31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12 - Alij Ibn Ebi Talib (radijaAllahu anhu) ka thënë: “Mos kritiko shumë

sepse kritika mbjell urrejtje të madhe, dhe shtimi i tepërt i kritikës është

prej edukatës së keqe.”

38. Përmendja e mirësisë se

pranimit të arsyetimit nga

arsyetuesi.

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ai i cili i kërkon falje vëllait të tij dhe nuk ia pranon faljen, ai do të

marrë një dënim të njejtë si ai që merr taksa.” (Hadithi është Hasen).

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri është i obliguar që kur

vëllai i tij të kërkoi falje për gabimet apo për mangësitë e kaluara, t`ia

pranojë faljen dhe ta llogarisë atë si ai i cili nuk ka gabuar. Sepse unë kam

frik se ai i cili nuk i pranon justifikimet nuk do ta arrijë Haudin e të

përzgjedhurit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai i cili është i pakujdesshëm

për shkak të ndonjë arsye, është i obliguar që t`i kërkojë falje vëllait të tij

për mangësitë e tij.”

03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk është e lejuar që të shtohen

shumë të kërkuarit falje tek vëllai ytë, sepse shtimi i kërkimit falje është

shkak që të çon në dyshime. Unë rekomandoj që të kërkoni falje sa më

pak në përgjithësi sepse justifikimet përzihen me gënejshtra. Të pakët

janë ata që unë kam parë të cilët janë justifikuar dhe nuk e kanë përzier

justifikimin e tyre me gënjeshtër.

Ai i cili e pranon gabimin, meriton të falet për të, pasi poshtërimi në

kërkimin e faljes për gabimin bën që zemërimi të shuhet.”

04 - Ebu Kilabe (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse të arrin diçka nga vëllai jot

të cilën e urren, gjeji atij një justifikim, nëse nuk i gjen ndonjë justifikim,

thuaj; ndoshta ai ka ndonjë arsyetim të cilin unë nuk e dij.”

05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk është e lejuar që të

publikohet dënimi ndaj personit të cilit nuk i është publikuar mëkati i tij.

Sepse njerëzit më të këqinj janë ata të cilët nuk i fshehin gabimet dhe

fajet, dhe në qoftë se ai nuk është i sinqertë, është e obliguar për atë që e

din se ai po gënjen dhe akoma e poshtëron veten me arsyetime, që të mos

ta ndëshkoj për një mëkat që ka kaluar. Në vend të kësaj, ai duhet ta

falënderoi atë për veprën e tij të madhe që tregohet në kërkimin e faljes

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!