14.07.2015 Views

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / <strong>Nr</strong>. <strong>38</strong> / 20 SHTATOR 2008LIGJI PËR PROCEDURËN KONTESTIMOREdeklarojë se pajtohet që, në vend se të caktohetmasa e sigurimit, do të ishte i kënaqur me dhëniene pengut nga ana e kundërshtarit të tij.312.2 Dhënia e pengut në vend të masës së sigurimitmund të caktohet edhe me propozimin e kundërshtarittë sigurimit po që se me këtë pajtohet propozuesii sigurimit.Neni 313313.1 Po që se propozuesi i sigurimit brenda afatit të caktuarme aktvendimin mbi caktimin e masës së sigurimitnuk paraqet provën e përcaktuar në nenin 314të këtij ligji gjykata do ta përfundojë procedurën dhei anulon veprimet e kryera.313.2 Me propozim të kundërshtarit të sigurimit procedurae filluar do të përfundohet dhe veprimet e kryerado të anulohen, po që se rrethanat për shkak tëtë cilave është caktuar masa e sigurimit, më vonëkanë ndryshuar dhe e kanë bërë të pa nevojshmeatë.313.3 Gjykata sipas propozimit të kundërshtarit të sigurimite përfundon procedurën dhe i anulon veprimete kryera edhe po që se:a) kundërshtari i sigurimit e deponon në gjykatëshumën e detyruar të kërkesës që sigurohet, mekamata dhe shpenzime;b) kundërshtari i sigurimit e bënë të besueshëm pretendiminse kërkesa në momentin e dhënies sëaktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimitështë realizuar apo se ka qenë mjaftësisht e siguruar;c) me vendim të formës së prerë është vërtetuar sekërkesa nuk është krijuar apo se është shuar.313.4 Në rastet nga paragrafi 1 dhe 3 pika b) dhe c) tëkëtij neni, shpenzimet e krijuara me caktimin dhezbatimin e masës së sigurimit i ngarkohen propozuesittë sigurimit.Neni 314314.1 Shpenzimet e shkaktuara gjatë procedurës sigurimoreparaprakisht i bartë propozuesi i sigurimit.314.2 Po që se propozimi për caktimin e masës së sigurimitparaqitet gjatë zhvillimit të procedurës kontestimoreapo të ndonjë procedure tjetër gjyqësore, gjykatakompetente për vendosje mbi kërkesëpadinë, apombi kërkesën tjetër, vendosë se cili i bartë shpenzimete caktimit dhe zbatimit të masës së sigurimit.Neni 315Propozuesi i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave tëpërgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i kompensohetdëmi që i është shkaktuar me mosrespektimin e aktvendimitmbi masën siguruese të caktuar.Neni 316Kundërshtari i sigurimit ka të drejtë, sipas rregullave tëpërgjithshme të së drejtës pasurore, që t’i kompensohetdëmi nga propozuesi i sigurimit i shkaktuar me masën esigurimit për të cilën është vërtetuar se ka qenë e pa bazëapo të cilën propozuesi i sigurimit nuk e ka justifikuar.Neni 317Kërkesat për shpërblimin e dëmit nga neni 315 dhe 316 tëkëtij ligji parashkruhen brenda afatit prej 1 viti nga dita embarimit të efektit të aktvendimit me të cilin masa e sigurimitështë caktuar.Neni 318Masat e sigurimit të kërkesëpadisë i zbaton gjykata qëdo të ishte kompetente për ekzekutimin e aktgjykimit tëformës së prerë.KREU XXIIMJETET PROVUESE DHE MARRJA EPROVAVEDispozita të përgjithshmeNeni 319319.1 Secila nga palët ndërgjyqëse ka për detyrë të provojefaktet mbi të cilat i bazon kërkimet dhe pretendimete veta.319.2 Të provuarit përfshihen në të gjitha faktet që janë tërëndësishme për dhënien e vendimit.319.3 Gjykata vendosë se cilat prova do të merren meqëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare.Neni 320Gjykata është e autorizuar që t’i marrë edhe provat që nuki kanë propozuar palët, po që se konstaton se ato tentojnëtë disponojnë me kërkesat me të cilat nuk kanë të drejtë tëdisponojnë (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji).52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!