31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

07 - Ai që dëshiron të jetë i lirë duhet të qëndrojnë larg epsheve edhe në qoftë

se ato do të jenë të kënaqshme. Çdo gjë e kënaqshme nuk është e mirë, por çdo

gjë e dobishme është e knaqshme. Të gjitha epshet bëhen të mërzitshme pas

një kohe. Përjashtimi i vetëm janë fitimet dhe fitimi më i madh është Xheneti,

dhe që të mos kesh nevojë për askënd tjetër përveç Allahut.

08 - Ma’n bin Aun ka thënë: “Sa shumë njerëz fillojnë ditën pa e përfunduar

atë? Sa shumë njerëz e presin të nesërmen pa e përjetuar atë? Nëse ju

shikoni në shpërblimin dhe rrugën drejt tij, do të urreni planet për të

ardhshmen.”

09 - Ajo që e bën të mençurin që ta konsiderojë këtë jetë sikurse duhet, ai nuk

duhet të rri duarkryq në lidhje me të dhe në vend të kësaj ai duhet të bëjë atë

që mundet për të arritur jetën e përjetshme dhe lumturinë e qëndrueshme. Ai

nuk duhet të ketë plane afatgjata për të ardhmen. Ai duhet të mendoj se mund

të vdes në çdo kohë.

10 - I mençur nuk duhet të ketë plane pë të ardhshmen. Në vend të kësaj, ai

duhet gjithmonë ti ketë parasysh popujt e mëparshëm të cilët kanë jetuar.

Gjurmët e tyre janë zhdukur. Lajmi i tyre ka pushuar. E vetmja gjë që mbetet

prej tyre është emri i tyre. E vetmja gjë që ka mbetur nga shtëpia e tyre janë

vizatimet e tyre. I pa të meta është Ai që ka mundësinë që ti ringjallë ata dhe ti

mbledhë për shpërblimin dhe ndëshkimin.

60. I mençuri dhe pritja e

vdekjes.

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kujtone shumë shktaërruesin e kënaqësive – vdekjen.”

02 - Përveç çdo urtësie të cilën e kemi përmendur në këtë libër, i mençuri është

i detyruar që të përkujtojë vdekjen gjithmonë, dhe të mos mashtrohet nga kjo

jetë. Vdekja është një mulli krahët e të cilit sillen në mesin e të gjitha krijesave.

Vdekja është një kupë nga i cili të gjithë të gjallë duhet të pinë dhe ta shijojnë.

03 - Vdekja shkatërron kënaqësitë, përmbytë epshet, trazon kohët, largon

mangësitë.

04 - Ebul-Atahijah ka thënë: “Hyra tek udhëheqësi i besimtarëve Harun [er-

Rashid], kur ai më pa, tha: “Ebul-Atahijah?” Unë thashë: “Ebul-Atahijah.”

Ai tha: “Poeti?” Unë i thashë: “Poeti?” Ai tha: “Më qorto me disa poezi të

shkurtëra.” “Atëherë unë lexova:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!