Fragmentet në krye të mësimit nxënësit do t’i shkruajnë në fletore duke i përshtatur në

gjuhën standarde.

4. Diskutim në klasë për ndryshimet që ndodhin.

Përmbledhje dhe vlerësim i punës së nxënësve.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6.

Mendoni se gjuha e huaj që flisni do të jetë e nevojshme për ju? Pse?

Reflektimi. Teknika e pyetjeve.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve :

Njerëzimi ka mundësi të ketë folur …….. gjuhë.

Ndryshimet në gjuhën e banorëve çuan në lindjen e ……………..

Gjuha holandeze e ka prejardhjen nga gjuha e ………………………

Nga gjuha latine prejardhi familja e ………………………………….

Mësuesi në fund vlerëson nxënësit sipas aktivizimit.

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!