31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

04 - Njeriu i mençur nuk duhet të ketë lidhje vëllazërore me atë të cilin nuk i

del në ndihmë në kohët e vështira dhe nuk gëzohet së bashku me të atëherë

kur ai gëzohet. Dhe, ka mundësi që një njeri me të cilin ke lidhje vëllazërore

(një shok i sinqertë), të jetë më i mirë sesa vëllai nga gjaku. Ndërsa faktori që

më së shumti i shërben ruajtjes së lidhjes vëllazërore me të tjerët, është të jesh

i kujdesshëm ndaj gjërave që ata i pëlqejnë.

05 - Dashuria e vërtetë dhe e pastër është ajo dashuri që nuk ka të bëj me

interesin. Ndërsa nuk prishet në qoftë se ne nuk i jep diçka. Dashuria është

siguri, ashtu siç urrejtja është frikë.

06 - I mençuri nuk duhet të ketë asnjë lidhje vëllazërore përveç me atë të cilin e

kundërshton në lidhje me epshin, e përkrah atë në mendimin e drejtë dhe që

ana e brendshme e tij i përshtatet anës së jashtme. Vëllezërit më të mira janë

ata që nuk polemizojnë, ashtu siç lavdërimi më i mirë është ai që vije nga fjalët

e njerëzve të mirë. Njeriu nuk mund të ndjehet rehat kur afër e ka të dobëtin

ashtu siç nuk mund të kesh dashuri ndaj të pabesit.

07 - Ma’mer ka thënë: “Shkova në shtëpi tek Katade dhe isha i etur. Në

dhomë ishte një enë e madhe me ujë. E pyeta nëse më lejohet të pijë nga

uji?” Ai u përgjigj: “Ti je shoku ynë”.” Ahmedi tregon se, Abdurrazaku në

lidhje me këtë shprehje kishte thënë: “Katade deshi të thotë se, shoku nuk

ka pse të pyes!”

08 - Ejub es-Sikhtijani ka thënë: “Ajo çfarë më motivon që të bëjë haxhin

shpesh, është se, përgjatë kësaj periudhe mund të takoj vëllezër që unë

nuk mund ti takojë kurrë.”

09 - I mençur duhet ta dijë se, qëllimi i vëllazërisë nuk janë takimet për të

ngrënë dhe për të pirë. Por, ajo që bën të krijohet dhe të ruhet vëllazëria është,

vazhdueshmëria në të ecurit e drejtë, të folurit me zë të ulët, të mos bëhet

njeriu i vetëkënaqur, modestia dhe lënia anash e mospajtimeve.

10 - Nuk është mirë për njeriun që tu kërkojë vëllezërve të tij shumë shërbime,

në mënyrë që pas një kohe të mos konsiderohet i bezdisshëm. Kur fëmija

mëkon për një kohë të gjatë në gjirin e nënës, ka mundësi që ta lëndoj atë dhe

ajo të detyrohet ta largojë atë pa dashje dhe me forcë!

17. I mençuri dhe lidhja

vëllazërore. (02)

01 - Kushdo që mund të ndihmojë vëllanë e tij me diçka që e lehtëson

fatkeqësinë e tij ose vështirësin e tij duhet ta bëjë këtë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!