31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

08 - Ukbeh bin Alkameh dhe Mubashshir bin Isma’il e pyeti el-Euzain, në

lidhje me domethënien e mikpritjes. Ai tha: “Një buzëqeshje dhe një fjalim i

mirë.”

09 - Njeriu më koprrac është ai që është koprrac në ushqim dhe më bujari,

është ai që është bujar në ushqim.

10 - Prej mikpritjes është një fjalim i mirë, një buzëqeshje dhe që zoti i shtëpisë

personalisht të kujdeset për mysafirin e tij. Ai që i shërbenë mysafirëve të tij

nuk është i poshtëruar dhe ai që shfrytëzon mysafirët e tij ose kërkon pagesë

nuk është i fuqishëm.

11 - Seid bin el-Musejib ka thënë: “Unë më parë e ngopi një person se sa të

bëjë haxhin disa herë.”

57. I mençuri dhe shërbimi.

01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ai i cili nuk falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun.”

02 - Personi i cili shërbehet është i detyruar ta kthej me një shërbim më të mirë

ose të të njejtin. Një shërbim si mirënjohje nuk mund të krahasohet me

iniciativën edhe nëse ajo do të jetë më e pakët. Ai që nuk është në gjendje ti

kthej një të mirë duhet ta lavdërojë dhuruesin. Në rast pamundësie

falënderimi, lavdërimi zë vendin e falënderimit. Askush nuk mund të jetë pa

mirënjohje.

03 - Personi i lirë nuk është mosmirënjohës. Ai nuk zemërohet në rast

fatkeqësie. Ai falënderon kur ai merr një dhuratë.Duron kur ai goditet nga

ndonjë fatkeqësi. Ai që nuk falënderon për një gjë të thjeshtë vështirë që do të

falëndrojë për shumë. Dhuratat shtohen vetëm kur Allahu falënderohet, pastaj

dhuruesi dhe fatkeqësitë shmangen në këtë mënyrë.

04 - Një person është i detyruar të falënderoj për dhuratat që ai merr. Ai duhet

të lavdërojë për shërbimin aq sa mundet. Ose me dy herë më shumë, me aq

shumë ose edhe me urtësinë e dijes se nga kush i ka ardhur dhurata dhe t’ia

kthej me një shërbim dhe mirënjohje. Ai duhet të thotë:

هللا

“Allahu të shpërbleftë me të mira.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!