31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Biri im i dashur! Kije frikë Allahun dhe bindju Atij. Largohu ndalesave të Tij

duke pasuar rrugën e Tij në mënyrë që të metat e tua të përmisohen dhe të

jesh i lumtur.

Bindju babait tënd, ji i kënaqur me këshillat e tij dhe përqendrohu plotësisht

në të.

Unë ta tërheq vërejtjen ndaj të folurës së tepërt, ndaj të qeshurit të shumtë dhe

ndaj shakasë si dhe ndaj gabimeve me vëllezërit sepse këto e largojnë respektin

dhe sjellin urrejtjen.

Ti duhet të jesh hijerëndë dhe i respektuar, dhe jo mendjemadh dhe i cilësuar

me të.

Takohu me mikun dhe armikun tënd me një fytyrë të kënaqur. Kurseji atyre

vuajtjet pa e poshtëruar veten tënde dhe pa pasur frikë ndaj tyre.

Ji i mesëm në të gjitha punët e tua sepse punët më të mira janë ato të mesmet.

Mos flit shumë. Përhape selamin dhe mos u ul nëpër vende ku ka shumë

njerëz dhe as tregjet mos i merr si vend takimi.”

42. Porositë e Khattab El-

Makhzumij drejtuar birit të

tij.

“Mos debato shumë. Mos u grind me idiota. Në qoftëse flet, fol pak. Nëse bën

shaka, bëj pak. Në qoftë se ulesh dikund, ulu këmbëkryq. Bëj kujdes nga të

kërciturat e gishtave, luajtjen me mjekërrën, unazën dhe me këllëfin e shpatës.

Mos i pastro dhëmbët (në prani të të tjerëve) dhe mos e fut gishtin në hundë.

Mos i largo mizat prej teje gjatë gjithë kohës dhe çdo gjë tjetër e cila i bën

njerëzit të nënvlerësojnë dhe të përgojojnë ty.

Ulu i qetë dhe le të jetë biseda yte e ndarë. Dëgjoje atë që flet diçka të bukur pa

u çuditur dhe pa i kërkuar atij që ta përsërisi. Rri larg humorit, tregimeve dhe

përrallave.

Mos u trego të tjerëve se sa të pëlqen djali, robëresha, kali apo dhe shpat jote.

Gjithashtu të tërheq vëmëndjen që të mos i tregosh ëndrrat e tua.

Mos u sill me sjelljen e gruas dhe as mos u ndrysho sikurse ndryshon robi.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!