14.07.2015 Views

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 38 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / <strong>Nr</strong>. <strong>38</strong> / 20 SHTATOR 2008LIGJI PËR PROCEDURËN KONTESTIMOREioni, përpos shkeljeve të caktuara në paragrafët 2dhe 3 të këtij neni, atëherë ajo, duke marrë parasyshnatyrën e shkeljes, me aktvendim e anulonpjesërisht apo plotësisht aktgjykimin e shkallës sëdytë dhe të parë, apo vetëm aktgjykimin e shkallëssë dytë dhe ia kthen çështjen për rigjykim gjyqtarittjetër apo të njëjtë të gjykatës së shkallës së parë,gjegjësisht kolegjit tjetër apo të njëjtë të gjykatës sëshkallës së dytë, ose gjykatës tjetër kompetente.223.2 Në qoftë se në procedurën e shkallës së parë apotë dytë është vendosur mbi kërkesën që nuk bënëpjesë në kompetencën e gjykatave, apo që përbënëgjë të gjykuar, ose nga e cila paditësi ka hequr dorë,apo për të cilën ekziston ujdia gjyqësore, gjykatae revizionit me aktvendim e anulon aktgjykimin egoditur me anë të revizionit dhe e hedhë poshtëpadinë si të palejueshme.223.3 Po që se në procedurën e shkallës së parë apo tëdytë, si palë paditëse apo e paditur ka marrë pjesëpersoni me pazotësi për të qenë palë ndërgjyqëse,apo nëse palën që është person juridik nuk e kapërfaqësuar personi i autorizuar, apo nëse palën pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesiligjor i saj, apo në qoftë se përfaqësuesi ligjorapo me prokurë i palës nuk e ka pasur autorizimin eduhur për ndjekjen e çështjes në gjyq ose për kryerjene veprimeve procedurale konkrete, gjegjësishtpo që se ndjekjen e çështjes në gjyq apo kryerjen eveprimeve procedurale konkrete nuk e ka aprovuarpala më vonë, atëherë gjykata e revizionit, varësishtnga natyra e shkeljeve procedurale ekzistuese, vepronsipas dispozitave të paragrafit 1 apo 2 të këtijneni.Neni 224224.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se e drejtamateriale është zbatuar gabimisht, me aktgjykime aprovon revizionin e paraqitur dhe e ndryshon aktgjykimine goditur.224.2 Po që se gjykata e revizionit konstaton se për shkaktë zbatimit të gabueshëm të së drejtës materiale,apo për shkak të shkeljeve të rregullave procedurale,gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësishtdhe se për këtë arsye nuk ekzistojnë kushtet përndryshimin e aktgjykimit të goditur, atëherë ajome aktvendim e aprovon revizionin dhe e anulonpjesërisht apo tërësisht aktgjykimin e shkallës sëparë dhe të dytë, apo vetëm aktgjykimin e shkallëssë dytë, dhe çështjen ia dërgon për rigjykim gjyqtarëvetë njëjtë apo të tjerë të gjykatës të shkallëssë parë apo të dytë.Neni 225Po që se konstaton se me aktgjykimin e formës së prerë tëgjykatës së shkallës së dytë është tejkaluar kërkesëpadia,gjykata e revizionit me aktgjykimin e saj e aprovon revizionine palës dhe e ndryshon aktgjykimin e goditur.Neni 226Vendimi i gjykatës së revizionit u dërgohet palëve nëpërmjetgjykatës së shkallës së dytë brenda afatit tridhjetë (30)ditor.Neni 227Po që se me dispozitat e neneve të këtij kreu nuk parashikohetndonjë gjë tjetër, në procedurën sipas revizionit,në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat e këtij ligji mbiankesën kundër aktgjykimit, përveç dispozitave me të cilatparashihet mundësia e mbajtjes së shqyrtimit të çështjeskryesore në gjykatën e ankimit.Revizioni kundër aktvendimitNeni 228228.1 Palët mund të paraqesin revizionin vetëm kundëraktvendimeve të formës së prerë me të cilat përfundonprocedura e gjykatës së shkallës së dytë.228.2 Nuk lejohet revizioni kundër aktvendimeve ngaparagrafi 1 i këtij neni në kontestet në të cilat nukdo të ishte i lejuar revizioni kundër aktgjykimit.Neni 2292291 Revizioni është i lejueshëm kurdoherë kundër aktvendimittë gjykatës së shkallës së dytë me të cilinankesa e paraqitur kundër vendimit përfundimtarhidhet poshtë përkatësisht me të cilin vërtetohetaktvendimi i shkallës së parë mbi hedhjen poshtëtë revizionit të paraqitur kundër vendimit përfundimtar.229.2 Revizioni është i lejueshëm edhe kundër aktvendimittë gjykatës së shkallës së dytë me të cilinështë vendosur mbi propozimin për përsëritjen eprocedurës.229.3 Revizioni nuk lejohet kundër aktvendimit mbi shpenzimetprocedurale.Neni 230Në procedurën sipas revizionit kundër aktvendimit nëmënyrë adekuate aplikohen dispozitat e këtij ligji mbi revizioninkundër aktgjykimit.36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!