31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar,

Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u

japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” 16:97

“Do të thotë kënaqësia.”

34. Nxitja në të qenurit i

kënaqur në vështirësi dhe

durimi prej saj.

01 - Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjëja e parë që Allahu e krijoi ishte lapsi, më

pas Ai e urdhëroi atë dhe shkruajti gjithçka që do të ndodh deri në Ditën e

Gjykimit.”

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është e obliguar për të mençurin

që të jetë i bindur se të gjitha gjërat e kanë caktimin e tyre. Ka prej atyre

(gjërave) të cilat kanë ndodhur dhe është e pamundur që të mos ndodhin,

sikurse ka gjëra të cilat nuk mund të ndodhin, gjëra të cilat njerëzit nuk

kanë mundësi me i bërë të ndodhin.

Nëse njeriun në një moment e kap koha e vështirësisë, obligohet që të

vishet me një rrobe e cila i ka dy cepe. Njëra prej tyre të jetë durimi dhe

tjetra të jetë kënaqësia. Nëse e vepron këtë gjë (pajiset apo vesh këtë

rrobë) do të përfitojë shpërblimin e plotë. Sa e sa vështirësi kanë qenë të

vështira që të largohen dhe më pas janë larguar me lehtësi për një çast.”

03 - Ebul Haxhxhaxh El-Ezdij (RahimehUllah) ka thënë: “E kemi pyetur

Selmanin (radijAllahu ‘anhu) se çfarë është imani në kader?” Ai u përgjigj:

“Kur ta mësoi robi se ajo që e ka goditur nuk ka pas mundësi që të mos e

godasë [dhe ajo që nuk e ka goditur nuk ka mundësi ta godas atë.]”

04 - Abdul Uahid Ibn Zejd (RahimehUllah) ka thënë: “I kam thënë Hasen (El-

Basriut); O babai i Seid-it: “Nga ka ardhur ky moral?” Ai u përgjigj: “Nga

mungesa e të qenurit i kënaqur me Allahun.” Unë i thashë: “Nga vjen

mungesa e të qenurit i kënaqur me Allahun?” Ai u përgjigj: “Nga mungesa e

njohjës së Allahut.”

05 - Sufjan Ibn Ujejneh (RahimehUllah) ka thënë: “Kam dëgjuar një burrë nga

pasuesit e librit i cili e pranoi islami duke thënë: “Allahu i shpalli Daudit;

O Daud! Duro në vështirësitë dhe do të vij prej Meje ndihma.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!