Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant
- No tags were found...
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Kthehuni tek albemigrant.com | Lajme/ News

Fondat de Nikolla Naço în 1888 – Themeluar nga N. Naço më 1888

Serie nouă (1993), Fondator: Dr.Gelcu Maksutovici/

Xhelku Maksuti

Anul XIV, nr. 129 / 2007 (Botim elektronik)

Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România

Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë

Redactor-şef / Kryeredaktor: Baki Ymeri

Singurul popor din lume, înrudit cu românii

pe linie daco-traco-iliră, este poporul albanez

I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët

përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar

Din conţinut - Nga përmbajtja:

Antologia poeziei române în limba albaneză

Albanologu Idriz Ajeti në 90 vjetorin e lindjes

Një libër i ri i dr. Luan Topçiut

Noi apariţii – Botime të reja
Mosha e Artë e Dashurisë

VÂRSTĂ DE AUR A IUBIRII

(Antologji e poezisë së sotme rumune)

Përktheu: Baki Ymeri

Editura ROZAFA

Prishtinë – 2007

Redaktor: Sali Bashota

(Libri doli në dritë me përkrahjen e Zyrës rumune në Prishtinë)

Keto dite, ne kuadrin e Editures Rozafa, e pa driten e

botimit ne Prishtine, Antologjia e poezise se sotme

rumune, Mosha e Arte e Dashurise. Eshte nje moment

historik i perforcimit te lidhjeve shqiptaro-rumune,

te admiruara pergjate historise. E pergezojme me kete

rast drejtorin e Editures Rozafa, zotin Sali Bashota,

poet, eseist dhe atdhetar, drejtor i Bibliotekes Kombetare

dhe Universitare te Kosoves, autor i 15 veprave me vlere,

i cili eshte edhe redaktor i ketijibri te bukur.

Antologjia e pare e poezise rumune, u botua ne Kosove

para 27 vitesh, ne saje te pregaditjes profesionale

dhe perkthimit te akad. Rexhep Ismajli (Rilindja,
Prishtine, 1979). Botimet e ketilla, te rralla e te

rendesishme, nuk jane tjeter vecse ura te miqesise

ndermjet dy popujve, dy gjuheve, dy vendeve, dy

kulturave.

Miqesia shqiptaro-rumune, sipas zotit Bashota, ka tradite te lashte,

prandaj duhet kontribuar qe shqiptaret te kene sa me shume miq te vjeter

dhe miq te rinj, sidomos ne kohen kur Kosova ka nevoje per miq te vertete.

Shkrimtareve, poeteve, gazetareve dhe

dashamireve tane, ngado qe jane, ua dergojme

ballinen dhe lenden e kesaj vepre te bukur, psi nje kujtim i bukur,

nga Bukureshti i bukur

Baki Ymeri

HIJA E JETËS SIME JANË FJALËT E MIA

(Umbra vieţii mele sunt cuvintele mele)

Fjalët janë hija e materjes. Nëse materja ka kohë, fjala ka përjetësi. Po

qe se materja është e njëkohshme vetëm me sekondën, fjala është e

njëkohshme me çdo gjë dhe kurdoherë. Hija e jetës sime janë fjalët e mia.

Unë jam i njëkohshëm me vetë sekondën time, fjalët e mia janë të

njëkohshme me çdo gjë dhe kurdoherë. Materia nuk është gjë tjetër veçse

shpërndarje. Dhembja dhe ndjenja e tragjikës duken jo atëherë kur

materia fshikullon materien, por vetëm atëherë kur fjala fshikullon fjalën,

duke e lënë në errësirë gjurmën e jofjalëve. Në këto tekste do të ndesheni

me disa episode nga lufta e fjalës me fjalën dhe e foljes me foljen.

(Nichita Stănescu, Lufta e fjalëve)

Shqiponjat

(Vulturii)

Vetishëm mbi zemrën time vinte dimëruar

Gji i lumturisë nga hyjnitë lakmuar

Ky pah i praruar mbi engjëj po binte

Mbi shtigjet e çastit përjetësi absolute

Kosova e trishtë si vullkan shpërthente

Zemra shakmisej nga shkrepjet e djeshme

Amerika rizgjohet të bëjë drejtësi

Të djeshmen për ta gjetur në vërtetësi

I love you - të thuhet se je i zënë

Përrallat qenje mbitokësore t’u bënë

Mrekullia e jetës reket të jetë anuluar

Qenje hyjnore me të shenjtën jetë
për atdhe flijuar

Në botë ekzistojnë luftëtarë të së vërtetës

Krenaria e tyre pret vendimet tona jo lutje

Të plagosur nëse jeni nga ngjyrat e vjeshtës

Nderoni së paku fluturimin shijoni dashurinë

Forcën e madhe që ju sjell fuqi absolute

(1999)

Emilia Dabu

În loc de prefaţă

Në vend të parafjalës

1. Poezia dhe letërsia rumune, përgjithësisht zënë një vend të rëndësishëm në kuadër të letërsive të

Evropës Juglindore, si për nga sasia, (po)ashtu edhe përnga cilësia. Siç ndodh zakonisht me popujt që

gjuhën e tyre kanë filluar ta shkruajnë mjaft vonë, letërsia rumune - arti i fjalës-, nuk fillon me shkrimin

(artistik), po mjaft më herët: rrënjët e saj të forta gjenden në letërsinë gojore. Prandaj, fjalët e poetit të

njohur rumun të shekullit XIX-të – Vasile Aleksandri, simbas të cilit rumuni ka lindur poet, sado romantike

që të duken, nuk duhet të merren vetëm si insistim i të papranuarit për një grimë vend nën diell, po edhe si

njëfarë shpjegimi i asaj që ndodh sot në letërsinë e këtij vendi, pra si një shpjegim i cili nuk e pranon

mendimin simbas të cilit kjo letërsi do të ketë lindur si fryt i një veprimi në kuadër të lëvizjeve kulturore të

Evropës, por vetëm si një transformim në një drejtim të caktuar i një diçkaje që është më e qenësishme dhe

më e përhershme. Kur i kemi parasysh këto, nuk më është aspak e habitshme nëse thuhet se letërsia e sotme

rumune hyn në radhën e letërsive interesante dhe të rëndësishme të Evropës. (Rexhep Ismajli)

2. Ndërmjet lexuesve të një kulture ekzistojnë zbulues, inventatorë dhe eksploatatorë, universale

dhe atemporale, pra kurdoherë moderne, poezia emineskiane është kulmi kombëtar i një stili lirik, i

kristalizuar përgjatë shekujve në kredonë europiane. Këtu qeveris në mënyrë mazhoritare funksioni

tradicional i diskursit poetik: në përfytyrimet më të thella të vizionit lirik, lexuesi has dikend përmes një

shprehjeje familjare. Fjala e themeluesit që të magjeps është mbrojtëse dhe ngazëllimtare. Emblema e saj

është sfera dhe ekuivalenti i saj në gjuhë, periudhë, vend i simetrive harmonike, ku fraza dhe antifraza

organizohen sipas ligjeve të unitetit dhe ekuilibrit. Sado dramatike do të ishte vuajtja e poetit, ai e siguron

lexuesin e vet për mundësinë, qoftë kjo e largët, e gjetjes së qartësive ekzistenciale, duke ndjekur në masë

të madhe një logjikë të natyrshme, nganjëherë ndoshta e tejkaluar, por gjithsesi e kuptuar si një pajtim i

përbashkët, por jo edhe si një gjendje e çuditshme, dhembje abstrakte, mundime të trurit, qartësi të

ndryshme nga ato që i janë të njohura ndjenjës së mirë të shpirtit të pajtuar me botën. (Alexandru

Condeescu)

3. Pa dyshim, gjenerata që ka debutuar rreth viteve ’80-të të shekullit të shkuar, e ndërlidhur me

Klubin e të hënës (Cenaclul de luni) të Bukureshtit, me Alma Mater të Jashit, me Echinox-in e Kluxhit, apo

me revistat dhe botimet letrare të Timishoarës, është për momentin gjenerata më e gjallë, më e zhdërvjelltë,

po qe se doni, në tërë letërsinë rumune. Përfaqsuesit e këtij brezi kanë lindur në gjysmën e dytë të

shek.XX, në letërsi e kam fjalën, në poezi, prozë, eseistikë, si dhe në kritikë, por edhe në segmente tjera të

jetës kulturore, ata i japin forcë momentit aktual. Ne, gjashtëdhjetëvjeçarët, jemi plakur. Ata që patën lindur

para nesh kanë vajtur në botën e hijeve, ndërsa një gjeneratë tjetër e re, për të cilën e di se gjendet në rrugë

të afirmimit, ende nuk mund ta emitojë pretendimin për t’ia zënë vendin gjeneratës së viteve ’80-të, e cila

gjendet në pushtet, po qe se pajtoheni të shprehem përmes një terminologjie politike. Fjala është për emra

që do të mbeten në kujtesë të letërsisë rumune. Kam njohuri edhe për të rinj që po afirmohen, por ata për

momentin, janë në stand-by. (Nicolae Manolescu)

4. Jo çdo gjë që të kujtohet duhet ta thuash, jo çdo gjë që e thua duhet ta shkruash, dhe jo çdo gjë

që e shkruan duhet ta botosh. Kjo vlen për çdo kend dhe çdo kund, dhe sidomos për kriteriumet e hartimit
të një projekti letrar. Veprat e botuara deri tani dëshmojnë se shqipëruesit më të shquar të lirikës rumune në

gjuhën shqipe (dhe anasjelltas), janë Mitrush Kuteli, Gjergj Bubani, Vehbi Bala, Baki Ymeri, Luan Topçiu.

Autor i antologjisë së parë të poezisë rumune të shek. XX, e botuar në Kosovë, është akad. Rexhep Ismajli

(1979). Ky vëllim nuk është as përmbledhja e parë dhe as ajo e fundit, e poetëve rumunë të rikënduar në

gjuhën shqipe. Fjala është për një numër të konsideruar poetësh dhe poeteshash, nga të cilët disa janë të

njohur edhe tejmatanë kufinjve të vendit (Nikita Stënesku, Marin Soresku, Ana Blandiana, Gabriela

Melinesku, Cezar Ivënesku). Disa prej tyre i janë të njohur opinionit shqiptar me nga një apo 2-3 vëllime

poetike, ndërsa disa tjerë, pos vlerave letrare janë duke dhënë kontribut edhe për popullarizimin e vlerave

shqiptare në gjuhën rumune (Marin Kodreanu, Karolina Ilika, Marius Qelaru). Është i padyshimtë fakti se

në letërsinë rumune ekzistojnë edhe poetë të tjerë, njësoj të rëndësishëm si autorët e përfshirë në këtë vepër,

por seleksionimin e vlerave e kemi bërë duke patur parasysh afrimin e një universi lirik të ngjashëm,

univers i çmuar dhe admiruar, i cili u afrohet vlerave bashkëkohore të Europës. (Baki Ymeri)

Nichita Stănescu

(Nikita Stënesku)

Është poeti më i njohur rumun pas Luftës së dytë botërore. U lind në Plojesht (1933), dhe vdiq në

Bukuresht (1983). Kreu Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit të Bukureshtit, po atë vit kur debutoi në

shtyp me krijimet e para letrare (1957). Qe redaktor revistash të ndryshme letrare, botoi 20 përmbledhje

vjershash, qe përkthyer me mbi 20 vëllime në gjuhë të huaja, qe nderuar me çmimet më të larta kombëtare

e ndërkombëtare për poezi, përfitoi Kurorën e Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë (1982), qe kandidat i

dyfishtë i Çmimit të Nobëlit për letërsi. Është i njohur për opinionin shqiptar përmes shqipërimeve të

Rexhep Ismajlit, Aurel Plasarit, Luan Topçiut, autorit të kësaj antologjie etj. Sipas Alexandru Condeescu-t,

Nikita Stënesku është një inventator që krijon një hapsirë krejtësisht të tjetërsuar të sentimenteve, atë që

njihet përgjithësisht si hapsirë e aventurës poetike ku gjuha lind përsëri, duke rikrijuar krijues të tjerë

sipas rradhës së saj! Në një distancë prej një shekulli letërsie, përmes rolit prej novatori të vizioneve dhe të

strukturave të gjuhës poetike, rëndësia e fanitjes në poezinë rumune moderne të Nikita Stëneskut, është e

krahasueshme me atë të Mihai Emineskut për poezinë tonë klasike. Poezia e tij shquhet përmes natyrës së

gjërave, mitologjisë personale, parimit të simbolizmit, kozmogonisë poetike. Sipas Ramadan Musliut,

sekreti i kësaj poezie nuk qëndron te leksiku, por te mendimi origjinal dhe përceptimi origjinal, një

mendim asociativ të cilin e karakterizon gjuha për gjuhën, gjuha e ndjenjës sublime, dhe e mendimit të

kristaltë.

KËNGË E PËRMALLSHME DASHURIE

Vdekje të vërtetë për mua

Veç jeta ime do të ketë një ditë

Vetëm kullosa e di shijen e dheut

Vetëm gjakun tim e kaplon malli në të vërtetë

Për zemrën time kur e braktis

Ajri është i lartë ti je e lartë

Pikëllimi im është i lartë

Vjen një kohë kur vdesin kuajt

Vjen një kohë kur stërplaken makinat

Vjen një kohë kur ngrin shiu

Dhe të gjitha gratë mbajnë kokën tënde

Dhe fustanat e tu

Dhe vjen një zog i madh e i bardhë

Që hënën e lëshon ve në qiell

MOSHA E ARTË E DASHURISË
Duart e mia janë dashuruar

Vaj, goja ime dashuron

Dhe ja, u zgjova

Ngase sendet janë aq afër meje

Saqë memzi mund të shkoj përmes tyre

Pa u plagosur

Është kjo një ndjenjë e ëmbël

Prej zgjimi ëndërrimi

Dhe ja pa fjetur

Më faniten hyjnitë e fildfishta

I marr në dorë dhe

Duke qeshur i vidhos në hënë

Si do doreza të gdhendura

Siç ishin dikurë rrotat e stolisura

Në timonin e anijeve

Jupiteri është i verdhë dhe Hera

Madhështore e argjentë

I bie me të majtën në rrotë dhe ajo shembet

Është një valle e dashur e ndjenjave

Hyjnesha të ajrit mes meje e teje

Dhe unë me rrjetat e shpirtit

Të fryra nga përmallimi

Të kërkoj kahmos dhe sendet vijnë

Gjithnjë e më afër

Dhe krahërorin ma shtrëngojnë

dhe më dhembin

JOFJALËT

Ai shtriu ndaj meje gjethin

Si një dorë me gishtërinj

Unë shtriva ndaj tij dorën

Si një gjeth me dhëmbë

Ai zgjati ndaj meje një degë si krahun

Unë zgjata ndaj tij krahun si degë

Ai e përkuli trungun ndaj meje

Si një sup

Unë e përkula supin ndaj tij

Si një trung me nyje

Dëgjova si dendësohej lëngu i tij

Duke lëvrirë si gjak

Dëgjoi si ujësohej gjaku im

Duke u ngjitur si lëng

Unë kalova nëpër të

Ai kaloi nëpër mua

Unë mbeta pemë e vetmuar

Ai

Njeri i vetmuar

PËRRALLË SENTIMENTALE

Pastaj shiheshim shpesh e më shpesh

Unë qëndroja në njërin breg të çastit

Ti në tjetrin

Porsi dy gotulla amforash

Vetëm fjalët fluturonin mes nesh

Përpara dhe prapa

Vorbulla e tyre thuajse dukej përbri

Dhe përnjëherë
Ulesha më një gju

Duke e futur bërrylin në dhe

Sa për ta pare kullosën si përulej

Nga rënia e ndonjë fjale

Si nën shputën e luanit që rend

Fjalët vërtiteshin vërtiteshin ndërmjet nesh

Përpara dhe prapa

Dhe sa më shumë që të doja aq më shumë

E përsëritnin në një vorbull thuajse të dukshme

Strukturën e materies që nga fillimi

EVOKIM

Ajo ishte e hijshme si hija e një mendimi

Shpina e saj kundërmonte si lëkurë foshnjeje

Si gur i porsathyer

Apo si britmë në një gjuhë të huaj

Ajo nuk ishte e rëndë si frymëmarrja

E buzëqeshur ishte dhe e përvajshme si loti

Ishte e kripur si kripa

E hymnizuar edhe te miqtë e huaj

Ajo ishte e bukur si hija e një mendimi

Ndërmjet ujërave vetëm ajo ishte truall

POEMË

Në të zënsha një ditë moj vashë

Dhe në ta puthsha shputën e këmbës

Më thuaj a nuk do të çaloje pastaj një çik nga droja

Mos po ma shtyp puthjen e ëmbël

EKSPOZITË E TË PALINDURVE

Jam i palindur Kjo që shihet

Rrethepërqark nuk janë veçse

Prindërit e prindërve Kuq e blertë

Kuq e blertë ndizen dritat

Në qiellin e shëmtuar

Protoplazma me maska fluturuese

Përpëliten përpara meje

Dhe degdisen pastaj në mjegulla të rënda

Të muzgut të murmë

Tymrat e zhgënjyer ngjiten drejt qiellit

Unë sorrollatem trotuareve të mugëtirës

Duken e zhduken idolë mbi timonet e verdhë

Duke e shpartalluar fantazmën e Lykurgut

Jam i palindur Kjo që shihet

Rrethepërqark nuk janë veçse

Stërgjyshërit e pemëve zoti i barit të blertë

I kullotur nga stërgjyshërit e kuajve

Marin Sorescu
(Marin Soresku)

Është njëri prej krijuesve më interesantë të periudhës së pas Luftës së dytë botërore: poet, eseist,

dramaturg, përkthyes letrar, piktor. U lind në Bulzeshti të Oltenisë (1936), dhe vdiq në Bukuresht (1996).

Kreu studimet e filologjisë (Gjuhën dhe letërsinë rumune), në Universitetin e Jashit, ku debutoi në shtypin

letrar (1959). Më 1964 iu botua libri i parë, për t’u bërë në ndërkohë (pas botimit të mbi 20 veprave letrare),

i njohur dhe i përkthyer në tërë botën, i nderuar me çmime të ndryshme letrare, anëtar akademishë

ndërkombëtare, ligjërues dhe lexues nga vargjet e tij në dhjetra universitete të Evropës dhe Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, pjesmarrës nëpër kongrese dhe festivale të shumta ndërkombëtare, kandidat i

mundshëm i Çmimit të Nobëlit për Letrërsi. Falë akad. Rexhep Ismajlit, Aurel Plasarit dhe autorit të këtij

libri (B.Y.), vargjet e Soreskut e kanë parë dritën e botimit në kuadrin e disa veprave: Antologji e poezisë

shqipe e sh. XX (1979), Moral yjesh (1990), Eja të ta them një fjalë (1990), Një flatër dhe një këmbë (1993)

etj. Parodia, ironia dhe humori, janë veçori konstante e këtij poeti (R. Ismajli).

UA LIDHA

Ua lidha sytë drurëve

Me një shami të blertë

Dhe u thashë të më gjejnë

Drurët më gjetën përnjëherë

Me një fërgëllimë gjethesh

Ua lidha sytë zogjve

Me një shami reshë

Dhe u thashë të më gjejnë

Edhe zogjtë më gjetën

Me një këngë

Ia lidha sytë trishtimit

Me një buzëqeshje

Dhe trishtimi më gjeti të nesërmen

Në një dashuri

Ia lidha sytë diellit

Me netët e mia

Dhe i thash të më gjejë

Je atje tha dielli

Dhe mos u fsheh më

Pas asaj kohe

Mos u fsheh

Më thanë krejt sendet

Dhe krejt ndjenjat

Të cilave u mundova t’ua lidh

Sytë

E KUNDROVA DRITËN

E kundrova dritën mbi dhe

Dhe u linda edhe unë

Ta shoh se ç’jeni duke bërë

Të shëndoshë Trima

Si ja çoni me lumturinë

Ju falemnderës s’po më përgjigjeni

As unë s’kam kohë për përgjigje
Mezi që kam kohë t’ju pyes

Por më pëlqen këtu

Është ngrohtë është hijshëm

Dhe dritë përreth aq sa

Rritet kullosa

E ajo vashë atje ja

Më shikon nga zemra...

Jo e dashur mos u mundo të më dashurosh

Një kafe të zezë megjithatë do ta servoj

Nga dora jote

Më pëlqeu ngase ti di ta bësh

Të hidhur

TEKË

Mbrëmje për mbrëmje

I mbledh

Krejt karrigat e fqinjëve

Dhe u lexoj vargje

Karriget janë shumë të ndjeshme

Ndaj poezisë

Nuk dimë t’ua prekim telin

Kjo më prek edhe mua

Dhe mu për këtë

Me orë të tëra

U rrëfej

Se sa hijshëm vdiq shpirti im

Gjatë ditës

Takimet tona zakonisht

Janë esull

Pa rrëmbime

Të tepërta

Sido që të jetë

Kjo do të thotë se

Secili e kemi kryer detyrën

Kështu që mund të vazhdojmë

Më tutje

GJUETI

E solla në atelie

Një lis të hatashëm

Dhe e vara në gozhdë

Me kurorën teposhtë

Qiellin e lidha me një re

Në drejtim të dritares

Nën të, horizontalisht

E shtrova fushën

Prej laureshave e shkurtave

E mbajta vetëm nga një flatër

Të tjerave ua dhashë rrugën

Në mure, vendet e mbetura boshe

I përmbusha me ndjenjat

Që i kam vrarë përgjatë viteve
Me të rahurat e zemrës

Atje ku s’duket asgjë është dashuria

Ndjenjë kjo më e fshehtë

Në qendër të ateliesë

E ngrita një mal të drurtë

Çështja që parashtrohet tani

Është që gjithë këta vdektarë

T’i çoj të buzëqeshin

SHAH

Unë e tërheq një ditë të bardhë

Ai e tërheq një ditë të zezë

Unë përparoj me një ëndërr

Ai ma merr me luftë

Ai m’i sulmon mushkëritë

Unë tërë vitin mendoj në spital

Bëj një kombinim të shkëlqyer

Dhe ia fitoj një ditë të zezë

Ai e tërheq një fatkeqësi

Dhe më kanoset me kancer

(Që momentalisht lëviz në formë kryqi)

por unë i kundërvihem me një libër

dhe e detyroj të tërhiqet

Ia marr edhe disa figura

Por ja, gjysma e jetës sime

Ka dalë mënjanë

- Do të të jap shah dhe do ta humbish optimizmin

Më thotë ai

- Kjo s’është gjë, ia kthej me shaka

Do të bëj rokadë me ndjenjat

Pas meje gruaja fëmijët

Dielli, hëna dhe kurreshtarët e tjerë

Dridhen në çdo lëvizje timen

Unë e ndez një cigare

Dhe e vazhdoj partinë

ZJARR I SHENJTË

Hudhni edhe do karthija

Në diell

Kam dëgjuar se do të shuhet

Pas disa miliarda

Vitesh

Dhe po qe se nuk ka karthija

Hudhni në diell fushat

Që fare lehtë mund

Të bëhen pyje

Hudhni malet hënën dhe qiellin

Për të cilët as që dimë se janë

Pyje

Sidoqoftë

Hudhni diçka në të

Ndonjë karthi

Ndonjë jetë

Ngase ja filloi të flakërojë

Në fytyrat tona
Duke i bërë të hijshme e të shëmtuara

Duke i bërë natë e ditë

Duke i bërë stinë e vite

VETËVRASJE

Në vete kisha së paku njëzet

Gjenerata

Dhe këtë mëngjes, s’e di se pse,

Ndoshta pse ishte dritarja e hapur

Njëra u hodh nga kati

Pastaj filluan të gjitha

Të kërcejnë

Si prej trambuline

Njëra-pas-tjetrës rresht

Sipas parimit të shkatërrimit të tufës

Së deleve

Për një gjysmë ore

Mbeta krejt i zhveshur

Dhe nga turpi kërceva edhe unë

Mendoj se vdiqa nga kati i katërt

Por me siguri, në të dytin

Më nuk isha gjallë

Të gjitha këto

Tash ua tregon një kalimtar

Në të vërtetë njëri prej nesh

Që ra në të butë

Marin Codreanu

(Marin Kodreanu)

U lind më 16 shtator 1937, në komunën Kukuiec të Teleormanit. Në shenjë respekti ndaj veprës

dhe personalitetit të tij, Shkolla Gjenerale e Kukuiecit mban emrin Marin Kodreanu. Ka qenë bibliotekar,

redaktor revistash ushtarake, ishredaktor i Editurës Cartea Românească, bashkëpunëtor i një numri të

konsideruar revistash letrare, sekretar i revistës letrare Sud, redaktor i disa veprave të autorëve shqiptarë,

autor i një numri të konsideruar recensionesh mbi poezinë rumune, shqipe dhe universale. Ka botuar një

përmbledhje tregimesh me motive të atdhedashurisë (Pa heronj bën ftohtë në histori), si dhe disa vëllime

me vjersha: Lavdi dëshmorëve, Ikje nga burgu, Alegoritë e insomnisë, Zelli me armë, Bie dëborë në Via

Dolorosa, Të rreshura engjëjsh, ky i fundit vëllim antologjik i dekoruar me Çmimin Ovidius nga ana e

Universitetit Ovidius të Konstancës (2005). Është prezent në një antologji të poezisë rumune në gjuhën

italiane, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, redaktor i botimeve të Editurës Muzeu i Letërsisë

Rumune në Bukuresht.

FAKT I NDRYSHËM

Zoti Eminesku po na pyet

MOTTO

Që të mbetesh në epokë

duhet të jesh gjenial.

Origjinalë janë vetëm idiotët.

Petre Cucea
Sa kushton heshtja e një deputeti

Pandehet se çelsi i suksesit

Ka humbur në zjarrin e revolucionit

Pushteti lajmëron vetveten

Dhe në replikë

I kthen xhepat nga e mbara

Opozita në kundërreplikë

I kthen xhepat nga e prapa

Nëpër kasafortat e bankave fryn era

LUANESHA E KALTËRT

E përjetova jetën

Dhe ende nuk e shkrova një vjershë

Për Detin

Ngase nuk desha

Të vdes buzë detit

Magjia e detit thuajse është shuar

Pa zhaurrimën e valëve

Kështu pra le të ulërijë Deti

Si një luaneshë bojëqielli

DEKLARATË BESNIKËRIE

Këtë vit pranvera erdhi më herët

Me shira e vërshima ndërsa unë assesi

Nuk jam i pregaditur për vdekje

Duket se as vdekja

Nuk është e pregaditur për mua

Ndoshta ngase nuk jam në valë…

Apo ndoshta nuk mund t’i ketë pëlqyer

Erëtima e borsilokut

Është një ide…

RRUGA E ARDHMËRISË

Në rrugën e Ardhmërisë

Ardhmëria troket në derë

Në rrugën e Ardhmërisë

Kur bie shi

Qarkullohet me pantallona të shpërthekuar

Ujërat notuese i lajnë trotoaret

Nga erëtimat e padurueshme

Në rrugën e Ardhmërisë

Për një dollar të vetëm

Lavirja me gjinjtë prej silikoni

E tregon seksin

Po qe se e refuzon ofertën...

I shfryn hundët dhe ta hedh në fytyrë

Lëngun e spermtë pastaj

I fshin gishtërinjtë për druri

Në rrugën e Ardhmërisë

Vila Matilda plaket para kohe
Në oborrin e saj

Në rrugën e ardhmërisë

Qenjtë tërbohen nga mëshira e pronarëve

Në rrugën e Ardhmërisë

Jevget e gjejnë në fall ardhmërinë

TRENI I MESNATËS

Nëpër një fshat të jugut

Kalojnë trena të tërhequr

Nga lokomotiva me avuj

Neë qendër të fshatit gjendet një barierë

Dhe një kabinier me kasketë të kaltërt

Atje treni i mesnatës

Fishkëllon fishkëllon tre herë

Dhe kjo jo rastësisht

Burrat virilë zgjohen dhe çojnë dashuri

Cezar Ivănescu

(Çezar Ivënesku)

Korçar përnga mamaja, rumun përnga babai, Çezar Ivënesku u lind në Bërlad të Moldovës (1941).

Studjoi filologjinë në Universitetin Al. I. Cuza t të Jashit. Debutoi me poezi në shtyp në moshë të njomë,

ushtroi profesionin e profesorit të rumanishtes në Transilvani, organizoi spektakle muzikore të poezisë, qe

redaktor i revistës Luceafărul (Ylli i Dritës), refuzoi ta drejtojë revistën Argeş (Arxhesh) në shenjë revolte

kundër cenzurës komuniste, banon në shtëpinë ku pat banuar e motra e Viktor Eftimiut (Elena Eftimiu), ka

vizituar Shqipërinë, Francën dhe vende tjera të botës, ka botuar dhjetra vëllime të suksesshme poetike, ka

drejtuar Klubin Letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, ka qenë kandidat i mundshëm për postin e

Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë (2005). Vëllimet e tij më të njohura poetike janë: Fryt,

Fryt III, Fryt IV, Në Baaad, Muzeon, Doina, Fragmente tjera nga Muzeon etj. Merret edhe me prozë, boton

antologji, dhe është prezent në dhjetra antologji të poezisë rumune, brenda dhe jashtë kufinjve të atdheut.

JEU D’AMOUR

(Mantineea)

Ajo e bënte kafenë më të mirë

(Kështu të filloj vallë

Me një tautofoni

Apo tautologji ?)

Ajo dinte të sigurojë para për qira

Maria, Maria

Unë, grek shqiptar turk moldovar

Ndenja në dritën e artë të syve

Ata si një dorë

Baroti –

E kërkova saphicus-in

Katalektik

(Dhoma jonë mbetej

Tërë natën e ndritur

Elektrik)

Desha t’i dëshmoj

Se ekzistoj që ta lavdëroj

Ta bëj të pavdekshme –

Por buzët e mia

Të piklluara, flaut i pikëlluar,
I lumenjve të gjakut të piklluar,

Mos kanë ngrirë vallë?

Orkideja senzuale e vdekjes –

Ajo e bënte kafenë më të mirë –

Ajo emrin e luleve ma mësonte.

EPIGRAMË

Njeriu nuk ka mëkate

As kur vret apo mashtron

As i shëndoshë ka qenë ndojherë

As vdekja s’është kalliri i sëmurjes –

Por duke qenë vetë në të

Ia mbaj fajin e hidhur

Që kurrë nuk të qetson

Ai që e llogariti si një të vdekur

Vëllaun me të cilin bashkëjeton

RIMAYA

Në atë qytet të sëmurë

Kam dashur tri gra:

Njërën që tani e ka kapluar pleqëria

Dhe i përngjan gjithnjë e më shumë vdekjes

Njëra është pranë meje

Duke ma përkujtuar se edhe ajo do të vdesë

Përmes zyrtarizimit mishtor

Të prezencës së fshehtë të vdekjes

Njëra ka mbetur në atë qytet të sëmurë

Dhe e vajton gjakun tim pas saj

Ngase s’do ta prek

Siç nuk do ta prek as fronin e vdekjes:

Do ta quaj Rimaya

Dhe në emrin e saj do të notoj

Si një arkivol nga trëndafilat e ujit

Derisa do të më ndalë me gjirin e saj një mjellmë!

VEGIM

Kur u lind ai në Baaad

Pranë dritareve të hapura dëgjonte

Hapin si shkel në kullosë porsi

Do lule të vdekjes që puthen

Dhe mendimtar

Duke e thithur ëmbëlsinë e buzës

Duart i bashkoi duke mbetur

Të meditojë ritmin më të heshtur

Të asaj shkeljeje

Apo u pa se nuk ishte veç ajo

Nënë fisnike që bashkohej

Me lulet në ushtrimin e fshehtë

Të zhvendosjes së qepallave

Dhe askush ç’prej atëherë nuk pati guximin

T’ia përgënjeshtrojë Rozit mendimin e parë

Dhe të vdesë i heshtur duke thënë se vdekja

Është mamaja e atij që përmes luleve kalon në agim

FRYT

Mbretëresha e përjetshme

E vdekjes së përjetshme

Ma pa qenjen duke qarë

Qenjen time duke e dashur
Dhe në një vajtim të këtillë

Nga froni i vajtimit absolut

U lindën pa korrur fitore

Fushat e bishave dhe të engjëjve

TURN

për Kristinën dhe Jonin

Duke vajtur të vizitojmë banesat e lugetërve

Na kaplon frika kur ndeshemi

Vetëm me linja e ngjyra

dhe forma të ëmbla ovale

Të gjitha kanë pastërtinë e hiçit në to

Mos është bërë vallë mundi ynë sublim

T’i përulet mungesës sonë të përsosur

Angela Marinescu

(Anxhela Marinesku)

U lind në vitin 1941. Njihet edhe përmes pseudonimit letrar Basaraba Matei. Vëllime të botuara:

Gjak i kaltër, Dyllë, Poezi, Poema të bardha, Struktura e natës, Blindazhi final, Gëlqere, Parku, Gjeli u

fsheh në prerje, Fshati nëpër të cilin kaloja e rruar në kokë, Skënderbeu etj. Në vëllimin antologjik

Skënderbeu (1998), të cilin ia përkushton kujtesës së babait të saj (Marius) dhe mamasë së saj (Maria),

autorja thekson faktin se arti përfaqëson saktësinë. Skënderbeu si simbol (sportiv) i artit të mundjes, i

forcës, qëndrueshmërisë dhe besnikërisë, figuron vetëm si titull: Skanderbeg. Sipas kritikut të shquar

Nicolae Manolescu, poemat më karakteristike të saj kanë strukturën e zgavrave të zeza të universit. (...)një

përzjerje origjinale e sinqeritetit dhe çmendërisë, një britmë që shtanget në një gojë të kyçur, porsi në

gravurat e Munch-ut. Si e përshkruan Anxhela krijimtarinë e saj? Tekstet e mia janë instrumente erotike.

Ardhmëria e shkrimit tim i përket të shkuarës. Përballë meje nuk kam tjetër veçse një mungesë të madhe

(botën hyjnore).

DASHURI

Po ngjitem drejt teje Flatrat më këndojnë

Tani kur hymnin e dashurisë nga harfa e nxjerr

Në botë ti gjah i bardhë që gjendesh

Në gjakun e ri të vashës bjondinë

Dashuroj kur era ma përkund trupin e papjekur

Kur jeta ime shkon në drejtim të qiejve Digjem

Mbi turrë përpëlitem e gjallë zëri më ulërin

Kuptimi i dashurisë kalon porsi tym

Më kot vuaj Tjetra në krahërorin e ngrohtë

E mban me krenari përdredhjen e re

Vaj Po dashuron më kot po vdes e vetmuar përjetë

Rruga drejt teje degdiset në shkurret e hijes

MESDITA

E sheh që tani drita e dashurisë jetën time

E mbush Janë prore gjëra të pakryera

Të buta që kalojnë në kohën kur koha të gjitha

I djeg në flakë
Përjetë e vërej shëmbëlltyrën tënde në re

Pa e ngurruar mundin e dashurisë së shenjtë

As duke u zhurritur për ta mbajtur gëzimin dhe frikën

E tmerrshme

Vaj por vdekja e fton me vete dhuntinë

I ri degdisesh së shpejti si një gjeth përndryshe

Zambakët e bardhë përpëliten thellë me lëngun e tyre

Të paturbulluar

LULJA E LUFTËS

Valë shterpe lëkundin botën vallë

Duke dashur ta ngresh përmbi kulme poezinë

Pa jetën e shenjtë të përflakur mund të

Digjesh nga turpi

Ty yll i butë i ndritshëm ta jap të drejtën

Të gjykosh Çfarë qetësie në mbrëmjen e plotë

Sa thellë më fton ta shpupuris magjinë

E melankolisë

Lule e pastër e luftës Kryengritës të rinj

Vëllezër të zjarrtë ushtarë të kalamendur nga armët

Më i dëshpruari është bërë mbarim i qartë

Rënkim i këputur

Vargu pa gjak shkretëtira përtacia

E strukur në dëshirën e trashë që lulëzon lirshëm

Kujdesi i vdekjes sytë m’i drejton kah qielli

Lufta e përjetshme

Gabriela Melinescu

(Gabriela Melinesku)

Është njëra nga poeteshat më të njohura rumune. U lind më 16 gusht të vitit 1942, në Bukuresht.

Kreu Fakultetin e Filologjisë në kuadrin e Universitetit të Bukureshtit. Debutoi me përmbledhjen e parë në

vitin 1965 (Ceremonie de iarna/ Ceremoni dimri). Disa nga vëllimet e saj më të suksesshme janë: Qenjet

abstrakte, Brendia e ligjit, Sëmurja me prejardhje të shenjtë, Betimi mbi varfërinë, Kundër të dashurit, Jeta

kërkon jetë, Poezi, si dhe një numër tjetër veprash të botuara, të përkthyera, dhe të shpërblyera. Në gjuhën

shqipe, vargjet e saj i ka prezentuar Flaka e Shkupit (1975). Sipas Marin Minku-t: cilësia dominuese e

Gabriela Melineskut është inteligjenca. Përgjatë viteve të studentërisë munda ta provoj këtë gjë, ngase

kolegja ime e zeshktë, të cilën Nikita vjente ta marrë pothuajse për çdo ditë nga kurset, ishte e vetmja

krijesë (jo aq abstrakte) me të cilën mund të diskutoja për poezinë e Jon barbut. Poezi femërore dhe qenje

abstrakte. Dashnore të azdisura që të pyesin: More djall, ti po më do? Planeta të degdisura dhe njerëz të

varfër që kanë frikë mos të shembet anija e çmuar e qiellit. Viteve të fundit, Gabriela Melinesku jeton dhe

krijon në Suedi. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të konsakruar të Evropës.

JO JO

Përkujtoje si rri shtrirë mbi tokë

Dhe nuk di asgjë

Për budallain që ulërin në drejtim të Zotit

Të nderuarit dhe të tjerët janë këtu
Dhe të zbetë vetëm fëmijët shikojnë

Jo jo

Gjuetarë nuk ekzistojnë

Arma është vetëm një mendim

Lëkura është vetëm një mendim

Dhe uria

Dhe tingulli i ngurrosur në gurmazin tim

Të gjithë të gjithë bërtasin

Me krahërorin e shpalosur

Luftojnë me dheun e ajrin dhe ujin

Jo jo s’është e mundur

Arma është vetëm një mendim

Lëkura është vetëm një mendim

Dhe uria

Dhe tingulli i ngurrosur në gurmazin tim

KËNGË

Burri vetë vaj mendimtari

I dashnores thot: nuk jemi një

Dhe po qe se llambat shuhen dhe trupat

Bashkohen si gjysmat e gurit

Gruaja vetë vaj e turbulluar

I thot të dashurit: nuk jemi një

Edhe po qe se llambat shuhen dhe trupat

Bashkohen si gjysmat e gurit

Ai duke u shqetsuar duke e ditur gabimin

Dhe ligjin e ashpër ia kthen:

Nga dy vetëm njëri do të fitojë

Dhe tjetri do të vdesë solemnisht si demi

I prurë në betejë

O ZOT

Në një ditë si kjo batakçinjtë s’kanë fat

Stolitë prej gline që i mban e sëmura

E bëjnë trupin të tejdukshëm

duke më tradhëtuar kuptoj

Se si është kur bëhesh qelq apo ajër i ngrirë

Ju më shikoni mua dhe qetësoheni

Ngase unë të gjitha vuajtjet i nxis

Dhe nga secili send i natyrës

Gjendet në mua

nga një kancer i heshtjes...

Më të lumtur dhe më të lirë bëheni duke vajtur

Me këtë lajm të ndjeshëm

Dhe më larg mahniteni nga

Hajdutët e padukshëm

Nga gratë që pasojnë për të cilat nuk janë

Gjëra të vlefshme veçse ato

Që janë përzjerë me marrëzitë e shumicës

Ana Blandiana
U lind në Timishoara më 25 mars 1942. Është një nga poeteshat më të njohura rumune. Pos

poezisë, merret me prozë, eseistikë, gazetari dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sëbashku me poetin

Mirçea Dinesku, romansierin Nikolae Breban, analistin Emil Hurezeanu dhe disidentë të tjerë, ka qenë disa

herë e ndjekur dhe cenzuruar. Përmes vjershës Ngjarje nëpër rrugën time, të cilën e botoi në prak të

Revolucionit Antikomust të Dhjetorit (1989), Ana Blandian e vë në bisht të lahutës sekretarin e

përgjithshëm të partisë, diktatorin Nikolae Çaushesku. Disa nga vëllimet më të njuhra të saj janë: Veta e

parë shumës, Thembra e lënduar, Fshehtësia e tretë, Gjumi I gjumit, Syri I gjinkallës, Arkitektura e valëve,

Në agimin e pasvdekjes etj. Në gjuhën shqipe, vargjet e saj e shohin për herë të parë dritën e botimit te

Flaka e Shkupit (21 Maj 1975). Është autore e një numri të madh vëllimesh poetike. Sipas Euxhen

Simionit, Ana Blandiana vjen diku nga Transilvania, dhe vargjet e saj të joshin që nga fillimi, përmes

notës së tyre me një delikatesë të ndjeshmërisë. Poezinë e saj e karakterizojnë obsesionet, mitet, brishtësia,

jeta me mrekullitë e saj, ndjenja e solidaritetit me universin…

MËSHIRA

Nuk mund ta pengoj ditën të ketë 24 orë

Mund vetëm të them

Falmë për gjatësinë e ditës

Nuk mund ta pengoj fluturimin e fluturave nga krimbat

Mund vetëm të të lutem të më ndjesh për krimba

Për flutura

Falmë pse lulet bëhen fruta, dhe frutat bërthama

Dhe bërthamat pemë

Falmë pse krojet bëhen lumenj

Dhe lumenjtë detra, dhe detrat oqeane

Falmë pse dashuritë bëhen të porsalindur

Dhe të porsalindurit vetmi, dhe vetmitë dashuri

Asgjë, asgjë nuk mund të pengoj

Çdokush e ndjek fatin e vet dhe s’më pyet

As kokrra e fundit e rërës, as gjaku im

Unë mund vetëm të them

Falmë

TI S’I SHEH ASNJËHERË FLUTURAT

A s’e ke vënë re se gjethet shuhen

A s’i ke vënë re pëshpëritjet

Që shtohen pas shpinës son

Sy myshku në anën veriore të trungut

Dhe heshtja që na pret kahmos…

Çdokush e di atë që neve na fshihet

Jemi të dënuar ndoshta

Ndoshta mbi kryet tonë

Është vënë një çmim i shtrenjtë

Natën yjet e shndrisin kurreshtjen

Kur dëgjohet shushuritja e gjetheve të misrit

GJENEALOGJI

Dikush na ka ëndërruar

Duke e ëndërruar edhe vetveten

Nga ana e një tjetri

I cili është ëndrra e një ëndrre

Të caktuar

Gjumi na ka kapluar

Për të ëndërruar edhe në një botë

Të përplasur furishëm në gjumë.

Duke ëndërruar

Dukemi si një hallkë e brishtë
Në zinxhirin pa krye

Që nuk soset

Kurrë,

Ndonëse

Do të mjaftonte

Një klithmë e vetme

E fuqishme aq sa të zgjojë

Përgjysmë

Pronarin e parë

Nga gjumi

Atë që dremit

Në themelin e botëve

Të ëndërruara

Cassian Maria Spiridon

(Kassian Maria Spiridon)

Poet, eseist, publicist, editor. U lind në Jash (9 prill 1950). Ka kryer studimet e Institutit Politeknik

në Bukuresht, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, anëtar i disa shoqatave gazetare rumune,

anëtar i PEN-klubit evropian, i persekutuar i përkohshshëm politik, organizator dhe pjesëmarrës në lëvizjen

revolucionare antikomuniste të 14 dhjetorit 1989, fondator, drejtor, redaktor dhe kryeredaktor i disa

revistave letrare, laureat i një numri të konsideruar çmimesh për letërsi. Debutoi në shtypin letrar më 1970,

duke botuar në ndërkohë, që nga viti 1985, një varg vëllimesh me poezi dhe ese: Duke filluar nga zero,

Zodiaku i natës, Fillimi i Revolucionit Rumun, Për dashuri dhe vdekje, Hyrja në apokalipsë, Arti i

nostalgjisë, Qëndrime letrare, Çasti fluturon me një buzëqeshje ironike, Uber den Ëald etj. Seleksione nga

lirika e tij janë botuar në mbi dhjetë gjuhë të huaja.

NUK EKZISTON

Nuk ekziston qenje më gënjeshtare se sa poeti

Ai kur thot / të dua / mos i beso

Tashmë në mëndjen e tij pason një varg tjetër

Më i rëndësishëm / ji e sigurtë /

Se sa kjo deklaratë solemne

(Disi e tmerrshme / është e vërtetë / në

Gojën e një poeti që / sidoqoftë respektohet)

Atij nuk duhet kurrë t’i besosh

S’ është në gjendje as veten

Ta dojë

Nuk ka besë dhe shpresë

Në ëndërrat e veta

I masakron / I tradhëton

I dëbon nË poema

Për t’u bërë jeta e tij

Më komode dhe e përgjumur

Ai do dhe shpeshherë është

Një zgjimtar /

Për të tjerët /

dritë shkëlqimtare e Realitetit

Që të kaplon

Krejt mendimet / e vjetra / të harruara

Dhe më të rejat

Si mbi një tryezë operacioni
Do të të ndriten / të ekspozuara

Do të të duken tmerërisht /

Të braktisura

Më të gjalla dhe më të vërteta se kurrë

Të gjitha të huaja dhe kundër teje /

Akuzuese

Përse / ngase i ke lindur

Indifernte / armike

False dhe me papërfillshmëri të mundojnë

Të ndjekin dhe të harrojnë

Gjenden jashtë teje

Mbetesh i braktisur / i pushtuar nga vetmia

Dhe fatkeqësia

Si një lule e degdisur ndër dëborë

Në dëshprim / nën terrorin e pastrimit

Në Oqeanin e vetmisë

Me Lirinë e çveshur /

Pa pengesa

Dhe pa drejtime

Gadi për shpërbërje fushave të tmerrshme

Në kryqin ku takohen

Lartmadhëria e Tij me kundërmimin e mishit

Të njeriut gjendesh

Larg botës së këtushme

Ndërmjet shëmbëlltyrave dhe iluzioneve

I magjepsur / I tradhëtuar deri në shpartallim /

I mundur

Nuk të mbetet veçse Ringjallja

Atje të pret Lavdia

Me shpatën vrringëllimtare

E ngritur drejt botës

E KAM SHKRUAR NJË TRAKTAT

E kam shkruar një traktat

Për vdekjen

Për esencën dhe boshllëkun

Një dekalog të tërë të dashurisë

Një ese për frikën

Një punim

Për pavdekshmërinë

Duke e treguar mundimin e dheut

Lëvizjet e yjeve

I kam djegur

Hirin e pi

Në mëngjez dhe mbrëmje

Ditën e natën

ÇFARË FYTYRE E TRISHTË

Çfarë fytyre të trishtë kishte Hëna/

Si na shikonte e përlotur

Me buzëqeshjen e hidhur /

Të mbuluar me re

Ishim / përjetë / të dashuruar

Në krahëror / me mburojë lotësh

Sa të vetmuar mes planetash

Dheu dukej i çveshur dhe i përfshirë /
Kahmos / nga blerimi

Dhe rri Hëna varur /

Si një felinar / që e pata gdhendur /

Në fëmijërinë time të trishtë /

Nga një bostan / i rritur mes misrit

Si një ngashnjim /

Rri Hëna e mërzitur

Për të përjetësia nuk ekziston

Por çfarë dobie nga gjithë kjo liri

Victoria Milescu

(Viktoria Milesku)

U lind më 28.12.1952, në qytetin Brëila. Ka kryer Fakultetin e Filologjisë

në Universitetin e Bukureshtit, degën e rumanisht-anglishtes. Ka punuar si

profesoreshë e anglishtes, pastaj si referente e specializuar në Kompaninë Tarom

dhe ne Departamentin e Aviacionit Civil. Pas vitit 1990 punon në shtyp, dega e

kulturës dhe botimeve. Ka qenë redaktore e disa mediave rumune dhe shtëpi

botimesh, Debuton më krijime letrare me 1978, duke botuar në ndërkohë veprat:

Latuesi i lotëve, Zemra e lepurit, Fitorja a vjedhur, Arleziana, Buzëqeshja e tigrit,

Jehona e çastit, vepra tjera dhe një varg vëllimesh për fëmijë. është e përfshirë ne

disa antologji poetike. Disa nga veprat e saj e kanë parë dritën e botimit në vëllime

dygjuhëshe, rumanisht-anglisht etj. Është e njohur edhe si autore recensionesh të

autorëve rumunë, shqiptarë e të huaj. Për veprimtarinë e saj ka përfituar një

numër të konsideruar mirënjohjesh, çmimesh dhe diplomash. Ka marre pjesë në

disa konkurse letrare dhe në sallonet e librit dhe shtypit. Për poezinë e saj kanë

shkruar eseistë të njohur si Romul Munteanu, Gheorghe Tomozei, Cezar Ivanescu,

Geo Vasile, Octavian Soviany, Florentin Popescu, Radu Voinesku, Sultana Craia,

Victor Sterom etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe e disa

shoqatave tjera në Bukuresht dhe Oradea.

ZEMRA E LEPURIT

Ndoshta edhe unë

Do të dridhem

Përmbi gërmadhat e gjakut tënd

Të ta shkul gjahun

E përtacisë për të mbetur i pamundur

Ndoshta edhe unë do të bëhem boksit

Mazut, lidhëse yjesh

Për turrën tonë

Të rrjepur nga uni ynë

Kur jemi elokuentë

Me djersën e krimeve të para

Pa një zemër të guximshme

Çdo gjë është e padrejtë…

PARIMI I PARIMEVE
Të falënderoj, Zot

Që ke menduar të ekzistoj dhe unë

Me çuditjet e mia

Ta mbush zbrazëtirën ndërmjet dheut e qiellit

Neë emrin e një lirie të përkohshme

Të falënderoj, Zot

Që ke menduar të ekzistoj dhe unë

Të ka marrë një çik kohë

Të bëhem ashtu siç jam, edhepse

Po qe se do më pyesje

Tjetërsoj do të dukej çdo gjë...

DRURI ME PRESJE

Mallkimi vjen pas meje

Si një mesditë e ëmbël vjeshtake

Kam qeshur shumë sot, shenjë e keqe

Ditën më të qartë

E kam lënë të më rrëshqasë

Ndërmjet luleve

Shkoj fijeve të gjakut

Ndërmjet tmerreve të atyre që nuk e dine

Se kanë vuajtje të hatashme

Në fushat katalane, me ar të ndotur

Jemi gjithnjë e më pak

Pranë çdo përdëllimi të fatit

Dita e sotme kaloi

Pluhuri më I butë kosmik

Nga druri me njëmijë vargje në degë

Denisa Comănescu

(Denisa Komënesku)

Është poete dhe përkthyese e shquar nga anglishtja. U lind në Buzëu, në shkurt të vitit 1954. Kreu

studimet e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Bukureshtit (Dega: rumanisht-anglisht). Debutoi në

shtypin letrar më 1975, duke botuar që nga viti 1977 disa vëllime poetike (Dëbimi nga parajsa, Barka në

valë, Gjurmë të zjarrta) etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezente në një numër të

madh antologjishë të botuara në Gjermani, Kanada, Rusi, Turqi etj. Është e afirmuar me vjersha dhe

reçensione në revista prestigjioze si Ëorld Literature Today, Exquisite Corpse, Kalliope (SHBA), Poetry

Revieë, Rialto, Omnibus (Angli), Bonners Litterara Magasin, Res Publica, Fenix (Suedi) etj. Që nga viti

1990, Denisa Komënesku është sekretareshë e PEN Qendrës Rumune.

GËZIMI

Iku nga unë

Si nga një zbavitje e thyer

Ujërave të degdisura

E kërkova verbërisht në shkretëtirë

Një kokërr pamundësie

E zëvendëson në tëmth

Në dritën e brendshme

Nga ai do të rriten zambakë mbretërorë

Si një petk i bardhë do ta mbulojë
Trrupin tim nga i cili ende shpërthen dashuria

PORTRET VASHËRIE

Gratë të thonë

Se jam e hatashme

Ndërsa duart tua

Kur më përqafon

Kërcëllojnë

Si do karrige të vjetra

Je i gatshëm të më shesish

Për qetësinë për të shikuar

Me sytë e pandotur

Të fëmijëve

KËNGA

E qetë dhe e butë si një kokërr kaçamaku

E drithshme dhe kurreshtare si një i mitur

E sideftë dhe e fshehur si turiri i një edhi

E harlisur dhe e vetmuar si një emigrant

Mos e lë për tepër në betejën e ashpër të stuhisë

Rrëmbeje një herë dhe përkëdhele

Mos e lë për tepër në betejën e ashpër të stuhisë

Rrëmbeje një herë dhe përkëdhele

Traian T. Coşovei

(Trajan T. Koshovei)

Poet, kritik letrar, prozator. U lind më 28 nëntor të vitit 1954, në Bukuresht. Studjoi rumanishten

dhe anglishten në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Bukureshtit, debutoi në shtypin letrar më 1978,

duke botuar që nga viti 1979 rreth 15 vëllime poetike: Të rreshurat elektrike, Kryqëzata e ndërprerë, Ajër

me diamante, Duke i pritur kometet, Pleqëritë e një djaloshi të urtë, Joana që gris vjersha, Bastisja e

engjëjve, Macja e zezë, macja e vdekur, Instituti i zërave, Gjueti e kokave, Kryengritja e dredhëzave etj.

Bashkëpunon me revistën letrare Tomis të Konstancës dhe i përket gjeneratës që kultivon lirikën ironike,

qytetare, kosmogonike. Vepra e tij poetike është kurorëzuar me shpërblime të ndryshme letrare, ndërsa për

poezinë e tij kanë shkruar Nikita Stënesku, Nikolae Manolesku, Aleks. Shtefënesku, Mirçea Kërtëresku etj.

RINIA IME

Rinia ime është si gruaja

Për të cilën thonë se do të mbarojë rrugëve të përmbysura.

Duke zbritur, gjethi trembet prej meje porsi kullosa

Që poashtu trembet për mua, duke u rritur.

Ja ku më ke, po ngutem drejt teje pa fjalë,

Pa të shikuar – a do të jetë vallë dikush

Që do ta përngjesë veshin për mua?

E di ardhmërinë - shkrepëtimë nga lumenjtë e argjentë

Që rrëshqasin në hapësirë

Dhe sytë e rrumbullaktë të vetmisë

Ja ku më ke, duke kaluar përbri gjysmës së fjalës

Me të cilën orvatem të shkëputem nga ajo që kurrë s’do të jetë

Me plot kuptim.

Duke zbritur, gjethi trembet për mua, duke u ngjitur

Rinia ime është si gruaja për të cilën

Thonë se do të mbarojë rrugëve të përmbysura.
GJENDJE SHPIRTËRORE

Ajri im rend përpara frymëmarrjes sime,

Gjaku im rend përpara zemrës sime,

Gjethet rendnin përpara drurëve

(Muret kishin zëra zogjsh)

Muret rendnin përpara zogjve,

Zogjtë rendnin përpara zemrës sime

Para kalojnë retë, natën,

Kimera të bardha që e kërkojnë shtatin

Apo flokun tënd që digjet si ndonjë heretik

Përmbi turmën e akullt të yjeve

I jepni një nge ajrit që të bjerë

Mbi plagët tona prej triumfi

U jepni një nge yjeve që të zbresin

Përmbi gruan që dremit pranë meje

U jepni një nge gjetheve, zogjve,

Gurëve, drurëve

Dhe sidomos i jepni një nge zemrës sime

Që të shkojë pas tyre,

Dhe t’i arrijë.

VASHA ME SHKREPSA

Shkrepsë që digjesh deri vonë, vashë

Me një kuti flakësh të panjohura

Që digjesh deri sa zgjohesh e ngrirë

Pranë dhëndërrit tënd me fustan prej vashe!

Ti, lot prej fosfori, ti, dritë e dëshpëruar

Që digjesh nën ura, lucernë…Strehë kujtimesh,

Që shuhesh nga fosfori i natës së fundit të pagjumësisë…

Vashë me lojëra që digjen në padije;

Që ia ke vënë flakën fjalës kujtim!

Mircea Cărtărescu

(Mirçea Kërtëresku)

Është poeti më i lexuar rumun, që nga Bukureshti e deri në Amerikë. U lind më 1956. Botoi

vëllimet Fenerë, vitrina, fotografi (Faruri, vitrine, fotografii, 1980); Poema dashurie (Poeme de amor,

1983), Gjithçka (Totul, 1985); Lavandi (Levantul, 1990); Dashuria (Dragostea, 1994) etj. Romani i tij

Përse i duam gratë (De ce iubim femeile), u shit brenda një kohe të shkurtë, në një tirazh prej 40 mijë

ekzemplarësh. Gjatë këtij viti i botohet në Amerikë romani Melankolia (Melancolia). Sipas kritikut Marin

Minku, poeti është i preokupuar me hulumtimin e anës afektive (dashuruese) të fjalimit, pra është i

interesuar të hulumtojë në çfarë mase bashkëkohore “senetimentale” merr pjesë në ringjalljen e lirizmit.

Kërtëresku, sipas tij, gëzon suksesin e lehtë për t’u bërë njëfarë (Jon) Minulesku aktual.

DOKUMENT OLOGRAF

I dashur
Jam tuta sola në dhomën time me ikona prej qelqi jam e etshme

Por eja ti madhështi e shpirtit me motoçikletë me biçikletë

Me limuzinë Mangafaja ka vajtur në Fetesht Përse nuk po vjen ti Faj

I kam rregulluar thonjtë me sidef Kam qejf Arhondë kam qejf...

P. S.

Sjelle edhe kasetën me Kenny Rogers

Auguri Mica Rruga e Lëkurës 16 bis

Çfarë skllavërimi,

Çfarë neverie

Çfarë mërzie...

ZEMRA TEKANJOZE...

...kurse nganjëherë në mbrëmje duke u kthyer nga fakulteti

Nuk mund ta duroja zhurrmën e kompresorëve në kantjerin përballë

Dhe ngjitesha në Berlin të notosh si dikurë në kupën me vodkë ruse

Të ti shoh përsëri sytë e verdhë kur kthehen kah unë

Të pashmangshëm si rrotat e lokomotivës

Ta ndjej përsëri erëtimën e çmendur të qafës sate dhe vathin tënd

Sorkadhe që ta këput shpirtin

KUR KE NEVOJË PËR DASHURI

Kur ke nevojë për dashuri nuk të dashurohet

Kur duhet të dashurosh nuk dashurohesh

Kur je i vetmuar nuk mund të shpëtosh nga vetmia

Kur je i shqetsuar nuk ka kuptim të tregosh

Kur don të shtrëngosh në krahëror nuk ke kend

Kur don të telefonosh askush nuk është aty

Kur bëhesh dhe - kush interesohet për ty

Kush ta ka gajlen - cili do mendojë për ty ndojherë

Eja ti pranë meje mendo ti për mua

Bëru krenaresha ime mos më mundo mos më bën xheloz

Mos më braktis ngase s’mund ta duroj edhe një ndarje

Mbetu pranë meje mbaju me mua

Kuptomë duajmë nuk më duhen zbukurime as diskutime

Bëru e dashura ime e përhershme

Eja ta harrojmë rregullën e lojës mos ta dimë se seksi është një xhungël

Të lidhemi të bashkohemi të arrijmë ekuilibrin

Por nuk shpresoj asgjë nuk e përfiton dashurinë

Kur ke nevojë për dashuri

Kur duhet të duash nuk je i dashur

Kur je në dhe asnjë grua nuk të njeh

Valeria Manta Tăicuţu

(Valeria Manta Tëikucu)

Ka lindur më 20 janar 1956 në Komëneshti të Bakëut (Moldovë). Ka kryer Fakultetin e

Shkronjave në Universitetin e Jashit, duke studjuar pastaj psikologjinë në Universitetin Prohumanitas

(Bukuresht) dhe gjuhën angleze (Instituti Europian i Gjuhëve të Huaja). Është profesoreshë në Rëmniku

Sërat, presidente e Shoqatës Kulturore VALMAN, kryeredaktore e revistës „Vitralii” dhe anëtare e Unionit

të Shkrimtarëve të Rumanisë. Ka botuar prozë të shkurtë (vëllimin „Monolog për verën e vonë”), romane

(„Rrëshqitje sentimentale”, 2001, „Dhjetë në fuqinë e pafund”, 2002, „Viti i Irodit”, 2003) dhe disa vëllime
me poezi: „Lexo, Ulis, dhe qaj”, Mbretëria Barok, etj. Valereia është poetesha e parë rumune që i ka hapur

shtyllat e revistës së saj edhe për kulturën shqiptare.

VIKTIMË

për tepër herë u kam dhënë leje

të ma masin hijen, ta varrosin

në themelin e zabelit

tonë të ri, më thjesht

në ngjitjen e saj drejt qiellit,

pa fshehtësi që vjelin

tmerre dhe sy të etshëm,

hija ime nuk e qetësonte

bregun kryengritës ndërmjet

qiellit të heshtur dhe neve, të përlotur,

të verbër duke i prekur vetëm me shuplakë,

me linjat e saja të pakuptuara,

si do shtigje të shtypura, fërgëllimën,

zërin e hyjnive të furishëm, të tubuar

në një hyjni të vetme, e gatshme

t’i bluajë gjethet përbrenda,

degët e shtrira në diellin

e saj të thellë, i pasqyruar në

shtretër kohërash që lehin,

dëgjoja si vdesin hyjnitë

me rradhë, lufta e tyre që nënkupton

lindjen e hijes nga hija

e murosur, rritja e zabelit

të eshtrave në ne

LOJA E SHTOJZAVALLEVE

një ditë e humba, mendoj

se ka mbetur me një hap

prapa, ndoshta me dy, mjafton

ta arrijë shëtitjen e të padukshmeve,

të të urriturave pa shëmbëlltyrë të tërë,

përherë pas gjurmave tona, lakmitare,

gojë të kafshuara sa askushi ai i

të gjitha netëve, duke i përvëluar, duke i fermentuar

tenjat e mëdha sa hëna e gërryer qosheve,

e përvëluar në gjakun

e mallkuar të pyllit, ju arriftë,

bërtita, ju arriftë aq

natë e ve, me të gjitha vashat tona

të venitura në shtrat, lakuriqe së brendshmi,

kur shtrin dorën t’i

përkëdhelësh çik ajrin, ju arriftë krejt

shkretëtira e lumit, nxjerrnie një herë nga

gremina juaj duke i zhurritur të gjitha

trupat e rinj, me argjend

praruar, ende ka kohë të

fryjmë përmbi avullin e jetës së sipërme,

nga Ai trashëguar

MALLKIM

nga do kohë nuk po

bëhet natë, perëndon dielli pas
umbullaksisë së përmbushur me tmerre të

pyllit tonë, por qielli mbetet i pashkruar dhe

i verdhë, i vyshkur si një lëkurë tejet

plakë e magjistares, nga

plasaritje dhe turma rriten do

re pa fuqi, as shi dhe

as hije nuk sjell, vetëm një

shëmbëlltyrë të ashpër e thërrmuar e

botës së prëmbysur, me buçitje,

dhe tym, dhe flakë, dhe me të gjitha

britmat përdëllimare të

fallxorit të verbët, i plagosur në

natën e tij që nuk po

vjen drejt nesh, mbetet ta

bluaj si një sëmurje, më kot

ia shëtisim duart e kalbura përmbi

sy, më kot i ngjesim buzët për

zgavrat e tij të ngulfatura në

kokë, ti marrim frymë, ta gëlltisim,

nata mbetet në të si

një nuse e uritur, duke na lënë

pronarë të trishtshëm vdektarë përmbi

ditën e përjetshme me padurim

Simona Popescu

(Simona Popesku)

U lind më 1956. I përket gjeneratës së viteve ’90-të të shekullit të shkuar, një gjeneratë që i

rikthehet me këmbëngulje transformimeve nëntokësore të unit, përmes një sondazhi të ashpër, kuazipsikoanalitik,

duke fiksuar një ndjenjë të butë poetike. Ka botuar këto vëllime: Ksilofoni dhe poema të tjera

(Xilofonul şi alte poeme, 1990), Pauzë frymëmarrjeje (Pauză de respiraţie, 1994, kautore me Andrei Bodiu,

Kaius Dobresku, Marius Oprea), Natë apo ditë (Noapte sau zi, 1999) etj. Është e përfshirë në disa antologji

poetike si dhe në antologjinë analitike të kritikut letrar Marin Minku: Poezia rumune aktuale (Poezia

română actuală, vëll. III, Editura Pontica, Konstsancë, 1999).

HELIKË

Unë erdha në botë

Që të mos kuptoj asgjë

Dhe t’i ngatërroj të tjerët

Mamanë time për shembull

Erdha në botë që të mbaj syza

Dhe syza nuk mbaj

Dhe kështusoj t’i përzjej burrat me gratë

Që të më pëlqejnë vashat me flokë të shkurta

Përreth meje ngjyra që lëvizin drita

Largësi të pluhurosura me mjegulla

Shkëlqime të pavizatuara

Kam një vashë të re dhe një plakë

Dhe disa e dinë njërën

Dhe tjerët tjetrën

Dhe asnjëri që të dyja

Erdha në botë që ta njoh botën

Dhe ta harroj

Dhe as ta harroj nuk mund

Zhurrma të zhytura në tym tym tym

Më gumëzhijnë kahmos si një lojë me çelsa
Përshkoj distanca të mëdha kthehem lodhem

E marr që nga fillimi pa kuptim shpërndaj ngrohtësi

Erdha në botë që të kem uri

Etje gjumë ngrohtësi ftohtësi

Dhe të ndjej e të them në aq mënyra

Të kërkoj zgjidhje të jem përtace

Të pres të mos kem durim

Rri në një karrige me jastëkun e vogël

Si një zog mbi një degë

(Një zog pa zë)

Qielli i kaltërt

Shijoj nga zgjyra në gojë

Qetësinë e tmerrshme

Dhe një helikë në trurë

MORE PROF

More prof sa më vjen mirë

Që shpëtova prej teje

Kaloje ndërmjet nesh i parfumosur

Si një pranverë e ashpër

Me sy blu apo ngjyrëkaprolli

(“Ndiqe hartën e dashur”)

Kalova nëpër shkollë dhe ende nuk e di

Ku gjendet mali Gëina

Kam kaluar nëpër shkollë

Dhe e kam mëndjen si askurrë të çveshur

Ul me ndrojtje shikimi

Më ngulet si një gjylpërë në shpinë bumballash

(“Ta bëjmë një shëtitje në hartë”)

E ndiqja gishtin tregues

Rryma të ngrohta e të ftohta

Tjera kontinente

Tjera sentimente

Udhëtime në hartë

Për rumunët e rinj

(“Ndiqe hartën e dashur”)

Në disa pika ke qenë edhe ti

Në disa anë është më ndryshe ka diell

Unë jam një zogzë e vlagtë ashpërsisht e nxehtë

E rënë nga dega me çokun përtoke

More prof përse po na fyen

Përse nuk mundohesh të shikosh përse harron

Përse nuk çan kokën të jesh siç je

Nganjëherë ëndërroj kanapetë e blerta në mur

Universin e thjeshtë pas shpinës sonë

Dhe ty mor prof me kryet katror

Prof i paharruar

Ndërsa para teje ç’mendon djelmosha

Dhe vasha

Rradhë-rradhë

Qafë për qafe duke u puthur

Duke të mësuar ç’është dashuria

Që nga mosha 17 vjeçare

Mos u brengos ngase të gjithë jemi këtu
Këtu po plakemi

Por ti ku po ndodhesh tani në hartë

Më fal mor profi im i dashur

Nuk e di se ç’po ngjet me mua

Lëre se çdo gjë është në rregull…

THUAJ

Prodhues kuptimesh përballë (tre) dhe

Dy urdhërues që në gjunjë

Kundërmojnë aromën e një vepre të freskët

Derdhin nga nofulla e fshehtë dyllin

Pregadisin muminë

Me erëtimë të vdekur

Tërhiqem në një tryezë tjetër edhe këtu jam e ngatërruar

Gëlltit një fjalor me gjemba dhe më në funs hesht

Më mbulojnë mjegullat dhe tërhiqem prej atje

Lë Gojën e të Famshmit

Të qëndisë anekdota për të tjerët

Përzjehem më kot tezgave me prodhime intelektuale

Nga më të rejat

Një vashë me një shëmti të rrallë më lut

Të blej një roman të dështuar

Shtirem gjoja se bie shi

Blej përndryshe një elefant leckash (të tejdukshme)

Pastaj bëhet blertë përreth meje

Dhe përnjëherë kris murlani me stuhi

Duke vajtur një rruge të shkretë

Më përkujtohet përnjëherë

(Një ndjenjë më shumë një parandjenjë)

Që më pat ngjarë në një ëndërr

Tani e disa netë

Tërhiqem në drejtim të një muri

Dhe pastaj thellë në mua

Vjen një errësirë e butë

Dalin do fije të portokallta

Plazma e blertë – si zakonisht

Më fanitet ëndrra por nuk po duket

Vetëm pluhur dhe lëvore rreth meje

Ndoshta ngase po qe se do ta kasha parë

Do të isha zbathur

Por ëndrra ime është mjegull e hatashme

Një soj ajri…i levarashtë inteligjencë

Që ja se si po ma tërheq vëmendjen më muros deri ne mes

Dhe mundohet ta ndalë botën

Që vetëm një çast të shkëlqejë

Negativisht

Varujan Vosganian

(Varuzhan Vosganian)

Poet, eseist, prozator, politolog, economist. U lind në Krajovë (25 korrik 1958). Kreu studimet e

larta ekonomike dhe matematike në Universitetin e Bukureshtit. Është doktor shkencash ekonomike, anëtar
aktiv i komunitetit armenas, deputet dhe senator, zëvendëskryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

Ka botuar dhjetra libra dhe qindra artikuj, studime, ese ekonomike, beletristike, letrare dhe politologjike.

Është laureat i disa çmimeve të larta për librin më të mire të vitit 1994 (prozë), ndërsa vargjet e tij e kanë

parë dritën e botimit edhe në veprat e zgjedhura nga Evropa Qëndrore dhe Lindore për Konferencën

amerikane të American Literatry Translators Association (Chicago, 2002). Bibliografi letrare: Shamani i

kaltërt, Përmendorja e Komandorit, Syri i bardhë i Mbretëreshës, Jezusi me njëmijë krahë etj.

TË PAPËRSËRITSHMIT

Kam vallëzuar

Para se të fillojë muzika

Në ritmin e dritave të shenjta

Filluan të lulëzojnë gështenjat

Dhe përpara eli lama sabactani

Fillova të hesht

Që të mos më detyrosh të ta jap emrin

I turbullova ujërat në rrugën tënde

Që mos të të pasqyrojnë

Ne jemi ata që jemi:

Bukuroshja dhe armenasi

Që shkruajnë mbi gjithë ato libra të shpërndarë

Një incunabulum*

* incunabulum - një ekzemplar libri shumë i vjetër dhe i çmuar,

i shkruar para fillimit të shtypit, para vitit 1500.

PAMUNDËSIA E DRITËS

Lindem për çdo ditë nga Fryma e Shenjtë

Të pashkëputura

Fanitjet e mia enden nëpër botë

Pasqyrat më përsërisin si një varg

I ditur përmendësh

Drita më vendos

Në secilin sy të argjendtë apo mbi ujë

Prej njeriu apo prej engjëlli

Që më shikon

Takohemi në dritat e kryqëzuara

Ata që ngjajnë me mua duan shpirtin tim

Më kot ta vjedhin

Unë e di se cili prej nesh është i vërtetë

Në çdo fytyrë tjetër timen

Mungon shëmbëlltyra ime për ty

ÇMIMI

Asgjësi si një ëndërr

Zbres nëpër sende

Në arën e verdhë

Ti je një tjetërsoj lule e diellit

Përgjatë ditës dremit mbi gjurmët e hënës

Si të të prek nëse jo duke më shkëputur nga trupi

Si nga një petk i përdorur dhe i vjetër

Si të të mbuloj me gjallërinë time

Nëse s’është një plagë që e nxjerr në pah

Kështu do të jetë. Dhembje e lazdërim së bashku

Si një copë temjani
Që tymos në shuplakë

Marius Chelaru

(Marius Qelaru)

U lind në Negresht të Vasluit, Moldovë (30 mars 1961). Kreu liceun dhe Fakultetin e shkencave

ekonomike në kuadrin e Universitetit Alexandru Ioan Cuza në Jash. Në intervale të ndryshme qe redaktor i

disa revistave letrare, pastaj kryeredaktor, e më vonë drejtor i editurave Junimea, Sakura, Parnas, Timpul.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe anëtar i Klubit letrar Junimea, autor i dorëshkrimit

Albanica me dhjetra recensione veprash të autorëve shqiptarë. Vëllime vjershash, romanesh, eseshë:

Pelerini, Dy kakemono të imagjinuara në vendin ku lulëzon shpirti i gjuhës, Japonia, vendi ku lulëzon

shpirti i gjuhës, Femra, Tjetërsoj vetëvrasjeje, Qiraxhiu i kohës, Dashnorët e iluzionit, Në zbritjen e së

tanishmes , Sayonara, Salmoksis versus Yamolksis, Tai Ping, Abraham i dhe mali i çmendur i Faustit

Tjetër, Emra që e kanë ndryshuar botën (fjalor).

DASHURI

Dremit e çveshur si një lumturi e shtrirë/

Në brendinë time

Duke e turbulluar britmën e parë të dheut

Ma dha Zoti

Kur shpresoja

Nga paradhembshuria

Në atë kishë ku vitet rriten mbi ne

Ku dy ikona / të dy zotërave

Shikojnë njëra tjetrën / si dy copëra jete

Më ke ndarë

Si një mollë

Në urrejtje dhe dashuri

Kishe sy si dy lot të gdhendur nga lutja ime kur

Ma shkëpute mishin nga shpirti

Babai im natën, me jetën e shakmisur një të diele

Mëma ime ditën duke i numëruar vdekjet e babait tim

Më ruajtën derisa vdiqa

Në gjakun tënd

Ti më ndave

Si një mollë

Në dashuri dhe urrejtje

Duke m’i vjelur bërthamat e çveshura të zemrës

Të hedhura

Dirgjem tani me gjuhën e dashurisë

Në shputën e vëllaut tim hyj përgjithmonë -

Vdisem mbytem

Me ëndrrat e rradhitura në shtatë ditët

Në shuplakën përjetë të zhuritur të këtij çasti

Duke u lutur që frymëmarrja jote

Të ma largojë sërish mishin nga shpirti

I ruajtur nga i ati im natën e nga mëma ime ditën

KRIJIM

Bota është ngritur nga pyje lotësh / qerpikëve

Të Zotit të zhuritur / nga secili lot kanë rrjedhur

Një nga një zemrat tona me kundërmim jete
Adami e kafshoi gjirin e Evës

Duke e thithur helmin e klithmës së parë

Nga faqet e buzëve të Evës / u shkëputën

Të mugulluara tashmë në hije urretjeje. Vuajtja / Zoti

E mbëltoi buzëqeshjen e saj në çdo hije /

Në çdo fytyrë të fryteve

Pranvera i pranoi njerëzit /

Pyjet i pranuan kafshët e para

Agimet shpërthyen nga vetullat e qiellit

Qielli - lypës i përulur i engjëjve

Përfitoi dimensione të ngarkauara me hidhërim

Mrekullitë u bënë shënjestër /

Perënditë u degdisën nëpër dritaret e shpirtit

Era rrjedh përmes damarëve të botës /

Mbi të cilat notojnë lotët

Fillimet me petalet e shpërndara

Përmbi flatrat e engjëjve

Të hapura për lutje

LIGJ

Jam i mbërthyer në një familje fjalësh

Të cilat të tjerët i kanë menduar

Përpara se të më shkurtohen duart sipas rregullës

Sy me rrugë të cilat nuk do t’i shoh kurrë

Nganjëherë do të doja të jetoj vetëm

Në botën e shpirtit tim

Vërtitem përreth një bote në të cilën

Ligji është të harrosh

Stërgjyshërit - me krejt kujtime e tyre -

Shkunden nga krahët tonë

Si do fryte që janë ngopur të piqen më kot

Shikoj

Si rritet kullosa gjurmave të hapave të mi

Duke e fshehur rrugën nga sytë e çunit tim

Gishtërinjtë me të cilët kam përkëdhelur

Po gjethohem, o Zot!

Duke e mugulluar edhe ato harresën

Në zemërn time

Vetëm atje

Do të mbetesh e fshehur ti

Pranë fjalëve mbi të cilat është ulur

Jeta jonë

Horia Gârbea

(Horia Gërbea)

U lind më 10 gusht 1962 në Bukuresht. Është inzhenier ndërtimi, doktor në inzhenieri, kuadër

didaktik, poet, prozator, eseist, kritik letrar dhe teatror. Pas revolucionit antikomunist të v. 1989, ka

zhvilluar një veprimtari të dendur publicistike. Ka botuar 12 pjesë reprezentative në Rumani, Francë dhe

Angli. Ka përkthyer dhe adaptuar për sqenë autorë të shquar botëror (Çehov, Corneilles, Ionesku etj.). Ka

botuar 14 vëllime letrare, është prezent në antologji të panumërta gjuhësh të ndryshme, e ka përfaqsuar

Rumaninë në festivale ndërkombëtare për teatër dhe poezi, ka përfituar një serë çmimesh të rëndësishme
letrare për poezi, prozë, darmaturgji, ndërsa romani i tij Rënia e Bastilies është dekoruar me tre çmime

kombëtare (1998). Është laureat i Urdhërit Merita Kulturore me gradë të Kavalierit.

NË VEND TË ANNABEL-IT

Në brigjet e botës

Fillon tjetra

Pastaj edhe një fillon

Përballë kësaj paqartësie

Anija e bukur me lapsa

Shpërthen dhe ma hedh përpara

Tërë përmbajtjen e saj

Me ashkla makinash gdhendëse

Dhe me një melankoli të prehtë

Erdhi vjeshta

Mbuloma zemnrën me diçka

Ne një disk

Me një kafe mashtrimtare

Vjen shtatori me aroma të këndshme

Forma të mbuluara

Me erëtimë boronicash

Hapsirë-koha e pijeve do ta hapë gojën

Porsi gojët e metrove

Dhe do të thithen si do stoli të rrëshqitshme

Bota tejmatanë botës

Bëhet përsëri e manushaqtë

Si një kalimtare e përmbajtur

Duke e ledhatuar jakën ngadalë

Tërë qyteti është i manushaqtë

Qiell harqesh

Të qepur me pe

Përmes tyre depërton

Drita e një bote paralele

Nga shelgu e akulli

Dhe u përplas

Përmbi bulevardet e pafajshme

Krypa a hatashme e dheut

Të cilës duhet t’i bëj ballë

TEKST FESTIV

Ja të tubuar

Në dhomën e lamtumirës

Me frikën në jakë

Dhe përmbi të

Në një kabinë të varur

Për gjestet më me ngërç

Prej këtu duket qyteti

I rrumbullaktë dhe i egër

I kaltërt dhe pa njolla

Rrugë të pakta dritare pasqyra

Që shkrepëtijnë haotikisht

Në përkundëset e rrezeve

Parfum lemeritës

Në dhomën e lamtumirës

Që i stimulon kompetencat
Gjithëçka bëhet e shkëlqyeshme

Në të dielën e fundit të verës

Së vlagshtë e të ndarë

Çfarë peshoresh të ndjeshme

Çfarë dëshirash për nyjëzimin

E krahëve të një tubimi të mërzitshëm

Duke e puthur me ironi

Degjenerime të holla

Me sy prej uji

Përvetsues në portretet e imta

Të dhomës së lamtumirës

Si një vetëvrasje me zambakë

Në dhomën e nuses

Ballona të hatshëm

Qiellit të kuqëremtë të muzgut

Të lëvarur përmbi

Kështjellën e kujtesës

Të gjitha të manovruara me kujdes

Për të shpëtuar

(Kthehet shkëputet)

Nga numërimet e pambaruara

Harku i orës së ritualit

Fija e çeliktë

Për të njëjtat festërime

BREAKFAST SWING

Koha në rritje

Gjumi në zbritje

Dhe përmbi të gjitha do të kalojmë

Me autostrada të mbrojtura

Kopshti zoologjik

Me ngjyrë të brishtë

Shpesh do të qajnë poetët

Ndërmjet luanit dhe ujkonjës

(Mbetet e nxjerrë nga teksti

Vetëm pantera në kështjellën e tyre

Me ëndrra erorike)

Klor mureve

Klor fontanave

Në ëmbëlsinë e mollëve

Metafora e gjerë e dashurisë

Për vetveten dhe të afërmin tënd

Inventar i aplikuar

Tjerrja e bishës së sëmurë

Të cilës ia varim një palë syza

Duke gënjyer vetveten gjoja se fitojmë

Simbol i paprekshëm

Kafaz me hekura

Në brigjet e të cilit

Trupi i një gjahu të shpërthyer

Kalbet nga ligjet

Dhe të dëbuar nga qyteti do të tërhiqemi

Me valixhet e përulura
Pranë rrjetave me kuvli

Mbi bangat ku dëgjohet

Kitra bulurima fluturimi

Të përfshirë mes egërsirave të paradës

Atje do t’i përjetojmë agimet qumshtore

Atje do të kafshojmë duke pritur

Lajmin për arritjen e parë

Turn i braktisur në brigjet e detit

Një territor i dashurisë

Së mënjanuar përherë

Ndoshta një shikim drejt çajit

Të ftohtë të mëngjezeve të përbashkëta

Graţiela Popescu

(Graciela Popesku)

Absolvente e latinishtes në Universitetin e Krajovës, asistent universitar në fakultetin e Gazetarisë

pranë Universitetit Spiru Haret në Bukuresht, njohëse e teorisë moderne të tekstit, anëtare e Lidhjes së

Shkrimtarëve të Rumanisë, autore vjershash, dramash, reçensionesh dhe kronikash në revista autoritative

letrare, koautore dhe autore vëllimesh me pjesë teatrale, autore dokumentarësh për Televizionin Rumun,

autore e vëllimit Kronografi Popesku (Cronograful Popescu) (Editura Muzeu i Letërsisë Rumune,

Bukuresht, 2003), e dekoruar me çmime të shumta letrare, që nga vëllimi i saj i parë (Zonjusha Popesku

(Domnişoara Popescu), Ed. Augusta, Timishoarë, 2000). Lirika e saj është një univers i harlisur, herë-herë

deklarativ, i shumëngjyrshëm dhe i furishëm. Sipas Octavian Soviany-t, tekstualizmi i Gracielës është një

tekstualizëm që të josh përmes feminitetit të saj.

EDHE NJË LETËR NGA QYTETI I VIRGJIL MAZILESKUT

Jam nga qyteti i V.M. vonë e kam kuptuar

Ashtu siç dëshiroja të ta dhuroj

Një top të madh të kuq

Të gjithë më psikoanalizojnë i zbuloj

Dëshirat ekzibicioniste sëmurjen

E Kierkegaardit ashtu siç e ndryshoj shpeshherë

Ngjyrën e flokut në këtë qytet

Kur nuk mund të udhëtoj

Dhe megjithatë

Ëndërruan tre ditë e katër netë

Ishuj me nuse të bukura

Dhe nuset dihet se janë si shpirti

HALLAKATJE

Bastardëve të Derridës

Të kujtohet

Kur bërthamat tona gjenerative

Rrinin të trallisura

Me frymëmarrjen e prerë nga frika si do skllevër

I çelnim damarët dhe i varnim ngadalë

Të na i thithin farat tekstuale krejt vlagë

Dhe të kujtohet britma finale.

Ja teksti! Nga dashuria jonë

U lind një tekst
Nuk e di si do ta rrisim

Ngase qielli është një akvarium

Të cilin na e vë Zoti mbi kokë

Në çdo mëngjez

KONVIKTI KAFKA

Larg shtëpisë

Ky tingull i uritur prej tuli të pjekur të natës

Kjo ulërimë që e përkujton frikën e tubuar në turma

Plehërash me fëlçi hip-hop

Funeralë të ngjitur për gojët

Që u qeshin me salltanet shokëve të tryezës

Tebdil kaloja

Lozonjare

Me krahët plot magjepsje të harlisura

Clara Mărgineanu

(Klara Mërxhineanu)

U lind në Bukuresht (4 korrik 1972). Ka kryer degën e Komunikimit audovizual në kuadrin e

Universitetit Kombëtar të Artit Tetaror dhe Kinematografik. Më 1991 debutoi në shtyp, ndërsa më 1995

botoi librin Akti i Parë apo Kupa e Iluzioneve. Vëllime vargjesh: Të Dielat e gjora, Bast për miqësinë,

Dyer të ndërtuara për një fat tjetër, I burgosuri i lirisë, Valle me grushtin në zemër. Disa nga poezitë e saj e

kanë parë dritën e botimit në gjuhën frenge dhe angleze. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të

Rumanisë dhe autore vjershash prezente në kuadrin e disa antologjive të botuara në Bukuresht. Që nga viti

1995 ushtron funksionin e redaktorit pranë Shoqatës Rumune të Televizionit. Shkruan ese dhe reportazhe,

realizon intervista dhe dokumentarë, redakton revistën Letërsia dhe Arti.

VALLËZOJ ME UJQIT

...po të mos kisha ndjenja do të isha bërë

gruaja më e mençur në botë (Anais Nin)

Ndoshta i ke humbur krejt luftërat,

Po qe se e ke nisur njërën kundër meje,

Në përrallë, hamshorët hanë zjarr,

Në jetë, pinë gjak.

Kaosi i plleshëm është një formë e lirisë

Kur vendos ta përdhunosh shpirtin

Me kujtimet e mishit,

Kam dezertuar,

Në kohën kur vreri e bën efektin e qetë,

Vallëzoj me ujqit,

Në rrugën Kovaçi.

KUSHTRIMI I FUNDIT

E kam për borxh një poem

Të më shërrojë nga koha e shkelur nën këmbë,

Nga vërtitja e saj përmbi shpartallimin,

E kam për borxh një poem
Të më përkëdhelë në ballë,

I shkëpus nga mua me shije

Finalet e pamundshme,

Parfumin e përtacisë dhe Leonard Cohen-in,

Kushtrimi i fundit:

Dancing to the end of love.

BËRTHAMA MALLKIMI

Iku vera dhe amnezioni iku

Tehu i thikës pret gjurma hidhërimi,

E kaploi terri shtratin e spitalit,

Më lidhën me zinxhirë,

M’i mblodhën lotët me seringë,

Zgjomë, zoti doktor, zgjomë!

Në këtë ankth

Vlojnë në mua bërthamat e mallkimit!

Je, nuk je, do të jetë, nuk do të jetë

Kështu gjëmoj ç’prej asokohe në gjumë,

Në kohën kur ty të këndojnë magjistaret

Dhe vreri i tyre të shpërthen nëpër sy.

Dan Mircea Cipariu

(Dan Mirçea Çipariu)

U lind më 7 shtator (1972) në Bukuresht. Është absolvent i Shkollës së Gazetarisë dhe Fakultetit të

Zhurnalistikës dhe Shkencave të Komunikimit pranë Universitetit të Bukureshtit. Ka ushtruar profesionin e

redaktorit, reporterit special, kryeshef seksionesh dhe kryeredaktor gazetash autoritative, autor artikujsh të

panumërt, koautor antologjishë, realizues emisionesh në radio dhe televizion, inisiator dhe koordinator për

afirmimin e Emineskut në faqet e internetit, autor i një serë projektesh kulturore, laureat shpërblimesh të

ndryshme si Çmimi për Shkëlqesi në Kulturë, Çmimi Kombëtar i Multimedias etj. Debutoi në shtypin letrar

më 1888, ndërsa më 1999 iu botua vëllimi i parë Eja të takohemi në site të shtunën në mbrëmje / ëëë. hai.ro

(Editura Libra), duke botuar në ndërkohë një varg librash me poezi, tregime dhe antologji. Është anëtar i

Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe drejtor i Relacioneve Publike të Shoqatës së Publikimeve Letrare

dhe Editurave të Rumanisë (APLER).

OQEANOGRAFI

Strategjia e shkrimit

E zëvendësuar me lëvizjen kaotike

Të gishtërinjve tu

Peshq elektrikë peshq rrëmbimtarë

Në përrallat tua

Për fuqinë e ujkut në zabel

Mbi kurriz të shpinës

Peshkaqenj dhe të krisur detrash

Një vapor i dështuar me betime
Dhe letrat e të dashuruarve

Nga viti 2005

BIOGRAFI SUBJEKTIVE

Do të doja të të shoh në televizor

Me shapinin supeve

Duke paralajmëruar një paqë për njëmijë vjet

Ndërmjet filxhanave të kafeve

Dhe emrit tonë të shkruar

Në çertifikatën me indulgjencë*

Gjashtë pasqyra

Plot sy me vashat e faqeve të para

Ma zhvëndësojnë shqetsimin

Nga njëri në tjetrin ekran të televizorit

Shampanja shkëlqen në kohën e parë

Me biografi subjektive dhe yje

Ti ndërkaq nuk po fanitesh

Ngase nuk je e imja...

* indulgjencë – butësi, mëshirë (në kishën katolike)

ALBUM NGA TOSKANA

Teoria e ngjyrave të shembura

Nga të bardhë dhe të zinj

Në Toskanën

E mbushur me maca

Dhe lëng dielli

Në katedralen Saint-Clare

Shkruaj me thonj mureve

Dashuri, dashuri, dashuri

Dhe vetëm dashuri

PËRMBAJTJA

Shqiponjat (Emilia Dabu)

Në vend të parafjalës

Nichita Stănescu (1933)

Këngë e përmallshme dashurie

Mosha e artë e dashurie

Jofjalët

Përrallë sentimentale

Evokim

Poemë

Ekspozitë e të palindurve

Marin Sorescu (1936)

Ua lidha

E kundrova dritën

Tekë

Gjueti

Shah

Zjarr i shenjtë

Vetëvrasje
Marin Codreanu (1937)

Fakt i ndryshëm

Deklaratë besnikërie

Treni i mesnatës

Cezar Ivănescu (1941)

Jeu d’amour

Epigramë

Turn

Angela Marinescu (1941)

Dashuri

Mezditë

Lulja e luftës

Gabriela Melinescu (1942)

Jo, jo!

Këngë

O Zot

Ana Blandiana (1942)

Mëshira

Ti s’i sheh asnjëherë fluturat

Gjenealogji

Cassian Maria Spiridon (1950)

Nuk ekziston

E kam shkruar një traktat

Çfarë fytyre e trishtë

Victoria Milescu (1952)

Zemra e lepurit

Parimi i parimeve

Druri me presje

Denisa Comânescu (1954)

Gëzimi

Portret vashërie

Kënga

Trajan T. Koshovei (1954)

Rinia ime

Gjendje shpirtërore

Vasha me shkrepsa

Mircea Cărtărescu (1956)

Dokument olograf

Zemra tekanjoze

Kur ke nevojë për dashuri

Valeria Manta Tăicuţu (1956)

Viktimë

Loja e shtojyavalleve

Mallkim

Simona Popescu (1956)

Helikë

More prof

Thuaj

Varujan Vosganian (1958)

Të papërsëritshmit

Pamundësia e dritës

Çmimi

Marius Chelaru (1961)

Dashuri

Krijim

Ligj

Horia Gârbea (1962)

Në vend të Annabel-it

Tekst festiv

Breakfast sëing

Graţiela Popescu

Edhe një letër nga qyteti i Virgjil Mazileskut
Hallakatje

Konvikti Kafka

Clara Mărgineanu (1972)

Vallëzoj me ujqit

Kushtrimi i fundit

Bërthama mallkimi

Dan Mirçea Cipariu (1972)

Oqeanografi

Album nga Toskana

Biografi subjective

Anexa :

FLORENTIN POPESCU

I FTOJ NË NATËN E GJETHEVE

I ftoj në natën e gjetheve

Brigjet e paqarta, vatrën e verërave të shkuara

Furinë e netëve të korrikut në të cilat

Kullosa ma vërshonte krahërorin dhe krahët

Furi në të cilën rendja këmbëzbathur

Me degët e hënës në gërsheta

Dhe me një britmë hapja një verë

Sërish dëgjoja duke më qarë stërgjyshi në gjak

Dhe kur lejlekët iknin e përkëdhelja në krahëror

Dimrin, gjurmat e gjetheve të degdisura...

Sërish duke vuajtur, sërish i vetmuar, sërish shkretëtirë

Dhe duke mos ditur furtunat që vërshojnë përmbi mua

Përsëri mbështillem me qiellin e dikurshëm

E i ftoj në natën e gjetheve

Brigjet e paqarta, vatrën e verërave të shkuara

Invoc în noaptea de frunze

Invoc în noaptea de frunze

incertele ţărmuri, leagănul verilor duse

iureşul nopţii de iulie în care

iarba-mi năvălea în piept şi pe braţe

iureşu-n care desculţ pe un prund

iar alergam cu crengi de lună în plete

ar cu un strigăt deschideam o vară

iar auzeam plângându-mi un străbun în sânge

iar când cocori plecau îmi pipăiam pe braţe

iarna, urmele frunzelor duse...

iar suferind, iar singur, iar pustiu

iar neştiind furtunile ce-ar năvăli spre mine

iar mă-nfăşor în cerul de-altădată

invoc în noaptea de frunze

incertele ţărmuri, leagănul verilor duse

NATË PËR NATË FËMIJËT

Natë për natë fëmijët
Me krahët e tyre plot gjeth

E shndrisin dheun dhe shpirtin

Si një dashuri me shëmbëlltyrë fontanash,

I shembur nga altaret

Lus robin e largësive

T’ia japë pelerinit për shpirt

Dashurinë e fontanës

Që e mbajnë fëmijët

Natë për natë në shpirt

Noapte de noapte copiii

Noapte de noapte copiii

cu braţele lor de frunze

luminează pământul şi sufletul

ca o dragoste cu chip de fântână;

prăbuşit pe altare

rogu-te – rob depărtărilor –

dă-i peregrinului suflet

iubirea fântânii

pe care-o poartă copiii

noapte de noapte în suflet

PO E FLAK FJALËN DHE GLINËN

Po e flak fjalën dhe glinën e natën

Po e flak blerimin flisja me vetveten

Dhe më vërshonin të rreshurat

Dhe dëgjohej se si hynin egërsirat në natë

Nëpër ujërat e shpleksura në zall

Pranë krahëve të mi mbi të cilët

Isha i katandisur të rend,

Po e flak gjakun tim prej rëre

Dhe i lus mjegullat dhe mendimin

Të ma lënë atje rrënjën dhe verën dhe qiellin

Dhe përherë fuga nëpër botë

E shqetsimit me shëmbëlltyrë njeriu

Mă lepăd de cuvânt şi de lut

Mă lepăd de cuvânt şi de lut şi de noapte

mă lepăd de verdele tot îmi spuneam

şi-n mine năvăleau ninsori

şi se-auzeau cum se devoră-n nopţi sălbăticiuni

printre apele despletite în prund

lângă braţele mele pe care

eram însemnat să alerg,

mă lepăd de sângele meu de nisip

şi mă rog de ceţuri şi gând

să-mi lase-acolo rădăcina şi vara şi cerul

şi mereu fuga prin lume

a neliniştii cu chipul de om

KËNGË PËR T’I FTUAR RRUGËT

Po e tërheq pas meje këtë qiell të butë

Me shtigjet e ftohta që rrëshqasin gurëve

Me mezdita të verdha të vdekura në tulla –

Një ëndërr më vjedh ngadalë nga qarja
Dhe nata e qenit të hijeve më leh,

E tërheq pas meje orën e heshtjes

Me shira o me të rreshura përmbi kështjellë –

Kur shtigjet e bardha turbullohen në pasqyra

Një mendim dhe një short i çuditshëm

Për ta çuar një fshat në këngë dhe robëruar lartësinë

E shpirtit dhe trupit tënd për t’ua shitur…

Cântec pentru chemat drumurile

Trag după mine ceru-acesta bland

cu recile cărări alunecate-n piatră

cu galbene amiezi murite-n cărămizi –

un vis mă fură-ncet din plâns

şi noaptea câinii umbrelor mă latră;

trag după mine ceasul de tăcere

cu ploi ori cu ninsori peste cetate –

când albele poteci se tulbură-n oglinzi

un gând şi-o stranie ursită

de-a duce-un sat în cântec şi-a robi înaltul

din sufletul şi trupul tău le vinzi…

KËNGË PËR T’I RENDUR KUAJT NË HËNË

Ka ngrirë dhe fryma në kullosë

Dhe trupi i tymtë i shelqeve rënkon,

Ikni, ngase po ju kaplon kosa e stuhisë

Ikni, ngase rrugës së kaltërt

Nëpërka e derdh vrerin

Dhe e djeg pelinin e përzhitur nga helmi!

Ikni, ngase heshtja barbare shtrin takëme kuajsh

Dhe kumbona të mëdha të errësirës

Përmbi jelet tuaja të vajtura përmbi erë

Ikni, shkrinie trupin në rendje

Derisa të mos mbetet pas

Nga rendja me të katra natore e juaj

Veçse tingulli i shuar i kopitave

Të cilin e kam vënë pranë zemrës

Cântec pentru goana cailor pe lună

A-ngheţat şi suflarea în ierburi

şi trupul de fum al salcâmilor plânge,

fugiţi, că v-ajunge o coasă de viscol

fugiţi, că pe drumul albastru

vipere-şi varsă veninul

şi arde pelinul pârjolit de otravă!

fugiţi, că barbara tăcere hamuri întinde

şi clopote mari de-ntuneric

peste coamele voastre pe vânturi plecate

fugiţi, topiţi-vă trupul în goană

până n-o mai rămâne în urmă

din noptatecul vostru galop

decât sunetul stins al copitelor

pe care eu mi-l pun lângă inimă

Shqipëroi: Baki Ymeri
BAKI YMERI

(Biobibliografie)

Român după mamă, albanez după tată, Baki Ymeri s-a născut la

Şipkoviţa (Macedonia), şi trăeşte în

Bucureşti. A absolvit Facultatea de

Filozofie la Universitatea din Prishtina

(Limba şi literatura albaneză). Între

timp a urmat cursuri de specializare în

limba română, la Universităţile din

Viena şi Bucureşti. Este doctorand al

Universităţii din Bucureşti, membru al

Uniunii Scriitorilor din România, redactor-şef al revistei

Albanezul/Shqiptari, autor a numeroase articole despre aromânii din Balcani, românii din

Valea Timocului şi albanezii din Kosova. Pentru activitatea culturală şi publicistică în

folosul societăţii, a fost nominalizat din partea Institutului Biografic American (ABI),

Omul Anului 2001.

De-a lungul timpului a publicat în diferite reviste din opera a peste 50 de scriitori şi

istorici români în limbile albaneză, macedoneană şi slovenă, precum şi unele volume

aparţinând lui Nichita Stănescu: Ekspozitë e të palindurve / Expoziţia celor nenăscuţi

(Priştina, 1986); Anghel Dumbrăveanu: Kënga e mullibardhës / Cântecul sturzului

(Scopie, 1986); Slavco Almăjan: Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten / Piticii au uitat să

crească (Priştina, 1989); Marin Sorescu: Eja të ta them një fjalë / Vino să-ţi spun un

cuvânt (Priştina, 1990), Halil Hageosai: Umbra cuvintelor / Hija e ëndrrave (Bucureşti,

2004), Carolina Ilica: Duke dashur në fshehtësi / Iubind in taină (Pogradec, 2004), Sali

Bashota: Exilul sufletului / Ekzili i shpirtit (Edit. MLR, Bucuresti, 2004), Ibrahim Kadriu:

N-a rămas timp pentru sărbători / S’mbet kohë për kremte (Bucureşti, 2005) ; Merita

Bajraktari mcCormack : Ferestrele sufletului / Dritaret e shpirtit (Tirana, 2006) ;

Miradije Ramiqi : Suflet înflăcărat – Shpirt i përflakur (Bucureşti, 2007), Mardena

Kelmendi : De la suflet la suflet / Nga shpirti në shpirt, căte un volum bilingv de Rozi

Teohari, Riza Sheqiri, etc.

Bibliografie lirică: Kaltrina (ediţie bilingvă, română-albaneză, Editura Kriterion,

Bucureşti, 1994); Dardania (ediţie bilingvă, română-albaneză, Editura Deliana,

Bucureşti, 1999); Zjarr i Shenjtë / Foc Sacru (Tetova, R. Macedonia, 2001); Lumina

Dardaniei (Editura Muzeul Literaturi Române, Bucureşti, 2004); Drumul iadului spre

Rai (Editura Academiei Internaţionale Orient-Occident, 2006); Cu sufletul pe buze (sub

tipar). Despre poezia lui au scris: Marin Sorescu, Alex. Ştefănescu, Marin Codreanu,

Carolina Ilica, Octavian Soviany, Radu Voinescu, Hristu Cândroveanu, Luan Topciu etc.

Prof. as. dr. Begzad Baliu

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit
Prishtinë

PROFESOR IDRIZ AJETI DHE ALBANOLOGJIA

I. Albanologu dhe institucioni i saj 1

Studimeve albanologjike, me këtë rast, në kontekst të përvjetorit 90 të lindjes së

Profesor Idriz Ajtit 2 do të mund t’u qasemi në disa anë:

• duke sheshuar biografinë shkencore të Profesor Ajetit, në të cilën puna e tij prej

albanologu përvijohet thellësisht dhe merr jo vetëm pjesën më të madhe të moshës së

tij edhe ashtu të gjatë, por edhe anët më të ndritshme të saj;

• duke rindërtuar formimin dhe ngritjen e institucioneve albanologjike të gjysmës së

dytë të shekullit XX, në themelimin e të cilave Profesor Ajeti është fjala e parë 3 ;

• duke identifikuar arritjet më të rëndësishme të studimeve albanologjike të kësaj

kohe 4 ;

1 Lexuar në Tryezën shkencore “90-vjetori i lindjes së Profesor Idriz Ajetit”, organizuar nga

Instituti Albanologjik i Prishtinës – Dega e Gjuhësisë dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe, Prishtinë, më

24 maj 2007.

2 Idriz Ajeti lindi në fshatin Tullarë të Medvegjës, më 26 qershor 1917. Mësimet dhe

studimet i ka bërë në Shkup, Zagreb, Padovë, Beograd. Diplomën dhe doktoratën i ka mbrojtur në

Beograd. Në Prishtinë, fillimisht bëri punën e arsimtarit të Gjimnazit, ndërsa në Beograd ishte

asistent në Seminarin e Albanologjisë. Ishte themelues, bashkëthemelues dhe drejtues i parë,

pothuajse i të gjitha institucioneve albanologjike që nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në

Fakultetin Filozofik përkatësisht në Universitetin e Prishtinës deri te Akademia e Shkencave dhe

Arteve të Kosovës. Ishte drejtues i të gjitha projekteve nacionale albanologjike dhe revistave

shkencore të kësaj fushe. Është autor i veprave shkencore: Pamje historike e ligjërimit shqip të

Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Prishtinë, 1960; Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa

kod Zadra, Sarajevo, 1961; Historia e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1969; Kërkime gjuhësore,

Prishtinë, 1977; Studije iz istorije albanskog vezika, Prishtinë, 1982; Studime gjuhësore në fushë

të shqipes, I-IV, Prishtinë, 1982-1989; Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Prishtinë, 1994; Vepra, I-V,

Prishtinë, 1997-2002; Studime dialektore dhe etimologjike, Tiranë, 2005; Për të vërtetën

shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006.

3 Shih, themelimet e institucioneve shkencore, ku ai ishte drejtor i saj: Instituti Albanologjik i

Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë përkatësisht Fakulteti i Filologjisë, Akademia e Shkencave e

Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare etj.

4 Shih angazhimin e tij në institucionet arsimore e shkencore: Seminari i Albanologjisë,

Beograd; Konsultat gjuhësore të planifikimit gjuhësor të shqipes standarde, 1952, 1957, 1963;

Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1972; Në

studimet e gjertanishme Profesor Idriz Ajetit zakonisht i përshkruhet kontributi i tij dhënë

mbledhjeve gjuhësore 1952-1968. Ne e konsiderojmë thelbësor kontributin e Profesor Ajetit edhe

në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1972; angazhimin në konferencën

shkencore për Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe, 1980 dhe Konferencën shkencore –
• duke diskutuar projektet fundamentale të albanologjisë së shekullit XX 5 , në të cilat

Profesor Ajeti del bardi i tyre;

• duke bërë kërkime në shtypin shkencor të institucioneve shkencore dhe universitare,

në të cilat ai kudo është kryeredaktori i parë për këto botimes 6 ;

• duke regjistruar një numër të madh projektesh të magjistraturave e doktoratave, ku

Profesor Idriz Ajeti, njëherë na del mentor 7 , herën tjetër mentor në kontekstin

metodologjik e orientues, e më tej edhe mentor moral;

• duke përcjellë popullarizimin e albanologjisë në revistat, vëllimet dhe botimet

enciklopedike shkencore 8 të kohës edhe në qendrat më të mëdha shkencore 9 , ku

Profesor Ajeti nxjerr krye në radhën e përfaqësuesve të saj, dhe më në fund;

• duke parë atakimet dhe mbrojtjen e albanologjisë në institucionet më të larta

shtetërore e politike në momentet nyje të saj 10 , Profesor Idriz Ajeti del madje në

në 25 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, Tiranë 1997, në të cilën fjala e tij ishte vendimtare në

kundërshtimin e përpjekjes së një grupi gjuhëtarësh për të përmbysur konceptet teorike dhe

historike të normimit të shqipes letrare.

5 Shih, projektet më të rëndësishme të kësaj kohe: Ortografia e vitit 1964; Konsulta

gjuhësore e Prishtinës, 1968; botimi i serisë Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, I,II,

III, IV, 1969,1971; përmbledhja Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Prishtinë, 1974. 604 f.

Recensentë: Prof. dr. Idriz Ajeti, Prof. dr. Rexhep Qosja, Abdullah Zajmi; Fjalor shqip

serbokroatisht = Albansko srpskohrvatski rečnik / Abdullah Zajmi, Mehdi Bardhi, Sulejman Drini, Latif

Mulaku, Gani Luboteni, Sitki Imami, Prishtinë, 1981. XV+1065 f. ; /Redaktor konsulent, Prof.dr.

Idriz Ajeti; Fjalor serbokroatisht – shqip, 1974, 1986, 1989; Serinë Studime gjuhësore, I- 1978,

II- 1989; Konferenca shkencore në 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit (1978), Konferenca

shkencore dhe përmbledhja e kumtesave Onomastika e Kosovës, 1979; Fan S. Noli, në 100

vjetorin e lindjes (1882-1982), 1984, Çështje të studimeve albanologjike - Materiale nga

Simpoziumi shkencor i mbajtur në Prishtinë, më 20 dhe 21 dhjetor 1987, Kryeredaktor, Idriz

Ajeti etj.

6 Gjurmime albanologjike (1968-): Seria e filologjisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë.

Numrat e parë të revistës: 1(1962), 2(1965) dhe 3(1966) i ka botuar Fakulteti Filozofik i

Prishtinës, Katedra Albanologjike, ndërsa më tej – Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Gjuha

shqipe 1983-; dhe Recherches albanologiques (1984 -), Buletini i punimeve të Fakultetit Filozofik

dhe Studia humanistica, Fakulteti i Filologjisë; Studime, Akademia e Shkencave e Kosovës etj.

7 Shih, udhëheqjen e temave të magjistraturës e të doktoratës, kryesisht në fushë të

dialektologjisë, onomastikës, historisë së gjuhës, normëzimit të gjuhës etj., por edhe fushave të

tjera të gjuhës dhe madje fillimisht edhe të historisë e të letërsisë shqipe.

8 Shih tekstet e tij në: Zeitschrift für Balkanologie, Wiesbaden; Studia albanica, Tiranë; Acta

du Premier Congrès Internacional des etudes balkaniques et sud-est europénnes, Sofje; Serta

slavica, München; Medjunarodnih slavističi centar, Beograd; Južnoslovenski filolog, Beograd;

Enciklopedia jugoslave, Zagreb; Zbornik u čast Petru Skoku, Zagreb; Le minoranze etrniche e

linguistiche, Palermo; Godishnjak ballkanološkog instituta, Sarajevë; Zbornik za Filologiju i

lingvistiku Matice Srpske, Novi Sad etj.

9 Shih, pjesëmarrjen në konferencat shkencore: Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe 20-

25 nëntor 1972; “Innsbrusker Beiträge zur Kulturwissenschaft Sonderheft 41. Akten des

Internationalen Albanologischen Kolloquims Innsbruck 1972 zum Gedachtnis an Norbert Jokl,

Innsbruck 1977; Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Studimeve Ballkanike dhe të Europës

Juglindore, Sofje (1968); Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, Tiranë (1969);

Konferencat jugosllave të studimeve onomastike, (janë organizuar në nivel republikash e

krahinash sipas radhës), Skokvi susreti, Zagreb (1985) etj.

10 Shih reagimet dhe diskutimet e tij: “Rrënjët shoqërore, historike dhe format e shfaqjes së

nacionalizmit shqiptar e të nacionalizmave të tjerë në Jugosllavi dhe rrugët e formimit të tij”,
funksion të dyfishtë. Më parë thuhej objekt dhe subjekt, ndërsa këtu po e përveçoj në

synimin e kumtesës sonë: albanolog dhe njëkohësisht institucion i saj 11 .

II. Trashëgimtari i albanologjisë historike

Profesor Idriz Ajeti i takon brezit më të arrirë të albanologëve e ballkanologëve të

shekullit XX, të cilët kanë sjellë sinteza të mëdha apo të veçanta në studimet

albanologjike. Këtij brezi, Profesor Ajeti i takon në gjithë përmasën e qëndrimit të tij prej

gjuhëtari: duke filluar me shkollën austro-gjermane e italiane dhe metodën gjuhësorehistorike,

brenda të cilave formohet, deri te fushat gjuhësore (albanologji dhe

ballkanistikë), të cilat i trajtonte dhe i udhëhiqte me përkushtim. Ai dallohet me kërkimet

e tij në fushë të dialektologjisë historike dhe kohës sonë, historisë së gjuhës (struktura

gramatikore e saj), leksikologjisë dhe etimologjinë (brenda kontakteve gjuhësore

ballkanike) dhe normëzimit të gjuhës shqipe.

Brenda gjithë kësaj do të mund të përvijohen edhe kërkimet e tij në fusha dhe madje

në studime të veçanta:

a. në fushë të standardizimit të shqipes, ai punoi në përmasat e një klasiku, i cili

përpjekjet e tij nuk i përmbyll me rezultatet e një vepre shkencore, po me

rezultatet e një përvoje të etnitetit që e flet atë gjuhë 12 ;

b. në fushë të dialektologjisë, një prej miseve të tij shkencore, ai vazhdon

kërkimet në dialektologjinë historike, duke bërë objekt kërkimi një fond

gjuhësor 13 , të cilën para tij e kishin studiuar albanologët dhe ballkanologët më të

shquar të kohës 14 ;

Prishtinë (1985); “Autoktonia e shqiptarëve të Kosovës – një problem historik dhe aktual, Tiranë

(1996); Për frymën shkencore objektive, Tiranë (1997). Tash së fundi, tekstet e tij të karakterit

polemizues i ka përmbledhur në vëllimin Për të vërtetën shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006 etj.

11 Për jetën--bio e Profesor Idriz Ajetit nuk kemi ndonjë tekst të zgjeruar dhe të plotë,

pothuajse të gjitha tekstet e gjertanishme janë hyrje në kontributin e tij në fushë të albanologjisë

dhe ballkanistikës, ndërsa për veprën e tij bibliografia është e gjerë. Shih këtu dy studime më të

plota: Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (1978), në Rilindja e dytë,

“Toena”, Tiranë, 2007, f. 275-290; Rexhep Ismajli, Figura dhe vepra e akademik Idriz Ajetit,

“Studime” 4, ASHAK, Prishtinë, 1997, f.17-32. Në këtë studim gjenden edhe një numër

referencash të rëndësishme për jetën dhe veprën e Profesor Idriz Ajetit, të shkruara deri në vitin

1998. Po këtu janë botuar edhe kumtesat e plota të konferencës Me rastin e 80-vjetorit të lindjes

së Akademik Idriz Ajetit nga studiuesit: Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Fadil Raka, Emil Lafe,

Anastas Dodi, Jani Thomai, Qemal Murati, Jup Kastrati, dhe Jashar Rexhepagiq. Shih edhe

studimin e Shefkije Islamajt, Idriz Ajeti-një jetë kushtuar gjuhës, “Zeri”, Prishtinë, f. 28; Rexhep

Ismajli, “Figura dhe vepra e dijetarit IdrizAjeti”, në “Albanica – ekskluzive”, nr. 69, qershor

2007, Prishtinë, 2007, f. 98-99; “Ndihmesa e Profesor Idriz ajetit në fushë të onomastikës”, nr. 6,

Prishtinë, qershor 2007, f. 26-27 etj.

12 Shih studimet e tij kryesore në fushë të standardizimit të gjuhës shqipe: A ka gjâ mâ punë

n’ortografinë e shqipes?, “Përparimi”, Prishtinë 1958, nr. 7-8, f. 471-476; Rruga e njësimit të

shqipes letrare, “Rilindja”, 18, 21, 22 prill 1968, Prishtinë; Rreth disa tipareve gjuhësore të

ligjërimeve shqiptare të Kosovës, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1969; Rruga e zhvillimit

të gjuhës letrare në Kosovës, “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, vëllimi I (1973);

Përpjekja e rilindësve për formimin e gjuhës letrare shqipe, “Konferenca shkencore për Lidhjen

Shqiptare të Prizrenit”, 1978; Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe: Simpozium

shkencor i mbajtur në Prishtinë më 15, 16 dhe 17 dhjetor 1980, Prishtinë, 1983. 400 f.;

Kryeredaktor, Akad. Idriz Ajeti; Studime gjuhësore I (Dialektologji).- Prishtinë, 1978, 576 f.;

Redaksia: Prof. Dr. Idriz Ajeti (kryeredaktor) etj.
c. në fushë të leksikut dhe të etimologjisë, e brenda saj edhe onomastikës, një prej

fushave më të diskutuara, sigurisht për shkak se mbi rezultatet e tyre janë

ndërtuar edhe hipotezat e vendit të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës

shqipe, Profesor Ajeti diskuton, zgjeron e saktëson bazën dialektore të shqipes

dhe madje të sllavishtes, të shumë fjalëve e toponimeve, me të cilat që më parë

ishin marrë themeluesit shkencor të këtyre dijeve. Në këtë rrafsh Profesor Idriz

Ajeti në kërkimet e tij ka përditësuar: etimologjizmat e Gustav Majerit, leksikun

historik të Franc Mikloshiqit, guturalet e Holger Petersenit, rezultatet në fushë të

dialektologjisë së Karlo Taliavinit, fjalëformimin dhe etimologjitë e Norbert

Joklit, ballkanizmat e romanizmat e Petar Skokut etj.

d. Duke lexuar studimet, vlerësimet, diskutimet, e shumë prej temave me të cilat

merret, sot mund të shtrohet pyetja dhe madje të merret përgjigjja: a është

trashëgimia shkollore, metodologjike dhe madje kulturore austro-gjermane, si

dhe e përfaqësuesve të saj të shpërndarë edhe jashtë gjeografisë politike të

austro - hungarisë, ajo që ka përcjellë përvojën jetësore të tij dhe sidomos etikën

gjuhësore e gjuhën shkencore të veprës së tij 15 . Mbase Malmberg sot do të

thoshte se shkenca e filologjisë sikur ka lindur për Profesor Ajetin. Ai ka

plotësuar dy parimet themelore të saj: etimologjinë e saj, “philos” mik i fjalës

respektivisht dashuri për fjalën dhe arsyen e lindjes së filologjisë si shkencë: “të

sigurojë transmetimin korrekt të teksteve të shkruara” 16 .

Ndonëse i takon lagjes së albanologëve të mëdhenj të brezit të tij, Profesor Ajeti

shquhet me veçantitë vetjake të bërjes së albanologjisë dhe të metodologjisë së saj. Ai

nuk kërkon kohë të veçantë për misionin e tij prej albanologu, të cilën e kërkonte

Profesor Çabej, ndonëse është ati i saj; ai pranon misionin e tij prej misionari të

albanologjisë, por konceptet shkencore asnjëherë nuk i ngre në dogmë, gjë të cilën e

bëjnë shumë prej kolegëve të tij në sistemet diktatoriale. Përkundrazi. Edhe pse vetë nuk

heq dorë nga shkolla në të cilën ishte përgatitur, i përqafon me kujdes shkollat dhe

metodat e reja shkencore, në të njëjtën kohë, me përkrahjen e tij, në institucionet

albanologjike, të cilat ai i udhëheq, studiues të rinj sjellin dhe aplikojnë mendimin më

bashkëkohor të kërkimeve linguistike.

E megjithatë, në krahasim me bashkëkohësit, albanologët më të mëdhenj të kohës,

ai shquhet me veçantitë e tij në :

a. Profesor Idriz Ajeti e kupton me kohë misionin e tij prej kërkuesi të sintezave,

por ndryshe nga Eqrem Çabej, i cili shquhej për sintezat e mëdha, Profesor Idriz Ajeti

qarkun e kërkimeve të tij e zgjeroi në përmasa ballkanike.

Me të drejtë.

13 Shih, tezën e doktoratës: Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra

(Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës), Sarajevo, 1961, f.164;

14 Shih: Franc Mikloshic, Albanische Forschungen, 1870, 1871; Gustav Weigandi, Dialekti

gegë i Borgo Erizos afër Zarës në Dalmaci, “Siebzehnter und achtzenter Jahresbericht des

Institutes für Romänische Sprache zu Leiozig”, Leipzig (1911); Carlo Tagliavini, L’Albanese di

Dalmacia. Contributi alla conoscenza del dialetto zhego di Borgo Erizzo preso Zara. Biblioteca

dell’ “Archivum Romanicum”, Serie II: Linguistica. Vol. 22. Firenze, Leo S. Olschi 1937.

15 Shih, Profesor Rexhep Qosja, “Idriz Ajeti - një jetë kushtuar gjuhës” (botimi i parë, 1978),

në librin Rilindja e dytë, “Toena”, Tiranë, 2007.

16 Luçia Çezarini Martineli, Filologjia (prej dorëshkrimeve të moçme te librat e shtypur),

Përktheu nga origjinali italisht Ardian Doka. Botoi “Medaur”, Tiranë, 2002, f. 14.
Duke qenë njohës dhe studiues i mirë i gjuhëve romane dhe njohës e studiues madje

në përmasa dialektore të gjuhëve të sllavëve të jugut, për Profesor Ajetin mund të thuhet

ajo që përgjithësisht thuhet për studiuesin Gustav Wajgandi “ai është ballkanolog në

kuptimin e plotë të fjalës”.

b. Profesor Idriz Ajeti e kupton me kohë misionin e tij prej bardi të albanologjisë në

kuptimin e bërjes dhe të drejtimit institucional të saj, por nuk do të bëhet as apostull i saj

brenda institucioneve shkencore, sikur do të veprojnë bie fjala bashkëkohësit e tij

Profesor Aleks Buda e Mahir Domi, as murgu i saj, sikur do të bëhet gjithashtu

bashkëkohësi i tij Profesor Jup Kastrati.

c. Sigurisht kjo është arsyeja pse, ndonëse ishte albanolog dhe institucion i saj, ai

në jetën e tij nuk deshi të identifikohej me linguistikën deri në kult, sikur veproi

bashkëkohësi i tij Profesor Selman Riza.

III. Albanologu dhe albanologjia

Në rrugën e tij jetëgjatë prej albanologu e ballkanologu, ai ka vazhduar ta ndërtojë

shkollën e trashëguar prej brezash në fushë të albanologjisë, ka përgatitur pasardhësit e

saj, prej të cilëve, besoj se nuk do të keqkuptohem nëse them se pjesa më e madhe e tyre

kanë mbetur nxënës të tij; ka zgjeruar projektet e tij kërkimore drejt sintezave të mëdha të

përmasave kombëtare, çfarë është Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, por a do të arrijë

të përmbyllë një prej veprave jetësore, të pritura nga dora e tij: sintezën gjuhësore të

marrëdhënieve shqiptaro-sllave! Natyrisht, prej studiuesit, të cilit i shënohet 90-vjetori i

lindjes, kërkesa të tilla dhe të kësaj natyre, jam i vetëdijshëm se nuk duhet të bëhen. Unë

e bëra këtë për t’iu përgjigjur atyre që këtë kërkesë e kanë shtruar disa dekada më parë,

për të konstatuar njëkohësisht se kjo vepër jetësore e tij vërtet nuk është përmbyllur si një

monografi e përmasave të studimeve etimologjike të Profesor Eqrem Çabejt, të

gramatikës historike të Profesor Shaban Demirajt, apo të historisë së albanologjisë së

Profesor Jup Kastratit, por edhe ashtu si është, tërësia e veprës së tij paraqet fondin më të

pasur, më të plotë dhe më të sigurt, për një sintezë të madhe të marrëdhënieve gjuhësore

shqiptaro-sllave.

Në rrafshin kërkimor studimet për historinë e albanologjisë nuk zënë vendin që

zënë studimet në fushë të dialektologjisë, të planifikimit gjuhësor apo edhe të

marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-sllave, por janë të rëndësishme për disa arsye: e para,

për arsye se ato i shkruan albanologu, i cili në institucionet shkencore ndërkombëtare ku

studiohej albanologjia të njëjtën kohë përfaqësonte dijen bashkëkohore të albanologjisë;

dhe së dyti, për arsye se ato i shkruante albanologu, i cili në të njëjtën kohë nga

bashkëkohësit ishte bërë objekt studimi.

Përpjekja jonë për të parë figurën e Profesor Idriz Ajetit, kontributin e tij dhënë

gjuhësisë shqiptare dhe vendin e tij në studimet albanologjike, sigurisht nuk do të ishte e

plotë sikur sinonimet albanologu dhe institucioni i albanologjisë, të mos i referoheshin

edhe referencës tjetër: historiani i albanologjisë.

Ndihmesën e tij prej historiani të albanologjisë Profesor Idriz Ajeti e ka dhënë duke

sjellë sinteza të mëdha për shkolla të caktuara albanologjike, biografi për albanologë të

mëdhenj të kohës së tij, studime, paraqitje dhe recensione për vepra të rëndësishme të

kohës, e madje edhe fjalë të përzishme e in memoriame për gjuhëtarë shqiptarë e të huaj,

të cilët albanologjisë i kanë dhënë kontribut të rëndësishëm.

Po të pretendonim të bënim një sintezë të këtyre kontributeve, studimet e Profesor

Idriz Ajetit do të mund t’i ndanim në: pikëpamjet e tij për studimet albanologjike në

përgjithësi dhe për studiuesit më të rëndësishëm në veçanti; pikëpamjet e tij për studiuesit
jugosllavë dhe sllavë në përgjithësi; si dhe pikëpamjet e tij për albanologë të tjerë,

kryesisht të shkollës austro - gjermane dhe italiane.

III. 1. Për Profesor Eqrem Çabejn dhe gjuhësinë shqiptare

Në bibliografinë kronologjike të referencave të Profesor Idriz Ajetit, deri në fillim

të shekullit XXI, janë radhitur mbi pesëdhjetë njësi të botuara e të ribotuara: studime 17 ,

parathënie 18 , recensione 19 e fjalë kujtimi 20 në gjuhën shqipe, frënge 21 , serbokroate 22 etj.

Studiues që njihte përmasat historike të ndikimit të shkollave, rrymave dhe koncepteve

linguistike, që në hapje të studimit të tij, shkruar në vend të hyrjes për veprat e plota të

Profesor Eqrem Çabejt, shkruante: “Do të përpiqem që formimin e Çabejt si shkencëtar

dhe veprimtarinë e tij shkencore ta projektojmë në vartësinë e dy perspektivave. a) Së

pari, në vartësinë e perspektivës kohore në të cilën ai veproi, që me fjalë të tjera do të

thotë në vartësinë e gjendjes që zotëronte këtu e më se shtatëdhjetë vjet më parë në

fushën linguistike në Evropë dhe, së dyti, puna e tij do parë në vartësinë e situatës,

kushteve dhe rrethanave që sundonin në frontin tonë të brendshëm gjuhësor, që nga ditët

e para të karrierës së tij shkencore” 23 .

Pikërisht duke pasur parasysh këto qëndrime, Profesor Idriz Ajeti tekstin e tij

studimor për jetën dhe sidomos veprën e Profesor Eqrem Çabejt, e ka ndërtuar duke

rindërtuar njëkohësisht edhe dijen albanologjike sipas kronologjisë dhe sipas nyjave

kryesore të saj. Fillimisht duke shquar disa nga prirjet kryesore të shkollës metodologjike

të Vjenës, e cila përgatiti edhe Profesor Çabejn brenda rrethit të saj, pastaj përfaqësuesit

kryesor të saj dhe në fund vendin e tij në zhvillimet e gjuhësisë së kohës.

Duke shkruar për sintezat e mëdha shkencore që po bëheshin në gjysmën e dytë të

shekullit XX, sikur ishin Studimet etimologjike në fushë të shqipes, të cilave pritej t’u

pasvinte edhe fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe, Profesor Idriz Ajeti, pasi kujtonte një

plejadë albanologësh, ballkanologësh e indoeuropanistësh, meritën për vazhdimin e saj

17 «Arritjet kryesore të studimeve etimologjike të shqipes», Shqiptarët dhe gjuha e tyre,

ASHAK, Prishtinë, 1994, f. 116-132.

18 «Dy fjalë për veprën» (Parathënie). – Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe

(ribotim). «Rilindja» Prishtinë, 1970, f. 5-10; «Dy fjalë për opusin e E. Çabejt». Dr. Eqrem Çabej,

“Studime gjuhësore”. I. (Studime etimologjike në fushë të shqipes. A-O). «Rilindja»

Prishtinë, 1976, f. VII-XXIII etj.

19 «E. Çabej, “Uber einige mit z- anlautende worter des Albanischen”. Zeitschrift fur

Phonetik und allgemeine Sprachwissenschaft, 9/3, Berlin, 1956, p. 203-229», Gjurmime

albanologjike, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1962, nr. 1, f. 283-286.

20 «Albanologut më të madh të ditëve tona». (Me rastin e vdekjes së profesor Eqrem Çabejt).

Rilindja, Prishtinë, 23 gusht 1980, f. 12-13; «Dy fjalë kujtimi për Eqrem Çabejn me rastin e përvjetorit

të vdekjes së tij», Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III, «Rilindja» Prishtinë, 1985;

«Eqrem Çabej (1908-1980)», In memoriam, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III,

«Rilindja» Prishtinë, 1985.

21 “Eqrem Çabej dhe studimet e gjuhësisë shqiptare”, Gjurmime albanologjike – seria e

shkencave filologjike, nr. 17, Prishtinë, 1987. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1988,

f. 19-32.

22 “Poreklo albanskog jezika i mjesto njegova nastavka”, - Studije iz istorije albanskog

jezika, Akademija Nauka i Umjetnosti Kosova – Odelenje jezičkih književnih nauka i umjetnosti.

Posebna izdanja, knjiga 4, Priština, 1982.

23 “Veprimtaria shkencore e Prof. Eqrem Çabejt”, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III,

«Rilindja» Prishtinë, 1985, f. 232.
dhe madje përgjegjësinë për arritjet e reja ia dedikonte Profesor Çabejt. “Pas vdekjes

tragjike të Norbert Joklit – njohësit të rrallë të problemeve gjuhësore të shqipes, puna në

hartimin e fjalorit të tij etimologjik pothuajse ra përgjithmonë në ujë, dhe vetëm Eqrem

Çabej, nxënës i Joklit, ka mundur ta marrë mbi vete këtë detyrë të vështirë dhe ta kryej

me sukses” 24 , shkruante Profesor Ajeti.

Vendosja e jetës dhe veprës së Profesor Eqrem Çabejt në rrafshin historik të

zhvillimit të gjuhësisë do të ishte një paraqitje mbase e zakonshme, sikur vepra e tij të

mos shihej edhe në kontekstin e zhvillimit të dijes gjuhësore, në dritën e historisë së

gjuhëtarëve shqiptarë. E parë në dritën e gjuhësisë së përgjithshme të kohës dhe asaj

shqiptare, kontributi i Profesor Eqrem Çabejt na del i plotë, i saktë, e gjithsesi edhe i

rëndësishëm për gjendjen e albanologjisë sot.

Nuk me duket e qëndrueshme ndërkaq ndarja gjithsesi skematike që i ka bërë punës

së Profesor Çabejt, duke e parë atë njëherë nga viti 1934-1945 dhe herën tjetër nga viti

1945-1980. Dhe kjo për arsye se në studimet e gjertashme del sikur Profesor Çabej deri

pas Luftës së Dytë Botërore ishte vetëm një literat, kritik letrar, historian i letërsisë dhe

folklorit, etnolog dhe përgjithësisht popullarizues i albanologjisë. Kërkimet e tij prej

gjuhëtari zakonisht identifikohen me sintezën e tij për etnonimin arbër 25 , me një pyetësor

dialektologjik 26 të përgatitur në Romë gjatë qëndrimit të tij në kohën e Luftës së Dytë

Botërore, dhe më pak me dialektologun, disertacioni 27 e të cilit duke mos u botuar madje

as në serinë e veprave të plota në Prishtinë për shumë kohë ka mbetur i panjohur dhe i

pastudiuar në përmasën e studimit të veprave të tjera.

Vetëm pas vdekjes së Profesor Çabejt, prej letërkëmbimit me Profesor Jup

Kastratin, është kuptuar se ai, gjatë viteve sa qëndroi në Romë, me gjasë një fond leksikor

të mbledhur vite më parë e bëri objekt studimit të tij dhe këtë e bëri madje në gjuhën

gjermane 28 , ndërsa ka arsye të mjaftueshme të besohet se edhe studimet bazë për

“Mesharin” e Buzukut 29 i kishe bërë po në këtë kohë. Pavarësisht nga këto të dhëna të

24 “Vështrim i punës në studimet etimologjike të gjuhës shqipe”, Shqiptarët dhe gjuha e tyre,

ASHAK-SGJL, Botime të veçanta, Libri 10, Prishtinë, 1994, f. 141.

25 Shih, Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe (Pour la genèse de la littérature

albanaise), “Hylli i dritës”, Shkodër, 1938.

26 Shih, Atlasi gjuhësor shqiptar (Atlas linguistique albanais). Pesë fashikuj. Pyetësor 1-2578

çështje. Romë, Grottaferrata. 1943 (Imprimé, en 5 fascisles, questions 1-2578, Grottaferrata).

“Atlasi gjuhësor shqiptar” është një pyetësor (kuestionar) që përmban gjithsecili 2578 pyetje; të

pesë fashikujt përbëjnë një “tërfulë” mjaft voluminoze”. (Eqrem Çabej, Letër Jup Kastratit,

Tiranë, 24.VII.1963). Ky pyetësor u botua, por nuk qarkulloi. Sipas albanalogut Carlo Tagliavini

në “Rivista d’Albania”, viti II, fash. 2, f. 186, Romë, qershor 1941, “Atlanti gjuhësor i shqipes” u

projektua të hartohej nga katër bashkëautorë: Prof. Clemento Merlo, prof. Matteo Bartoli, prof.

Carlo Tagliavini, prof. Eqrem Çabej, dhe të botohej nga Qendra e Studimeve Shqiptare pranë

Akademisë së Shkencave të Italisë, në Romë, më 1940. – Shih edhe: “Atlanti gjuhësor shqip” te

revista “Shkëndija”, viti III, nr. 5, f. 43, Tiranë, mars 1943.

27 Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare). Disertation zur Erlangung des

Doktorgrades an der Universität Wien. 1933. 143 f. (të daktilografuara). Me këtë punim, Çabej

fitoi titullin e doktorit në filozofi. Udhëheqës shkencor qenë prof. Paul Kretschmer dhe Norbert

Jokl.

28 Beiträge zur albanische Wortkunde (Kontribute për historinë e fjalëve të shqipes), 700 f.

Mbledhur materiali gjatë viteve 1935-1941, shkruar gjatë periudhës 1941-1957. Dorëshkrim

gjermanisht. Ruhet në arkivin personal të prof. Eqrem Çabejt, Tiranë.

29 Studimi i pari i Profesor Çabejt për Buzukun është një dorëshkrim me titull: Gjuha dhe

dialekti i Gjon Buzukut (La langue et le dialecte de Gjon Buzuku) 180 f. (të daktilografuara).
panjohura edhe po të bëhet një tipologji e punës së Profesor Çabejt, kufiri i vitit 1945 do

të shtyhej së paku deri në vitin 1949, sepse kontributi i tij gjuhësor me dy dispensa për

“Albanologjinë” dhe “Linguistikën” nuk ndryshon rrënjësisht kërkimet serioze të tij në

fushë të gjuhësisë.

E gjithë kjo nuk lë mangut gjë në studimin e veprës së Profesor Çabejt nga

Profesor Idriz Ajeti. Në kronologjinë e paraqitjes së plotë të saj ajo është vendosur në

vendin që i takon. Në këtë linjë Profesor Ajeti ka caktuar kufij të qëndrueshëm, jo vetëm

për disa nga hipotezat e vendit të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të cilat

edhe vetë ai ia ka plotësuar me punën e tij prej albanologu, por edhe të dy veprave

themelore të tij: Shumësi i singularizuar dhe Studime etimologjike në fushë të shqipes.

Për të parën theksonte sa “ka peshën e vet të madhe, qoftë në fushën e morfologjisë së

shqipes, qoftë edhe në lëmin e studimeve etimologjike të gjuhësisë shqiptare» 30 , ndërsa të

për të dytën, kryeveprën e gjuhësisë shqiptare Studime etimologjike në fushë të shqipes,

Profesor Ajeti shkruante: “Çabej, pasi kishte bërë në mënyrë të thukët e kritike analizën e

punës së kryer në fushën e studimeve etimologjike të studimeve të mëparshme, me argumente

dhe bindshëm kontestoi një varg zgjidhjesh të etimologëve të mëhershëm, qoftë

për shkaqe të mungesës së objektivitetit, qoftë për shkaqe të mosnjohjes së mjaftueshme

të gjuhës shqipe, qoftë, më në fund për shkak të mangësive në punën metodologjike, a në

parimet mbi të cilat mbështeste teorinë e tij gjuhësore duke i përforcuar me të madhe të

dhënat e reja – shpjegimet e veta» 31 .

Me rastin e vdekjes së Profesor Çabejt dhe me rastin e shënimit të përvjetorëve të

lindjes a të vdekjes së tij, Profesor Idriz Ajeti e ka vlerësuar kontributin e veprës së tij, si

një monument historik, gjuhësor e kulturor. “Vepra e tërësishme e Çabejt, shkruante

Profesor Ajeti, shënon një kontribut të pazëvendësueshëm në studimet e historisë së

gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ndërsa duke vlerësuar karakterin historik të personalitetit

të tij në historinë e popullit shqiptar Profesor Ajeti shprehej: “Te Eqrem Çabej kemi

bjerrë patriarkun e gjuhës sonë, të lidhur ngushtë për truallin, popullin shqiptar dhe

gjuhën e tij, vepra e të cilit do të mbetet e gjallë ndër ne si sot si në ditët që do të vijnë” 32 .

III. 2. Për Mark la Pianën dhe albanologët e tjerë të botës shqiptare

Gjatë shumë vjetëve të punës së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe

Kulturën Shqiptare, Profesor Idriz Ajeti para seminaristëve ndërkombëtarë dhe vendorë,

ka sjellë një numër studimesh themelore për albanologë të arealit kombëtar dhe të huaj.

Krahas studimeve për Profesor Eqrem Çabejn, në studimet, recensionet dhe kumtesat e tij

ai ka paraqitur edhe dy tekste me vlerë: kumtesën “Mark La Piana në studimet e

gjuhësisë shqiptare” 33 dhe recensionin thellues “Një ndihmesë në fushën e leksikologjisë

Tiranë, 1954. (Dorëshkrim. Arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë).

30 «Eqrem Çabejt: “Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe”. Universiteti shtetëror i

Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1976, 216 f.» Gjurmime albanologjike. Nr. 2,

f. 259-262, Prishtinë, 1968, f. 262.

31 “Vështrim i shkurtër i punës në studimet etimologjike të gjuhës shqipe”. Vepra, 3,

ASHAK-SGJL, Libri i 16, Prishtinë, 1998, f. 253.

32 Shih, “Eqrem Çabej (1908-1980)”, In memoriam, në - Studime gjuhësore në fushë të

shqipes, III, “Rilindja” Prishtinë, 1985, f. 264.

33 Shih, Vepra 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 71-76.
shqiptare” 34 , në të cilin Profesor Ajeti i bënte një paraqitje të veçantë veprës së

leksikologut të dalë nga djepi i arbneshëve të Zarës Kruno Krstić 35 .

Pavarësisht prej paraqitjes mjaft sintetike që i bënë linguistit të dalë nga lagja e

arbëreshëve të Italisë Mark la Pianës, për një sintezë të plotë të veprës së tij mjeshtrit tonë

i mungonte informacioni i plotë. Kjo është arsyeja pse në shqyrtimin e disa prej çështjeve

themelore studiuesi ynë jo njëherë mbështetej në referenca të zgjeruara të mendimit

gjuhësor të Profesor Jup Kastratit (probleme të historisë së gramatikës), në referenca të

mendimit kryesisht kritik të Profesor Besim Bokshit (për probleme të gjuhësisë

ballkanike), në referenca sintetizuese të diskutuara kryesisht te leksiku historik nga

Profesor Eqrem Çabej (për çështje të etimologjisë) etj.

Për historinë e albanologjisë është me interes vendi që Profesor Ajeti i bëri Pianës

në studimet albanologjike të dijes italiane dhe asaj arbëreshe, duke e vendosur pranë

Carlo Tagliavinit dhe Matteo Bartolit në njërën anë dhe pranë Dhimitër Kamardës në

anën tjetër. Pasi ia njeh meritën për nxjerrjen në rend të parë, hipotezën ilire të vendit të

formimit të gjuhës shqipe dhe sidomos për kalimin e saj nga “pellazgjishtja” e Dhimitër

Kamardës në ilirishten e albanologëve të gjysmës së parë të shekullit XX, Profesor Idriz

Ajeti kontributin e Mark la Pianës e sheh në dy drejtime: në kontributin e tij për botimin

dhe studimin e letërsisë së vjetër arbëreshe dhe në kontributin e tij për studimet

linguistike, kryesisht në fushë të gramatikës historike dhe në fushë të etimologjisë.

Ndonëse, si shkruan autori ynë, dija për Mark la Pianën do të jetë e plotë vetëm kur

të jenë botuar dy veprat e tij fundamentale ”Gramatika historike e shqipes” dhe “Fjalori

etimologjik i shqipes”, kjo nuk e pengon që të nxjerrë përfundime thelbësisht historike:

“Asnjë gjurmues, i vjetër a i ri nga radhët e studiuesve të degëzimeve gjuhësore

albanistike në truall të Italisë, nuk kishte depërtuar aq thellë në thelbin e çështjeve

gjuhësore të shqipes, ku u gjend arbëreshi Mark la Piana” 36 .

Dy dekada më parë, doli nga shtypi një fjalor dialektor i arbëreshëve të Zarës.

Autori i këtij fjalori i dha gjuhësisë shqiptare dhe sidomos dialektologjisë historike të saj

një vëllim prej 5000 njësish leksikore. Fjalori qe pritur me konsiderata të larta po edhe

me diskutime të natyrës metodologjike, përmbajtësore dhe gjuhësore. Gjurmuesi i

dikurshëm i këtij areali dhe studiuesi i pasionuar që përmes një fjale, një veçorie fonetike,

morfologjike dhe dialektore, shpesh i është kthyer kësaj pasurie gjuhësore kombëtare,

shpejt e mori në dorë dhe ia bëri vendin në historinë e albanologjisë, si një prej botimeve

të rëndësishme gjuhësore për arealin e moçëm të shqipes së shekullit XVII-XVIII, dhe

këtë e bëri jo duke përimtuar sipas parimeve të tij disa fjalë të karakterit historik, por

duke e vënë këtë vepër përballë veprave më të rëndësishme të autorëve: Mikloshiq,

Weigand, Tagliavini, Ajeti, të cilat për më se dy shekuj kishin mbledhur dhe kishin sjellë

pasurinë e pashtershme të shqipes së hershme.

III. 3. Prej albanologjisë deri te ballkanistika

Në kërkim të problemeve të veçanta në fushë të gjuhësisë krahasimtare, Profesor

Idriz Ajeti ka shkruar edhe një sërë studimesh e syzimesh albanologjike për albanologë

dhe shkolla nacionale, të cilat për shumë dekada kanë përparuar mendimin shkencor në

fushë të albanologjisë. Institucioni, përkatësisht vendi më ideal ku mund të paraqiteshin

dhe madje të diskutoheshin disa çështje të kësaj natyre ishte Seminari. Ligjëratat,

34 Shih, Vepra 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 91-94.

35 Shih, Rječnik govora zadarskih arbanasa, Zadar, 1987.

36 Vep. e cit., f. 76.
kumtesat dhe sesionet shkencore të cilat organizoheshin në këtë Seminar veç temave për

zhvillimin e brendshëm të gjuhës, letërsisë e të kulturës shqiptare, gjenin hapësirë edhe

për tema të mëdha: të historisë së albanologjisë, të domeneve, të shkollave, të nocioneve

dhe të përfaqësuesve të saj. Në Seminarin e vitit 1978, në të cilin u organizua Sesioni

shkencor “Problemet aktuale dhe kërkimet albanologjike në botë” Profesor Ajeti zgjodhi

të ligjërojë për njërin nga indoeuropianistët më të mëdhenj të shekullit XX, Holger

Pedersenin.

Holger Pedersen. Në studimin e personalitetit të Holger Pedersenit mjeshtri ynë

shihte shkallët e ngjitjes së dijes albanologjike në përmasa europiane dhe më gjerë. Gjatë

kësaj periudhe, gjuhës shqipe iu caktua vendi i saj në familjen europiane, u zgjerua fondi

jo vetëm i leksikut por edhe i sistemit gramatikor në familjen e gjuhëve ballkanike, u

stabilizua metoda e gjuhësisë historike krahasuese edhe në studimet albanologjike të

albanologëve vendorë, ishte botuar Fjalori etimologjik i shqipes i Gustav Majerit, një prej

veprave monumentale jo vetëm për albanologjinë, por edhe për gjuhësinë e përgjithshme

në Ballkan dhe Europë. Probleme si këto dhe të tjera, Profesor Ajeti i ka rrahur në një

kumtesë në sesionin “Marrëdhëniet kulturore shqiptare e evropiane 37 . Në studimin e tij

theksonte se Pederseni do të zë vendin e lënë bosh nga Gustav Majeri, jo vetëm me

vazhdimësinë e kërkimeve të tij, por edhe me nivelin shkencor të rrahjes së disa

problemeve, sikur është: nyja e prapme në gjuhën shqipe dhe rumanishte, ndikimi i

latinishtes në sistemin gramatikor të shqipes, tipi i tingujve l, ll në gjuhën shqipe dhe

reflekset e guturaleve në gjuhësinë indoevropiane.

Sipas një rendi të vënë re edhe në studimet e tjera të karakterit albanologjik,

Profesor Idriz Ajeti, tekstet e tij i hap si pedagog, i vazhdon si historian i albanologjisë

dhe i përfundon si kërkues e reflektues. Në këtë rrjedhë ai në pjesën e tretë të këtij

studimi sjellë dhe diskuton gjerësisht, duke përcjellë edhe mendimin e tij për tingujt l,ll

dhe sidomos për reflekset e guturaleve, një çështje e cila sikur shprehet Profesor Ajeti

mbetet e hapur edhe pas botimit të monografisë sintezë të Holger Petersenit.

Carlo Tagliavini. Brenda zhvillimeve të linguistikës së përgjithshme, dijes

europiane për albanologjinë dhe disa fushave të tjera të kërkimit, Profesor Idriz Ajeti ka

shkruar edhe një studim përmbajtësor edhe për profesorin e tij Carlo Tagliavinin.

Sipas një parimi, të cilin ai e ka ndjekur përgjithësisht në të gjitha tekstet e këtij

lloji, Profesor Ajeti, fillimisht sjell një pamje të plotë të studimeve albanologjike të

shkollës italiane, ndërsa në rrjedhën e saj edhe përfaqësuesit: Matteo Bartoli, G. J. Askoli,

Francesco Ribezzo, Rosi, Jung, Busetti, Leotti, Kordignano etj., si dhe problemet

kryesore që përfaqëson ajo: tekste të vjetra, gramatika, fjalorë dygjuhësorë, kërkime

dialektore, probleme etimologjike etj.

Carlo Tagliavini është një prej studiuesve italian i cili ka lënë një trashëgimi të

pasur në gushë të linguistikës dhe të albanologjisë njëkohësisht. I specializuar në fushë të

romanistikës, ai njihte jo vetëm fondin ballkanik e europian të gjuhëve romane, por edhe

marrëdhëniet shqiptaro-sllave, në studimin e të cilave ka mbetur për t’u hulumtuar edhe

në kohën tonë. Në lidhje me marrëdhëniet gjuhësore ballkanike Carlo Tagliavini rrahu në

shumë drejtime çështjen e burimit të prapavendosjes së nyjës në gjuhën shqipe, të disa

dhjetëra etimologjive, gurrën e të cilave e kërkonte te burimet e sakta të tyre, duke u bërë

37 Shih, “Kontributi i Holger Pedersenit në studimin e historisë së gjuhës shqipe”, Seminari

Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr. 6, Universiteti i Prishtinës –

Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 1979, f. 153-159; “Për kontributin e linguistikës italiane në

studimet e gjuhësisë shqiptare – Carlo Taglavini”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë

dhe Kulturën Shqiptare, nr. 11, UK-FF, Prishtinë, 1985, f. 71 -77.
një pamje të përimtuar, ndërsa disa prej çështjeve Profesor Ajeti mendon se ende janë

aktuale.

Një vepre të Carlo Tagliavinit, të cilës Profesor Idriz Ajeti i është qasur shumë herë

dhe i është qasur ashtu thellësisht e përimtueshëm është kryevepra “Shqiptarët e

Dalmacisë” 38 . Studiues, i cili këtë ishull gjuhësor të shqipes së moçme e kishte bërë

objekt studimi, mjeshtri ynë, kishte arsye t’i kthehej shpesh kësaj vepre në studime dhe

vlerësime të ndryshme e njëra prej tyre ishte edhe gjetja e vendit të saj në historinë e

albanologjisë. “Kami pasur fat ta rimarrim nëpër duar gjithë lëndën e këtij dialekti të

kësaj enklave arbëreshe prej nesh të mbledhur e krahasuar me të atdheut të përparshëm në

Shestan të Krajës. Vlera e kësaj vepre të madhe të Tagliavinit më fort se në fushën e

fonetikës historike, të morfologjisë e të fjalëformimit të kësaj të folmeje, qëndron në

trajtimin e thelluar të thesarit leksikor, duke u përpjekur t’ia kërkojë, e mundësisht t’ia

gjejë rrugën çdo lekseme edhe shprehjeje – të lessico etimologiko të tij, kapitulli që

përbën pjesën më të madhe, mbase kryesoren të kësaj vepre të Tagliavinit” 39 .

III. 4. Studimet gjuhësore albanologjike në ish-Jugosllavi

Në një periudhë prej shumë dekadash, për aq sa është marrë me studimin e

marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-sllave, herë pas here ka shtuar kur më sintetikisht

(periudha dhe shkolla gjuhësore) e kur në formë syzimesh (autorë dhe probleme të

ndryshme gjuhësore) të studiuesve sllavë për gjuhësinë shqiptare 40 .

Periudha e gjatë prej rreth dy shekujsh, prej kur studiues sllavë e sllavistë merren

me studimet albanologjike, është e kuptueshme, pse Profesor Idriz Ajetin nuk mund ta

lironin prej gjykimeve të tij dhe sigurisht edhe prej një paraqitjeje shpesh të detajuar të

kërkimeve të tyre jo vetëm albanologjike.

Studiuesit sllavë, ashtu si edhe bashkëkohësit e tyre albanologë nga radha e

studiuesve austriakë, gjermanë, hungarezë etj., më parë se të merreshin me albanologjinë,

ishin studiues të gjuhëve të tyre, ballkanologë, linguistë të gjuhësisë së përgjithshme,

romanistë, helenistë, keltistë, indoeuropanistë etj., ndërsa gjuhës shqipe, gjithashtu i

qaseshin nga aspekte të ndryshme.

Jernej Kopitar. Më i pari studiues i arealit sllav në historinë e albanologjisë ishte

Jernej Kopitar (1829), ishte censor për gjuhët sllave të Jugut në Vjenë dhe në gjuhësinë

shqiptare e interesonin huazimet sllave, ndërsa në veprën e tij dha edhe mjaft shembuj të

përbashkët të strukturës gramatikore serbe dhe shqipe.

38 L’albanese di Dalmatia, Firenze, 1937.

39 Shih, Vepra, 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 67.

40 Shih, “Albanistika jugosllave dhe disa probleme të saj“, SNGJLKSH 5, UP-FF, Prishtinë,

1979, f. 15-26; ”Henrik Bariqi për gjuhën shqipe”, SNGJLKSH 14,1988:111-117; “Mendime të

studiuesve jugosllavë për historinë e gjuhës shqipe” SNGJLKSH 15-16, UP-FF, Prishtinë, 1995,

f. 105-112; “Në njëqindvjetorin e vdekjes së Fran-- Mikloshiqit”, Vepra, 5, ASHAK, Prishtinë,

2002, f. 19-24; “Kontributi i studiuesve sllovenë për historinë e gjuhës shqipe dhe krijimin e

letrarishtes së saj”, Vepra, 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 33-34; “Në gjashtëdhjetëvjetorin e

themelimit të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe të Arteve (1938-1998)”, Vepra, 5, ASHAK,

Prishtinë, 2002, f. 35-36; “Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi”, Vepra, 5, ASHAK,

Prishtinë, 2002, f. 37-49; “Albanistika jugosllave dhe disa probleme të saj”, Vepra, 5, ASHAK,

Prishtinë, 2002, f. 51-61; “Gjuha shqipe në studimet krahasuese të Profesor Radosllav

Boshkoviqit, Vepra, 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 85-90; “Agnia Vasilievna Desnickaja (1912-

1992”, Vepra, 5, ASHAK, Prishtinë, 2002, f. 225-257.
Franc Mikloshiq. Në brezin e parë të studiuesve sllavë linguisti slloven Franc

Mikloshiq (1813-1891), themelues i linguistikës shkencore sllave, ballkanologu e

etimologu, është albanologu, të cilin Profesor Idriz Ajeti ia bashkonte treshes së madhe

albanologjike, madje duke ua paraprirë: Mikloshiq-Majer-Petersen-Jokli.

Nëse Profesor Çabej, dijen e arrirë në fushë të albanologjisë ia dedikonte trinomit

Majer-Petersen-Jokli, Profesor Ajeti këtij trinomi ia paravinte edhe një emër gjithsesi të

rëndësishëm, të parë sigurisht edhe me vlerësimin e një sllavisti të përkushtuar: sllavistin,

ballkanologun e albanologun Franc Mikloshiq, dhe ua pasvinte kurorë dorën e sigurt,

patrikun e studimeve albanologjike të gjysmës së dytë të shekullit XX, albanologun

Eqrem Çabej.

Franc Mikloshiqi është njëri nga ata pak studiues të gjysmës së dytë të shekullit

XIX, i cili zbatoi me korrektësi dijen e arrirë të kohës jo vetëm në studimet sllave e

ballkanistike por edhe në fushë të albanologjisë. Duke shqyrtuar marrëdhëniet sllavoshqiptare,

kryesisht të ndikimit të sllavishtes në shqipen, Mikloshiq ka diktuar dhe

identifikuar qartë disa probleme të historisë së gjuhës shqipe, të fonetikës historike, të

ndikimeve të jashtme mbi sistemin jo vetëm leksikor por edhe gramatikor të shqipes.

Konkluzionet e tij të kohës, ndonëse nuk diheshin atë kohë dokumentet dhe botimet e

para shqipes, do të pranohen nga gjuhësia shqiptare edhe pas zbulimit dhe botimit të

“Mesharit” të Gjon Buzukut.

Në veprat e tij gjithsesi të karakterit monografik bardi i sllavistikës dhe themeluesi i

ballkanistikës Franc Mikloshiq, ka diskutuar një varg çështjes të sistemit fonetik e

fonologjik, gramatikor e historik, leksikor e etimologjik, si: vokalet e shkurtra e vokalet e

gjata të shqipes, çështjen e zanoreve iniciale, problemin e likuideve, problemin e

guturaleve palatale etj.

Interesimet e studiuesve sllavë për albanologjinë në mënyrë të veçantë janë shtuar

në fillim të shekullit XX. Në këtë kohë interesimet për albanologjinë nuk vijnë vetëm si

rezultat i kërkimeve në fushë të indoeuropianistikës, ballkanistikës, romanistikës apo

sllavistikës, por edhe si rezultat i kërkimeve të drejtpërdrejta në fushë të historisë së

gjuhës shqipe, strukturës gramatikore të saj, të etimologjisë etj. Studiuesit e kësaj kohe do

të merren me prejardhjen ilire a trake të shqiptarëve, varësisht prej tezës që përkrahnin,

me fjalorë dialektorë të shqipes, me strukturën historike të gramatikës së shqipes etj.

Kërkimet fillestare të medievistit, Shuflait, bënë që, pas Gracit e Vjenës, të

krijohen mundësitë për të pasur edhe një qendër të fuqishme albanologjike në zonën

ballkanike, pra në Zegreb. Mirëpo, sikur dihet, strukturat politike serbe që vepronin në

Beograd vendosën të pengonin formimin e kësaj qendreje në Zagreb, e këtë mund ta

bënin më së miri duke e likuiduar fizikisht bardin e këtyre kërkimeve, medievistin Milan

Shuflai. Qeveria e atëhershme jugosllave, u angazhua për formimin e një qendreje

albanologjike në Beograd, e cila quhej Seminari i albanologjisë, sepse siç duket ishte e

vetmja mundësi për kontrollimin e një strukture intelektuale në fushë të albanologjisë, e

cila vepronte jo vetëm në ish-Jugosllavi dhe madje jo vetëm në Europën Juglindore.

Rajko Nahtigal. Sllavisti dhe indoeuropianisti Rajko Nahtigal, filolog nga Graci,

në fushë të albanologjisë do të zgjerojë kërkimet e tij jo vetëm me vrojtimet e tij të

marrëdhënieve gjuhësore ballkanike, por edhe me angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në

terren. Me ftesën e Komisisë Letrare të Shkodrës (1917) Rajko Nahtigal (Reinhold

Nahtigal) për një kohë të mirë do të qëndrojë në Shqipëri dhe veç tjerash do të botojë

katër punime për gramatikën historike të shqipes e përemrat e shqipes, ndërsa në studimet

për normëzimin e gjuhës shqipe do të bëhet i popullarizuar për Prologomenen, Çështja e

një gjuhe letrare të përbashkët të shqipes, ndonëse tash së voni mendohet se e ka shkruar,

ose së paku është bashkautor i saj, Ndre Mjeda.
Henrik Bariq. Rrethin e shquar të studiuesve të vlerësuar nga Profesor Ajeti,

njëkohësisht e përbëjnë edhe studiuesit që kanë shënuar majat e studimeve të tyre në

fushat përkatëse, si: romanisti, sllavisti dhe etimologu më me ndikim në qarqet shkencore

jugosllave Petar Skok; linguisti fatkeq, në duart e të cilit besohej se do të mbetet

sllavistika e gjysmës së dytë të shekullit XX, por nuk do të mungonin as kontributet e tij

në fushë të albanologjisë, Ivan Popoviq; dhe mjeshtri i tij, Profesori e bardi i Seminarit të

Albanologjisë në Beograd, kroati Henrik Bariq. Nëse dy të parët, sikur dihet me ngulm

ndoqën linjën e Selishqevit, duke u bërë jo njëherë dorë e zgjatur e mendimit ideologjik

pansllavistë në Ballkan, Bariqi përgjithësisht mbajti një qëndrim të drejtë për shqiptarët,

sado deri në fund mbrojti pikëpamjen, që më në fund ishte thjesht pikëpamje shkencore e

tij, për prejardhjen e popullit shqiptar nga trakët.

I lindur në Dubrovnik në kohën kur Gustav Majer po shënonte majat e studimeve të

tij albanologjike dhe madje po i vendoste themelet e albanologjisë shkencore, Henrik

Bariq, si edhe brezi i tij me prirje të theksuara për kërkimet shkencore, orientohet drejt

Vjenës e Gracit, ku bëhet edhe studenti i dalluar i profesorëve të shquar të kohës Meyer-

Lübke. Këtu ai merr dijen bazë në fushë të romanistikës, ballkanistikës,

indoeuropianistikës dhe madje do të ketë në dorë gjithë të arriturat më të larta të

albanologjisë së kohës. Që në fillim ai do të shquhet për korrektësinë e përdorimit të

metodologjisë së kërkimit shkencor dhe për mendimin kritik të paraardhësve të tij në

fushat përkatëse. Një qëndrim jashtëzakonisht konsekuent në kritikën e tij në fushë të

albanologjisë do të mbajë sidomos ndaj lëvruesit më të thellë të saj Gustav Majerit.

Sigurisht kjo është arsyeja pse nga fillimet e kërkimeve të tij, albanologjia do të bëhet

objekt studimi. Duke zbatuar metodologjitë më të reja shkencore dhe duke mbajtur

qëndrim kritik ndaj arritjeve të gjeratëhershme ai njëkohësisht do të bëhet edhe bartës i

zhvillimeve të saj.

Gjatë kohës që po e drejtonte Degën e gjuhësisë indoevropiane në Beograd hapi

Seminarin e Gjuhës Shqipe e pranë saj të parën revistë dhe të vetme albanologjike Arhiv

za arbanasku starinu, jetik i etimologiju (1923-1928) 41 , në të cilën studimet e tyre i

botonin edhe albanologët, ballkanologët dhe indoeuropeistët më të njohur të kohës: bardi

i studimeve albanologjike të kohës Norbert Jokli, dialektologët Carlo Tagliavini e Glisha

Elezoviq, romanisti Petar Skok, ilirologu e helenisti Milan Budimir etj.

Përgatitja universitare në fushë të indoeuropianistikës bëri që Bariqi të vazhdojë

kërkimet dhe studimet e tij në traditën e kërkimeve dhe studimeve mbi prejardhjen e

popullit shqiptar e të gjuhës shqipe (ilire apo trake), si dhe mbi disa probleme themelore

të strukturës gjuhësore të shqipes, të trashëgimisë a të përkimeve të saj me gjuhët motra

të familjes indoevropiane njëherë dhe ballkanike herën tjetër.

Në fushë të studimit të historisë së gjuhës shqipe e të vendit të formimit të saj

Hernrik Bariq deri në fund mbrojti teorinë e prejardhjes së gjuhës shqipe nga trakishtja.

Në të vërtetë Bariqi mbrojti dhe plotësoi atë teori, të cilën edhe më parë e mbrojtën dhe e

plotësuan disa nga studiuesit e njohur para tij. Vendin e formimit të popullit shqiptar e të

gjuhës shqipe e gjente në lindje të Ballkanit, afër rumunëve. Profesor Ajeti, duke

vlerësuar kontributin e Henrik Bariqi në fushë të albanologjisë, me gjithë meritat që ia

41 Serinë e kësaj reviste e ka ribotuar fototip Institutit Albanologjik i Prishtinës, në redaksinë

e së cilës gjenet edhe Profesor Idriz Ajeti. Shih: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju,

knjiga I, sv. 1-2. / Urednik H. Barić.- Beograd, 1923.- Ribotuar - München, 1971. 276 f.; II (1924) /

Beograd, 1925, 450 f.; III, sv. 1-2. 1926, 305 f.; IV, sv. 1. Ribotuar i plotë në Munchen, 1971. /

Urednik H. Barić.- Prishtinë - Priština, 1969. 160 f.; Ky ribotim u bë nën kujdesin e Prof. Dr.

Idriz Ajetit dhe Prof. Dr. Hasan Kaleshit.
njihte, sa i përket mendimit të tij për vendin e formimit të popullit shqiptar e të gjuhës

shqipe, teksti i tij kishte edhe elemente polemizuese, një diskurs jo shumë i zakonshëm në

diskutimet e tij: “Po të njihej një lëvizje e tillë e masave shqiptare nga tërthoret lindore të

Ballkanit, historiani objektiv si dhe studiuesit e shkencave të tjera nuk e dimë sa a do të

pajtoheshin me një shtyrje të shqiptarëve nga lindja në drejtim të viseve perëndimore

ballkanike kur dihet se si kronistëve greko-romakë të kohës antike nuk u shpëtonin pa i

regjistruar as lëvizjet më të vogla demografike. Nuk e kuptojmë pse në rastin tonë do t’i

shtinin veshët në lesh!” 42 . Më tej Profesor Ajeti kundërshtimin e tij ndaj tezave të Bariqit

dhe madje jo vetëm të tij iu kundërvihet kryesisht me ato elemente me të cilat kanë

mbrojtur konceptin e tyre edhe linguistët e mëparshëm e të kohës së tij, për prejardhjen e

popullit shqiptar e të gjuhës shqipe nga ilirët, përkatësisht ilirishtja. Në këtë rrjedhë,

megjithatë, sikur shprehej Profesor Idriz Ajeti “për hir të së vërtetës do të themi që

Bariqi, duke ndjekur hullinë e Joklit, shqiptarët i gjen në Shkodër e në rrethin e saj para

dyndjes së sllavëve në ato toka shqiptare” 43 .

Duke rimarrë shumë nga problemet e diskutuara dhe që vazhdonin të diskutoheshin

në gjuhësinë e përgjithshme dhe atë indoveuropiane, Henrik Bariq ka sjellë rezultate të

reja edhe në fushë të gjuhësisë, ku ilirishtja dhe shqipja marrin rolin paraprijës: problemet

e guturaleve indoevropiane, reflekset e guturaleve indoeuropiane në fazën e sotme të

këtyre popujve dhe palatalet indoeuropiane. Po kështu mund të thuhet edhe për studimet e

tij në fushë të gjuhësisë ballkanike, ku ai merret me problemet e përkimeve leksikore, në

kontekst të bashkëjetesës së popujve dhe kulturave të Ballkanit. Vlerësimet e Profesor

Ajetit edhe këtu dalin bindëse: “në qoftë se Bariqi në shtjellimin e këtyre problemeve

kardinale ka arritur të fusë pakëz dritë të re, ka fituar me të, padyshim, edhe gjuhësia

shqiptare” 44 .

IV. Përfundime

Kontributi i Profesor Idriz Ajetit si historian i albanologjisë nuk zë atë vend të

rëndësishëm, të cilin e zë në fushë të dialektologjisë, të planifikimit gjuhësor e të

marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-sllave, por edhe ato vija në të cilat e ka përvijuar

dijen albanologjike përfaqësuesit e saj dhe problemet themelore të saj, nuk janë më pak

përmbajtësore.

Në korpusin e madh të historisë së albanologjisë Profesor Idriz Ajeti është i

rëndësishëm për mënyrën se si ai në albanologji është identifikuar me jetën dhe veprën e

tij: themelues i institucioneve albanologjike, bartës i qenësisë së tyre në situatat më të

vështira politike; autorë, projektues dhe drejtues i projekteve më të rëndësishme

shkencore; kërkues, sintetizues dhe vlerësues i arritjeve më të larta në fushë të

albanologjisë.

Në këtë mënyrë, ai ka vazhduar ta ndërtojë institucionin e albanologjisë duke u bërë

albanologjia vetë.

Prishtinë, më 24 maj 2007

Botime të reja bukureshtare

NJË LIBËR STUDIMOR PËR LETËRSINË SHQIPE DHE RUMUNE

42 I. Ajeti, Vepra V, f. 81.

43 Po aty, f. 81.

44 Po aty, f. 79.
(Luan Topçiu: Oglinzi literare/Pasqyra letrare, Editura Privirea,

Bukuresht 2007)

Pas fjalorit akademik shqip-rumanisht dhe një serë veprash tjera

brilante, këto ditë doli në Bukuresht, një vepër e re e bilingve e dr. Luan

Topçiut, Oglinzi literare/Pasqyra letrare. Fjala është për një vepër me vlera

eseistike që e pa dritën e botimit në kuadrin e Editurës “Privirea”. Libri

përmban studime të ndryshme mbi letërsinë shqiptare, kryesisht për autorët

që janë përkthyer në rumanisht gjatë viteve të fundit, si dhe sprova apo

studime për disa autorë të shquar të letërsisë rumune. Kështu objekt studimi

në këtë libër janë disa nga romanet e Ismail Kadaresë, kryesisht ato të

përkthyer në rumanisht, poezia e poetit kombëtar rumun, Mihai Eminesku,

poezia e Lasgush Poradecit, ajo e Viktor Eftimiut, proza magjike e Mitrush

Kutelit, poezia plot forcë e Visar Zhitit, proza onirike e Besnik Mustafajt,

lirika e Resul Shabanit, Hali Haxhosajt, poezia bashkëkohore rumune:

Nikita Stënesku (Nichita Stănescu), Dumitru M. Ion, Karolina Ilika

(Carolina Ilica) etj.

Autori është i njohur si njëri nga eseistët më të mirë që ka bota

shqiptare. Pos kritikës letrare dhe leksikografisë, merret edhe me pikturë. Që

nga viti i shkuar është duke ushtruar funksionin e sekretarit të parë të

ambasadës shqiptare në Bukuresht. Nga ana e tij kuptojmë se është folur

gjithmonë për përkime të shumta rumuno-shqiptare, në plan gjuhësor,

folklorik, në fushën e antropologjisë kulturore, atë të historisë së

mentaliteteve, të zakoneve të të dy popujve, në filozofinë kolektive, në

simbolet popullore, dhe kështu me rradhë. Shumë nga këto ngjashmëri dhe

elemente të përbashkëta janë të shpjegueshëm përmes fushës gjeografike të

përbashkët, me historinë e përbashkët, me konstitucionin shpirtëror të

ngjashëm, por edhe me dukuri paralele universale që ndëlidhen me natyrën

universale të njeriut, pa qënë nevoja e kontakteve të drejtpërdrejta.

Sipas autorit, nga studjuesit e fenomenit rumuno-shqiptar janë vënë re

një serë përkimesh edhe në fushën e letërsisë, duke filluar nga ajo gojore dhe

deri në manifestimet artistike të kohëve moderne. Megjithëse, kjo e fundit

mbetet më pak e njohur, ndoshta edhe në sajë të faktit që letërsitë ballkanike

janë të shkruara në gjuhë qarkullimesh të imta që kanë komunikuar më pak

njëra me tjetrën. “Pasqyra letrare” është një përçapje modeste për njohjen e

këtyre dy letërsive, e para ballkanike e tjetra semiballkanike, një përpjekje e

re për njohjen e mekanizmave të krijimit të tyre si një afrim në laboratorin

krijues të autorëve të prezantuar. Fjala është për një kontribut që bën të

mundur zbulimin në thellësi të proceseve krijuese, të përpunimit të lëndës

letrare, dukuri që përbëjnë manifestime shpirtërore për deshifrimin e shpirtit

të të dy popujve.

Në këtë libër me përmbledhje studimesh mbi autorë të letërsisë

rumune dhe shqiptare, trajtohen vepra dhe autorë në disa pasqyra paralele,

ku shumë nga dukuritë e një letërsie shpalosen në tjetrën, ku përthyhen
elemente të historisë së përbashkët, shihen trajta të përbashkëta, të ngjashme

apo të ndryshme, në një “unitet në diversitet” siç do ta quante Nikolla Jorga

(Nicolae Iorga). Veprat e atorëve shqiptarë që trajtohen janë përkthyer në

gjuhën rumune, ndërsa disa autorë rumunë që diskutohen në këtë kontekst

editorial e kanë parë dritën e botimit në gjuhën shqipe. Veprat e autorëve

shqiptarë, sidomos ato që i ka përkthyer autori i këtij shënimi (B.Y.), lexuesi

rumun i gjen në librarinë e Muzeut Kombëtar të Letërsisë Rumune, ndërsa

botimet e dr. Luan Topçiut qarkullojnë edhe në Shqipëri.

Libri më i ri i tij ofron një udhëtim në disa identitete letrare të dy

letërsive. Fjala është për vepra e vlera te cilat perfaqësojnë forca novatore të

dorës së parë në historinë e letërsive përkatëse dhe sidomos në zhvillimet e

mëvonshme të letërsive moderne shqiptare e rumune. Në qoftë se do të

ekzistonte një njohje më e mirë e “tjetrit”, thekson autori, dhe e atij që “është

ndryshe”, do të zhdukej mjegulla që mbështjell të panjohurën, do të

zhdukeshin paragjykimet “fundamentaliste” për të tjerët; do të zbulonim

gjëra të përbashkëta që na afrojnë me “të huajin”. Fitimi, sipas autorit, duhet

të jetë shumë i madh për të dy palët. Njerëzit, sipas tij, janë nga natyra

kureshtarë, ndërsa format tona të shprehjes kulturore do të duhet të

reflektonin dhe stimulonin këtë kërshëri. Vetëm ata që mbajnë syza kuajsh,

kundërshtarët e farefisnisë së lashtë rumuno-shqiptare, nuk e pranojnë këtë

realitet të prekshëm, të brishtë dhe të qartë.

Autorët ballkanikë bëjnë pjesë njëkohësisht edhe në trashëgiminë e

letërsisë universale. Letërsia botërore përfshin, jo vetëm letërsinë e

ashtuquajtur të “popujve të mëdhenj”, si vëllim popullsie me tradita të lashta

kulturore, por sipas pranimit që i bën letërsia e krahasuar, edhe atë të

“popujve të vegjël”, arti i të cilëve është ngritur në nivelin e vlerave

botërore, duke përfshirë një Lenau, Andersen, Petöfi, Eminesku, Ismail

Kadare, Nikos Kazancakis e shumë të tjerë. “Pasqyra letrare” e Luan

Topçiut është një përçapje për njohjen, hulumtimin, deshifrimin dhe

afirmimin e kulturave të dy popujve që e kanë dashur njëri-tjetrin përgjatë

historisë. Me këtë rast na ofrohet një libër i shkruar me profesionalizëm,

duke dëshmuar njohje të thellë të dy kulturave, autorëve gjegjës dhe

dukurive letrare të përzgjedhura me sqimë, me vlera përfaqësuese dhe që

mund të sigurojnë një dialog mes kulturave dhe midis popujve. (Baki

Ymeri)
Pasyrat letrare dhe autori i tyre – dr. Luan Topçiu

Albanezul - Revistă realizată prin munca voluntară

Shqiptari - Revistë e realizuar me punë vullnetare

Colegiul de redacţie: Grigore Brâncuş, Gelcu Maksutovici, Mircea Istrate,

Tiberius Puiu (redactor/şef/adjunct), Luan Topciu, Gemile Alia Susli, Adria

Kallogjeri, Andrei Milcani, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Costin

Cristescu, Doina Popescu, Mihaela Buican, Gheorghe Daragiu, Mihaela

Marinescu.

Colaboratori: Vitore Leka, Ilir Kosova, Vlashi Fili, Renata Rexhepi

Tehnoredactare: Baki Ymeri

Pentru corespeondenţa: Cal. 13 Septembrie 109, Bl.105, Ap.6 Bucureşti 5

Telefon: 0040 (0) 729698600 - bukureshti@yahoo.com - ISSN 1221-6925

Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor

(art.206 C.P.)

Kthehuni tek albemigrant.com | Lajme/ News