Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
- No tags were found...
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
GJENDJE SHPIRTËRORE

Ajri im rend përpara frymëmarrjes sime,

Gjaku im rend përpara zemrës sime,

Gjethet rendnin përpara drurëve

(Muret kishin zëra zogjsh)

Muret rendnin përpara zogjve,

Zogjtë rendnin përpara zemrës sime

Para kalojnë retë, natën,

Kimera të bardha që e kërkojnë shtatin

Apo flokun tënd që digjet si ndonjë heretik

Përmbi turmën e akullt të yjeve

I jepni një nge ajrit që të bjerë

Mbi plagët tona prej triumfi

U jepni një nge yjeve që të zbresin

Përmbi gruan që dremit pranë meje

U jepni një nge gjetheve, zogjve,

Gurëve, drurëve

Dhe sidomos i jepni një nge zemrës sime

Që të shkojë pas tyre,

Dhe t’i arrijë.

VASHA ME SHKREPSA

Shkrepsë që digjesh deri vonë, vashë

Me një kuti flakësh të panjohura

Që digjesh deri sa zgjohesh e ngrirë

Pranë dhëndërrit tënd me fustan prej vashe!

Ti, lot prej fosfori, ti, dritë e dëshpëruar

Që digjesh nën ura, lucernë…Strehë kujtimesh,

Që shuhesh nga fosfori i natës së fundit të pagjumësisë…

Vashë me lojëra që digjen në padije;

Që ia ke vënë flakën fjalës kujtim!

Mircea Cărtărescu

(Mirçea Kërtëresku)

Është poeti më i lexuar rumun, që nga Bukureshti e deri në Amerikë. U lind më 1956. Botoi

vëllimet Fenerë, vitrina, fotografi (Faruri, vitrine, fotografii, 1980); Poema dashurie (Poeme de amor,

1983), Gjithçka (Totul, 1985); Lavandi (Levantul, 1990); Dashuria (Dragostea, 1994) etj. Romani i tij

Përse i duam gratë (De ce iubim femeile), u shit brenda një kohe të shkurtë, në një tirazh prej 40 mijë

ekzemplarësh. Gjatë këtij viti i botohet në Amerikë romani Melankolia (Melancolia). Sipas kritikut Marin

Minku, poeti është i preokupuar me hulumtimin e anës afektive (dashuruese) të fjalimit, pra është i

interesuar të hulumtojë në çfarë mase bashkëkohore “senetimentale” merr pjesë në ringjalljen e lirizmit.

Kërtëresku, sipas tij, gëzon suksesin e lehtë për t’u bërë njëfarë (Jon) Minulesku aktual.

DOKUMENT OLOGRAF

I dashur