20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

funksion të dyfishtë. Më parë thuhej objekt dhe subjekt, ndërsa këtu po e përveçoj në

synimin e kumtesës sonë: albanolog dhe njëkohësisht institucion i saj 11 .

II. Trashëgimtari i albanologjisë historike

Profesor Idriz Ajeti i takon brezit më të arrirë të albanologëve e ballkanologëve të

shekullit XX, të cilët kanë sjellë sinteza të mëdha apo të veçanta në studimet

albanologjike. Këtij brezi, Profesor Ajeti i takon në gjithë përmasën e qëndrimit të tij prej

gjuhëtari: duke filluar me shkollën austro-gjermane e italiane dhe metodën gjuhësorehistorike,

brenda të cilave formohet, deri te fushat gjuhësore (albanologji dhe

ballkanistikë), të cilat i trajtonte dhe i udhëhiqte me përkushtim. Ai dallohet me kërkimet

e tij në fushë të dialektologjisë historike dhe kohës sonë, historisë së gjuhës (struktura

gramatikore e saj), leksikologjisë dhe etimologjinë (brenda kontakteve gjuhësore

ballkanike) dhe normëzimit të gjuhës shqipe.

Brenda gjithë kësaj do të mund të përvijohen edhe kërkimet e tij në fusha dhe madje

në studime të veçanta:

a. në fushë të standardizimit të shqipes, ai punoi në përmasat e një klasiku, i cili

përpjekjet e tij nuk i përmbyll me rezultatet e një vepre shkencore, po me

rezultatet e një përvoje të etnitetit që e flet atë gjuhë 12 ;

b. në fushë të dialektologjisë, një prej miseve të tij shkencore, ai vazhdon

kërkimet në dialektologjinë historike, duke bërë objekt kërkimi një fond

gjuhësor 13 , të cilën para tij e kishin studiuar albanologët dhe ballkanologët më të

shquar të kohës 14 ;

Prishtinë (1985); “Autoktonia e shqiptarëve të Kosovës – një problem historik dhe aktual, Tiranë

(1996); Për frymën shkencore objektive, Tiranë (1997). Tash së fundi, tekstet e tij të karakterit

polemizues i ka përmbledhur në vëllimin Për të vërtetën shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006 etj.

11 Për jetën--bio e Profesor Idriz Ajetit nuk kemi ndonjë tekst të zgjeruar dhe të plotë,

pothuajse të gjitha tekstet e gjertanishme janë hyrje në kontributin e tij në fushë të albanologjisë

dhe ballkanistikës, ndërsa për veprën e tij bibliografia është e gjerë. Shih këtu dy studime më të

plota: Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (1978), në Rilindja e dytë,

“Toena”, Tiranë, 2007, f. 275-290; Rexhep Ismajli, Figura dhe vepra e akademik Idriz Ajetit,

“Studime” 4, ASHAK, Prishtinë, 1997, f.17-32. Në këtë studim gjenden edhe një numër

referencash të rëndësishme për jetën dhe veprën e Profesor Idriz Ajetit, të shkruara deri në vitin

1998. Po këtu janë botuar edhe kumtesat e plota të konferencës Me rastin e 80-vjetorit të lindjes

së Akademik Idriz Ajetit nga studiuesit: Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Fadil Raka, Emil Lafe,

Anastas Dodi, Jani Thomai, Qemal Murati, Jup Kastrati, dhe Jashar Rexhepagiq. Shih edhe

studimin e Shefkije Islamajt, Idriz Ajeti-një jetë kushtuar gjuhës, “Zeri”, Prishtinë, f. 28; Rexhep

Ismajli, “Figura dhe vepra e dijetarit IdrizAjeti”, në “Albanica – ekskluzive”, nr. 69, qershor

2007, Prishtinë, 2007, f. 98-99; “Ndihmesa e Profesor Idriz ajetit në fushë të onomastikës”, nr. 6,

Prishtinë, qershor 2007, f. 26-27 etj.

12 Shih studimet e tij kryesore në fushë të standardizimit të gjuhës shqipe: A ka gjâ mâ punë

n’ortografinë e shqipes?, “Përparimi”, Prishtinë 1958, nr. 7-8, f. 471-476; Rruga e njësimit të

shqipes letrare, “Rilindja”, 18, 21, 22 prill 1968, Prishtinë; Rreth disa tipareve gjuhësore të

ligjërimeve shqiptare të Kosovës, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1969; Rruga e zhvillimit

të gjuhës letrare në Kosovës, “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, vëllimi I (1973);

Përpjekja e rilindësve për formimin e gjuhës letrare shqipe, “Konferenca shkencore për Lidhjen

Shqiptare të Prizrenit”, 1978; Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe: Simpozium

shkencor i mbajtur në Prishtinë më 15, 16 dhe 17 dhjetor 1980, Prishtinë, 1983. 400 f.;

Kryeredaktor, Akad. Idriz Ajeti; Studime gjuhësore I (Dialektologji).- Prishtinë, 1978, 576 f.;

Redaksia: Prof. Dr. Idriz Ajeti (kryeredaktor) etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!