14.07.2015 Views

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / <strong>Nr</strong>. <strong>38</strong> / 20 SHTATOR 2008LIGJI PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE518.2 Arbitri ka për detyrë ta kryej misionin që i është besuarnë kohën e duhur dhe t’i kryejë veprimet nëprocesin e arbitrazhit pa e zvarritur atë. Po që sepalët nuk janë marrë vesh ndryshe, ato mund tashkarkojnë arbitrin i cili nuk i kryen ashtu siç duhet,dhe me kohë, detyrat nga misioni që i është besuar.518.3 Arbitri ka të drejtë në pagimin e shpenzimeve dheshpërblimin për punën e kryer. Palët në pjesë tëbarabarta i bartin shpenzimet dhe shpërblimin që itakon arbitrit për punën e kryer.Neni 519519.1 Arbitri ka për detyrë të përjashtohet kur ekzistojnëshkaqet e përjashtimit të parashikuara për përjashtimine gjyqtarit të gjykatës shtetërore me këtë ligj.519.2 Përjashtimi i arbitrit mund të kërkohet nga palëtedhe atëherë kur arbitri nuk i ka kualifikimet e duhurapër të cilat ato janë marrë vesh, si dhe kur ai nuki përmbushë detyrat.519.3 Pala e cila vetë, apo bashkërisht me palën tjetër, eka emëruar arbitrin mund ta kërkojë përjashtimin etij vetëm nëse shkaku i përjashtimit ka lindur, apopala ka marrë dijeni për të, pasi të jetë emëruar arbitri.519.4 Palët mund të merren vesh për procedurën e përjashtimittë arbitrit, por nuk mund ta evitojnë zbatimine dispozitave të paragrafit 7 të këtij neni.519.5 Kur mungon marrëveshja nga paragrafi 4 e këtijneni, pala duhet t’ia paraqes kërkesën për përjashtimine arbitrit arbitrazhit brenda afatit pesëmbëdhjetë(15) ditor nga dita në të cilën ka marrë dijenipër emërimin e arbitrit apo për cilëndo rrethanë ngaparagrafi 1 dhe 2 të këtij neni. Kërkesa për përjashtimine arbitrit duhet te jetë me shkrim dhe t’i përmbajëshkaqet e përjashtimit.519.6 Po që se arbitri, përjashtimin e të cilit e ka kërkuarpala, nuk tërhiqet nga arbitrazhi, vendimin mbi përjashtimine merr gjykata e arbitrazhit në përbërjen ete cilës paraqitet edhe arbitri i tillë.519.7 Në qoftë se kërkesa për përjashtimin e arbitrit mbetete pasuksesshme, pala që e ka bërë kërkesën e tillëmund t’i drejtohet gjykatës shtetërore nga neni 516,paragrafi 3 që ta merr vendimin për përjashtimin earbitrit. Këtë kërkesë pala duhet ta paraqesë brendaafatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në tëcilën i është dorëzuar vendimi i arbitrazhit me të cilinështë refuzuar kërkesa e saj për përjashtimin earbitrit.Neni 520520.1 Gjykata e arbitrazhit ka të drejtë që të vendosëpër kompetencën e vet, si dhe mbi prapësimet epalëve lidhur me ekzistimin dhe vlefshmërinë emarrëveshjes për arbitrazh.520.2 Prapësimin për inkompetencën e arbitrazhit i padituriduhet ta parashtrojë me anë të përgjigjes nëpadi. Kur konstatohet se paraqitja me vonesë eprapësimit është e justifikueshme, arbitrazhi mundta marrë në konsideratë prapësimin e vonuar.520.3 Po që se arbitrazhi e quan vendin kompetent përzgjidhjen e kontestit, secila nga palët mund tëkërkojë nga gjykata shtetërore e përmendur nenenin 516 paragrafi 3 i këtij ligji që të vendosë lidhurme problemin e lindur. Kërkesa duhet të paraqitetbrenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në tëcilën palës i është dorëzuar vendimi i arbitrazhit.Neni 521Ne qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, procedurëne arbitrazhit e cakton vetë arbitrazhi.Neni 522522.1 Ndaj dëshmitarëve, palëve dhe personave të tjerëqë marrin pjesë në procesin e arbitrazhit, arbitrazhinuk mund të përdorë mjete shtrënguese e as tëshqiptojë dënime.522.2 Arbitrazhi mund të kërkojë nga gjykata shtetërore ekompetencës territoriale ndihmë juridike në formë tëmarrjes së provave të cilat nuk mund t’i merr vet.522.3 Në procedurën e marrjes së provave do të zbatohendispozitat e këtij ligji mbi marrjen e provave ngagjykata e porositur.Neni 523Arbitrazhi mund të jep aktgjykimin në mbështetje të parimittë ndershmërisë (ex aequo et bono) vetëm po që sepalët e kane autorizuar për një gjë të tillë.Neni 524524.1 Kur arbitrazhi përbëhet prej disa arbitrave, aktgjykimimerret me shumicën e votave, po që se memarrëveshjen për arbitrazh nuk është përcaktuardiç tjetër.524.2 Në qoftë se nuk mund të arrihet shumica e duhure votave, arbitrazhi ka për detyrë që për një gjë tëkëtillë t’i njoftojë palët.79

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!