14.07.2015 Views

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / <strong>Nr</strong>. <strong>38</strong> / 20 SHTATOR 2008LIGJI PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE418.4 Padia për anulimin e pajtimit gjyqësor nga paragrafi2 dhe 3 të këtij neni mund të ngrihet brenda afatitprej tridhjetë (30) ditësh nga dita e marrjes së dijenisëpër shkakun e anulimit, e më së voni brendaafatit prej një (1) viti nga dita e përfundimit të pajtimitgjyqësor.Neni 419419.1 Personi që ka ndërmend të ngrejë padi mundet,nëpërmjet gjykatës së shkallës së parë në territorine së cilës pala kundërshtare e ka vendbanimin, tëpërpiqet që të bëjë pajtimin gjyqësor.419.2 Gjykata të cilës i është paraqitur propozimi i tillë dotë thërras palën kundërshtare dhe do ta njoftojë mepropozimin për pajtimin gjyqësor.419.3 Shpenzimet e kësaj procedure i bartë paraqitësi ipropozimit.c) Konvokimi i seancës për shqyrtiminkryesor të çështjesNeni 420420.1 Në seancën përgatitore gjykata me aktvendim ecakton:a) ditën dhe orën e mbajtjes së seancës për shqyrtimkryesor të çështjes;b) çështjet që do të shqyrtohen dhe bisedohen në seancënkryesore ;c) provat që do të merren në seancën kryesore;d) personat që do të thirren për në seancë kryesore.420.2 Seanca kryesore do të mbahet, si rregull, më sëvoni brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita në tëcilën është mbyllur seanca përgatitore.420.3 Gjykata mund të vendosë që seanca për shqyrtimkryesor të çështjes të mbahet menjëherë pas asajpërgatitore.420.4 Po që se gjykata çmon se shqyrtimi kryesor do tëzgjatë më tepër se një ditë, seanca do të konvokohetpër aq ditë me radhë sa është e domosdoshmeqë shqyrtimi të bëhet në vazhdimësi.Neni 421421.1 Me përmbajtjen e aktvendimit nga neni 420 paragrafi1 të këtij ligji njoftohen palët e pranishme nëseancë përgatitore dhe atyre nuk do t’u dërgohetas aktvendimi e as letërthirrja për në seancë kryesore.421.2 Gjykata i njofton palët e pranishme në seancë përgatitoreedhe për pasojat procedurale të mosardhjesnë seancën për shqyrtim kryesor të çështjes.Neni 422422.1 Për në seancë kryesorë me letërthirrje thirren palëtqë nuk kanë qenë të pranishme në seancën përgatitore,si dhe dëshmitarët dhe ekspertët që duhettë paraqiten sipas vendimit të gjykatës për marrjene provave.422.2 Në letërthirrjen për në seancë kryesore gjykata iparalajmëron të ftuarit për pasojat e mosardhjes nëseancë.422.3 Palës që nuk ka qenë e pranishme në seancënpërgatitore, bashkë me letërthirrjen për në seancëkryesore i dërgohet edhe kopja e procesverbalit tëverifikuar nga seanca përgatitore.KREU XXIVSHQYRTIMI KRYESORZhvillimi i shqyrtimit kryesorNeni 423423.1 Gjyqtari i çështjes e deklaron hapjen e seancës sidhe objektin e shqyrtimit423.2 Pas kësaj gjykata verifikon paraqitjen e të ftuarvedhe heton shkaqet e mosparaqitjes në seancë sidhe rregullsinë e thirrjeve të atyre që nuk kanë ardhur.423.3 Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën kryesore,edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet see ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri deklaronse kërkon që të zhvillohet shqyrtimi kryesor içështjes në mungesë të paditësit.423.4 Po që se në seancën për shqyrtim kryesor nuk vjeni padituri që është thirrur rregullisht, atëherë shqyrtimikryesor i çështjes bëhet pa praninë e tij.Neni 424424.1 Gjykata, së pari, sipas prapësimit të palës apo sipasdetyrës zyrtare, konstaton nëse ekzistojnë pengesatprocedurale për procedimin e mëtutjeshëm tëçështjes, dhe vepron në pajtim me dispozitat enenit <strong>38</strong>8 të këtij ligji, po që se me dispozitat e këtijligji nuk është parashikuar ndonjë gjë tjetër.65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!