Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

news.albemigrant.com
from news.albemigrant.com More from this publisher
20.02.2013 Views

funksion të dyfishtë. Më parë thuhej objekt dhe subjekt, ndërsa këtu po e përveçoj në synimin e kumtesës sonë: albanolog dhe njëkohësisht institucion i saj 11 . II. Trashëgimtari i albanologjisë historike Profesor Idriz Ajeti i takon brezit më të arrirë të albanologëve e ballkanologëve të shekullit XX, të cilët kanë sjellë sinteza të mëdha apo të veçanta në studimet albanologjike. Këtij brezi, Profesor Ajeti i takon në gjithë përmasën e qëndrimit të tij prej gjuhëtari: duke filluar me shkollën austro-gjermane e italiane dhe metodën gjuhësorehistorike, brenda të cilave formohet, deri te fushat gjuhësore (albanologji dhe ballkanistikë), të cilat i trajtonte dhe i udhëhiqte me përkushtim. Ai dallohet me kërkimet e tij në fushë të dialektologjisë historike dhe kohës sonë, historisë së gjuhës (struktura gramatikore e saj), leksikologjisë dhe etimologjinë (brenda kontakteve gjuhësore ballkanike) dhe normëzimit të gjuhës shqipe. Brenda gjithë kësaj do të mund të përvijohen edhe kërkimet e tij në fusha dhe madje në studime të veçanta: a. në fushë të standardizimit të shqipes, ai punoi në përmasat e një klasiku, i cili përpjekjet e tij nuk i përmbyll me rezultatet e një vepre shkencore, po me rezultatet e një përvoje të etnitetit që e flet atë gjuhë 12 ; b. në fushë të dialektologjisë, një prej miseve të tij shkencore, ai vazhdon kërkimet në dialektologjinë historike, duke bërë objekt kërkimi një fond gjuhësor 13 , të cilën para tij e kishin studiuar albanologët dhe ballkanologët më të shquar të kohës 14 ; Prishtinë (1985); “Autoktonia e shqiptarëve të Kosovës – një problem historik dhe aktual, Tiranë (1996); Për frymën shkencore objektive, Tiranë (1997). Tash së fundi, tekstet e tij të karakterit polemizues i ka përmbledhur në vëllimin Për të vërtetën shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006 etj. 11 Për jetën--bio e Profesor Idriz Ajetit nuk kemi ndonjë tekst të zgjeruar dhe të plotë, pothuajse të gjitha tekstet e gjertanishme janë hyrje në kontributin e tij në fushë të albanologjisë dhe ballkanistikës, ndërsa për veprën e tij bibliografia është e gjerë. Shih këtu dy studime më të plota: Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (1978), në Rilindja e dytë, “Toena”, Tiranë, 2007, f. 275-290; Rexhep Ismajli, Figura dhe vepra e akademik Idriz Ajetit, “Studime” 4, ASHAK, Prishtinë, 1997, f.17-32. Në këtë studim gjenden edhe një numër referencash të rëndësishme për jetën dhe veprën e Profesor Idriz Ajetit, të shkruara deri në vitin 1998. Po këtu janë botuar edhe kumtesat e plota të konferencës Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit nga studiuesit: Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Fadil Raka, Emil Lafe, Anastas Dodi, Jani Thomai, Qemal Murati, Jup Kastrati, dhe Jashar Rexhepagiq. Shih edhe studimin e Shefkije Islamajt, Idriz Ajeti-një jetë kushtuar gjuhës, “Zeri”, Prishtinë, f. 28; Rexhep Ismajli, “Figura dhe vepra e dijetarit IdrizAjeti”, në “Albanica – ekskluzive”, nr. 69, qershor 2007, Prishtinë, 2007, f. 98-99; “Ndihmesa e Profesor Idriz ajetit në fushë të onomastikës”, nr. 6, Prishtinë, qershor 2007, f. 26-27 etj. 12 Shih studimet e tij kryesore në fushë të standardizimit të gjuhës shqipe: A ka gjâ mâ punë n’ortografinë e shqipes?, “Përparimi”, Prishtinë 1958, nr. 7-8, f. 471-476; Rruga e njësimit të shqipes letrare, “Rilindja”, 18, 21, 22 prill 1968, Prishtinë; Rreth disa tipareve gjuhësore të ligjërimeve shqiptare të Kosovës, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1969; Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare në Kosovës, “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, vëllimi I (1973); Përpjekja e rilindësve për formimin e gjuhës letrare shqipe, “Konferenca shkencore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, 1978; Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe: Simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë më 15, 16 dhe 17 dhjetor 1980, Prishtinë, 1983. 400 f.; Kryeredaktor, Akad. Idriz Ajeti; Studime gjuhësore I (Dialektologji).- Prishtinë, 1978, 576 f.; Redaksia: Prof. Dr. Idriz Ajeti (kryeredaktor) etj.

c. në fushë të leksikut dhe të etimologjisë, e brenda saj edhe onomastikës, një prej fushave më të diskutuara, sigurisht për shkak se mbi rezultatet e tyre janë ndërtuar edhe hipotezat e vendit të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, Profesor Ajeti diskuton, zgjeron e saktëson bazën dialektore të shqipes dhe madje të sllavishtes, të shumë fjalëve e toponimeve, me të cilat që më parë ishin marrë themeluesit shkencor të këtyre dijeve. Në këtë rrafsh Profesor Idriz Ajeti në kërkimet e tij ka përditësuar: etimologjizmat e Gustav Majerit, leksikun historik të Franc Mikloshiqit, guturalet e Holger Petersenit, rezultatet në fushë të dialektologjisë së Karlo Taliavinit, fjalëformimin dhe etimologjitë e Norbert Joklit, ballkanizmat e romanizmat e Petar Skokut etj. d. Duke lexuar studimet, vlerësimet, diskutimet, e shumë prej temave me të cilat merret, sot mund të shtrohet pyetja dhe madje të merret përgjigjja: a është trashëgimia shkollore, metodologjike dhe madje kulturore austro-gjermane, si dhe e përfaqësuesve të saj të shpërndarë edhe jashtë gjeografisë politike të austro - hungarisë, ajo që ka përcjellë përvojën jetësore të tij dhe sidomos etikën gjuhësore e gjuhën shkencore të veprës së tij 15 . Mbase Malmberg sot do të thoshte se shkenca e filologjisë sikur ka lindur për Profesor Ajetin. Ai ka plotësuar dy parimet themelore të saj: etimologjinë e saj, “philos” mik i fjalës respektivisht dashuri për fjalën dhe arsyen e lindjes së filologjisë si shkencë: “të sigurojë transmetimin korrekt të teksteve të shkruara” 16 . Ndonëse i takon lagjes së albanologëve të mëdhenj të brezit të tij, Profesor Ajeti shquhet me veçantitë vetjake të bërjes së albanologjisë dhe të metodologjisë së saj. Ai nuk kërkon kohë të veçantë për misionin e tij prej albanologu, të cilën e kërkonte Profesor Çabej, ndonëse është ati i saj; ai pranon misionin e tij prej misionari të albanologjisë, por konceptet shkencore asnjëherë nuk i ngre në dogmë, gjë të cilën e bëjnë shumë prej kolegëve të tij në sistemet diktatoriale. Përkundrazi. Edhe pse vetë nuk heq dorë nga shkolla në të cilën ishte përgatitur, i përqafon me kujdes shkollat dhe metodat e reja shkencore, në të njëjtën kohë, me përkrahjen e tij, në institucionet albanologjike, të cilat ai i udhëheq, studiues të rinj sjellin dhe aplikojnë mendimin më bashkëkohor të kërkimeve linguistike. E megjithatë, në krahasim me bashkëkohësit, albanologët më të mëdhenj të kohës, ai shquhet me veçantitë e tij në : a. Profesor Idriz Ajeti e kupton me kohë misionin e tij prej kërkuesi të sintezave, por ndryshe nga Eqrem Çabej, i cili shquhej për sintezat e mëdha, Profesor Idriz Ajeti qarkun e kërkimeve të tij e zgjeroi në përmasa ballkanike. Me të drejtë. 13 Shih, tezën e doktoratës: Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra (Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës), Sarajevo, 1961, f.164; 14 Shih: Franc Mikloshic, Albanische Forschungen, 1870, 1871; Gustav Weigandi, Dialekti gegë i Borgo Erizos afër Zarës në Dalmaci, “Siebzehnter und achtzenter Jahresbericht des Institutes für Romänische Sprache zu Leiozig”, Leipzig (1911); Carlo Tagliavini, L’Albanese di Dalmacia. Contributi alla conoscenza del dialetto zhego di Borgo Erizzo preso Zara. Biblioteca dell’ “Archivum Romanicum”, Serie II: Linguistica. Vol. 22. Firenze, Leo S. Olschi 1937. 15 Shih, Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (botimi i parë, 1978), në librin Rilindja e dytë, “Toena”, Tiranë, 2007. 16 Luçia Çezarini Martineli, Filologjia (prej dorëshkrimeve të moçme te librat e shtypur), Përktheu nga origjinali italisht Ardian Doka. Botoi “Medaur”, Tiranë, 2002, f. 14.

c. në fushë të leksikut dhe të etimologjisë, e brenda saj edhe onomastikës, një prej

fushave më të diskutuara, sigurisht për shkak se mbi rezultatet e tyre janë

ndërtuar edhe hipotezat e vendit të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës

shqipe, Profesor Ajeti diskuton, zgjeron e saktëson bazën dialektore të shqipes

dhe madje të sllavishtes, të shumë fjalëve e toponimeve, me të cilat që më parë

ishin marrë themeluesit shkencor të këtyre dijeve. Në këtë rrafsh Profesor Idriz

Ajeti në kërkimet e tij ka përditësuar: etimologjizmat e Gustav Majerit, leksikun

historik të Franc Mikloshiqit, guturalet e Holger Petersenit, rezultatet në fushë të

dialektologjisë së Karlo Taliavinit, fjalëformimin dhe etimologjitë e Norbert

Joklit, ballkanizmat e romanizmat e Petar Skokut etj.

d. Duke lexuar studimet, vlerësimet, diskutimet, e shumë prej temave me të cilat

merret, sot mund të shtrohet pyetja dhe madje të merret përgjigjja: a është

trashëgimia shkollore, metodologjike dhe madje kulturore austro-gjermane, si

dhe e përfaqësuesve të saj të shpërndarë edhe jashtë gjeografisë politike të

austro - hungarisë, ajo që ka përcjellë përvojën jetësore të tij dhe sidomos etikën

gjuhësore e gjuhën shkencore të veprës së tij 15 . Mbase Malmberg sot do të

thoshte se shkenca e filologjisë sikur ka lindur për Profesor Ajetin. Ai ka

plotësuar dy parimet themelore të saj: etimologjinë e saj, “philos” mik i fjalës

respektivisht dashuri për fjalën dhe arsyen e lindjes së filologjisë si shkencë: “të

sigurojë transmetimin korrekt të teksteve të shkruara” 16 .

Ndonëse i takon lagjes së albanologëve të mëdhenj të brezit të tij, Profesor Ajeti

shquhet me veçantitë vetjake të bërjes së albanologjisë dhe të metodologjisë së saj. Ai

nuk kërkon kohë të veçantë për misionin e tij prej albanologu, të cilën e kërkonte

Profesor Çabej, ndonëse është ati i saj; ai pranon misionin e tij prej misionari të

albanologjisë, por konceptet shkencore asnjëherë nuk i ngre në dogmë, gjë të cilën e

bëjnë shumë prej kolegëve të tij në sistemet diktatoriale. Përkundrazi. Edhe pse vetë nuk

heq dorë nga shkolla në të cilën ishte përgatitur, i përqafon me kujdes shkollat dhe

metodat e reja shkencore, në të njëjtën kohë, me përkrahjen e tij, në institucionet

albanologjike, të cilat ai i udhëheq, studiues të rinj sjellin dhe aplikojnë mendimin më

bashkëkohor të kërkimeve linguistike.

E megjithatë, në krahasim me bashkëkohësit, albanologët më të mëdhenj të kohës,

ai shquhet me veçantitë e tij në :

a. Profesor Idriz Ajeti e kupton me kohë misionin e tij prej kërkuesi të sintezave,

por ndryshe nga Eqrem Çabej, i cili shquhej për sintezat e mëdha, Profesor Idriz Ajeti

qarkun e kërkimeve të tij e zgjeroi në përmasa ballkanike.

Me të drejtë.

13 Shih, tezën e doktoratës: Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra

(Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës), Sarajevo, 1961, f.164;

14 Shih: Franc Mikloshic, Albanische Forschungen, 1870, 1871; Gustav Weigandi, Dialekti

gegë i Borgo Erizos afër Zarës në Dalmaci, “Siebzehnter und achtzenter Jahresbericht des

Institutes für Romänische Sprache zu Leiozig”, Leipzig (1911); Carlo Tagliavini, L’Albanese di

Dalmacia. Contributi alla conoscenza del dialetto zhego di Borgo Erizzo preso Zara. Biblioteca

dell’ “Archivum Romanicum”, Serie II: Linguistica. Vol. 22. Firenze, Leo S. Olschi 1937.

15 Shih, Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (botimi i parë, 1978),

në librin Rilindja e dytë, “Toena”, Tiranë, 2007.

16 Luçia Çezarini Martineli, Filologjia (prej dorëshkrimeve të moçme te librat e shtypur),

Përktheu nga origjinali italisht Ardian Doka. Botoi “Medaur”, Tiranë, 2002, f. 14.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!