12.07.2015 Views

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

rrënjët - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pagina 3 . Anno 7 . n. 4 . Luglio 2009 .NTradizioniMUra e Matit një ndër më të bukurat në BallkanEkujt nuk i ka bere pershtypje kjo ure aq e bukurnga Eduard M. Dilondertuar mbi lumin Mat, 82 -vjet me pare? Eshteinaugurar me 26/5/1927, projektuar nga Ing.Zviceran atehere ne moshe 30-te vjecare Erwin Schnitter.(Me pare, ne vitin 1925, u be dhe projekti i pare ngaIng. Gjerman Back, duke marre si pike ndertimi fushene gjere.Rryma e Janarit ne 1926 tregoi egersine e kesajrryme.) Eshte e ndertuar me 6 (gjashte) harqe, gjithsecilanga 54m. e gjate.E ndertuar me cimento dhe hekur ne nje sistem ngame modernit per ndertime urash (per ate kohe), edhesot e kesaj kohe, nuk e ka humbur bukurine dhe vleren.Sipas gazetes “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. LeonidhaNaci - (Tirane, e Marte 24/5/1927), ne inagurimin esaj muaren pjese deputete, Senatora si dhe autoritete eShkodres e Lezhes. Eshte - (po sipas gazetes ne fjale),nje inagurim solem i me te pares veper te madhe perdobi publike qi Ministrija e P. Botore (nen drejtimin ete pa lodhurit Minister Musa Juka), kreu me iniciativene vet plot energji….“Sa per punimin artistik te kesaj ure, e per hieshine saje nuk mund te zhvillohet si duhet nji pershkrim, evetem kush ka rastin me e pa, mbetet per te sakte i impresionuemper nji veper hartit kolosal.…. Sipermarjae kesaj godi Ing. Mazorana &Co. e perfaqesume prejeingjenerit te vet eksekutues Z. Erwin Schnitter, me njizell e zotsi te cqueme mbrenda nji vjeti punimi e kreupikrisht ne baze te kontrates, tue fitue ne ket menyreadmirimin e simpatin e gjith atyne qi kane pase rasinket shoqni ndertimi ne pune e siper” Cirilo Kasana. KjoIng. Erwin Schnittergazete e ruajtur nga Ing. ne fjale i eshte derguar Fam.Juka dhe me disa shenime (kujtime), qe mendoj se kanevlera te jashtzakoneshme, ndaj po i riprodhoj sipas orgjinalit.KUJTIMET E MIA PERSONALE TE VITEVE1925-1928, MBI MUSA JUKEN MINISTERI PUNEVE BOTORE TE SHQIPNISE.Gjate vjetit 1924, ne Shqipni, ishte tue u organizuenji grup personalitetesh me vullnet te forte dhe tepajisun me nji mendje te vendosun mbi mbekambjen evendit te tyne i cili posa kish fitue pavaresine dhe lirinee tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e perfaqesoi ketegrup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Minister i PuneveBotore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtezakonishtte madh e me pamje te kjarte mbi nevojat qe uparaqiteshin me urgjence per vendin e tij. Pamjet e tijaishin jo vetem te ushqyeme nga nji intelligence e rrallepor gjithashtu nga nji idealizem i fuqishem dhe besim tepatundun ne te ardhmen e atdheut te tij.Qellimi i tij per me nxjerre Shqipnine - te mbushunme plage- nga shkaterrimet e tmerrshme te luftes, ngakaosi e inercija qe erdhi pas, dhe me i dhane nji frymeguximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste te kishte njifuqi jashtezakonisht te madhe tue kene se cdo gja dot’u fillonte nga asgjaja. Une, si inxhinjer i ri sviceran,tue pase krye shkollen Politeknike te Zurich-ut e tuepase marre pjese ne ndertimin e disa urave e digave nevendin t’em, pata fatin me ndjeke - gjate disa vjetesh- fillimin e ketyne realizimeve te Ministrit te PuneveBotore Zotni Musa Juka.Nji nga projektet e pare me randesi qe u donte terealizohesh ishte rindertimi i rruges kombetare qe teconte, prej Durresit dhe Tiranes ne Shkoder, qyteti ma irandesishem i Shqipnise se Veriut. Gjate luftes se pareMusa JukaTe njohim krahinat tonabotnore ushtrija italiane kishte ndertue nji rruge ushtarakeDurres - Tirane, me nji dege nga Veriu, ku u gjindetefronti qe ishte organizue kunder ushtrise austriake.Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndertue nji rrugeushtarake qe kalonte Lezhen dhe qe u lypste qe te vazhdontepertej lumit Mat, lum i fuqishem me rryme te fortee te vrulleshme. Austriaket zgjodhen si vend ndertimi,piken ne te cilen ky lum pershkonte malin e fundit perme hy ne fushen e gjane qe shtrihet deri ne Mesdhedhe aty ndertuen nji ure 500 metra te gjate me kembeceliku te ngulura ne nji thellesi te madhe. Rruga u vazhduekah jugu deri ne frontin kunder ushtrise italiane.Kur ushtrija austriake u terhoq ne 1918, Austriaket eshkatrruen gjith ket veper te mrekullueshme. Mbas luftes,njerzit qe banojshin ne at krahine instaluan si mjette perkohshem nji trap, tue perdore kabllot e landet eperdorshme qe kishin lane Austriaket. Ndertimi nji urembi Matin qe te sherbente per rrugen kryersore kombetareprej Jugu ne Veri te vendit nja 60 /km nga Tiranaparaqiste pra nji nga nevojat teknike nder ma urgjentet.Ne hir te energjise te palodhun te Ministrit te PuneveBotore, Zotni Musa Juka, ne vjetet 1926 e 1927 u realizuenji ure me beton arme, 500/m e gjate kambet e seciles jane te nguluna ne nji thellesi shume te madhe.Ne Janar 1926-gjate ketyne punimeve - rryma e Matit uversul me nji vershim 1200/m3 per sekonde. Ne Jug teShqipnise - ne Portin e randesishem te Vlones - u ndertue,ne vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, per mengarkue dhe me zbarkue vaporet. Ne Portin e Durresit undertue nji magazine mallnash ne vjetin 1927 dhe mbaskesaj u ndertue Banka Kombetare. Studimi per nji portte randesishem ne Durres u ndoq me interesimin ma temadh, me qellim me i hape vendin nji zhvillimi aktifdhe te mbare. Ne pranveren e vjetit 1928, punimet endertimet te ketij porti u ndermoren me te gjithe energjinee duhun. (Keto kujtime jane shkruajtur Frengjisht,e jane perkthye prej saj nga Prof. Fiqret Juka; une iqendrova besnik gjuhes se perdorur). Lexojme ne letren(19/6/1970) qe dergon per Zonjat e nderuara, Dr. Safetedhe Prof. Lume, Z. Erwin, keto rreshta “Ju falnderoj qedo t’i pranoni kto informata qe po ju dergoj, prej nji tekalumes se larget e cila per mue asht shum e cmueshme...Mbajme gjithmone kujtimet ma te mirat nga atdheu(vendi) i juej i bukur………” Kemi nder duar njeshkrim te kendshem nga e shquara Erudite shqiptareDr. prof. S.S. Juka, qe rastesia e ka sjelle te njihet ebisedoje me kete Ing. te shquar.N’Egjipt kena kalue disa vjete; ma te amblat nemergim. Egjiptianet na duen shum ne Shqiptaret sidomosedhe prej te mirave qe i ka ba popullit Egjiptianmbreti Mohamed Ali, i cili ka kene shqiptar. N’Aleksandribanojshin njerez me kombesi te ndryshme. Kishteedhe nji koloni te madhe svicerane. Aty u njofta meLouise e Renxo Alleman, Svicerane te lindun n’Egjipt.Mbas ramjes se Monarkise Egjipiane ata - si shume tetjere - u larguen dhe u vendosen ne Zurich ku kishinprindet e tyne. Miqesine t’one e mbajtme me korrespodence.Ne 1955 ndrroi jete babai i jem i dashtun MusaJuka. Dy vjet ma von shkova prane vellazenve ne NewYork. Nana vazhdoi te banoje n’Aleksandri bashke memotren Lume. Louisa me te shoqin insistojshin qe teshkojsha me kalue disa dite ne shtepine e tyne. M’umbush mendja ne 1961. Sa gezim kur u takuem mbassa vjetesh!… Na u duk sikur t’ishim nda nji dite mapare. Miqsija e vertete asht e shejte. Per nder t’em, atadhane nji dreke ku ftuene miq te tyne te shumte. (Qete takoheshin me nji shqiptare, profesore te letersisefranceze, piktore,shkencetare, studjuese, arkeologe, etj.- shenimi im E.D.) Shtepija e Louises ishte jo vetem emadhe e me nji pamje te mrekullueshme mbi liqenin eDritehijet e qytetit te DelvinesZurich-ut por posacerisht e kandeshme e orgjinale.”Ketshtepi e ka ndertue Lux Guyer e para grua arkitekte neSvicer, e moter e nji zonje qe banon ktu prane RosieSchnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinjerme fame nderkombetare” me tha Louisa. Nji zonjee hijshme po vjen kah un. Me ngrohtesi me shterngondoren tue me thane: ”Jam Rosie Schnitter, bashke meburrin t’em kena kalue tri vjet ne Shqipni e njana vajzeme ka le atje. Kena kujtimet ma te mira nga atdheu jueje sidomos nga Ministri i Punve Botore i atehershem. Imshoq i cili ka ba shume punime , ne vende te ndryshmethote: ”Nuk kam njofte njeri ma te afte, ma te perkushtuemete ndershem se ket minister.Insistonte qe t’u perdorshin materialet ma te miratpor dhe qe shpenzimet te ishin sa ma te vogla. Cdo dite,heret ne mengjez , perpara, se te shkone ne zyre, vinteme kqyre punimet por sidomos edhe me fole e bisedueme puntoret. U kujdeste per ta, dishironte me dijte problemete tyne personale per me i ndihmue. Ishte modest,human, me vlere e zemer te madhe”.Nderkaq erdh edhe Zotni Erwin Schnitter. Perseriti,pak a shume cka me kishte thane e shoqja. Foli merespekt e admirim per ket Minister te Puneve Botore,mandej shtoi: ”Ne jeten t’eme nuk kam njofte njeri mate perkushtuem. Ka kene per mue nji inspirim i verteteme njofte dhe me bashkepunue me nji njeri si ai.Ket fakt e konsideroj si nji dhurate nga Zoti. Emnin eka pase : Musa Juka. A e njifni?” Thellesisht e emocionumei thashe: ”Jam vajza e tij”. Me lote ne sy, uperqafuem te tre. Mbasi u qetesuem nji fije, biseduamgjate, mandej me tha se ishte ndertuesi i Ures Matit dhedisa punimeve te tjera. Kishin banue ne Shqipni prejvjeteve 1925-1928. Me ftuen menjihere ne shtepinee tyne ndeja disa dite. Ishin jo vetem jashtezakonishtte kulturueme por te sjellshem, te thjeshte e mikpritessi jena ne Shqiptaret. Nga ajo kohe, d.m.th. Prej vjetit1961 filloi nji miqesi e ambel ndermjet familjeve t’onae cila vazhdoi deri sa qene ne ket bote. Erwin Schnitternderroi jete ne 1980 dhe e shoqja me 1982……… Si eshpreha ma siper, Erwin Schnitter me ka pas thane seUra e Matit ka kene ndertue prej tij, si inxhinjer i njifirme italiane triestine.Austriaket paten ndertue nji ure gati 500/m te gjateaty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit te maleve -hyn ne fushen e gjane qe shtrihet deri n’Adriatik. Kjoishte nji ure e forte por mjerisht Austriaket e shkaterruenkrejtesisht, kur u terhoqen ne 1918. Me landen qembeten nga ura, banoret ndertuen nji trap. Gjithashtupo sipas Zonjes Dr. Safete S. Juka, kemi dhe keto tedhena per Ing. Erwin Schnitter: I diplomuar prej shkollesPoliteknike te Zurich - ut si inxhinjer gjeometer, kadrejtuar punime te rendesishme jo vetem ne Swicer, pordhe ne shume vende te botes.Disa prej nderttimeve tetija qe meritojne te permenden posacerisht jane dy tunelenen uje, njeri ne Holande e tjetri ne Irlande; portii Dunkerqne-ut ne France;qendra hydraulike e battage(dam) ne Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace,France etj. Ai ka bere pjese ne ndertimin e metropolitan-it(sabway) te Torontos e ka lene gjithashtu planeper ndertimin e nji sistemi metropolitan per qytetin eZurich-ut. Punimet e tija te medha e te rendesishme ekane bere te njohtun jo vetem ne Svicer, por ne botennderkombetare. Ne anen tjeter, si shkruan ne nje revisteSviceriane Fritz Marti, bota ka humbe ne Erwin Schnitter- in jo vetem nje inxhinjer te shquar, por dhe njepersonalitet me vlefte njerezore shume te madhe.Delvina nuk është një qytet dosido. Për historinëdhe traditën e saj, ajo renditet ndër qytetet meprurje të ndjeshme dhe kapacitete cilësore. Elindur si vendbanim në gjysmën e dytë të shekullit tëVl-të të erës së re, pas prishjes së Finiqit dhe Mesopotamitnga fiset barbare (viti 551), ajo thërritet me emrine lashtë Dolonjë. Sipas legjendës, Devila, e bija e Aidoneuttë Mollosëve, u martua me Atlant Filomenin dhendërtoi, në kufi me Finiqin, një kështjellë me emrin esaj Devila. Ka edhe dy gojëdhëna për emrin e saj. Njerathotë: meqë aty dimëronin kope të mëdha bagëtish,kryesisht delesh, fjala Delvinë, vjen prej fjalëve: ''deletvenë e vijnë''. E shkurtuar dhe e përmbledhur në njëfjalë të vetme: ''Delvinë''. Ndërsa tjetra emrin Delvinëe lidh me fjalët latine: ''Del vino'', që do të thotë: ''Vendi verës''. E shkelur, e pushtuar dhe e shkatërruar ngaturqit, sllavët, normanët,katalanasit, Delvina e lashtëka njohur përherë dhunën e të huajve. Shpesh edhebarbarizmin e tyre. Ky qytet rreth 1500 vjeçar, ka qenëpërherë i kërkuar për pozicionin dhe vendodhjen e tijgjeografike dhe përherë qendër ushtarake e garnizonevevendase dhe të huaja. Për rrjedhojë edhe fushëbetejë epërhershme,e përjetshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore,që qendra e këtij qyteti është zhvendosur tri herënga vendngritja e saj e parë. Qëllimi im nuk është tëshkruaj historinë e këtij qyteti, (e cila u takon historianëve),por të sjell para lexuesit të veçanta dhe majimetë historisë së ndritur të këtij qyteti të lashtë, sidomosnë rrafshin kulturor, ku kontributi i tij kombëtar,meriton nderim dhe vëmendje të veçantë.Sipas Kodikut të Delvinës, qeverisja e vëllezërveGjin dhe Aleks, (1372)-pinjollë të familjes Zenebisha,i ka sjellë një zhvillim të ndjeshëm këtij qyteti. Në atëkohë qyteti kishte dhjetë kisha. Regjistrimet turke tënga Iliaz Bobajviteve 1431, 1506, 1520, 1583, hedhin dritë mbi popullsinëe këtij qyteti dhe zhvillimin e tij. Ka një gojëdhënëtë lashtë, sipas së cilës, përgatitësit e shpatave dhe tëpajimeve luftarake, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti,Skënderbeu, i kishte nga Delvina. Si qendër e njeritprej gjashtë sanxhakëve të Rumelisë, (shekulli i XVlltë),por edhe si kryqëzim i rrugëve tregtare tokësore:Delvinë-Janinë,Delvinë-Skërficë, Delvinë - Sarandë,ka luajtur një rol të veçantë në zhvillimin shoqëror dheadministrativ të trevave të jugut. (Ajo ishte ndër qytetetmë të mëdhenj të vendit. Në vitin 1718, Delvina kishte7500 banorë). Historikisht hyredalja në pellgun dheqytetin e Delvinës është bërë nëpërmjet rrugëve tokësoretë tri qafave, të cilat e ndajnë dhe e bashkojnë atë mezonat dhe qytetet përreth: Qafës së Muzinës, Qafës sëSkërficës dhe Qafës së Gjashtës. Edhe lëvizja e njerëzveedhe e bagëtive të shumtaqë dimëronin në Pellgun eDelvinës bëhej nëpërmjet këtyre rrugëve të njohura,të lashta. E njohur dhe e shkelur nga shumë të huaj,delvinjotët janë portretizuar si njerëz të shëndetshëm,jetëgjatë, të kulturuar, të pasur.Mjeshtër të zejtarisë dhetë tregtisë. Në vitin 1670, në udhëtimin e tij të njohurnë Shqipëri, kronikani i turk, Evlia Çelebiu, shkruan:''Banorët e Delvinës hanë bukë të bardhë dhe pinë verëtë kuqe.Tregtinë dhe fitimin e bëjnë me ullinjtë dhe mevajin që eksportojnë nëpër qytetet e tjerë''. Sipas tij,Delvinën e kanë themeluar spanjollët. Në histori, delvinjotëtkanë vënë vulën e tyre në dy tregues madhorë:në përpjekjet e tyre të parreshtura për liri dhe pavarësikombëtare, (vetëm në kryengritjen e vitit 1714-1715,ajo nxorri 1500 kryengritës kundër sundimit otoman)dhe në vlerat e patjetërsuara, që i kanë sjellë ata kulturëssonë kombëtare.Delvina, së bashku me rrethinat e saj,sjell ngalashtësia dhe e kaluara e vet vlera të mirëfillta. Disaprej tyre edhe të veçanta. Ajo ka një pasuri tejet tëçmuar monumentesh kulture dhe historike. Por edhenjë kalendar kulturor mjaft të ngjeshur. Pranë ka Finiqine lashtë, (monument kulture), kryeqendrën e Epirit,ku mbretëroi Pirrua, një pasuri madhore kombëtare dhebotërore, për zbulimin e të cilit është bërë fare pak dheai pothuajse nuk vizitohet fare as nga turistët e huaj dheas nga ata vendas. Kjo, falë jo vetëm moszbulimit të tijpor edhe reklamimit pothuaj zero që bëhet për të. Ashtusiç fle Finiqi i lashtë nën tokë, ashtu flenë mbi tokëpërgjegjësit shtetërorë të vendit për këtë punë, (duke ejustifikuar gjithshka me mungesën e fondeve), të cilëtparapëlqejnë më mirë të reklamojnë ndonjë hotel luksoztë tyre, sesa kryeqendrën e lashtë.''Jemi shtet ivarfër'', thonë individët e pasur. Çfarë ironie ! Në lindjetë Finiqit është Manastiri i Mesopotamit, (monumentkulture), unikal në Ballkan, (sipas studiuesve gjermanë).Edheai në këmbë, por aspak funksional, edhepse interesimi i turistëve të huaj për të ka qenë dhembetet tepër i madh. Në Rusan, ku qendra e qytetit tëDelvinës u shpërngul për herë të dytë, është kompleksii Gjin Aleksit, (i Gjinit dhe i Aleksit), (monument kulture),i ngritur në shekullin e XVlll-të, mbi themelet ekishës së Shën Rosalisë. Në lagjen Xhermëhallë, (kuishte qendra e parë e qytetit), ndodhet Hamami mesjetar,(monument kulture) dhe po aty edhe kështjellahistorike e qytetit e cila i takon shekullit të Vl-të, njëpikë shumë strategjike, ndërtuar nga strategu romak,Delva, (e cila mendohet të jetë më e hershme). Vleratë tjera kulturore janë: Manastiri i Kostarit, (monumentkulture), muret e Vllahatit, (monument kulture), tumat eBajkajt,(monument kulture) dhe mjaft të tjera. Delvinadhe Saranda kanë së bashku 108 monumente kulture, tëardhura deri në ditët tona. Megjithë përpjekjet e mëdhatë njerëzve të ditur dhe të përkushtuar për mirëmbajtjendhe funksionimin e tyre, për fat të keq,gjendja e tyre lëpër të dëshiruar. Tek disa edhe për t'u turpëruar. Asnjëherënuk e kam kuptuar përse punimet për zbulimine Finiqit të lashtë,kryeqendrës së Epirit të lashtë, janëbërë aq të përcipta, aq të pjesshme, aq të pakta, aq tëcekta dhe jo në një front të gjerë, për të zbuluar qytetine lashtë që fle nën tokë.Asnjëherë nuk e kam kuptuar se përse i është bërëaq pak reklamë kryeqendrës së Epirit të lashtë. Aq mëtepër kur ai ndodhet fare pranë Butrintit magjik, të përfshirëndër 100 objektet më të rëndësishëm botërorëtë lashtësisë të UNESKO-s.Po kështu edhe fare pranëatyre 108 monumenteve të kulturës që kanë dy rrethete jugut. Nëse këtë pasuri kaq të madhe do ta kishte njëvend tjetër, aty turizmi do të ishte i papërballueshëm.Sidomos ai i huaj. Për pasojë edhe mirëmbajtja e tyredhe të ardhurat do të ishin shumë më të mëdha. Fondetjanë njera anë. Por dikur duhet të gjenden edhe ato.Pasi më së shumti po i japin organizma dhe individë tëhuaj.Shkurt,sidomos me Finiqin, arkeologjia jonë nukështë marrë asnjëherë me seriozitetin e duhur. Edhetabela ''Monument kulture'', mezi lexohet ?! Kujdesidhe studimi për të ka qenë krejt fragmentar, kryesishtnë përbërje të ndonjë grupi arkeologësh të huaj, më sëshumti ''për t'u bërë shoqëri''.segue a pagina 4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!