Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
- No tags were found...
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
panjohura edhe po të bëhet një tipologji e punës së Profesor Çabejt, kufiri i vitit 1945 do

të shtyhej së paku deri në vitin 1949, sepse kontributi i tij gjuhësor me dy dispensa për

“Albanologjinë” dhe “Linguistikën” nuk ndryshon rrënjësisht kërkimet serioze të tij në

fushë të gjuhësisë.

E gjithë kjo nuk lë mangut gjë në studimin e veprës së Profesor Çabejt nga

Profesor Idriz Ajeti. Në kronologjinë e paraqitjes së plotë të saj ajo është vendosur në

vendin që i takon. Në këtë linjë Profesor Ajeti ka caktuar kufij të qëndrueshëm, jo vetëm

për disa nga hipotezat e vendit të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të cilat

edhe vetë ai ia ka plotësuar me punën e tij prej albanologu, por edhe të dy veprave

themelore të tij: Shumësi i singularizuar dhe Studime etimologjike në fushë të shqipes.

Për të parën theksonte sa “ka peshën e vet të madhe, qoftë në fushën e morfologjisë së

shqipes, qoftë edhe në lëmin e studimeve etimologjike të gjuhësisë shqiptare» 30 , ndërsa të

për të dytën, kryeveprën e gjuhësisë shqiptare Studime etimologjike në fushë të shqipes,

Profesor Ajeti shkruante: “Çabej, pasi kishte bërë në mënyrë të thukët e kritike analizën e

punës së kryer në fushën e studimeve etimologjike të studimeve të mëparshme, me argumente

dhe bindshëm kontestoi një varg zgjidhjesh të etimologëve të mëhershëm, qoftë

për shkaqe të mungesës së objektivitetit, qoftë për shkaqe të mosnjohjes së mjaftueshme

të gjuhës shqipe, qoftë, më në fund për shkak të mangësive në punën metodologjike, a në

parimet mbi të cilat mbështeste teorinë e tij gjuhësore duke i përforcuar me të madhe të

dhënat e reja – shpjegimet e veta» 31 .

Me rastin e vdekjes së Profesor Çabejt dhe me rastin e shënimit të përvjetorëve të

lindjes a të vdekjes së tij, Profesor Idriz Ajeti e ka vlerësuar kontributin e veprës së tij, si

një monument historik, gjuhësor e kulturor. “Vepra e tërësishme e Çabejt, shkruante

Profesor Ajeti, shënon një kontribut të pazëvendësueshëm në studimet e historisë së

gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ndërsa duke vlerësuar karakterin historik të personalitetit

të tij në historinë e popullit shqiptar Profesor Ajeti shprehej: “Te Eqrem Çabej kemi

bjerrë patriarkun e gjuhës sonë, të lidhur ngushtë për truallin, popullin shqiptar dhe

gjuhën e tij, vepra e të cilit do të mbetet e gjallë ndër ne si sot si në ditët që do të vijnë” 32 .

III. 2. Për Mark la Pianën dhe albanologët e tjerë të botës shqiptare

Gjatë shumë vjetëve të punës së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe

Kulturën Shqiptare, Profesor Idriz Ajeti para seminaristëve ndërkombëtarë dhe vendorë,

ka sjellë një numër studimesh themelore për albanologë të arealit kombëtar dhe të huaj.

Krahas studimeve për Profesor Eqrem Çabejn, në studimet, recensionet dhe kumtesat e tij

ai ka paraqitur edhe dy tekste me vlerë: kumtesën “Mark La Piana në studimet e

gjuhësisë shqiptare” 33 dhe recensionin thellues “Një ndihmesë në fushën e leksikologjisë

Tiranë, 1954. (Dorëshkrim. Arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë).

30 «Eqrem Çabejt: “Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe”. Universiteti shtetëror i

Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1976, 216 f.» Gjurmime albanologjike. Nr. 2,

f. 259-262, Prishtinë, 1968, f. 262.

31 “Vështrim i shkurtër i punës në studimet etimologjike të gjuhës shqipe”. Vepra, 3,

ASHAK-SGJL, Libri i 16, Prishtinë, 1998, f. 253.

32 Shih, “Eqrem Çabej (1908-1980)”, In memoriam, në - Studime gjuhësore në fushë të

shqipes, III, “Rilindja” Prishtinë, 1985, f. 264.

33 Shih, Vepra 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 71-76.