31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ai që nuk ka asgjë për ti dhënë dhe përgjigjet në këtë mënyrë e ka lavdëruar

atë shumë.

05 - Ka njerëz të cilët i përgjigjen me një mënyrë përbuzëse kur atyre i ipet

dhuratë. Një prej tyre nuk ka njohuri për faktorët prapa dhuratës apo se si

duhet falënderuar për të sepse ai nuk e di se si duhet kujdesur për një familje.

Me këtë person duhet pasur tolerim. I dyti është i ndjeshëm dhe nuk

falënderonë për dhuratën. Ai e nënvlerëson dhuruesin dhe e zhvlerëson

dhuratën. Nëse ai është kështu, është detyrim për të mençurin që të mos i jep

më dhurata atij.

58. I mençuri dhe pushteti.

01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Secili nga ju është bari për kopenë e vet. Udhëheqësi është bari dhe

është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e vet dhe

është përgjegjës për kopenë e vet. Gruaja është baresh në shtëpinë e

burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj.”

02 - Sunneti ka ardhur nëpërmjet të zgjedhurit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem,

shprehimisht deklaruar se çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij. Kështu që

secili bari është i detyruar të kujdeset për të mirën e kopesë së tij. Barinjtë e

njerëzve janë dijetarët. bariu i mbretërve është mendja. Bariu i të devotshmëve

është frika ndaj Allahut. Bariu i studentit është mësuesi i tij. Bariu i fëmijës

është babai i saj. Roja e gruas është burri i saj. Roja e robit është pronari i tij.

Secili bari është përgjegjës siç u tha për kopenë e tij.

03 - Përgjegjësinë më të madhe mbi kopenë e kanë mbretërit. Ata janë

përgjegjës për popujt. Ata janë barinj më të lartë për shkak se urdhëresat e tyre

zbatohen aq shpesh. Nëse ata nuk kujdesen për kohën e tyre dhe lënë pas dore

qytetarët e tyre, ata shkatërrohen dhe i shkatërrojnë të tjerët. Një botë e tërë

mund të shkatërrohet për shkak të një mbreti të keq. Fuqia e mbretit do të

mbetet për derisa ndihmësit e tij i binden atij. Ndihmësit nuk do t’i binden atij

pa një ministër. Kjo nuk do të ndodhë derisa përderisa ministri nuk është i

dashur dhe dashamirës. Ministëri nuk do të jetë i tillë për derisa ai nuk është i

përmbajtur dhe i kuptueshëm. Këta njerëz nuk mund të mbahen në kontroll pa

para. Paratë vien vetëm nëse qytetarët janë të mirë. Qytetarët bëhen të mirë

vetëm nëse ata qeverisen me drejtësi. Nga ana tjetër, pushteti mbetet vetëm

nëse është i drejtë. Nga ana tjetër, ai pushon vetëm nëse është i padrejtë.

04 - Mbreti është i detyruar të kujdeset për punëtorët e tij kështu që ai është i

vetëdijshëm për mirësinë e të mirit dhe të keqen e të keqit. Kur mbreti nuk e di

se çfarë bëjë punëtorët e tij, ai nuk mund të jetë i drejtë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!