12.07.2015 Views

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NStoriaM. Anno 7 . n. 4 . Luglio 2009 . pagina 4Figura te shquaraIsuf Luzaj shqiptari qe se braktisi kur AtdheunMbas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria u bëtymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej,në eto kushte pasardhësit e fundit të familjesprincore të Arianitasve lundronin në detin e hapur nëdrejtim te Venedikut. Pikëlimi i dallgëve çonte freskinëe detit në murin e kalasë së Kaninës duke i ruajtur asajfreskinë e shekujve. Shekujt kalonin, të rinjtë që vininplandoseshin mbi to dhe vazhdonin të krijonin lirinë.Oshëtimat e krismave të shpalljes së Pavaresisë më1912, shkrijnë në gjirin e tyre, krismat e shtëpisë sëLuzajve në Kaninë për pinjollin që po vinte: Isuf Luzaj,më vonë ky do të bëhej njësim me shekullin që u bë i tijbrenda truallit atëror dhe i pa ndarë sot, obelisk në ketoditë te reja. Isufi, në faza vitesh duke i lënë mbrapa atonë vlerat e tyre arrin në vitin 1933 e vazhdon studimetnë liceun "Louis Le Grand" dhe në kronologji të tyrembaron studimet e larta në Universitetin e Sorbonës,i lauruar me tituj shkencor doktor në letërsi, doktor nëfilozofi. I plotësuar si intelektual i rangjeve të vecantame jehonën e kohërave në histori që nga lashtësiame Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e më, derite iluministët me mbidishepullin Volter, e më vone sotnë kohë të reja të Martin Heidegger e Sartre. Me këtëpërgatitje të lartë, dyert e perëndimit për të mbeteshintë hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemrënandej nga vinte zëri i lirise, në Shqipëri.Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetëgjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja,nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakteritnacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinëe tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikëe çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi nëmbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshinkëto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 vepravete tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e mënë gjerësi të ideve te tij për demokracinë. Isufi për ngakarakterii tij i lartë, dhe si mendimtar hyn në "Almanakun"Toltojan. Isufi me gjeografinë e gjerë të kulturës sëtij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste,sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferatmë të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordonmedaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" .Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETRANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalishtnga ish presidenti i Frances De Gaule. Në vitin 1956Shkqiptari i madh, historiani dhe filozofi i famshëm shqiptarnë Amerikë që ka shkruar mbi 100 vepra për çështjen kombëtare,qe jetoi në mergim, porse eshtrat i prehen në Vlorëpresidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nukrreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'ivendosë në qafën e tij të rrudhurme brazdat mishtore që mbaninnë brendësine e tyre historinëkombëtare, pjesë e së ciles aiu bë. Kjo ishte dekorata e lartëdhe aq domethënëse: "MËSUESI AMERIKËS".Ja kush është Prof. Dr. Isuf Luzaj.Çfarë t'i numërosh më parë,lavdinë apo vuajtjet e tij; brendalavdisë vuatja është bashkëudhëtare.Ky është sistemi i diktaturaveqë e për fatin e keqvazhdon akoma ...... përderisahistoria nuk po shkon në vend.Ata që u sublimuan për t'i dhënëdritë këtij kombi, u gjykuan meplumb. Isufi deri në grahmën efundit të shpirtit të tij luftoi përorigjinën Trako-Ilire e në kërkimtë tokës amtare deri te ai gurë sinoriku belbëzon gjuha e ëmbëlshqipe e zogjve të Fishtes. Duke mos u futur në hollësirahistorike sepse këto janë probleme akademikësh në histori,e cila duhet të jetë në drejtim të ruajtjes së vleravee në vërtetesinë e tyre. Historigrafisë shqiptare i mbetetdetyrë e ngutshme të nxjerrë në pah këtë bilanc historikme vlera të mëdha kombëtare e më në gjerësi botërore.Këtu flitet për një realitet historik të veprave të tij edekadat që vijnë u hapin rrugën brezave, ta ndërtojnëatë për të qenë të sigurtë mbi themelin e saj. Kjo mbetetnjë nga rrezet jeshile të kësaj vërtetësie. Jeta e IsufLuzajt për edukimin e brezit të ri, vazhdon me fillimine punës si pedagog në tregtaren e Vlorës, në Normalene Elbasanit e më vonë në atë të shkollës qytetëse tëKorcës. Me fillimin e shfaqjeve te tij në shtyp dhe aktivitetii tij për evoluim shoqëror dhe kundër rregjimit tëfashizmit në Shqipëri, nga viti 1937, deri në vitin 1942,provoi kalvarin në të gjitha atolloje burgjesh që nga Shqipëriaderi në Gaeta të Italisë, e nëvazhdim në atë të Miventotenite më vonë për rrezikshmëri tëlartë e çuan në burgun, CortonaD'Arezzo. Mbas daljes nga burgui fundit më 1942, agjenturafashiste, duke bërë seleksioniminnë listat përkatëse për elementinkundërshtar të saj, arrinnë përfundimin se Prof. Dr. IsufLuzaj duhej izoluar përfundimisht.Në këto kushte për të fillonajo jetë e vështirë konspirativee në vazhdim e realizimeve tëideve te tij, për të mbrojtur demokracinëpërkundrejt lëvizjesregresive komuniste.Që nga viti 1939 deri në vitin1941 nuk rreshti aktiviteti i tijpatriotik në demostratat e deri nëformimin e pluralizmit në Shqipëri me krijimin e PartisëSocial Demokrate si dhe në qytetet Shkodër, Vlorë,Tiranë. Në këto grupe militonin njerëz me kualifikimtë lartë, bij të familjeve patriote që e nisën jetën ngabaza e lart brenda ndërgjegjshmërisë përkundrejt asajgjendje egzistuese mjerane që kalonte vendi. Ata meDekalogun Programor i hartuar ky me pjesëmarrjen epandarë te Isufit, në themelimin e këtij programi mbetejzbulimi i vlerave dhe i talenteve të reja, duke i ndjekurata në jetën e tyre e për t'u krijuar kushtet maksimalepër të vazhduar studimet në vendet perëndimore. Ndërgjegjësimimbarë-shoqëror, nuk vjen nga partia e partitë,duke i ngjitur kombit lloje çibanësh e kushedi nga ku,por vetëm nga rruga e historisë dhe në verifikimin e saj.Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatë luftës mbarëpopullore kundër nazifashizmit, nga jugu në veri nga lindjanë perëndim e në diagonalet e tyre, mbetet e shkruaraty ku janë etazherët. Isufi ishte kundër çfarëdo spekullimimoral e politik. Siç po ndodh sot me këtë korrupsiontë pa mbarim, duke të grabitur pronën, shenjtërinëe jetëve, e duke sunduar mbi një popull kaq të drobiturqë nuk i mungon zgjuarsia, por që përjetësisht nuk iunda dhe naiviteti. Largpamësia e Isufit mbetet profetikenë parashikimin e madh të tij per erën e demokracisë.Ai e mbrojti këtë pa asnjë mëdyshje, në Mukje e kudoe deri në interesimin e madh të kundërshtarëve të kësajlinje, siç ishte komunizmi me përfaqësuesit e tij, qënuk rreshtën duke u ballafaquar me të për ta tërhequrnga ana e tyre. Prof. Dr. Isuf Luzaj as dhe një herë nukpranzi. Në takimin e parafundit me Enver Hoxhën, Isufisi një shqiptar i madh, ballas kuvendoi: "Jam i sigurtë,ju do ta fitoni këtë luftë... Unë nuk kam frikë dhe as turpsiç thua ti, shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unëkam turp nga ndërgjegjia ime që nuk beson në ideologjinëmarksiste-leniniste, si zhvillimi më i mirë i jetëssë popujve. Besoj në demokraci. Në vatrën e lindjes sëmarksizmit kurrë nuk ka demokraci, por veçse krim, torturë,punë të detyruar, etj." Isufi mund të pranonte miqësinë,por kurrën e kurrës kompromisin. Aq më tepër kurishte fjala për fatet e atdheut. Këtu mbetet dëshpërimi imadh i Isufit, në këtë ndarje një herë e përgjthmonë epër më themeloren, për agoninë që po i trokiste Shqipërisënë derë. Për fatin e keq, ajo erdhi. Prof. Dr. IsufLuzaj, i kalon kufinjtë kontinentalë, njerëz të përmasavetë tilla janë produkt i vetë natyrës dhe ata si pjellë e saj,hyjnë në paralelizëm me të dhe rikrijojnë vlerat e origjinësdhe këto realitete sot, duke krijuar ato produktetë vlefshme për të cilat ka aq nevojë shoqëria. Brezi iri duhet të ngulmojë, të zbulojë e te vihet në ndjekje tëkëtyre produkteve. Në mërgimin e largët, Prof. Dr. IsufLuzaj, e mbylli jetën e tij i pangopur si asnjëherë tjetër,për mallin e zhuritur për atdheun mbarë jetën. Ai nukkërkoi shpërblim nga atdheu, veçse pak vend, sa për t'uprehur nga gjithë ajo lodhje e gjatë, e gjatë. Ashtu u bë!Duke mos u larguar nga Isufi, shkëputemi nga kjo pllakëe ftohtë, e lëmë atë në shoqërinë e natyrës dhe të dheuttë tij, bir i të cilit mbetet, e lëmë nën hijen e Dafinës sëDantes e në relievin ngjyrë gri të errët të malit, i cili popret ardhjen e një agimi të ri.Bajroni me kostuminshqiptar rikthehetnë BritaniPortreti i poetit me famë botërore, LordBajron, i veshur me kostum shqiptar,është kthyer në vendorigjinën e tij nëfamullinë e Kishës së Hucknall. Portreti do tëjetë një ‘vizitor’ ekskluziv i hapur për të gjithënë këtë kishë deri më datën 29 Maj. Piktura e tijme kostumin tipik shqiptar do të jetë një magnetpër mjaft vizitorë dhe kureshtarë të tij dhe do tëprehet këtu përgjithmonë.Më parë origjinali i këtij portreti ka qëndruarnë ambiente e Ambasadës së Britanisë sëMadhe në Athinë. Kjo është një vepër e përkryere artistit Thomas Phillips, i cili ka bërënga Fatmir Terziunjë emër të shkëlqyer me pikturat dhe portretete shkrimtarëve të mirënjohur,duke përfshirëSër Walter Scott dhe Samuel Taylor Coleridge.Një punë të mirë në huazimin e kësaj piktureka bërë shoqëria NABS që ka mundësuar edhepërfigurimin. Ky prtretme rroba mahnitëseshqiptare është ekspozuar për herë të parë nëRoyal Academy në vitin 1814-të. Më vonë u blenga Lady Judith Noel, e vjehrra e Bajronit dheu vendos në Kirkby Mallory të Leicestershires.Duhet theksuar se ardhja e kësaj pikture kapërkuar edhe me ditët e pozisë së Bajroni qëmbahet nga BBC e zonës së Notingamit.Urime shoqatës mjekësoreShqiptaro-Amerikane në Boston!nga Rozi Theohari - BostonDr.Ferid Muradit laureat i cmimit nobel ne mjekesi,ju dorezua zyrtarisht titilli “kryetar nderi i shoqatesmjeksore shqiptaro – americane.Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane u krijua më 20korrik 2008 në Boston, dukeiu shtuar listës njëqindvjeçare tëdhjetëra e dhjetëra organizatavedhe shoqatave shqiptaro-amerikaneqë janë themeluar në Bostonin shekullor. Komunitetishqiptar i Bostonit e përshëndeti në media themelimine kësaj shoqate, duke përgëzuar iniciatorët e krijimittë saj. Zgjedhja e Dr. Muradit Kryetar Nderi i ShoqatësMjekësore, është nderim për Bostonin, është nderim përmjekësinë shqiptare në të gjitha trojet etnike.Më 21 mars 2009 në një ceremoni nderimi në Houston,Teksas, Dr. Ferid Muradi pranoi zyrtarisht titullin“Kryetar Nderi” të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane.Ky titull iu dorëzua nga presidentja e ShoqatësMjekësore Dr. Lindita Çoku dhe bashkëkryetari i ShoqatësDr. Sulejman Çelaj. Dr. Lindita Çoku tregon meemocion se takimi në Teksas me Dr. Ferid Muradin ebashkëshorten e tij, zonjën Carol Ann Leopold, dhedorëzimi i pllakatës së kryetarit të nderit, kanë qenëmbresëlënëse.Dr. Muradi, Nobelisti i dytë shqiptar pas Nënës Terezë,premtoi për praninë e tij në veprimtaritë e ShoqatësMjekësore. Ai firmosi certifikatat e anëtarësimit përdrejtuesit e bordit dhe për anëtarët e komitetit drejtuestë Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane.Doktor Muradi përgëzoi mjekët shqiptaro-amerikanëpër arritjet e tyre nefushen e mjekesisene SHBA. Në bisedëme Dr. Çokun ai kujtoipritjen që i ështëbërë nga komunitetishqiptaro-amerikan gjatë vizitës së tij në Boston e,veçanërisht, shfaqi respektin e nderimin për patriotinshqiptar, mikun e tij, të ndjerin Anton Athanasi.Dr.Coku i permendi nobelistit se fotoja e tij gjendetakoma e ekspozuar ne mjediset e restorantit Pier 4 teAthanasit ne Boston. Shqiptaro-amerikanët e komunitetittë Bostonit ndjehen të nderuar e krenarë, që midisshoqatave e organizatave të tjera , kane një ShoqatëMjekësore me një Nobelist shqiptar Kryetar Nderi—njërast i rrallë që do ta ëndërrote çdo komunitet në botë.segue da pagina 3Dritehijete qytetitte DelvinesAsnjë botim të veçantë nuk ka për të, (për Butrintinka disa,por jo të plotë?!). Asnjë muze, kuraty duhej të ishte një ndër muzetë tanë më tërëndësishëm. I vetmi ''kujdes'' për të, është se ai ështëlënë pothuajse në mëshirë të fatit. Në këtë gjendje ështëlënë edhe Manastiri i Mesopotamit, Hamami i Delvinës,kompleksi mesjetar i Gjin Aleksit në Rusan, etj (tëgjithë monumente kulture,që mbrohen nga shteti). Manastirii Mesopotamit, një monument kulture unikal nëBallkan, (gjithnjë sipas studiuesve të huaj e veçanërishtatyre gjermanë, që kanë mbrojtur doktorata dhe tituj tëtjerë shkencorë me të), për vlerat e tij arkitekturore,icili, ndonëse erdhi brez pas brezi deri në ditët tona,tani po njeh stërmundimet më të dhimbshme të historisësë tij shumëshekullore. Krejt i pambrojtur, pa asnjëkujdestar, (të cilët më tepër janë ''me u gjend Kola nëpunë'', sesa njerëz të aftë dhe të interesuar për një punëtë tillë), ai u bë pre e gërrmimeve dhe e shkatërrimevetë pasnëntëdhjetës dhe sidomos e atyre të vitit 1997,kur aventurierë endacakë dhe hajdutë të paskrrupullttë rrugës, (të cilët janë gati të shesin edhe nënën dhebabanë e vet për të fituar e jo më vlerat tona kombëtare),hapën gropa, shqyen dyer dhe bënë vandalizma tëpapara në kërkim të ndonjë thesari imagjinar të fshehuraty dhe të tregtisë së turpshme me vlerat tona kulturorekombëtare. Këtë herë barbarët nuk erdhën ngalarg. Askush në botë,(përveç nesh),nuk do ta linte njëvepër të tillë unikale në mëshirën e fatit të saj të hidhur.Padyshim,kjo është mënyra më e padenjë e kujdesitndaj vlerave të tilla të papërsëritshme. Vetëm gjatëperiudhës 1990-2007,në vendin tonë janë shkatërruartërësisht rreth 700 monumente kulture, gjë që përbënjo vetëm humbjen më të madhe të kulturës sonë, porndoshta edhe rekordin më negativ për librin Guinness.Bëhet fjalë për një humbje të pakthyeshme. Edhe psekëta njerëz njihen nga të gjithë, asnjë,absolutisht asnjë,nuk u vu në bankën e të akuzuarve. Tregtia e vepravetë artit, është bërë nën hundën e shtetit tonë, tërësishttë paaftë për të mbrojtur vlerat tona kombëtare. Ndërkohëqë këto vlera shumë të rëndësishme kombëtaredhunoheshin, grabiteshin dhe shiteshin jashtë shtetit,për të mos u kthyer më, politikanët tanë dështakë jipninspektaklin e tyre më të turpshëm në historinë e vendit.(vazhdon ne numrine ardhshem)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!