Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

news.albemigrant.com
from news.albemigrant.com More from this publisher
20.02.2013 Views

(Marin Soresku) Është njëri prej krijuesve më interesantë të periudhës së pas Luftës së dytë botërore: poet, eseist, dramaturg, përkthyes letrar, piktor. U lind në Bulzeshti të Oltenisë (1936), dhe vdiq në Bukuresht (1996). Kreu studimet e filologjisë (Gjuhën dhe letërsinë rumune), në Universitetin e Jashit, ku debutoi në shtypin letrar (1959). Më 1964 iu botua libri i parë, për t’u bërë në ndërkohë (pas botimit të mbi 20 veprave letrare), i njohur dhe i përkthyer në tërë botën, i nderuar me çmime të ndryshme letrare, anëtar akademishë ndërkombëtare, ligjërues dhe lexues nga vargjet e tij në dhjetra universitete të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesmarrës nëpër kongrese dhe festivale të shumta ndërkombëtare, kandidat i mundshëm i Çmimit të Nobëlit për Letrërsi. Falë akad. Rexhep Ismajlit, Aurel Plasarit dhe autorit të këtij libri (B.Y.), vargjet e Soreskut e kanë parë dritën e botimit në kuadrin e disa veprave: Antologji e poezisë shqipe e sh. XX (1979), Moral yjesh (1990), Eja të ta them një fjalë (1990), Një flatër dhe një këmbë (1993) etj. Parodia, ironia dhe humori, janë veçori konstante e këtij poeti (R. Ismajli). UA LIDHA Ua lidha sytë drurëve Me një shami të blertë Dhe u thashë të më gjejnë Drurët më gjetën përnjëherë Me një fërgëllimë gjethesh Ua lidha sytë zogjve Me një shami reshë Dhe u thashë të më gjejnë Edhe zogjtë më gjetën Me një këngë Ia lidha sytë trishtimit Me një buzëqeshje Dhe trishtimi më gjeti të nesërmen Në një dashuri Ia lidha sytë diellit Me netët e mia Dhe i thash të më gjejë Je atje tha dielli Dhe mos u fsheh më Pas asaj kohe Mos u fsheh Më thanë krejt sendet Dhe krejt ndjenjat Të cilave u mundova t’ua lidh Sytë E KUNDROVA DRITËN E kundrova dritën mbi dhe Dhe u linda edhe unë Ta shoh se ç’jeni duke bërë Të shëndoshë Trima Si ja çoni me lumturinë Ju falemnderës s’po më përgjigjeni As unë s’kam kohë për përgjigje

Mezi që kam kohë t’ju pyes Por më pëlqen këtu Është ngrohtë është hijshëm Dhe dritë përreth aq sa Rritet kullosa E ajo vashë atje ja Më shikon nga zemra... Jo e dashur mos u mundo të më dashurosh Një kafe të zezë megjithatë do ta servoj Nga dora jote Më pëlqeu ngase ti di ta bësh Të hidhur TEKË Mbrëmje për mbrëmje I mbledh Krejt karrigat e fqinjëve Dhe u lexoj vargje Karriget janë shumë të ndjeshme Ndaj poezisë Nuk dimë t’ua prekim telin Kjo më prek edhe mua Dhe mu për këtë Me orë të tëra U rrëfej Se sa hijshëm vdiq shpirti im Gjatë ditës Takimet tona zakonisht Janë esull Pa rrëmbime Të tepërta Sido që të jetë Kjo do të thotë se Secili e kemi kryer detyrën Kështu që mund të vazhdojmë Më tutje GJUETI E solla në atelie Një lis të hatashëm Dhe e vara në gozhdë Me kurorën teposhtë Qiellin e lidha me një re Në drejtim të dritares Nën të, horizontalisht E shtrova fushën Prej laureshave e shkurtave E mbajta vetëm nga një flatër Të tjerave ua dhashë rrugën Në mure, vendet e mbetura boshe I përmbusha me ndjenjat Që i kam vrarë përgjatë viteve

Mezi që kam kohë t’ju pyes

Por më pëlqen këtu

Është ngrohtë është hijshëm

Dhe dritë përreth aq sa

Rritet kullosa

E ajo vashë atje ja

Më shikon nga zemra...

Jo e dashur mos u mundo të më dashurosh

Një kafe të zezë megjithatë do ta servoj

Nga dora jote

Më pëlqeu ngase ti di ta bësh

Të hidhur

TEKË

Mbrëmje për mbrëmje

I mbledh

Krejt karrigat e fqinjëve

Dhe u lexoj vargje

Karriget janë shumë të ndjeshme

Ndaj poezisë

Nuk dimë t’ua prekim telin

Kjo më prek edhe mua

Dhe mu për këtë

Me orë të tëra

U rrëfej

Se sa hijshëm vdiq shpirti im

Gjatë ditës

Takimet tona zakonisht

Janë esull

Pa rrëmbime

Të tepërta

Sido që të jetë

Kjo do të thotë se

Secili e kemi kryer detyrën

Kështu që mund të vazhdojmë

Më tutje

GJUETI

E solla në atelie

Një lis të hatashëm

Dhe e vara në gozhdë

Me kurorën teposhtë

Qiellin e lidha me një re

Në drejtim të dritares

Nën të, horizontalisht

E shtrova fushën

Prej laureshave e shkurtave

E mbajta vetëm nga një flatër

Të tjerave ua dhashë rrugën

Në mure, vendet e mbetura boshe

I përmbusha me ndjenjat

Që i kam vrarë përgjatë viteve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!