31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

03 - Ekzistojnë dy lloje të shakasë: e lavdërueshme dhe e qortueshme. Shakaja

e lavdërueshme nuk ka të bëjë me atë që Allahu ‘Azze ue Xhel urren, si mëkatet

apo shkëputja e lidhjeve farefisnore.

Shakaja e qortueshme është ajo që shkakton armiqësi, largon respektin, prishë

miqësinë, bën që i dobëti (ai që nuk kontrollon veten në fjalë v.p.) të sulmojë

dikë dhe që fisniku ta urrej atë.

04 - Rabi’ah ka thënë: “Unë ua tërheq vërejtjen ndaj shakasë, sepse ajo

shkatërron dashurinë dhe e futë urrejtjen në brendinë e njeriut.”

05 - Ibn Hubejk ka thënë: “Thuhet se: nuk duhet bërë shaka me fisnikun,

sepse ai do të të urrejë, e as me të dobëtin sepse ai do të të sulmojë.”

06 - Sa vëllezër janë ndarë për shkak të shakasë? Sa bashkëshortë i kanë

prishur lidhjet e tyre po për shkak të saj?! E gjitha filloi me një shaka.

07 - El-Hakem ka thënë: “Ishte zakon të thuhej se as nuk duhet grindur e

as nuk duhet bërë shaka me shokun tënd. Muxhahidi kishte një shokë i

cili bënte shaka me të. Kjo përfundoi që të dy ia kthyen shpinën njëritjetrit

dhe nuk shkëmbyen më shumë se sa selam me njëri-tjetrin derisa

ai vdiq.”

08 - Ka shaka që shkakton grindje. Andaj, i mençuri është i obliguar t’i

shmanget kësaj. Sepse, grindjet janë të dënueshme në çdo rast. Kur një person

grindet (debaton) me dikë, kjo ose ndodhë mes tij dhe mes dikujt që është më i

ditur se ai; – e si mund që njeriu të debatoj me dikë që ka dije më shumë se

ai?! – Ose grindet (debaton) me një person që është më pakë i ditur se ai; – e si

të debatoj me dikë, kur ai ka më pak dije?!

09 - Grindja është vëllai i urrejtjes, ashtu siç debati është motra e armiqësisë!

Edhe nëse grindja ka dobi, dobia e saj është e vogël, ndërsa e keqja e saj është

shumë më e madhe. Grindjet shpien në sharje dhe shpifje, gjë e cila shpie në

konflikt, dhe konflikti çon deri në derdhjen e gjakut. Kurrë nuk është grindur

njëri me dikë tjetër, veçse grindja të mos ketë ndryshuar zemrat e tyre!

10 - Bilal bin Sa’di ka thënë: “Nëse sheh një person që i ndërhyn njerëzve

në fjalë, grindet me ta dhe vetëm mendimet e tij i duket të drejta, dije se

ai njeri veçse ka humbur.”

11 - Nëse shakaja ka të bëje me mëkatet ato e nxijnë fytyrën dhe bëjnë që

zemra të rrjedh gjak. Ato përhapin urrejtje dhe i japin jetë armiqësisë. E nëse

shakaja nuk është e qortueshme, atëherë ajo e ngushëllon të pikëlluarin, e

përmirëson miqësinë, i jep jetë shpirtrave dhe largon turpin që duhet larguar. I

mençuri bën shaka të këndshme, pa dashur të bezdis dikë apo të kënaq dikë

duke dëmtuar dikë tjetër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!