Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
- No tags were found...
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Prishtinë

PROFESOR IDRIZ AJETI DHE ALBANOLOGJIA

I. Albanologu dhe institucioni i saj 1

Studimeve albanologjike, me këtë rast, në kontekst të përvjetorit 90 të lindjes së

Profesor Idriz Ajtit 2 do të mund t’u qasemi në disa anë:

• duke sheshuar biografinë shkencore të Profesor Ajetit, në të cilën puna e tij prej

albanologu përvijohet thellësisht dhe merr jo vetëm pjesën më të madhe të moshës së

tij edhe ashtu të gjatë, por edhe anët më të ndritshme të saj;

• duke rindërtuar formimin dhe ngritjen e institucioneve albanologjike të gjysmës së

dytë të shekullit XX, në themelimin e të cilave Profesor Ajeti është fjala e parë 3 ;

• duke identifikuar arritjet më të rëndësishme të studimeve albanologjike të kësaj

kohe 4 ;

1 Lexuar në Tryezën shkencore “90-vjetori i lindjes së Profesor Idriz Ajetit”, organizuar nga

Instituti Albanologjik i Prishtinës – Dega e Gjuhësisë dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe, Prishtinë, më

24 maj 2007.

2 Idriz Ajeti lindi në fshatin Tullarë të Medvegjës, më 26 qershor 1917. Mësimet dhe

studimet i ka bërë në Shkup, Zagreb, Padovë, Beograd. Diplomën dhe doktoratën i ka mbrojtur në

Beograd. Në Prishtinë, fillimisht bëri punën e arsimtarit të Gjimnazit, ndërsa në Beograd ishte

asistent në Seminarin e Albanologjisë. Ishte themelues, bashkëthemelues dhe drejtues i parë,

pothuajse i të gjitha institucioneve albanologjike që nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në

Fakultetin Filozofik përkatësisht në Universitetin e Prishtinës deri te Akademia e Shkencave dhe

Arteve të Kosovës. Ishte drejtues i të gjitha projekteve nacionale albanologjike dhe revistave

shkencore të kësaj fushe. Është autor i veprave shkencore: Pamje historike e ligjërimit shqip të

Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Prishtinë, 1960; Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa

kod Zadra, Sarajevo, 1961; Historia e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1969; Kërkime gjuhësore,

Prishtinë, 1977; Studije iz istorije albanskog vezika, Prishtinë, 1982; Studime gjuhësore në fushë

të shqipes, I-IV, Prishtinë, 1982-1989; Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Prishtinë, 1994; Vepra, I-V,

Prishtinë, 1997-2002; Studime dialektore dhe etimologjike, Tiranë, 2005; Për të vërtetën

shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006.

3 Shih, themelimet e institucioneve shkencore, ku ai ishte drejtor i saj: Instituti Albanologjik i

Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë përkatësisht Fakulteti i Filologjisë, Akademia e Shkencave e

Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare etj.

4 Shih angazhimin e tij në institucionet arsimore e shkencore: Seminari i Albanologjisë,

Beograd; Konsultat gjuhësore të planifikimit gjuhësor të shqipes standarde, 1952, 1957, 1963;

Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1972; Në

studimet e gjertanishme Profesor Idriz Ajetit zakonisht i përshkruhet kontributi i tij dhënë

mbledhjeve gjuhësore 1952-1968. Ne e konsiderojmë thelbësor kontributin e Profesor Ajetit edhe

në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1972; angazhimin në konferencën

shkencore për Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe, 1980 dhe Konferencën shkencore –