31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12 - Ibrahimi ka thënë: “Vetëm ai që të do bën shaka me ty.”

13 - Muhamed bin el-Munkedir ka thënë: “Nëna ime tha për mua kur isha i

vogël: Mos bën shaka me fëmijët e tjerë në mënyrë që të mos humbësh

vlerën në sytë e tyre, ose në mënyrë që ata të mos gjejnë arsye që të

sulmojnë.”

14 - Umer bin Hatabi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ai që qesh shumë humbet

respektin. Ai që bën shaka nuk do të merret kurrë si njeri serioz. Kushdo

që e shpeshton një veprim të caktuar, njihet me të në mesin e njerëzve!”

15 - Ai që bën shaka me një person që nuk është në të njëjtin nivel me të, do të

humbë vlerën në sytë e tij dhe pas një kohe ai do t’i vërsulet, edhe në qoftë se

shakaja është plotësisht e drejtë. Është e lejuar të bësh shaka me njerëzit e

nivelit tënd.

16 - Unë e urrej të bërit shaka kur njerëzit e rëndomtë janë të pranishëm.

Gjithashtu, unë e urrej mosbërjen shaka kur je me ata që janë të barabartë

me ty.

17 - Ebu Abdirr-Rrahman Ebu el-A’raxh ka thënë: “Ibrahim bin Ed’ham na

tregonte hadithe dhe bënte shaka me ne. Por menjëherë kur e shihte dikë

që nuk ishte prej nesh, ai thoshte: Ai është spiun.”

15. I mençuri dhe të

shmangurit prej njerëzve.

01 - Detyrë e të mençurit është që t’i shmanget njerëzve në përgjithësi dhe të

qëndrojnë larg nga të ndenjurit shumë me ta. Nëse përfitimi i vetëm në këtë do

të ishte mos-bërja mëkate, do të ishte e mjaftueshme për të që të mos e njollos

gjendjen e tij të shëndosh me diçka që shpie në zënka.

02 - Umer bin el-Hatab ka thënë: “Merreni si pjesë të rëndësishme (të jetës

suaj) mos-përzierjen me njerëz.”

03 - Sufjan bin ‘Ujejneh ka thënë: “Kam parë në ëndërr Sufjan eth-Theurin

dhe se unë i thash atij: “Më këshillo ndonjë gjë.” Ndërsa ai më tha: “Ke

kujdes nga njohja me shumë njerëz. Ke kujdes nga njohja me shumë

njerëz. Ke kujdes nga njohja me shumë njerëz”.”

04 - Ahmed bin Hanbeli ka thënë: “E pashë se si Ibnus-Sammak i shkroi

letër njërit prej vëllezërve të tij: “Po pate mundësi, bëhu vetëm rob i

Allahut dhe mos bë asgjë tjetër (largohu nga njerëzit sa më shumë v.p.).”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!