31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

13 - Atë që përmendi Imam Ahmed bin Hanbel (RahimehUllah) është mënyra

specifike për t’i konsideruar njerëzit si të bezdisshëm. Në qoftë se ata e dinë se

një person ia kthen shpinën Sunnetit, ata e urrenin atë për shkak të risisë së

tij. Kurse, sa i përket njerëzve të thjeshtë dhe aspekti i përgjithshëm, ata

urrenin dhe donin vetëm për karakteret e mira gjegjësisht të këqija.

14 - Ebu Usame (RahimehUllah) ka thënë: “Ma sjell dikë që është i lehtë për

zemrën, ndërsa të bezdisshmit mi mbaj larg. Të bezdisshmit mi mbaj

larg.”

15 - Ibn Sirin (RahimehUllah) ka thënë: “E kam dëgjuar një beduin duke

thënë: “U alivanosa në moment kur pash një person të bezdisshëm”.”

16 - Ibrahim bin Bukejr (RahimehUllah) ka thënë: “Kur Ebu Hurajran e

bezdiste shoqërimi i dikujt, thoshte: “O Allah! Na fal neve dhe atë, dhe na

mëshiro (na mbroj) neve nga gjendja në të cilën ndodhet ai”!”

17 - I mençuri është i obliguar që në asnjë mënyrë të mos ketë ndonjë cilësi që i

bën njerëzit ta konsiderojnë atë të bezdisshëm. Por në vend të kësaj, ai duhet

të ketë cilësi që i bën njerëzit ta duan atë.

18 - Prej faktorëve që kontribuojnë më së shumti që njerëzit ta duan një

person, është të ndihmuarit e njerëzve aq sa ke mundësi dhe t’i ruash ata nga

ajo që mund të dëmtohen. Ndërsa ata të cilët nuk kanë para kur t’i takojnë

njerëzit, le t’u buzëqeshin atyre. Ngase kjo zë vendin e ndihmës ndaj tyre.

19 - Harun bin Abdil-Khalik el-Mazinij (RahimehUllah) ka treguar se Ibn-ul-

Mubarak (RahimehUllah) u pyet në lidhje me edukatën e mirë, tha:

“Buzëqeshje dhe shërbime/ndihmë.”

20 - Muxhahidi (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse një mysliman takon vëllanë

e tij, ia shtrëngon dorën atij dhe i buzëqesh në fytyrë, atij i bien mëkatet

ashtu siç bie një bistak hurme nga palma.” Pastaj një njeri tha: O ebul-

Haxhaxh, kjo është një vepër fare e lehtë!” Kurse Muxhahidi ia ktheu:

ف

“Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, duke i bashkuar

zemrat e tyre. Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk

do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre” 8:62-63

A është kjo e lehtë?!”

12. Toleranca ndaj mikut.!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!