Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
- No tags were found...
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
jugosllavë dhe sllavë në përgjithësi; si dhe pikëpamjet e tij për albanologë të tjerë,

kryesisht të shkollës austro - gjermane dhe italiane.

III. 1. Për Profesor Eqrem Çabejn dhe gjuhësinë shqiptare

Në bibliografinë kronologjike të referencave të Profesor Idriz Ajetit, deri në fillim

të shekullit XXI, janë radhitur mbi pesëdhjetë njësi të botuara e të ribotuara: studime 17 ,

parathënie 18 , recensione 19 e fjalë kujtimi 20 në gjuhën shqipe, frënge 21 , serbokroate 22 etj.

Studiues që njihte përmasat historike të ndikimit të shkollave, rrymave dhe koncepteve

linguistike, që në hapje të studimit të tij, shkruar në vend të hyrjes për veprat e plota të

Profesor Eqrem Çabejt, shkruante: “Do të përpiqem që formimin e Çabejt si shkencëtar

dhe veprimtarinë e tij shkencore ta projektojmë në vartësinë e dy perspektivave. a) Së

pari, në vartësinë e perspektivës kohore në të cilën ai veproi, që me fjalë të tjera do të

thotë në vartësinë e gjendjes që zotëronte këtu e më se shtatëdhjetë vjet më parë në

fushën linguistike në Evropë dhe, së dyti, puna e tij do parë në vartësinë e situatës,

kushteve dhe rrethanave që sundonin në frontin tonë të brendshëm gjuhësor, që nga ditët

e para të karrierës së tij shkencore” 23 .

Pikërisht duke pasur parasysh këto qëndrime, Profesor Idriz Ajeti tekstin e tij

studimor për jetën dhe sidomos veprën e Profesor Eqrem Çabejt, e ka ndërtuar duke

rindërtuar njëkohësisht edhe dijen albanologjike sipas kronologjisë dhe sipas nyjave

kryesore të saj. Fillimisht duke shquar disa nga prirjet kryesore të shkollës metodologjike

të Vjenës, e cila përgatiti edhe Profesor Çabejn brenda rrethit të saj, pastaj përfaqësuesit

kryesor të saj dhe në fund vendin e tij në zhvillimet e gjuhësisë së kohës.

Duke shkruar për sintezat e mëdha shkencore që po bëheshin në gjysmën e dytë të

shekullit XX, sikur ishin Studimet etimologjike në fushë të shqipes, të cilave pritej t’u

pasvinte edhe fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe, Profesor Idriz Ajeti, pasi kujtonte një

plejadë albanologësh, ballkanologësh e indoeuropanistësh, meritën për vazhdimin e saj

17 «Arritjet kryesore të studimeve etimologjike të shqipes», Shqiptarët dhe gjuha e tyre,

ASHAK, Prishtinë, 1994, f. 116-132.

18 «Dy fjalë për veprën» (Parathënie). – Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe

(ribotim). «Rilindja» Prishtinë, 1970, f. 5-10; «Dy fjalë për opusin e E. Çabejt». Dr. Eqrem Çabej,

“Studime gjuhësore”. I. (Studime etimologjike në fushë të shqipes. A-O). «Rilindja»

Prishtinë, 1976, f. VII-XXIII etj.

19 «E. Çabej, “Uber einige mit z- anlautende worter des Albanischen”. Zeitschrift fur

Phonetik und allgemeine Sprachwissenschaft, 9/3, Berlin, 1956, p. 203-229», Gjurmime

albanologjike, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1962, nr. 1, f. 283-286.

20 «Albanologut më të madh të ditëve tona». (Me rastin e vdekjes së profesor Eqrem Çabejt).

Rilindja, Prishtinë, 23 gusht 1980, f. 12-13; «Dy fjalë kujtimi për Eqrem Çabejn me rastin e përvjetorit

të vdekjes së tij», Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III, «Rilindja» Prishtinë, 1985;

«Eqrem Çabej (1908-1980)», In memoriam, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III,

«Rilindja» Prishtinë, 1985.

21 “Eqrem Çabej dhe studimet e gjuhësisë shqiptare”, Gjurmime albanologjike – seria e

shkencave filologjike, nr. 17, Prishtinë, 1987. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1988,

f. 19-32.

22 “Poreklo albanskog jezika i mjesto njegova nastavka”, - Studije iz istorije albanskog

jezika, Akademija Nauka i Umjetnosti Kosova – Odelenje jezičkih književnih nauka i umjetnosti.

Posebna izdanja, knjiga 4, Priština, 1982.

23 “Veprimtaria shkencore e Prof. Eqrem Çabejt”, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III,

«Rilindja» Prishtinë, 1985, f. 232.