31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nga ai. Nuk është mangësi që personi i cili arsyetohet duke poshtëruar

veten e tij dhe përulet përpara vëllait të tij kur ai kërkon falje prej tij.”

06 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Kërkimi i faljes e largon

shqetësimin, pikëllim, urrejtjen dhe tmerrin. Të pakësosh kërkimet e

faljes i fundosin kundërvajtjet e mëdha dhe mëkatet e shumta. Shtimi në

kërkimet e faljes të shpien në dyshime dhe në mendime të këqija. Sikur

cilësia e vetme e personit i cili kërkon falje, do të ishte se personi i cili

kërkon falje nuk është mëndjemadh kur ai kërkon falje, kjo do të kishte

qenë e mjaftueshme për ta obliguar personin e mençur që ta falë atë për

çdo gabim që vepron.”

39. Nxitja për të mos i

treguar të fshehtat.

01 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri është i detyruar që të

mos ia zbulojë sekretet e tij dikujt, pavarësisht nëse personi është i

besueshëm apo jo. Herët ose vonë do tu ndodh atyre diçka e cila e bën atë

që t`ia zbuloi sekretin e tij.”

02 - El-Meda’ini (RahimehUllah) ka thënë: “U ka pas thënë, se personi me

durimin më të fortë është ai i cili nuk ia zbulon të fshehtën shokut të tij,

nga frika se mos ndodh diçka mes tyre dhe më pas ai ia përhap të

fshehtën.”

03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Ai i cili e ruan të fshehtën e tij,

do t`i dal për zot programit të tij, do të arrijë qëllimet e tij dhe do t`i

shpëtoi dështimeve dhe dëmeve. Nëse nuk i jipet ajo që ai e shpresonte, ai

e ruan sekretin e tij në një enë dhe e ruan atë larg nga të gjithë. Nëse ai

detyrohet që ta zbuloj atë, ai ia tregon atë personit i cili ia dëshiron të

mirën atij, sepse e sekreti është amanet dhe zbulimi i tij është tradhëti.

Zemra ka enët e saj. Ka enë që nuk mbajnë dhe nuk zënë shumë, dhe ka

që mbajnë dhe zënë shumë.”

04 - Ibnul E`arabij (RahimehUllah) ka thënë: “Ishte zakon të thuhej se; I

mençur është ai i cili ruhet nga shoku i tij.”

05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është paaftësi që të mos jesh në

gjendje të ruash sekrete. Atë që e fshehu ndaj armikut, nuk të obligohet

që t`ia tregosh shokut. Përvojat vlejnë si mësime për të mençurit. Kushdo

që e dëgjon një ndodhi ta mbuloi atë dhe jo ta shqyej apo ta përhap atë,

sepse sekreti është quajtur sekret për arsyen se nuk duhet të përhapet.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!