31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

55. I mençuri dhe dhënia

lëmoshë nevojtarëve.

01 - Xhabiri ka thënë: “Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk ka

thënë jo, kur atij i kërkohej ndonjë gjë dhe as nuk e goditi dikë me dorën

e tij.”

02 - Unë e rekomandoj çdonjërin që të ketë karaktere të larta dhe të mos i

refuzojë lypësat. Është më mirë të mos kesh para se sa të mos kesh karaktere

të bukura.

03 - Njeri me të vërtetë i lirë është ai i cili është liruar nga karakteret e tij të

bukura. Rob më i keq është ai i cili është i skllavëruar nga karakteret e tij të

shëmtuara. Prej gjërave më të mira që mund të posedosh në jetën tjetër janë

karakteret e lavdërueshme.

04 - Jusuf bin Asbat ka thënë: “Që kur u krijua bota, paraja kurrë nuk ka

qenë aq e dobishëm sikurse është sot.”

05 - Ubejdullah bin Zijad bin Dhijan ka thënë: “Unë e kisha një dajë nga fisi

Kelb. Ai e kishte zakon të më thoshte: “Ki ambicie të larta! Sepse

ambiciet e larta janë gjysma e dinjitetit.”

06 - Ebu Sulejman edh Dhabbi ka thënë: “Ibrahimi ‘alejhis–selam kishte

tetë porta në kështjellën e tij. Pa marrë parasysh se në cilën portë vinte

lypësi, i ipej atij.”

07 - Seid bin Abdil-Aziz ka thënë: “El-Hasan bin Ali bin Ebi Talib radijAllahu

‘anhu dëgjoi një burrë pranë tij duke lutur Allahun që ti jep atij 10.000

monedha argjendi. Ai u largua nga aty dhe dërgoi një mesazh tek ai që i

dha atij këtë shumë.”

08 - Ebu Said tregon nga mësuesi i tij, i cili tha: “Unë e pashë Ibn-ul-Mubarak

duke e kafshuar në dorë shërbëtorin e tij.” I thashë: “A po e kafshon

shërbëtorin tënd në dorën e tij?” Ai u përgjigj: “Sa herë duhet ti them atij

që të mos i numëroj monedhat për lypësat? Jepu atyre ca grushte

monedha!”

09 - I mençuri është i deturuar që tu japë të tjerëve dhe të trajtojë të tjerët

mirë. Ai duhet të fillojë me ata që janë më shumë të detyrueshëm për tu

kujdesur mirë ndaj tyre dhe pastaj ata që vijnë pas tyre. Ai duhet të fillojë me

familjen e tij, pastaj me vëllezërit dhe fqinjët e tij dhe kështu me radhë. Ai

duhet të sigurohet që prioritet të kenë njerëzit fetar dhe dijetarët.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!