31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

05 - Edukata e mirë të bën të dashur tek njerëzit. Ndërsa edukata e keqe të

bën njeri të urrejtur nga të tjerët! Ai që ka edukatë të mirë, ai e mbron nderin e

vet. Ndërsa ai që ka edukatë të keqe ai e prish nderin e vet.

06 - Ez-Zuhrij (RahimehUllah) ka thënë: “A ka ndonjë dobi nga personi që ka

edukatë të keqe?!”

07 - Mejmun bin Mehran (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Gjysma e mençurisë

është të fitosh dashurin e njerëzve. Gjysma e dijes është të shtrosh pyetje

në mënyrë të mirë. Ndërsa të jetosh thjesht do të thotë që harxhon vetëm

gjysmën e kohës duke punuar (dhe pjesën tjetër të kohës e shfrytëzon

pozitivisht (v.p.)).”

08 - Që të jesh në nevojë për njerëzit dhe që ata të duan ty, është më mirë sesa

të mos kesh nevojë për ta ndërsa ata të urrejnë. Ajo që i pengon ata që të duan

është edukata e keqe. Ai që ka edukatë të keqe, e lodhë familjen e tij, fqinjët e

tij dhe i rëndon vëllezërit e tij. Në këtë mënyrë, ata vetëm duan ta heqin qafe

dhe luten që ai të vdes sa më parë.

09 - Njerëzit e perceptojnë një person si të bezdisshëm për shkak të dy

arsyeve:

E para: Sepse ai vepron atë që Allahu e ka ndaluar. Kushdo që i tejkalon

kufijtë e Allahut urrehet nga Allahu. Atë që e urren Allahu urrehet nga engjëjt.

Pastaj ai urrehet në tokë. Pastaj nuk mund të gjesh pothuajse askënd që nuk e

konsideron atë të bezdisshëm dhe që nuk e urren atë!

Së dyti: Bërja e veprave që njerëzit i urrejnë. Nëse ai është kështu, atëherë ata

kanë çdo të drejtë ta konsiderojnë atë të bezdisshëm!

10 - Ebu Mishari (RahimehUllah) ka treguar se Hisham bin Jahja

(RahimehUllah) i ka thënë atij: “Në unazën e të atit tënd – Ebu Ebi Misharit

– ishin të shkruar inicialet e fjalës: “Ti je i bezdisshëm! Ik nga këtu!”

Andaj, çdo herë kur një njeri ulej me të dhe ai e konsideronte atë të

bezdisshëm, ia kthente unazën e tij dhe i thoshte: “Lexo se çfarë shkruan në

unazë!” Kështu që kur ai e lexonte largohej menjëherë nga aty.”

11 - Makhlad Ebu ebil-‘Asim (RahimehUllah) ka thënë: “Kur unë e urrej një

njeri që është afër mje, unë e urrej edhe anën e trupit tim që është nga

ai!”

12 - Ebu Bekr el-Merurudhij (RahimehUllah) ka thënë: “E kam pyetur Ahmed

bin Hanbelin në lidhje me njerëzit e bezdisshëm, ai tha: “Unë e pyeta Bishr el-

Haaffin rreth tyre dhe ai tha: “Është mjerim të shikosh në ta.” Unë e pyeta

Ahmedin: “Kush janë njerëzit e bezdisshëm.” Ai u përgjigj: “Pasuesit e

Bidateve.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!