International Residence Catalog
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
International
rESIDENCE
“Architecture is really about well-being. I think that people
want to feel good in a space… On the one hand it’s about
shelter, but it’s also about pleasure.”
– Zaha Hadid
INTE
R
NATIONAL
ESIDENCE
Do të jetë një qytet i vogël që
ofron të gjitha shërbimet e
nevojshme për zhvillimin e një
jete cilësore. Falë frymëzimit
të arkitektëve në relievin e
lokacionit dhe në vijat e majave
të maleve të Sharrit, peizazhi
i Kompleksit është trajtuar në
një frymë të tille, që t’u ofrojë
banorëve një mjedis sa më të
përshtatshëm për zhvillimin dhe
plotësimin e nevojave thelbësore
të jetës brenda kompleksit.
powered by
CC APARTMENTS
designed by
Laguarda.LOW
Based in New York, USA, Laguarda.Low is an award-winning
international architectural practice founded in the year
2000 by a closely-knit group of design-oriented architects
with many years of shared knowledge and experience.
Our practice spans the globe with projects designed and
realized in over 25 countries on five continents.
Mirë se vini
Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’i tejkalojmë pritshmëritë tuaja!
Kompleksi “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të jetë një
qytet i vogël që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për
zhvillimin e një jete cilësore.
Kompleksi do të jetë pjesë e Planit Urban Rregullues
Prishtina e Re – Zona Qendër, që përfshin sipërfaqen
prej 360 ha dhe gjendet në pjesën lindore periferike të
Prishtinës.
Zhvillimi i qendrës së qytetit – boshti urban, ofron tokë
ndërtimore për funksione qendrore të qytetit me qasje
të mirë: për tregti me pakicë (shopping), zyra, universitet,
spital dhe për rekreacion.
Gjithashtu, kompleksi siguron edhe hapësira për qëllime
të ndryshme kulturore, si kinema, muze, operë, etj.
CC APARTMENTS ©2022
01
CC
APARTMENTS
Hyrja
Projektuesi
LAGUARDA.LOW
ARCHITECTURE PLANNING URBAN DESIGN
Privatësi dhe siguri absolute për banorët, atmosferë
pritëse për miqtë.
Përmbajtja
DISA FJALE TE AUTORIT
LAGUARDA.LOW
06.
PROJEKTUESI
Përshkrimi i projektit dhe ideja e
projektuesit.
26.
DHOMAT E GJUMIT
Dhomat e gjumit të mëdha me
ballkon, gardërobë dhe banjë brenda.
Based in New York, USA,
Laguarda.Low is an awardwinning
international
architectural practice founded
in the year 2000 by a closelyknit
group of design-oriented
architects with many years
of shared knowledge and
experience. Our practice spans
the globe with projects designed
and realized in over 25 countries
on five continents. Based in New
York, USA, Laguarda.Low is an
award-winning international
architectural practice founded
in the year 2000 by a closelyknit
group of design-oriented
architects with many years
of shared knowledge and
experience. Our practice spans
the globe with projects designed
and realized in over 25 countries
on five continents.
02 CC APARTMENTS ©2022
08.
12.
14.
20.
24.
HYRJA DHE PRITJA
Secila ndërtesë banimi e ka të
projektuar hyrjen kryesore me një
Lobby.
LOBBY / KORIDORI
I mobiluar për të krijuar një kënd të
pritjes, ku banorët do të mund të
zhvillojnë takime pa pasur nevojë
që ta shqetësojnë rehatinë e
familjes brenda në banesë.
BANIMI NË IR
Ofron stil jetese ndryshe dhe
ndjesinë e të qenit brenda qytetit
ku nuk mungon asgjë për familjen
tuaj, por larg kaosit të qendrës.
KUZHINA & TRYEZARIA
Kuzhinat e mëdha dhe shumë
praktike me hapësirë të
mjaftueshme.
BANESA TIPIKE
Krijimi i planimetrive modulare
mundëson fleksibilitet dhe lehtësi
për të bërë kombinime sipas
dëshirës.
29.
32.
36.
39 .
BANJAT
Banjat të kompletuara, me dizajn
minimalist, elegante dhe
funksionale, me material të
qëndrueshëm.
PEIZAZHI
Ndërtesat nëntëkatëshe janë
pozicionuar rreth perimetrit
në lokacionin me topografi të
shkallëzuar për të formuar një oborr
qendror me peizazhe të bukura në
shërbim të komunitetit.
PARKINGU
Të gjitha parkingjet janë
nëntokësore dhe lehtësisht të
qasshme. Çdo njësi banesore i ka
nga dy vend-parkingje, dhe secila
do t’i ketë së paku gjashtë vendparkingje
të caktuara vetëm për
mysafirë.
PRIVATËSIA
Njëra ndër arsyet kryesore që i bën
njerëzit të hezitojnë të zgjedhin
banesë në vend të shtëpisë, është
mungesa e privatësisë.
Banimi
Pishina
Fasilitetet
& shërbimet
42.
43.
48.
52 .
MARKETI
Ndodhet në boshtin më të
përshtatshëm për qasje të lehtë për
të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit
e lagjes për të plotësuar të gjitha
kërkesat.
AFARIZMI NE IR
Katet e para të ndërtesave brenda
kompleksit janë të destinuara për
afarizëm dhe do t’u shërbejnë
banorëve por edhe vizitorëve të
jashtëm.
KOPSHTI I FEMIJËVE
Me sipërfaqe prej 1,042 m², kopshti i
fëmijëve brenda kompleksit do të
jetë në shërbim të banorëve të
lagjes dhe më gjerë. Ka edhe oborr
të mjaftueshëm për aktivitete të
jashtme të të vegjëlve dhe parking
nëntokësor për prindërit.
PISHINA
Pishina gjysmë-olimpike dhe ajo për
fëmijë ofrojnë ambient të pasur për
rekreacion dhe edukim, me kualitet
të lartë higjienik. Përveç banorëve,
shfrytëzimi do t’u lejohet edhe
vizitorëve të jashtëm.
56.
60.
62.
64.
SPA DHE WELLNESS
International Residence posedon
edhe SPA-në e organizuar me
të gjithë pjesët përbërëse. Po
ashtu është planifikuar edhe një
hapësirë e madhe për palestër
dhe Yoga.
FITNESI
Palestra brenda kompleksit do të
përmbajë pajisje të markave të fundit, të
cilat do të inkurajojnë një mënyrë jetese
aktive.
QENDRA E
KOMUNITETIT
International Residence
Ka edhe qendrën dykatëshe për
Komunitet, me mbi 400m².
PARKU / GJELBËRIMI
Përveç tarracave dhe ballkoneve
të gjelbëruara private, banorët
kanë qasje në kopshte, parqe,
kënde lojërash dhe sheshe të
shumë hapësirave të rregulluara
në natyrë.
66.
70.
72.
74.
SPORT /
REKREACION
Të luash në park është një “rit”
i fëmijërisë. Nuk është vetëm
një mundësi për të qenë
aktivë, por edhe një shans për
të njohur natyrën dhe për t’u
shoqëruar me moshatarët.
FASADA / ENERGJIA
Në kompleksin International
Residence do te instalohen
sistemet fotovoltaike dhe do
te shfrytëzohet energjia e tyre.
AKUSTIKA
Synimi ynë është që zhurmat,
në përgjithësi, të kontrollohen
në maksimum për të siguruar
kushte të rehatshme jetese
për banorët tanë.
MIRËMBAJTJA /
SIGURIA
Mirëmbajtja dhe siguria janë
trajtuar e do të trajtohet
me kujdesin maksimal nga
ideatorët dhe krijuesit e këtij
kompleksi.
CC APARTMENTS ©2022
03
“Ne sjellim një ajër të pastër ndryshimi
në jetën tuaj”
04 CC APARTMENTS ©2022
8
Objekte banimi te
lidhura mes vete
265
Njesi banimi, tipologji
e ndryshme
2.65ha
Siperfaqe ndertimore
857
Vendparkingje per
banoret dhe fasilitetet
e IR
CC APARTMENTS ©2022
05
LAGUARDA.LOW
ARCHITECTURE PLANNING URBAN DESIGN
06 CC APARTMENTS ©2022
INTERNATIONAL RESIDENCE
Prishtina, Kosovo
AAt LAGUARDA.LOW ARCHITECTS, our philosophy of
design embraces each project’s unique context and
specific parameters. We do not adhere to any singular
architectural style. We design places that enrich the
human experience. International House is such a
project.
International Residence is a dynamic collection of
eight multi-family residential buildings set amidst
the rolling hills to the southeast of Prishtina’s center.
The overall design is conceived from the dramatic
site topography, the individual blocks articulated in a
contemporary collage that reflects their surroundings.
The nine-story buildings are positioned around
the site’s undulating perimeter to form a central
landscaped communal courtyard. Modern residential
units with understated luxury rotate and stack within
each block to assure at least two exposures for view
and natural light. The unique rotation and stacking of
units generate both terraces and balconies for virtually
every residence.
In short, the contemporary, modern design
elevates one’s living experience, offering a dynamic
atmosphere that reflects today’s international lifestyle.
Materially, International Residence is composed of
sleek contemporary finishes with great attention to
detail, both inside and out. In the modern tradition,
glass and metal are used carefully to identify form
and function. Stone and wood are used specifically
for scale and warmth. The color palette throughout
is light and elegant, ranging subtly between white
and earth tones, accented when necessary by dark
mullions, doors, and roofs.
International Residence offers a range of residential
layouts from duplex townhouses to luxury flats to
penthouse apartments. In addition to verdant private
terraces and balconies, residents have access to
numerous curated outdoor spaces – gardens, parks,
playgrounds, and plazas. Additional amenities include
a sports court, a fitness center with pool, a community
center, kindergarten, leisure, and multiple lounge and
social spaces, both inside and out. The commercial
offer on site compliments the residential development
with boutique fashion, food & beverage, and service
stores in addition to a boutique supermarket.
With an eye to a sustainable future, International
Residence incorporates an all-encompassing ecofriendly
strategy. The complex utilizes both active and
passive solar energy as well as a rainwater collection
system. Individual units are filled with natural light
from at least two exposures and a radiant floor heating
system is used throughout.
To call International Residence home is to inhabit the
latest in design innovation.
Në studion projektuese LAGUARDA.LOW
ARCHITECTS, filozofia jonë e projektimit
përqafon kontekstin unik të secilit projekt dhe
parametrat specifikë. Ne nuk i përmbahemi
asnjë stili arkitektonik unik. Ne hartojmë vende
që pasurojnë përvojën njerëzore. “International
Residence” është një projekt i tillë.
“International Residence” është një koleksion
dinamik i tetë ndërtesave të banimit shumëbanesorë
të vendosura në mes kodrave
që shtrihen në juglindje të Prishtinës së re
Zona Qendër. Dizajni i përgjithshëm është
konceptuar nga topografia e zonës dramatike,
blloqet individuale të artikuluara në një kolazh
bashkëkohor që pasqyron rrethinat e tyre.
Ndërtesat nëntë katëshe janë pozicionuar
rreth perimetrit në lokacionin me topografi
të shkallëzuar për të formuar një oborr
qendror me peizazhe te bukura në shërbim
të komunitetit. Njësitë moderne të banimit
luksoz rrotullohen dhe grumbullohen brenda
secilit bllok për të siguruar të paktën dy pamje
dhe dritë natyrale. Rrotullimi dhe zhvendosja
unike e njësive gjenerojnë dritë dhe pamje në
të dy tarracat dhe ballkonet për pothuajse çdo
njësi banesore.
Me pak fjalë, dizajni bashkëkohor, modern,
ngrit në tjetër nivel ndjenjën e të jetuarit, duke
ofruar një atmosferë dinamike që pasqyron
stilin e jetës së sotme ndërkombëtare.
“International Residence” ofron një gamë të
ndryshme të banimit nga banesat duplex
deri tek banesat luksoze, dhe penthouse.
Përveç tarracave dhe ballkoneve të gjelbërta
dhe private, banorët kanë qasje në hapësira
të shumta të kuruara - kopshte, parqe, shesh
lojrash dhe pasazhe. Pajisjet shtesë përfshijnë
një teren sportiv, një palestër me pishinë, një
qendër të komunitetit, kopshtin e fëmijëve,
dhe hapësira të shumta sociale, brenda dhe
jashtë. Hapësira afariste e pasuron dhe e
mbështet zhvillimin e banimit me dyqane
mode, ushqim dhe pije, dyqane shërbimesh
dhe një Market i cili është shërbim permanent
në Kompleks.
Me vizion për një të ardhme të qëndrueshme,
“International Residence” përfshin një strategji
gjithëpërfshirëse eko-miqësore. Kompleksi
shfrytëzon energji diellore aktive dhe pasive, si
dhe një sistem grumbullimi të ujërave të shiut.
Njësitë individuale janë të mbushura me dritë
natyrale nga të paktën dy anët dhe një sistem
ngrohje-ftohje në dysheme.
Të banosh dhe të jesh pjesë e “International
Residence” nenkupton të bëhesh pjesë e
Dizajnit të fundit inovativ të zhvillimit të jetës.
LAGUARDA.LOW ARCHITECTS.
CC APARTMENTS ©2022
07
HYRJA
DHE
PRITJA
Secila kullë banimi do të ketë Lobby të mobiluar për të krijuar
një kënd të pritjes me sipërfaqe 65-80 m 2 , ku banorët do të
mund të zhvillojnë takime pa pasur nevojë që ta shqetësojnë
rehatinë e familjes brenda në banesë.
adresa: rr. Nekibe Kelmendi
tel: +383 49 477 200
e-mail: info@international-residence.com
08 CC APARTMENTS ©2022
LOBBY
Lobby eshte nje ambient ku banoret do ta shfrytezojne per
pritje e takime.
CC APARTMENTS ©2022
09
10 CC APARTMENTS ©2022
International
rESIDENCE
CC APARTMENTS ©2022
11
Dyshemetë në hapësirat e përbashkëta, korridoret, hyrjet
dhe lobby-t do të mbulohen me teraco me koeficient
adekuat të fërkimit dhe të rrëshqitshmërisë.
Për komunikim vertikal do të shërbejnë dy ashensorë të mëdhenj për 15
persona për secilën ndërtesë, si dhe shkallët emergjente që ndriçohen
nga dritarja në çati, pra me ndriçim zenitor.
Qasja do jetë posaçërisht e lehtë edhe
për personat me aftësi të kufizuara,
të cilët do të mund të lëvizin lirshëm
dhe pa pengesa në çdo pjesë të objektit
si brenda ashtu edhe në ambientet e
jashtme.
Çdo hyrje e ka erë-mbrojtësin
e vet, që shërben për
kontrollimin e hyrjes dhe
qasjen e dispeçerëve dhe
postierëve në njehsorët
elektrikë dhe në kutitë
postare.
KORIDORET NË
BANIM
LOBBY
Pjesa e Lobby-t do të
mobilohet për të krijuar një
kënd të pritjes, ku banorët
e secilës ndërtesë mund të
zhvillojnë takime. Ndërsa,
në veçanti ndërtesa nr. 4, në
Lobby-n e saj, përveç këndit
të pritjes, do të ketë edhe
këndin e informacionit -
recepsionit, që do të jetë në
shërbim të të gjithë banorëve.
12 CC APARTMENTS ©2022
LOBBY &
KORRIDORET
Qasjet e banorëve në ndërtesa do të
mbikëqyren me sistem digjital të
kontrollimit të hyrjeve, që do të thotë
banorët e një ndërtese nuk do të kenë
qasje në shkallët, ashensorët dhe
Lobby-t e ndërtesës tjetër.
Një ndër elementet më të rëndësishme
në një kompleks banimi është
komunikimi, vijat e lëvizjeve, dhe
organizimi i tyre në drejtime dhe
pozicione të natyrshme, e kjo ka ndikim
të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe
kualitetin e përgjithshëm të jetës
brenda një komuniteti të vogël.
Hyrjet
CC APARTMENTS ©2022
13
QENDRIMI DITOR
DRITARET
Në hapësirat e banimit do të realizohen nga profile të PVC-së, të cilat përveç elegancës së
profilit, ofrojnë edhe koeficient të lartë termik dhe funksion jetëgjatë dhe qëndrueshmëri.
Arkitektët, ndër vlerat kryesore në projektimin e njësive
banesore, i kanë menduar dimensionet e mëdha të
hapjeve - dritareve, duke siguruar ndriçim dhe diellosje të
mjaftueshme në të gjitha kthinat e njësisë banesore.
Po kështu, qëndrimi ditor në banesën tipike ka ndriçim
dhe pamje në dy drejtime. Instalimi i dritareve do
të bëhet me sistemet e fundit sipas metodës “RAL-
Montage“. Për të kontrolluar dritën e jashtme në
ambientet e njësive banesore, do të instalohen sistemet e
brisoleve me fleta alumini të pajisura me motor.
Gjithashtu, të gjitha këto pajisje do ta kenë infrastrukturën
e gatshme për të instaluar sistemin Smart Control.
14 CC APARTMENTS ©2022
Ndriçimi i mjaftueshëm si dhe privatësia
janë tema që janë trajtuar me shumë kujdes
nga projektuesi.
DYSHEMETË
Në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të
trajtohen me kujdes të veçantë dyshemetë.
Shtresa për nivelizim e dysheme do të punohet
sipas standardit të dyshemesë notuese, me shtresën
rrafshuese 6 cm dhe shtresën për izolim termik e
akustik me trashësi minimale 5 cm.
Shtresat përfundimtare të dyshemesë do të realizohen
në varësi të dedikimit të asaj hapësire. Qëndrimi ditor
brenda njësive banesore do të trajtohet me parket
industrial të klasës së parë nga prodhues evropianë.
"JYSK është zinxhir ndërkombëtar i shitjes me pakicë që shesin
'gjithçka për shtëpinë'. JYSK është në pronësi të familjes që qëndron
prapa Lars Larsen Group. Themeluesi, Lars Larsen, njihet në mbarë
Danimarkën si tregtar lider, i cili gjithnjë e ka një ‘ofertë fantastike'."
CC APARTMENTS ©2022
15
RËNDËSIA E NDRIÇIMIT NATYRAL
Ambientet tona të përditshme kanë një ndikim të
fuqishëm në gjendjen tonë emocionale dhe n humorin
tonë. Një dhomë e errët ngjall ndjenja depresioni,
ndryshe nga një hapësirë e ajrosur dhe e mbushur me
dritë. Nivelet e pamjaftueshme të dritës natyrore në
hapësira banuese mund të zbusin stresin dhe ankthin.
Studimet tregojnë se një mjedis i shëndetshëm dhe
i këndshëm mund të bëjë më shumë sesa thjesht
të përmirësojë humorin tuaj - ai në fakt ndikon në
sistemin tuaj imunitar dhe shëndetin fizik.
Ai është çelësi për mirëqenien tonë fizike dhe
psikologjike, dhe këtë do t’ua mundësojnë banesat e
International Residence.
Ekspozimi ndaj dritës natyrore ndihmon
trupin tonë të prodhojë vitaminën D, të
përmirësojë ritmet cirkadiane (një proces
i brendshëm natyror që rregullon ciklin
gjumë-zgjim dhe përsëritet çdo 24 orë),
ndihmon të përqendrohemi, të japim më
shumë nga vetja, madje ndikon të ndihemi
më mirë e me humor.
Këtë mirëqenie gjithsesi do t’ua mundësojnë
banesat International Residence.
16 CC APARTMENTS ©2022
MUND TA RRISË VLERËN E
BANESËS TUAJ
Është e vërtetë se dritaret rrisin vlerën e një
shtëpie. Një studim i kryer nga Building
Technology Innovations zbuloi se rritja e
dritës natyrore e bën një hapësirë me qira
të duket më e madhe dhe më e hapur e për
rrjedhojë rrit gatishmërinë e njerëzve për të
paguar më shumë. Plus, nëse keni një pamje
të mrekullueshme, ato dritare të mëdha do
ta shfaqin këtë në mënyrën më të mirë!
KURSIM ENERGJIE DHE TË
PARAVE
Kjo është e ditur, por ia vlen të thuhet këtu
gjithsesi. Ndriçimi natyror strategjik mund
të zvogëlojë kostot e energjisë elektrike
sepse ndihmon në ngrohjen ose ndriçimin
e një hapësire pa përdorur rrymë.
Një hapësirë me ndriçim natyror do t’ju
ndihmojë të jeni më produktiv sesa një
mjedis pune me ndriçim artificial.
CC APARTMENTS ©2022
17
“Ndryshimi po vjen, ndjeje”
18 CC APARTMENTS ©2022
A IA VLEJNË BANESAT LUKSOZE?
E vërteta është se banesat e International
Residence mund të ofrojnë shumë më
tepër sesa thjesht rehati dhe hapësira
elegante banimi. Ato ju mundësojnë
lehtësira pa të cilat ju do të bënit rrugë
shtesë jashtë kompleksit dhe do të
paguanit ekstra, bashkë me paqen e
paçmueshme mendore që po jetoni në
një komunitet të qetë e të sigurt .
Apartamentet bashkëkohore njihen për
lokacionin e tyre të përzgjedhur. Kjo ka
ndodhur edhe me ato të International
Residence, të cilat ndodhen në një zonë të
përshtatshme e të qetë, nga ku banorët
do të kenë qasje të lehtë me të gjitha
pjesët kryesore të qytetit.
Të gjitha ngjyrat dhe stilet e IR janë krijuar
për të plotësuar njëra-tjetrën duke krijuar
kështu ndjenjën e harmonisë dhe të
estetikës.
Në një apartament luksoz në International
Residence të gjitha komoditetet e ofruara
e bëjnë të lehtë edhe miqësinë me fqinjët.
Banorët do të jenë të rrethuar nga ata që
e duan vendin ku jetojnë dhe që kujdesen
për kompleksin po aq sa ata! Më e mira
nga të gjitha, ju mund të krijoni shoqëri
me të tjerët që kanë interesa të ngjashme
dhe ndajnë të njëjtën kulturë si ju.
CC APARTMENTS ©2022
19
“Kafja e mëngjesit në International RESIDENCE
shijon ndryshe..”
20 CC APARTMENTS ©2022
Kuzhina &
Tryezaria
CC APARTMENTS ©2022
21
Kush nuk do të donte
të gatuante në një
hapësirë të tillë? Të
mos flasim pastaj
për faktin se të gjithë
përbërësit ushqimorë
që më duhen i kam “dy
hapa”larg - në marketin
e kompleksit. IR
TIME
OFF.
22 CC APARTMENTS ©2022
CC APARTMENTS ©2022
23
GSPublisherVersion 0.0.100.9
POMPA
TERMIKE
Ballkoni
22.2 m 2 Wc
Depo
Ballkoni
Qendrimi Ditor dhe tryezaria
33.7 m 2
Kuzhina
12.9 m 2
Dhome gjumi
Banjo
Dhome gjumi
18.0 m 2
Dhome gjumi
30.7 m 2
Qendrimi Ditor dhe tryezaria
E
F
Utiliti
A: 2.8 m 2
Dhome gjumi
Kuzhina
12.9 m 2
Utiliti
18.2 m 2
3.9 m 2
5.1 m 2
E
F
2.5 m 2
Wc
3.9 m 2
22.3 m 2
402
Ballkoni
7.2 m 2
401
21.8 m 2
14
20
19
18
17
16
15
13
12
1
10
Dhome gjumi
17.9 m 2
9
Banjo
5.3 m 2
8
7
1
2
3
4
5
6
28.7 m 2
403
Banjo
8.2 m 2
404
Wc
Utiliti
12.9 m 2
3.9 m 2 A: 2.8 m 2 F E
Depo
2.5 m 2
Korridor
Depo
F
E
Wc
3.9 m 2
Utiliti
A: 2.8 m 2
15.6 m 2
Banjo
Ballkoni
22.2 m 2
Qendrimi Ditor dhe tryezaria
33.7 m 2
Korridor
18.2 m 2 Kuzhina
30.4 m 2
Dhome gjumi
18.2 m 2
8.2 m 2
Dhome gjumi
15.5 m 2
6.6 m 2
POMPA
TERMIKE
22.2 m 2
emri i projektit:
project name:
investitor:
investor:
projectues:
projected by:
N
1/150
0 1 2
5
K 04
OBJEKTI 1
A: 2.8 m 2 Depo
Dhome gjumi
Dhome gjumi
29.7 m 2
18.2 m 2 Dhome gjumi
POMPA
TERMIKE
15.5 m 2 Korridor
8.2 m 2 Banjo
6.6 m 2 Ballkoni
2.5 m 2 Ballkoni
Banjo
5.1 m 2
Korridor
Banjo
8.2 m 2 Dhome gjumi
Qendrimi Ditor dhe tryezaria
33.7 m 2 12.9 m 2
15.5 m 2 Ballkoni
7.2 m 2
POMPA
TERMIKE
20 0.2 = 3.3
20 x 0.2 x 0.3
24.9 m 2 Kuzhina
5.1 m 2 Dhome gjumi
2.5 m 2 Banjo
33.7 m 2 Ballkoni
BANESA TIPIKE
“Architecture is really about
well-being. I think that people
want t feel good in a space. On
the one hand it’s about shelter,
but it’s also about pleasure”
- Zaha Hadid.
KATI 9 KATI 8 KATI 7 KATI 6 KATI 5 KATI 4
KATI 10
24 CC APARTMENTS ©2022
Banimi në “International RESIDENCE” ofron stil jetese
Banimi në
ofron stil jetese
ndryshe dhe krijon ndjesinë e të qenit brenda qytetit ku nuk
mungon asgjë për familjen tuaj, por larg kaosit të qendrës.
CC APARTMENTS ©2022
25
DHOMAT E GJUMIT
Atë që mund të keni adhuruar te dhomat unike e të gjera, me plot dritë dielli - të shfaqura
në projektet filmike ndërkombëtare, ne e kemi sjellë në Prishtinë. International Residence
ka menduar në detaje që për atë pjesë të jetës sonë - një të tretën e saj – pra gjumin, të
mundësojë qetësinë e rehatinë e nevojshme të pa penguar nga zhurmat e fqinjëve ose nga
ato që vijnë nga jashtë jashtë. Këtë e mundësojnë dyert dhe dritaret, edhe pse dimensione
më të mëdha se ato standarde në vendin tonë, pengojnë akustikën e padëshiruar.
DYSHEMEJA e dhomave të fjetjes do të mbulohet tërësisht
me tepih sipas sistemit mur-mur, me produkte antibakterore të
përshtatshme për banim.
Kjo i jep një ndjenjë butësie lëvizjeve nëpër dhomë dhe krijon
atmosferë privatësie e ngrohtësie, si dhe qetësinë e nevojshme
për një gjumë të lehtë e të qetë.
26 CC APARTMENTS ©2022
MURET E BRENDSHME
Ndarjet e brendshme ndërmjet njësive banesore si dhe ndarjet brenda njësive do
të realizohen me mure të thata nga pllakat e gjipsit, sipas standardeve të fundit të
tregut. Këto mure ofrojnë izolim të lartë tingullor, ndërsa nëpër pozita të caktuara do
të instalohen mure me pllaka rezistente ndaj zjarrit.
Pra, nuk është dhomë gjumi dosido. Ne kemi bërë të mundshmen që banorë e saj
të përshtaten me hapësirën e mjaftueshme ku nuk e ndien asnjëherë ndjenjën e
ngulfatjes apo të parehatisë se nuk ke ku t’i vendosësh mobiljet që dëshiron t’i kesh aty.
CC APARTMENTS ©2022
27
Ndër vlerat kryesore në projektimin e njësive
banesore,
arkitektët i kanë menduar pikërisht
dimensionet e mëdha të dritareve, duke
siguruar ndriçim dhe diellosje të mjaftueshme
në të gjitha kthinat e njësisë banesore.
Sipas Feng Shui-it, dhoma e gjumit është
dhoma më e rëndësishme në shtëpi. Trupi
duhet të jetë në gjendje të ripërtërihet pas një
dite të gjatë me plot aktivitete, në mënyrë që
mendja të pushojë e të jetë e gatshme për
ditën e re dhe aktivitetet e çdoditshme.
Një dhomë gjumi me dimensione të mëdha,
siç i kanë banesat e International Residence,
ju ofron edhe kënaqësinë që të mos
kufizoheni rreth dimensionit të shtratit që ju
përshtatet. E ajo që shumica prej nesh duam
është një shtrat i madh mbi të cilin do të
lëshojmë peshën dhe hallet tona.
28 CC APARTMENTS ©2022
BANJAT
Banja është hapësira më e përdorur në shtëpinë
tuaj. Me trendet e fundit ajo projektohet sipas stilit
minimalist dhe elegant. Kjo është rruga që është
zgjedhur edhe në INTERNATIONAL RESIDENCE, ku
do të gjeni banja me hapësirë të mjaftueshme dhe
funksionale, të shoqëruara me ndriçim nga drita
diellore dhe me sistem ajrimi natyror falë dritareve të
mëdha.
Pikë kyçe paraqet përzgjedhja e materialeve të
qëndrueshme, estetike dhe të lehta për t’u pastruar.
Dyshemeja do të mbulohet me gurë të kualitetit
superior dhe që do t’ju mbrojnë nga rrëshqitjet.
CC APARTMENTS ©2022
29
Meqenëse banja është një
hapësirë që përdoret rregullisht,
është e dëshirueshme të ketë
pamje tërheqëse e moderne e të
tilla janë banjat e kompleksit të
banesave tona .
Banjat në banesat e kompleksit
International Residence janë
të një niveli krejt tjetër, që nga
funksionaliteti e deri te estetika.
Ashtu si edhe në pjesët e tjera
të banesave edhe banjat kanë
ndriçim natyror të mjaftueshëm,
çka e bën këtë ambient shumë
të këndshëm.
Gjatë dekadave të fundit i është
dhënë më shumë rëndësi
vetëkujdesit dhe relaksimit. Për
këtë arsye, një hapësirë më e
madhe e banjës jo vetëm që
ju bën të ndiheni të çlodhur,
por gjithashtu ju mundëson
komoditet gjatë shfrytëzimit të
saj.
Sekreti i banjës sonë, pra, është
lehtësia e përdorimit të saj.
Një banjë e bukur, komode dhe
funksionale ju mundëson të
krijoni një strehë private ideale
për pushim dhe relaksim të
çdoditshëm.
Banjën si hapësirë e veçantë,
ku mund të pushohet edhe
duke bërë dush, shumë njerëz
dëshirojnë ta kenë sa më luksoze,
prandaj banesat tona mundësojnë
të plotësohen edhe këto kërkesa.
Të zgjedhësh hapësirën më të
madhe është shpesh më mirë
kur bëhet fjalë për ndërtim
dhe rimodelim modern. Me më
shumë hapësirë mund të shtoni
më shumë shërbime në banjën
tuaj dhe për këtë arsye mund të
përfitoni më shumë prej saj.
MATERIALET
Sipas planifikimit tonë gjithçka
është dizajnuar dhe punuar me
kujdes, përfshirë këtu instalimet
moderne të teknologjisë së fundit.
Lavamanët janë me dimensione
të mëdha, të cilat i japin pamje
bashkëkohore këtij ambienti, të
punuara me mermer cilësor.
Pjesa tjetër me rëndësi e banjës
është ajo e dushit, e pajisur me
material cilësor dhe i montuar
në mur, duke krijuar pamje
minimaliste por me funksion të
lartë.
Pllakat po ashtu janë një tipar i
spikatur i dizajnit. Materiali i tyre
cilësor jo velëm që i shton vlerë dhe
funksion ambienti,t por krijon
dhe një estetikë shprehëse dhe
moderne.
Hulumtimet tregojnë se kur jeni të relaksuar,
rrahjet e zemrës suaj ngadalësohen, qarkullimi
dhe presioni i gjakut, stresi dhe tensioni ulen.
Ky relaksimi ndihmon edhe tretje pasi trupi
ynë përthith lëndët ushqyese në mënyrë më
efikase kur është i relaksuar, duke parandaluar
kështu sëmundjet dhe infeksionet e shumta.
CC APARTMENTS ©2022
31
PEIZAZHI
Falë frymëzimit të arkitektëve në relievin e lokacionit
dhe në format dhe pozicioni i majave të maleve
të Sharrit, peizazhi i Kompleksit “INTERNATIONAL
RESIDENCE” është trajtuar në një frymë të tille, që t’u
ofrojë banorëve një mjedis sa më të përshtatshëm
për zhvillimin dhe plotësimin e nevojave thelbësore të
jetës brenda kompleksit. Shtigjet e gjera, gjelbërimi,
ndriçimi dhe mozaikët e gurëve, i japin një pamje të
dëshirueshme peizazhit dhe, njëkohësisht, atmosferë
të ngrohtë dhe funksionalitet të duhur.
Projekti i detajuar i peizazhit parasheh mbjelljen
e gjelbërimit gjithnjë duke pasur parasysh
përshtatshmërinë si të formës ashtu edhe të
madhësisë. Në oborrin e brendshëm të kompleksit
është planifikuar, gjithashtu, këndi i lodrave për fëmijë.
Për ta plotësuar dhe për të vënë në dukje bukurinë
e peizazhit, disenjuesit kanë projektuar ndriçim
të jashtëm që u përshtatet madhësisë dhe llojit të
gjelbërimit duke krijuar kështu mjedis atraktiv e të
këndshëm për banuesit dhe shfrytëzuesit.
32 CC APARTMENTS ©2022
Prandaj, për dallim nga komplekse të shumta
banesore në kryeqytet, për banorët e International
Residence qëndrimi në ballkon ose vështrimi nga
dritarja do të jetë kënaqësi në vete dhe ndjenjë
shtëpie. Në pjesën veri-perëndimore të kompleksit
është planifikuar një shesh, një pikë takimi për të
gjithë vizitorët dhe shfrytëzuesit. Ky shesh do të jetë
ndërmjet ndërtesave 3 dhe 4, ku është planifikuar që
afarizmi në këtë zonë të jetë kryesisht i destinuar për
shërbime të ngjashme të pazhurmshme.
Me pak fjalë, ky kompleks banesor ofron ndjesinë
e qytezave të vogla skandinave për gjithë ata që
e duan jetën urbane, por që pëlqejnë qetësinë
dhe praninë e rregullave që kanë në bazë
respektimin e mirëqenies e së banorëve.
CC APARTMENTS ©2022
33
PUNËT E DHEUT DHE GËRMIMIT
nentevellezerit.sh.p.k@gmail.com / +383 44 143 615 / +383 44 239 160 / Rr.Josip Rela nr 18/4 -Prishtinë / Kosovë
CC APARTMENTS ©2022
35
862
Vendparkingje
nëntokësore
2
Vendparkingje për
secilën banesë
265
Depo parkingu
për banorë
Sipas kërkesës së investitorëve, projektuesit e kompleksit “INTERNATIONAL
RESIDENCE” kanë paraparë organizimin e parkingjeve nëntokësore në atë
mënyrë që të plotësojnë kërkesat e banuesve, shfrytëzuesve dhe vizitorëve.
Duke marr ë parasysh faktin se në ditët e sotme, sidomos në Prishtinë, secili
person ka nevojë për një veturë personale në mënyrë që të lëvizë më lehtë në
kryeqytet dhe më larg për t’i kryer punët e tij, ne kemi menduar edhe për këtë
gjë, duke i ofruar nga dy vendparkingje për secilën banesë.
Të gjitha parkingjet janë të organizuara në katet nëntokësore, dhe nuk do të
ketë asnjë parking mbitokësor.
36 CC APARTMENTS ©2022
18
Vendparkingje për
mysafirë
PARKINGU
256
Vendparkingje
për afarizëm
Hyrjet e kontrolluara me akses-kontroll. Vendparkingje
për Spa, pishinë, kopsht, market dhe për te gjitha
fasilitetet sipas standardeve.
Të gjitha parkingjet janë nëntokësore dhe
lehtësisht të shfrytëzueshme. Çdo njësi banesore i
ka nga dy vend-parkingje dhe secila ndërtesë do
të ketë së paku nga gjashtë vend-parkingje vetëm
për mysafirë.
CC APARTMENTS ©2022
37
GARAZHI
Vlerë e shtuar e këtij kompleksi të banimit është edhe
planifikimi që i është bërë kësaj pjese nëntokësore.
Përveç sigurisë së veturave janë menduar lehtësi edhe
për mysafirët e banorëve.
Si askund tjetër, në secilën ndërtesë banimi në
International Residence ekzistojnë vende të
rezervuara edhe për parkimin e veturave të vizitorëve.
Është planifikuar, që secila ndërtesë banimi t’i ketë së
paku gjashtë vend- parkingje për mysafirët.
Për çdo 30 m² afarizëm është projektuar një vendparking.
Dimensionet e rrugëve brenda garazheve janë me
gjerësi standarde që mundësojnë lëvizje dhe parkim
të lehtë, ndërsa madhësitë e vend- parkingjeve kanë
dimensione standarde 2.5x5.0m.
38 CC APARTMENTS ©2022
Një nga faktorët më të mëdhenj
që i bën njerëzit të hezitojnë të
zgjedhin banesën në vend të
shtëpisë, është PRIVATËSIA.
Apartamentet zakonisht
përshkruhen si hapësira të vogla,
të ngushta ku fqinjët mund të
shikojnë në shtëpinë tuaj dhe ku
privatësia është një luks i rrallë.
Megjithatë, këto imazhe po i
mbetën së shkuarës, sepse projekti
ynë i ka kushtuar vëmendje të
veçantë kësaj çështjeje.
Arkitektët tanë i kanë dhënë
rëndësi parësore privatësisë sepse
është kërkesë paraprake e shumicës
së blerësve të banesave tona.
Në kompleksin tonë nuk ka
ballkone pranë njëri-tjetrit. Lënia
e ballkoneve të hapura është një
mënyrë e shkëlqyer për ta lejuar
dritën natyrore dhe ajrin e pastër
brenda banesës tuaj.
Megjithatë, nëse ballkoni i fqinjit
përballë është afër tuajit, atëherë
ka shumë të ngjarë që ballkonin ta
mbani të mbyllur.
CC APARTMENTS ©2022
39
Në ”INTERNATIONAL RESIDENCE” është
treguar kujdes i përpiktë për të siguruar që çdo
ballkon të përfitojë sa më shumë pamje natyrore nga
dritaret e sidomos kur hapni dyert e ballkonit tuaj.
Çdo banor mund t’i hapë dyert e ballkonit dhe
dritaret dhe të shijojë pamjen e bukur pa asnjë frikë
se mund t’i cenohet privatësia.
40 CC APARTMENTS ©2022
PRIVATËSIA
Ne kemi i kushtuar kujdes të veçantë
sigurimit të hapësirës së mjaftueshme
për çdo bllok apartamentesh nga të
gjitha anët, duke mos i vendosur ato
shumë afër njëra-tjetrës
Kjo u siguron banuesve mundësi
për të parë e për të shijuar pamje të
mjaftueshme të rrethinës.
Për të krijuar vëllim dinamik nga jashtë
dhe intimitet ndërmjet banesave
nëpër kate të ndryshme, projektuesi
ka planifikuar rrotullimin e katit tjetër
sipër për 90 gradë. Secila njësi i ka së
paku dy pamje, pra dy orientime të tilla.
Hapjet e mëdha i mundësojnë secilës
njësi ndriçim dhe diellosje deri në
sipërfaqet më të thella hapësirës së
brendshme.
Kompleksi ynë banesor ofron edhe
tarraca individuale, siç janë te banesat
e veçanta nën çati ose të njohura
si penthouse, për t’u mundësuar
banorëve privatësi më të madhe.
Penthouse-et janë të përsosura
për dikë që dëshiron sigurinë dhe
komoditetin e një banese, të ngjashme
me veçoritë dhe hapësirat e kopshtit
që kanë shtëpitë private.
CC APARTMENTS ©2022
41
Në kuadër të objektit 4, në
nivelin e suterrenit, gjendet
hapësira e destinuar për
marketin.
Me qasje të drejtpërdrejtë
nga ashtë, me lidhje
vertikale me pjesën e
afarizmit në përdhese dhe
me lidhje direkte horizontale
me garazhet, ky market
ndodhet në boshtin më të
përshtatshëm për
komunikim dhe për qasje të
lehtë për të gjithë banorët
dhe shfrytëzuesit e lagjes.
Marketi i lagjes
42 CC APARTMENTS ©2022
Afarizmi
Hapësira e afarizmit do të
ketë bankë, barnatore,
furrë buke, lokale dhe
çdo veprimtari që nuk do
të prish qetësinë e lagjes.
Afarizmi si hapësirë e
rëndësishme brenda kompleksit,
lehtëson dhe pasuron jetën e
banorëve, por jep edhe mundësi
për zgjerimin e bizneseve të
ndryshme, në varësi të
veprimtarive.
Hapësira për afarizëm është
projektuar për të ushtruar
veprimtari biznesi të nevojshme
apo shërbime të ngjashme të pa
zhurmshme për banorët
Përveç banorëve të
INTERNATIONAL RESIDENCE, në
hapësirën për afarizëm do të
kenë qasje edhe qytetarët e
tjerë, por me një hyrje krejtësisht
të veçantë të jashtme.
Një hyrje kah rruga “Nekibe
Kelmendi” është hyrje në
parkingun e projektuar
ekskluzivisht për nevojat e
afarizmit.
Prania e hapësirës afariste
brenda kompleksit do të jetë një
vlerë e shtuar që do t’u kursejë
shumë kohë dhe energji
sidomos banorëve, sepse do të
kenë gjithçka që iu duhet
brenda zonës së banimit.
CC APARTMENTS ©2022
43
Në INTERNATIONAL RESIDENCE ju do të jetoni si
në një qytezë praktike. Duke përjashtuar bizneset e
zhurmshme, gjithçka tjetër që i duhet një familjeje
do ta keni afër jush pa e ndier nevojën për t’u
larguar nga aty.
Bizneset që do veprojnë brenda kompleksit do të
përzgjidhen me kujdes nga investitori, dhe do të
rezervohen vendet me synimin për t’i përfshirë sa më
shumë lloje të shërbimeve në interes të banorëve,
dhe pse jo, edhe të vizitorëve të jashtëm.
Përveç lokacionit të favorshëm për zhvillimin e
afarizmit, në afërsi të zonës ku ndodhet IR janë
paraparë të vendosen edhe kompleksi i Rezidencës
Presidenciale, Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësitë e
ndryshme diplomatike ndërkombëtare.
8400 m 2
HAPËSIRË PËR AFARIZËM
44 CC APARTMENTS ©2022
CC APARTMENTS ©2022
45
“I gjithë qyteti brenda një kompleksi”
46 CC APARTMENTS ©2022
International
rESIDENCE
CC APARTMENTS ©2022
47
Kjo hapësirë, përveç ambienteve të brendshme, do të ketë në
dispozicion edhe oborrin e saj për aktivitetet e fëmijëve këndin e
lojërave si dhe parkingjet nëntokësore të dedikuara për prindërit /
shoqërues të fëmijëve.
Fëmijët e kopshtit tonë do te kenë, pos aktiviteteve të
ndryshme profesionale edhe aktivitete fizike në ambientet
e hapura. si dhe mundësi për shfrytëzimin e pishinës
për fëmijë me te gjitha kushtet dhe standardet për
grupmoshat e kopshtit.
Në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE”
është planifikuar hapësira edhe për Kopshtin e
fëmijëve
Kopshti i vendosur në ndërtesën 5, me sipërfaqe
prej 1,042 m², do të jetë në shërbim të banorëve
të lagjes dhe të komunitetit të gjerë.
Kopshti i fëmijëve në International Residence
do të trajtohet me shumë kujdes dhe do je jete
një institucion edukativo-arsimor i mirëfilltë,
aktiviteti profesional i të cilit do të mbështetet
në lojën, këndimin dhe në aktivitetet praktike
te fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi
shoqëror si pjesë e përgatitjes së fazës së
kalimit nga shtëpia në shkollë.
48 CC APARTMENTS ©2022
i fëmijëve
KOPSHTI
CC APARTMENTS ©2022
49
KOPSHTI I FËMIJËVE
Për trafikun e rënduar rrugor dhe kolonat e gjata
në Prishtinë tashmë e dinë të gjithë, sidomos në
orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të
pasdites e mbrëmjes, pra kur fillon dhe mbaron orari
i zakonshëm i punës dhe i çerdheve e kopshteve për
fëmijë.
Jemi të vetëdijshëm edhe për stresin dhe
shqetësimet që përjetojnë prindërit në rutinën e tyre
të përditshme kur duhet t’i dërgojnë fëmijët deri
në çerdhe për të vazhduar më pas edhe te lokacioni
i punës së tyre. Kjo merr shumë energji dhe ndikon
negativisht në mbarëvajtjen e vazhdimit të ditës.
Banimi në International Residence do t’ju kursejë
nga ky stres, sepse fëmijën do ta lini nën përkujdesje
të edukatoreve profesioniste brenda kompleksit.
50 CC APARTMENTS ©2022
CC APARTMENTS ©2022
51
Organizimi i zhveshtoreve me gardëroba dhe dushe
të ndarë për meshkuj dhe femra sipas standardeve
ndërkombëtare, sjell një ambient të ri dhe të paprovuar
më parë në vendin tonë, me kualitet të lartë higjenik.
Të kesh pishinë të brendshme brenda kompleksit banesor, sidomos
gjatë ditëve të ftohta të dimrit, është ëndërr për shumë njerëz.
Ndihesh sikur je në ndonjë hotel me pesë yje, ku, në fund të ditës në
vend se të kthehesh në dhomën e rezervuar, ti i kthehesh rehatisë
së banesës tënde.
Pishinat brenda kompleksit banesor, si kjo e IR-së, janë ideale edhe
për ata që thjesht duan të bëjnë diçka për argëtim.
52 CC APARTMENTS ©2022
PISHINA GJYSMË-OLIMPIKE
Një tjetër vlerë e shtuar e kompleksit “INTERNATIONAL
RESIDENCE” është pishina e projektuar në kuadër të
suterrenit të ndërtesës nr. 6, me orientim juglindje dhe
Jug, që ofron një ambient të pasur për rekreacion dhe për
edukimin-trajnimin e fëmijëve të të gjitha grup-moshave,
të cilët mund të vijnë të organizuar nga kopshti i fëmijëve.
Përveç pishinës gjysmë-olimpike, do të ketë një pishinë
të vogël për fëmijët e vegjël.
E shtrirë në një sipërfaqe prej 1,228 m², kjo pishinë do ta
ketë hyrjen e veçantë të kontrolluar me recepsion, ku të
drejtë shfrytëzimi të barabartë do të kenë si banorët e
lagjes, ashtu edhe vizitorët e jashtëm.
Pishina
Pishina mund të shfrytëzohet vetëm ose
me familje dhe miq. Pishinat mund të bëhen
nxitje që njerëzit të lënë divani, të largohen
nga kompjuteri ose të heqin nga dora pajisjen
kontrolluese të video lojërave. Në vend që
t’i lejoni fëmijët të qëndrojnë me telefon ose
kompjuter gjatë gjithë ditës, mund të zbuloni
se ata do të kënaqen po aq shumë edhe me
një orë noti.
Kujdes i veçantë i është kushtuar trajtimit
të ujit dhe ajrimit të këtyre pishinave, për
të cilat janë angazhuar grupe të ndryshme
të ekspertëve ndërkombëtarë, për të ofruar
ekspertiza profesionale në shërbim të
mirëqenies së shfrytëzuesve.
Shfrytëzimi i pishinës përcaktohet me
rregullat përkatëse.
pishina e femijeve
CC APARTMENTS ©2022
53
Perparesite e Notit
Noti është pa a dyshim njëri nga sportet më të
mira. Noti sjell shumë përfitime për shëndetin,
të cilat asnjë sport tjetër nuk mund t’i sjellë.
Nga natyra, noti është një sport që ju privon
nga oksigjeni. Duke qenë një ushtrim aerobik,
ai zgjeron zemrën dhe mushkëritë. Sa më e
fortë të jetë zemra, aq më e efektshme bëhet
në pompimin e gjakut me oksigjen. Fuqia e
mushkërive që mund të zhvillohet me kalimin e
kohës është e jashtëzakonshme.
Noti ju mban të përqendruar. Shumë njerëz
mendojnë se noti është një sport shumë
paqësor sepse ndihmon në relaksimin e
mendjes.
Noti është një arratisje nga kaosi i jetës së
përditshme, gjatë së cilës mund të çliroheni
nga streset e akumuluara dhe të krijoni një
baraspeshë emocionale.
54 CC APARTMENTS ©2022
CC APARTMENTS ©2022
55
56 CC APARTMENTS ©2022
Wellness
”Derisa shikoni se si fëmijët tuaj argëtohen në pishinë, ju mund të
shijoni pije freskuese nga Lounge Bar, që është pjesë përbërëse e
SPA-së brenda kompleksit”.
FAKT: Finlanda ka mbi dy milionë sauna në mbarë vendin,
më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Ky vend skandinav u
kurorëzua si shteti më i lumtur në botë, për të pestin vit radhazi,
në Raportin Botëror të Lumturisë 2022.
CC APARTMENTS ©2022
57
Nxehtësia dhe lagështia e saunës mënj
anon dhembjen dhe relakson muskujt
e lodhur. Sauna ndihmon zbutjen e
dhembjeve të artriteve. Në këto raste
këshillohet që saunat të shfrytëzohen deri
në tri herë në javë.
wellness
Një seancë në sauna është
shumë më e efektshme se një
dush për pastrimin e lëkurës
duke e bërë atë të butë dhe të
shëndetshme
Sauna përmirëson qarkullimin e gjakut. – Ngrohja ka efekt
në enët e gjakut, duke favorizuar qarkullim më të mirë të
gjakut dhe ulje të presionit të gjakut. Rritja e qarkullimit të
gjakut ka efekte pozitive në sistemin muskulor, veçanërisht
për ata që vuajnë nga artriti.
58 CC APARTMENTS ©2022
Në kuadër të ndërtesës nr. 6, një pjesë e suterrenit është
planifikuar një hapësirë prej 640 m² për palestër dhe Yoga, e cila
së bashku me pishinën e pasurojë hapësirën për rekreacion.
Në këtë mjedis do të jetë edhe pjesa e Spa-së, ku janë të
organizuara saunat, dhomat e avullit, shok-dushet dhe Lounge
Bar-et, si pjesë përbërëse e Spa-së.
Një sauna në fund të një stërvitjeje në palestër ose pas sportit
ndihmojnë muskujt të relaksohen, të mënjanojnë acidin laktik
dhe të lehtësojnë nga mikro trauma e shkaktuara nga qelizat
e muskujve. Pas dushit të nxehtë do të ishte shumë mirë t’i
nënshtroheni një masazhi: trajtimi do të jetë efektiv sepse
muskujt tashmë janë shumë të relaksuar.
Nxehtësia dhe djersitja janë gjithashtu një antistres i shkëlqyer
dhe një antidepresues i mirë natyror.
CC APARTMENTS ©2022
59
Mirëqënie fizike nuk është vetëm të shkosh në palestër. Bëhet fjalë për një
mënyrë jetese që përfshin mirëqenien holistike të mendjes, të trupit dhe
të shpirtit.
Përfitimet e Yoga-s
- Fleksibiliteti i shtuar
- Rritja e forcës dhe tonit të muskujve
- Frymëmarrja e përmirësuar, energji dhe
vitalitet Mbajtja e metabolizmit të ekuilibruar
- Rregullimi i peshës trupore
- Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës dhe të
qarkullimit të gjakut
- Performanca e përmirësuar atletike
- Mbrojtja nga lëndimet
60 CC APARTMENTS ©2022
FITNESSI / PALESTRA
Fitnesi është projektuar në kuadër të ndërtesës nr. 6. Ajo
bashkë me pishinën do ta pasurojnë hapësirën për rekreacion.
Fitnesi do të zërë një hapësirë të mjaftueshme të suterrenit
për rekreacion.
Palestra brenda kompleksit do të përmbajë pajisje të markave
të fundit, të cilat do të ofrojnë një mënyrë jetese aktive.
Nëse jeni të interesuar të jetoni në një kompleks banesor që
ofron mirëqenie të nivelit të lartë, atëherë te ne jeni në vendin
e duhur.
CC APARTMENTS ©2022
61
QENDRA E KOMUNITETIT
Që nga fillimet e jetës njerëzore është
ndier nevoja emocionale për lidhje
mes vete, në të vërtetë për jetë sociale.
Në jetët tona, kjo nuk ka qenë kurrë më
e qartë sesa gjatë pandemisë Covid-19,
kur vërtet pamë se sa thelbësore
janë bashkëveprimi dhe ndërveprimi
njerëzor për shëndetin dhe mirëqenien
tonë.
Sot, kur qytetet vazhdojnë të hapen çdo
ditë e më shumë, ne kemi menduar
edhe për këtë aspekt të rëndësishëm
të jetës së njeriut. Kjo është arsyeja
pse kemi projektuar ambiente për të
promovuar e zhvilluar komunitetin.
Ky është një fakt shtesë pse ideatorët
e kompleksit International Residence
mund të ndihen krenarë dhe unikë.
Qendra për Komunitete është
dykatëshe me sipërfaqe mbi
400m², një vend ku njerëzit nga një
komunitet i caktuar mund të takohen
për aktivitete sociale, edukative ose
rekreative. Këtë hapësirë banorët
e lagjes mund ta shfrytëzojnë për
takime të rregullta sipas interesit, të
kenë kontakte me njerëz të tjerë dhe të
krijojnë miqësi e lidhje të reja.
Qendrat e komunitetit mund të
luajë rol aktiv edhe në përmirësimin
e shëndetit dhe të mirëqenies së
banorëve.
Kjo qendër do t’u shërbejë edhe të
rinjve si hapësirë e sigurt rekreative
dhe për aktivitete të reja. Ajo do të
luajë rol pozitiv në zhvillimin e tyre dhe
pengimin e sjelljeve të pamira.
62 CC APARTMENTS ©2022
Investimi në hapësira të përbashkëta në projektin
“INTERNATIONAL RESIDENCE” ka pasur trajtim të
veçantë, për çka janë sakrifikuar sipërfaqe të mëdha për
t’i krijuar ato - hapësirat e Lobby-ve, Qendrën dykatëshe
për Komunitet, që ka mbi 400m², pastaj dimensionet e
mëdha të komunikimit vertikal dhe horizontal. Të gjitha
këto kërkojnë vlerësim dhe mirëmbajtje të mirëfilltë.
CC APARTMENTS ©2022
63
64 CC APARTMENTS ©2022
GJELBËRIMI
Se mirëqenia e banorëve është e
rëndësishme për ne, faktohet edhe me
planifikimin e hapësirave të shumta
gjelbëruese në kompleksin IR, të cilat janë
dizajnuar për të plotësuar nevojat e të
gjitha moshave.
Gjelbërimi ofron një zonë qetësie e
pushimi për banorët. Redukton në
mënyrë aktive prodhimin e karbonit dhe
siguron freski natyrore. Pemët e mbjella, si
ato në kompleksin tonë, thithin emetimet
e dëmshme, pastrojnë ajrin dhe i japin
pamje estetike ambientit rrethues.
Peizazhet e dizajnuara këndshëm në IR, me zona
ndenjëse, janë menduar edhe për banorët e
moshuar, ndërkaq shtigjet e ecjes dhe vrapimit
rreth kopshteve të gjelbra do t’ju motivojnë të bëni
një mënyrë jetese të shëndetshme.
Parqet tona ofrojnë hapësira të sigurta, të gjelbra
dhe me ajër të pastër për fëmijët, vend ku ata
mund të luajnë dhe mësojnë. Kjo mundësi për
rekreacion ndihmon në përmirësimin e shëndetit
fizik, mendor dhe cilësinë e jetës.
E këtë dhuratë për familjen tuaj e keni të garantuar
në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE”.
CC APARTMENTS ©2022
65
ekreacion
sport
Përveç për të rriturit, arkitektët tanë
kanë menduar edhe për më të vegjlit. Në
oborrin e brendshëm është planifikuar
këndi modern i lodrave për fëmijë në një
hapësirë që ofron qasje të lehtë për fëmijët
dhe dukshmëri të mirë për prindërit dhe
kujdestarët, në mënyrë që të dyja palët të
kënaqen dhe të relaksohen njëkohësisht.
Të luash në park nuk është vetëm një
mundësi për të qenë aktivë, por edhe një
shans për të mësua r rreth natyrës dhe për
t’u shoqëruar me të tjerët.
Këndi i lojërave për fëmijë në International
Residence ka rëndësi të veçantë sidomos për
arsyen se sot fëmijët janë kryesisht të varur
nga aktivitetet e brendshme: televizioni,
videolojërat dhe telefonat celularë.
Prandaj, sportet dhe aktivitetet në natyrë
që mund t’i bëni në hapësirat e rregulluara
brenda kompleksin tonë, luajnë një
rol vendimtar në zhvillimin e drejtë të
gjeneratave të reja.
66 CC APARTMENTS ©2022
Zhvillimi mendor dhe fizik.- Larg izolimit
dhe kufizimit të katër mureve, këndi
i lojërave nxit më shumë entuziazëm
te fëmijët. Ata bëhen më aktivë, gjë
që i bën kockat e tyre më të forta dhe
rrit nivelin e aktivitetit fizik. Gjithashtu
ndihmon të djegin energji shtesë duke
ndikuar në rritjen e tyre të përgjithshme.
Të qëndruarit jashtë dhe argëtimi nxisin
dhe ndihmojnë imagjinatën krijuese të
fëmijëve.
Liria e lojës në natyrë bën që fëmijët të
çlirojnë energjinë e grumbulluar, ta zbusin
monotoninë ose mërzinë nga qëndrimi i
gjatë ulur. Aktivitetet në natyrë i bëjnë të
vegjlit më të qetë duke ndihmuar kështu
edhe përqëndrimin e tyre në klasë.
Hapësirat e jashtme ndihmojnë fëmijët
të dalin natyrshëm nga “lëvozhga” e tyre
dhe të jenë më socialë. Kjo do të thotë
që ata do të jenë më të gatshëm për t’u
bashkuar në lojëra dhe aktivitete si dhe
për të biseduar me fëmijë të tjerë e për të
gjetur miq të rinj.
Kjo ndihmon të vegjlit të zhvillojnë aftësi
sociale për të ndërveprojnë me fëmijët e
tjerë larg mbikëqyrjes së të rriturve.
CC APARTMENTS ©2022
67
68 CC APARTMENTS ©2022
International
rESIDENCE
CC APARTMENTS ©2022
69
FASADA
VENTILUESE
Muret perimetrike të objekteve në
kompleksin “ INTERNATIONAL
RESIDENCE” do të punohen me
sistemet e fundit bashkëkohore.
Sistemi me mure të thata
shumështresore përbëhen
nga pllaka të gjjipsit në anën
e brendshme, me dy shtresa
termoizolimi me lesh mineral dhe
në pjesën e jashtme nga pllaka të
gjjipsit me fibra celuloze të letrës
rezistente nga faktorët e jashtëm
klimatikë.
Mbështjellësi i jashtëm i mureve
perimetrike do të punohet me
fasadë ventiluese.
Aplikimi i këtyre mureve ka
shumë përfitime për mënyrën e
ndërtimit si dhe për rehatinë që
izolimi termik dhe zanor krijon në
ambientin e brendshëm
70 CC APARTMENTS ©2022
Sistemet
FOTOVOLTAIKE
Ne kompleksin International Residence do te instalohen sistemet
fotovoltaike dhe do të shfrytëzohet energjia e tyre për shpenzimet e
përbashkëta të banorëve që do të kenë kosto me te ulët te mirëmbajtës
dhe të shpenzimeve të përbashkëta.
Sistemet fotovoltaike janë burim
i pastër, i qëndrueshëm dhe i
ripërtërishëm i energjisë elektrike.
Shfrytëzimi i energjisë diellore është
një zgjidhje praktike, efiçiente dhe
fitimprurëse. Këto sisteme jo vetëm
ndikojnë në mbrojtjen e ambientit,
jo vetëm tregojnë vetëdijesimin e
bizneseve rreth efiçiencës së energjisë,
por ndikojnë edhe në kursimin e vetë
bizneseve duke reduktuar faturat e
energjisë elektrike.
CC APARTMENTS ©2022
71
Muret e brendshme në kompleksin
International RESIDENCE do të
lyhen me ngjyrat ekologjike dhe
anti alergjike skandinave te cilësisë
më të lartë Scan Color,
Ngjyrat natyrore ose ngjyrat
ekologjike përbëhen nga lëndë të
para kryesisht bimore ose minerale,
të cilat janë të rinovueshme dhe jo
toksike. Prandaj, një ngjyrë natyrore
ka një ndikim të kufizuar në mjedis
dhe karakterizohet nga
mungesa e substancave toksike
të dëmshme për përdoruesit dhe
gjithashtu jane anti alergjike.
Veçanërisht në ambientet brenda, por edhe ato jashtë, ngjyrat ekologjike mund të ndihmojë në
përmirësimin e cilësisë së ajrit për njerëzit që kërkojnë të reduktojnë ekspozimin e tyre ndaj kimikateve
të dëmshme. Kimikatet e dëmshme mund të shkaktojnë probleme të vogla si dhimbje koke dhe të
përziera, por ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore.
SISTEMI I FASADËS VENTILUESE
Mineral wool insulation
AKUSTIKA
Zhurmat janë zakonisht shqetësim i shumicës së
banorëve që jetojnë në komplekse banesore. Por,
kjo nuk do të ndodhë në “INTERNATIONAL
RESIDENCE”, sepse ne do përdorim mure ndarëse
të thata shumështresore, të cilat e kanë koeficientin
më të lartë akustik, duke filluar nga 54 db në 72 db,
në varësi nga funksioni i murit. Pra, muret ndërmjet
njësive banesore do të trajtohen me shtresa me
koeficient të duhur akustik për të minimizuar
zhurmat që mund të shkaktohen nga fqinjët.
Rainscreen cladding
Fixings
Vertical xing rails
Double layer of plasterboard
Thermal break pads
Rainscreen brackets xed back to structural frame
Cementitious particle board
Mineral wool insulation between steel studs
Vapour control layer
72 CC APARTMENTS ©2022
Ndarja brenda njësisë është bërë me mure
shumështresore që kanë koeficient me të ulët
akustik, por që janë komode dhe nuk lejojnë
depërtimin e zhurmës. Në banesat e kompleksit
“INTERNATIONAL RESIDENCE” do të instalohen
dritare me izolime speciale për zvogëlimin e
depërtimit të tingujve të padëshirueshëm dhe të
çdo zhurme tjetër nga jashtë.
Muret ndarëse mes njësive banesore
Muret ndarëse brenda njësise banesore
Përveç mureve, për çështjen e akustikës është menduar edhe
në pjesën e dyshemesë, pra mes katesh, ku do të punohet edhe
shtresa për izolim termik dhe akustik me trashësi minimale 5 cm.
Si përfundim, kompleksi ynë banesor ofron mbrojtje akustike
nga të gjitha anët e banesës suaj, e kjo do të thotë se ju nuk
do të ndiheni të kufizuar në lëvizje apo prej zërimit/akustikës
brenda ambientit privat. Ky fakt ju jep rehati si juve ashtu edhe
fqinjëve sepse nuk do cenohet privatësia e asnjërit prej jush.
Synimi i investitorëve dhe projektuesit është që zhurmat në
përgjithësi të kontrollohen në maksimum për të siguruar kushte
të rehatshme të jetesës për banorët tanë.
POMPAT TERMIKE
Të gjitha njësitë banesore të Kompleksit
“INTERNATIONAL RESIDENCE” do të
pajisen me sistemin më efiçient në treg
për ngrohje/ftohje dhe me pompat
termike, të cilat në kuadër të sistemit
ofrojnë bojlerë me ujë sanitar nga 180 deri
210 litra ujë për njësi.
Sipas ekspertizës së ofruar nga ekspertë të
fushës, ky lloj burimi i energjisë do
të mundësojë ngrohje/ftohje me kosto
mesatare vjetore, e cila nuk do të kalojë
shifrën 100€/në muaj për njësitë tipike në
kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE”.
CC APARTMENTS ©2022
73
Mirëmbajtja në
INTERNATIONAL RESIDENCE
Mirëmbajtja është ndër elementet kryesore që, përveç se
ua zgjat jetën objekteve, ajo i bën të dukshme të mirat e
projektit, e mbi të gjitha, ambientin e jetës e bën vend të
këndshëm për të jetuar.
Ky element është trajtuar dhe do të trajtohet me saktësi nga
ideatorët dhe krijuesit e këtij kompleksi.
SIGURIA
Të gjitha ndërtesa banesore do të pajisen me sistem të
kontrolluar të hyrjeve-daljeve, ashensorë si dhe sistem
monitorimi 24h/7.
Aplikacioni për mirëmbajtje dhe komunikim të
banorëve - do të krijohet për t’u ofruar banorëve
komunikim dhe përditësim për çdo gjë që do të ndodhë
në lidhje me kompleksin dhe mirëmbajtjen e tij.
Banorët, gjithashtu, do të informohen për aktivitetet,
pagesat e mirëmbajtjes si dhe për çdo shkelje eventuale
nga banorët apo shfrytëzuesit i banesave/lokaleve.
Po kështu, banorët e katit të pestë, do të kenë qasje vetëm në sustën nr. 5 të ashensorit dhe do të
mund ta hapin derën emergjente nga ana e shkallëve vetëm në katin e pestë. Ky është një hap shtesë
i mirëmenduar për sigurinë e vetë banorëve. Për të ruajtur privatësinë e banorëve në masën më të
madhe të mundshme, ne do të përpiqemi që askush të mos ndihet i cenuar dhe i pasigurt.
Instalimi i kamerave në zonat e përbashkëta do të ndihmojë parandalimin e keqbërësve, nëse ndonjëri
eventualisht arrin të hyjë në ndërtesë pas ndonjë banori. Sistemi i mbikëqyrjes me kamera mbron
pronën dhe banorët duke reduktuar vjedhjet dhe vandalizmin. Vlerësohet se vetëm prania e kamerave
mund të reduktojë aktivitetin kriminal. Megjithatë, nëse ndodhin krime pronësore, zyrtarët e zbatimit
të ligjit kanë më shumë gjasa t’i kapin dhe ndjekin penalisht autorët kur ata kanë prova me video.
INTERNATIONAL RESIDENCE - MJEDIS I SIGURT
74 CC APARTMENTS ©2022
Rregullat e mirëmbajtjes për banorët dhe
shfrytëzuesit e hapësirave në International
RESIDENCE
Banorët, shfrytëzuesit dhe pronarët e banesave dhe të lokaleve në kuadër të kompleksit
InternationaL Residence, do të njoftohen me rregullat e mirëmbajtjes me rastin e
nënshkrimit të kontratës së shitblerjes së njësisë, në të cilën do të përfshihen të gjitha
kushtet dhe rregullat e mirëmbajtjes.
Investitorët do të mirëmbajnë ndërtesat deri në përfundimin e projektit, pastaj në
bashkëpunim me banorët dhe shfrytëzuesit do të formojnë OJQ-në si organ kryesor
menaxhues i mirëmbajtjes.
Që projektuesit tanë janë unikë dhe kanë menduar deri në detaje për komoditetin dhe
mirëqenien e banorëve të kompleksit tonë , e dëshmon edhe fakti se si askund tjetër në
vend, janë projektuar kthina të veçanta brenda ndërtesave - të klimatzizuara, që do të
shërbejnë për hedhje të mbeturinave, të cilat do të jenë të vendosura pranë ashensorëve
për të siguruar rrugë sa më të shkurtër deri tek ajo pjesë.
CC APARTMENTS ©2022
75
PUNËT E VRAZHDA NDËRTIMORE
Profesionistët e ndërtimit të Greenstone merren me sfidat që lidhen me një
portofol të larmishëm ndërtesash, duke sjellë vlerë të shtuar për çdo projekt
ndërtimi arsimor, institucional, banesor dhe komercial.
greenstoneshpk@gmail.com / +383 44 124 505 / Rr.Josip Rela nr 18/4 -Prishtinë / Kosovë
International
rESIDENCE
CC Apartments L.L.C
Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 49 477 200
www. international-residence.com
International
rESIDENCE
www. international-residence.com
info@international-residence.com
Prishtinë, Kosovë
+383 49 477 200
Copyright 2022, All rights reserved, CC Apartments L.L.C
internationalresidence_pr