31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

armiqësia nuk të shpëton nga planet fatkeqe e dinake të armikut të

mençur, dhe as nga sulmet e papritura të injorantit.”

10 - I mençuri kurrë nuk ka armiqësi ndaj askujt. Sepse, armiqësia patjetër se

do të jetë ndaj njërit prej dy personave: armikut të mençur, nga planet dinake

të të cilit kurrë nuk mund të jesh i sigurt, ose ndaj injorantit, sulmet e të cilit

gjithnjë janë të atypëratyshme dhe asnjëherë nuk je i sigurt nga ai.

20. I mençuri dhe shoqëria.

(01)

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

،

، ح ،

“Shembulli i shokut të mirë është sikurse shembulli i shitësit të

parfumeve, nëse nuk merr diçka prej tij, të paktën do të dalësh nga ai me

aromë të mirë. Ndërsa, shembulli i shokut të keq është sikurse shembulli i

farkëtarit, nëse nuk djegësh nga zjarri që i përdor, së paku do të dalësh

nga ai duke ndjerë erë të keqe.”

02 - I mençuri qëndron me njerëzit e mirë dhe shmanget nga të këqijtë. Kjo

ndodh sepse, dashuria për të mirët krijohet me shpejtësi ndërsa prishja e kësaj

lidhje ndodh me ngadalë. Kurse, dashuria për të këqijtë shpejt prishet dhe

merr një kohë të gjatë që ajo të krijohet.

Shoqërimi me njerëz të këqij bën që të lindin mendime të këqija për njerëzit e

mirë. Dhe, ai që rri me njerëz të këqij nuk do të mund të shpëtoj që të mos

bëhet edhe ai një prej tyre.

03 - I mençur e ka për detyrë që të shmanget nga njerëzit e dyshimtë në

mënyrë që edhe ai të mos konsiderohet i tillë. Ashtu siç shoqërimi me njerëz të

mirë sjell mirësinë, edhe shoqërimi me njerëz të këqij sjell të keqen.

04 - Sufjan bin Ujejneh ka thënë: “Ai i cili e do një njeri të mirë, në të

vërtetë ai e do Allahun Subhanehu ue Te‘Ala.”

05 - Malik bin Dinar ka thënë: “Që të zhvendosësh shkëmbinj me njerëz të

mirë është më mirë sesa të hash ëmbëlsira me mëkatarë.”

06 - I mençur nuk e njollos nderin e tij, e as nuk adaptohet me rrugët e së

keqes duke u shoqëruar me të këqijtë. Por, gjithmonë është syçelë në mbrojtje

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!