31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

08 - Fatkeqësia më e madhe është e keqja që vije më pas. Gjysma e matufërisë

është që të lypësh prej njerëzve ose që të shkoj mendja që të lypësh prej tyre. Ai

që ndjehet i ndershëm dhe krenar i nënvlerëson gjërat materiale të kësaj bote.

Ndërsa nuk bëhet njeriu i ndershëm përderisa nuk qëndron larg nga ajo që të

tjerët kanë dhe të ketë durim me atë që bëjnë ata. Që t’i lypësh vëllezërve tu

diçka, kjo i lodhë ata. Kurse t’i lypësh të tjerëve është e pafrytshme.

09 - Ibn Mes’udi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “T’i kërkohet vëllait diçka është

sprovë. Nëse i jep atij, ai lavdëron dikë tjetër dhe jo personin që i ka

dhënë. Nëse ai nuk i jep atij, ai flet keq edhe për të tjerët që nuk ka

kërkuar prej tyre.”

10 - Nëse dëmi i vetëm i lypjes do të kishte qenë nënçmimi i vetvetes gjatë

kryerjes së vet aktit apo edhe atëherë kur të shkon mendja që të lypësh, do të

ishte më mirë që i mençuri të haj dhe e të përtyp bërthama e të mos lyp

përderisa ia del disi.

Megjithatë, nëse njeriu detyrohet që të lyp, atëherë le të lyp prej dikujt për të

cilin e di se do t’i japë ose t’i lyp atij që ka pushtet dhe i cili nuk e qet në pozitë

të palakmueshme, ashtu siç është gjendja me atë të cilin jep pa kërkuar prej

tij. Kush mbështetet në Allahun, Allahu do t’i mjaftoj atij. Dhe kush kërkon

lavdinë tek Allahu, Ai nuk do ta bëj që të ndjehet asnjëherë i varfër. Kurse ai që

kërkon lavdinë tek njerëzit, do të poshtërohet para tyre!

33. I mençuri dhe kënaqësia.

01 - Ibn Umeri ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më kapi për krahu dhe

më tha: “Bëhu në këtë jetë si të jesh një i huaj ose udhëtar.”

Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me vërtetësin e hadithit.

02 - Në këtë hadithë Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi Ibn Umerin

radijAllahu ‘anhu që të jetë në këtë jetë si të ishte një i huaj ose udhëtar. Është

sikurse ai e urdhëron atë që të jetë i knaqur me pak nga kjo jetë. Sepse, kur i

huaji dhe udhëtari janë larg nga shtëpitë e tyre nuk kan për qëllim që të arrijnë

ndonjë pasuri të shumtë. Ata preferojnë që të jenë të knaqur më pak sesa të

fitojnë shumë nga gjërat e kësaj bote.

03 - Aktham bin Sejfi RahimehUllah ka thënë: “Bir i dashur! Ai i cili nuk e ka

humb shpresën për atë të humburën ai e lodhë trupin e tij. Ai që është i

kënaqur me atë që ai ka është gjithmonë i lumtur.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!