31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndjehej rehat, ndodhte që ata të bënin mundje.” Tha: “Ai bënte punën e dy

burrave dhe kur ai ishte vetëm, hante brum (miell të përzier) me ujë.”

11 - Ebul Hauari (RahimehUllah) ka thënë: E kam dëgjuar babain tim duke

thënë; “Nuk ka njeri të cilit nuk i pranohet pendimi, përveç atij me

karakter të keq. Ai nuk pendohet nga ndonjë mëkat vetëm se do të bjerë

një mëkat më të keq (se ai që u pendua).”

12 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mirë në këtë jetë len pas

tij gjurmë të lavdërueshme. Veprat e tij janë të pranuara në jetën tjetër. E

don atë ai që është larg dhe ai që është afër, i pakënaquri dhe i kënaquri

ndjehen rehat me të. Armiku dhe i keqi qëndrojnë larg tij, shoqërohen me

të, të mençurit dhe më të mirët. Unë nuk kam parë asnjë gjë që më së

shumti e ul fisnikërinë e njeriut të mirë sikurse varfëria, pavarësisht nëse

ajo është në zemër apo në materie.”

13 - Ebu Xhuhejfe (RahimehUllah) ka thënë: “Uluni me të moshuarit,

shoqërohu me të mençurit dhe pyesni dijetarët.”

37. Përmendja e ndëshkimit

ndaj pranimit të fjalës së

thashethemxhive apo

gënjeshtarëve.

01 - Hudhejfja (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e

Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë:

“Nuk do të hyjë në xhennet thashethemxhiu.”

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Janë të obliguar të gjithë njerëzit

që të largohen nga të gjitha mendimet shkaqet e të cilave të shpien në

urrejtje dhe ndarje mes njerëzve. I mençuri nuk futet në mendimet të

cilat i përmendëm dhe as që i pranon fjalët e thashethemxhiut sepse ai e

din se çfarë gjynahu merr dhe çfarë ndëshkimi ka për thashethemxhiun

për veprën e tij.”

03 - Sulejman Ibn Daud (RahimehUllah) i ka thënë birit të tij: “Biri im! Bëj

kujdes nga thashethemet sepse ato janë më të mprehta se shpata.”

04 - Amr Ibn Mejmun (RahimehUllah) ka thënë: “Kur Musa i biri i Imranit

nxitoi që të takohet me Zotin e tij, pa një burrë poshtë Arshit dhe dëshiroi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!