Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

news.albemigrant.com
from news.albemigrant.com More from this publisher
20.02.2013 Views

I lumenjve të gjakut të piklluar, Mos kanë ngrirë vallë? Orkideja senzuale e vdekjes – Ajo e bënte kafenë më të mirë – Ajo emrin e luleve ma mësonte. EPIGRAMË Njeriu nuk ka mëkate As kur vret apo mashtron As i shëndoshë ka qenë ndojherë As vdekja s’është kalliri i sëmurjes – Por duke qenë vetë në të Ia mbaj fajin e hidhur Që kurrë nuk të qetson Ai që e llogariti si një të vdekur Vëllaun me të cilin bashkëjeton RIMAYA Në atë qytet të sëmurë Kam dashur tri gra: Njërën që tani e ka kapluar pleqëria Dhe i përngjan gjithnjë e më shumë vdekjes Njëra është pranë meje Duke ma përkujtuar se edhe ajo do të vdesë Përmes zyrtarizimit mishtor Të prezencës së fshehtë të vdekjes Njëra ka mbetur në atë qytet të sëmurë Dhe e vajton gjakun tim pas saj Ngase s’do ta prek Siç nuk do ta prek as fronin e vdekjes: Do ta quaj Rimaya Dhe në emrin e saj do të notoj Si një arkivol nga trëndafilat e ujit Derisa do të më ndalë me gjirin e saj një mjellmë! VEGIM Kur u lind ai në Baaad Pranë dritareve të hapura dëgjonte Hapin si shkel në kullosë porsi Do lule të vdekjes që puthen Dhe mendimtar Duke e thithur ëmbëlsinë e buzës Duart i bashkoi duke mbetur Të meditojë ritmin më të heshtur Të asaj shkeljeje Apo u pa se nuk ishte veç ajo Nënë fisnike që bashkohej Me lulet në ushtrimin e fshehtë Të zhvendosjes së qepallave Dhe askush ç’prej atëherë nuk pati guximin T’ia përgënjeshtrojë Rozit mendimin e parë Dhe të vdesë i heshtur duke thënë se vdekja Është mamaja e atij që përmes luleve kalon në agim FRYT Mbretëresha e përjetshme E vdekjes së përjetshme Ma pa qenjen duke qarë Qenjen time duke e dashur

Dhe në një vajtim të këtillë Nga froni i vajtimit absolut U lindën pa korrur fitore Fushat e bishave dhe të engjëjve TURN për Kristinën dhe Jonin Duke vajtur të vizitojmë banesat e lugetërve Na kaplon frika kur ndeshemi Vetëm me linja e ngjyra dhe forma të ëmbla ovale Të gjitha kanë pastërtinë e hiçit në to Mos është bërë vallë mundi ynë sublim T’i përulet mungesës sonë të përsosur Angela Marinescu (Anxhela Marinesku) U lind në vitin 1941. Njihet edhe përmes pseudonimit letrar Basaraba Matei. Vëllime të botuara: Gjak i kaltër, Dyllë, Poezi, Poema të bardha, Struktura e natës, Blindazhi final, Gëlqere, Parku, Gjeli u fsheh në prerje, Fshati nëpër të cilin kaloja e rruar në kokë, Skënderbeu etj. Në vëllimin antologjik Skënderbeu (1998), të cilin ia përkushton kujtesës së babait të saj (Marius) dhe mamasë së saj (Maria), autorja thekson faktin se arti përfaqëson saktësinë. Skënderbeu si simbol (sportiv) i artit të mundjes, i forcës, qëndrueshmërisë dhe besnikërisë, figuron vetëm si titull: Skanderbeg. Sipas kritikut të shquar Nicolae Manolescu, poemat më karakteristike të saj kanë strukturën e zgavrave të zeza të universit. (...)një përzjerje origjinale e sinqeritetit dhe çmendërisë, një britmë që shtanget në një gojë të kyçur, porsi në gravurat e Munch-ut. Si e përshkruan Anxhela krijimtarinë e saj? Tekstet e mia janë instrumente erotike. Ardhmëria e shkrimit tim i përket të shkuarës. Përballë meje nuk kam tjetër veçse një mungesë të madhe (botën hyjnore). DASHURI Po ngjitem drejt teje Flatrat më këndojnë Tani kur hymnin e dashurisë nga harfa e nxjerr Në botë ti gjah i bardhë që gjendesh Në gjakun e ri të vashës bjondinë Dashuroj kur era ma përkund trupin e papjekur Kur jeta ime shkon në drejtim të qiejve Digjem Mbi turrë përpëlitem e gjallë zëri më ulërin Kuptimi i dashurisë kalon porsi tym Më kot vuaj Tjetra në krahërorin e ngrohtë E mban me krenari përdredhjen e re Vaj Po dashuron më kot po vdes e vetmuar përjetë Rruga drejt teje degdiset në shkurret e hijes MESDITA E sheh që tani drita e dashurisë jetën time E mbush Janë prore gjëra të pakryera Të buta që kalojnë në kohën kur koha të gjitha I djeg në flakë

I lumenjve të gjakut të piklluar,

Mos kanë ngrirë vallë?

Orkideja senzuale e vdekjes –

Ajo e bënte kafenë më të mirë –

Ajo emrin e luleve ma mësonte.

EPIGRAMË

Njeriu nuk ka mëkate

As kur vret apo mashtron

As i shëndoshë ka qenë ndojherë

As vdekja s’është kalliri i sëmurjes –

Por duke qenë vetë në të

Ia mbaj fajin e hidhur

Që kurrë nuk të qetson

Ai që e llogariti si një të vdekur

Vëllaun me të cilin bashkëjeton

RIMAYA

Në atë qytet të sëmurë

Kam dashur tri gra:

Njërën që tani e ka kapluar pleqëria

Dhe i përngjan gjithnjë e më shumë vdekjes

Njëra është pranë meje

Duke ma përkujtuar se edhe ajo do të vdesë

Përmes zyrtarizimit mishtor

Të prezencës së fshehtë të vdekjes

Njëra ka mbetur në atë qytet të sëmurë

Dhe e vajton gjakun tim pas saj

Ngase s’do ta prek

Siç nuk do ta prek as fronin e vdekjes:

Do ta quaj Rimaya

Dhe në emrin e saj do të notoj

Si një arkivol nga trëndafilat e ujit

Derisa do të më ndalë me gjirin e saj një mjellmë!

VEGIM

Kur u lind ai në Baaad

Pranë dritareve të hapura dëgjonte

Hapin si shkel në kullosë porsi

Do lule të vdekjes që puthen

Dhe mendimtar

Duke e thithur ëmbëlsinë e buzës

Duart i bashkoi duke mbetur

Të meditojë ritmin më të heshtur

Të asaj shkeljeje

Apo u pa se nuk ishte veç ajo

Nënë fisnike që bashkohej

Me lulet në ushtrimin e fshehtë

Të zhvendosjes së qepallave

Dhe askush ç’prej atëherë nuk pati guximin

T’ia përgënjeshtrojë Rozit mendimin e parë

Dhe të vdesë i heshtur duke thënë se vdekja

Është mamaja e atij që përmes luleve kalon në agim

FRYT

Mbretëresha e përjetshme

E vdekjes së përjetshme

Ma pa qenjen duke qarë

Qenjen time duke e dashur

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!