31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10 - I mençuri fillon tu japë të tjerëve para se të kërkohet prej tij. Është më

mirë për të marrë hapin e parë se sa të konpensoshë për të. Është më mirë që

të mos lypësh sesa të japësh. Bamirësia është e mirë kur ajo të plotësohet dhe

pastaj vazhdon. Fundi i mirë pastron fillimin. Është më mirë të japësh pasi që

nuk ke dhënë sesa të mos japësh pasi ke dhënë.

11 - Bamirësia më e mirë që ndikon në zemër më së shumti dhe zgjatë dhe

shmang fatkeqësitë më së miri është lëmosha që nuk përfundon duke ia

përkujtuar atë personit që ia ke dhënë.

56. I mençuri dhe mikpritja.

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit duhet të nderojë mysafirin e

tij. Ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit nuk duhet ta bezdis fqinjin

e tij.”

02 - Unë e rekomandoj të mençurin që të ketë si zakon të ftojë njerëzit për

ushqim dhe të jetë mikpritës. Të ftosh njerëzit për ushqim është një nga cilësitë

më fisnike, më të mëdha dhe më të bukura. Ai që është i njohur për të ftuar

njerëzit për ushqim konsiderohet i çmuar tek të gjithë njerëzit. Mikpritja e

ngritë një person në nivelet më të larta, madje edhe në qoftë se ai vjen nga një

prejardhje më e ulët.

03 - Seid bin el-Musejib ka thënë: “Njeriu i parë i cili u kujdes për mysafirët

ishte Ibrahimi ‘alejhis–selam.”

04 - Çdo njeri i cili ka qenë lider në kohët pagane dhe në Islam është bërë duke

i ftuar njerëzit në ushqim dhe duke qenë mikpritës.

05 - Arabët nuk e konsideronin bujarin të jetë asgjë pa mikpritje dhe të ftuarit

njerëzit në ushqim. Ata nuk e konsideronin një person të jetë bujar në qoftë se

ai nuk posedon këto cilësi. Disa prej tyre mund të ecnin disa milje me shpresën

për ta gjetur një mysafir.

06 - Hasan bin Isa Masarxhas ka thënë: “Kam udhëtuar me Ibn-ul-Mubarak

nga Horasani për në Bagdad dhe unë nuk e pashë atë duke ngrënë i vetëm

asnjë herë.”

07 - Qëllimi në mikpritjen është që të mos e nënvlerësosh atë të pak që e ke.

Duhet ta ftosh në atë që ke. Ai që nënvelrëson diçka nuk e dhuronë atë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!