31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fryti më i madh i turpit ndaj Allahut që është shpëtimi nga Xhehenemi, duke

qëndruar larg nga ajo që Allahu ka ndaluar.

Me turp të madh mbrohet nderi, anët e këqija fshihen dhe anët e mira

përhapen. Ata që humbin turpin, humbin edhe gëzimin. Ai që humb gëzimin e

tij, ai humb vlerën në sytë e të tjerëve dhe bëhet njeri i urryer tek ta. Ai që

urrehet prej njerëzve, atij i shkaktohet dëm. Ai që vajton, humb mendjen. Ai që

humb mendjen, më shumë flet në dëm të vetin sesa në dobi të tij. Atij që i

mungon turpi, nuk gjen ilaç për vete. Atij që i mungon turpi, nuk ka besnikëri.

Atij që i mungon besnikëria, nuk ka miq. Ai që ka pak turp, bën atë që do dhe

thotë atë që dëshiron.

11. Është mirë që njerëzit të

duan!

01 - I mençuri është i detyruar që të bëhet i mirë tek njerëzit edukatës i mirë

dhe të njëjtën kohë duke u shmangur nga edukata e keqe. Njeriu duhet të jetë i

tillë sepse edukata e mirë i fshinë mëkatet ashtu siç dielli shkrin akullin.

Ndërsa edukata e keqe i prish veprat ashtu siç uthulla e prish mjaltin. Mund të

ndodhë që njeriu të ketë edukatë shumë të mirë, por në anën tjetër ka ndonjë

sjellje të keqe. Dhe mu kjo e fundit mund të fshijë dhe shkatërroj të gjithë

edukatën e mirë që ai posedon!

02 - Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Lidhjet farefisnore mund të

ndërpriten dhe të mirat e tjetrit mund të shprehen me mosmirënjohje.

Por nuk kam parë asgjë më me vlerë sesa lidhja e zemrave me njëratjetrën.”

03 - Fudajl bin ‘Ijad (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse shoqërohesh me dikë,

atëherë shoqërohu me atë i cili ka edukatë të mirë, sepse shoqëruesi i

tillë nuk thërret në diçka tjetër përveç në të mirë dhe gjithmonë gjen

rehatinë tek ai. Ndërsa, mos u shoqëro me atë të cilin ka edukatë të keqe,

sepse ai thërret vetëm në të keqe dhe shoqërimi me të është mundim. Më

parë do shoqërohesha me një mëkatar i cili ka edukatë të mirë, sesa me

një të ditur i cili ka edukatë të keqe! Nëse mëkatari ka edukatë të mirë, ai

jeton i udhëhequr nga mendja dhe intelekti i tij. Ai është “i lehtë” për

njerëzit andaj njerëzit e duan atë. Mirëpo nëse i devotshmi ka edukatë të

keqe, njerëzit e konsiderojnë atë të bezdisshëm dhe kështu e urrejnë atë.”

04 - Hammad bin Selemeh (RahimehUllah) ka thënë: “Agjërimi në kopsht

është shtirje.” (Do të thotë të agjërosh agjërim nafile ndërsa je duke

shëtitur me shokët në mesin e kopshteve që kanë fruta që njeriu rrallë

mund t’i gjej. Prandaj, ai që agjëron në këtë situatë ai vetëm shtiret.)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!