31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

08 - Mos-lakmia mbjell paqe dhe nder, kurse përmallimi dhe lakmia mbjellin

lodhje dhe poshtërim. Sa e sa njerëz kanë lakmuar, por janë lodhur dhe janë

poshtëruar pa arritur qëllimet e tyre? Sa e sa njerëz nuk lakmuan, por që në

anën tjetër jetuan në paqe dhe me nder, pos kësaj iu është dhënë edhe më

shumë nga ajo që dëshiruan?!

09 - Mu’auijeh bin ‘Ammar transmeton se Ebu Xha’feri ka thënë: “Të mos

lakmosh në atë që kanë të tjerët është ndershmëria e vërtetë!”

32. I mençuri dhe të lypurit.

01 - I mençuri e ka për detyrë që në çfarëdo gjendje t’i shmanget lypjes. Që

njeriut t’i ikën mendja për të lypur, e bën atë ta nënvlerësoj veten dhe të

humbas pozitën ndër njerëzit. Dhe e kundërta e kësaj, i jep atij krenari/nder

dhe e ngrit pozitën e tij ndër të tjerët.

02 - Musa bin Tarif ka thënë: “Kur unë kam nevojë për dikë, krenaria/nderi

më largohet nga zemra ime. Ndërsa kur e largoj këtë nevojë nga agjenda

ime (nuk merrem me të), më kthehet krenaria/nderi në zemrën time.”

03 - Umer bin Hatabi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ai i cili lyp për tu bërë i

pasur le ta dijë se kjo është një prej gurëve të ndezur në Xhehenem që do

të futet në gojën e tij. Prandaj, ai që dëshiron të kërkoj pak, le të kërkojë

sa më pak dhe ai që dëshiron të kërkoj shumë le të kërkoj sa më shumë.”

04 - Hakim bin Kajs bin Asim tregon se babai i tij kur ishte në prag të vdekjes i

këshilloi fëmijët e tij duke u thënë: “Bijtë e mi të dashur! Keni kujdes nga

lypja! Ngase lypja duhet të jetë furnizimi i fundit i njeriut.”

05 - I mençuri nuk duhet të lypë që njerëzit ta kthejnë duarthatë dhe nuk

duhet që të bëhet i tepërt kur të lyp që njerëzit të mos e privojnë (edhe nga ajo

që kanë pasur t’ia japin). I mençuri duhet të jetë i përmbajtur dhe fisnik e të

mos kërkoj diçka që s’është për të dhe të mos e lë atë që i takon dhe e ka

pranë. Dhe më mirë është që të humbasësh diçka sesa t’ua kërkosh atë

njerëzve të gabuar. Ai që i kërkon diçka personit të gabuar e ul vetën dy herë

më shumë dhe ngritë personin të cilit i ka kërkuar.

06 - Sufjan bin Ujejneh ka thënë: “Ai që i kërkon diçka një personit të pa

vlerë ai e ka ngritur atë.”

07 - Mutarrif bin Abdil-lah bin esh-Shikhir i tha djalit të vëllait të tij: “Nipi im i

dashur! Nëse ke nevojë për ndonjë gjë prej meje, atëherë shkruaje atë në

një copë letër. Me këtë unë dua ta ruaj fytyrën tënde nga

poshtërimi/nënçmimi i lypjes.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!