31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Një nga paralajmërimet e mëparshme të profetëve, të cilën e kanë

përcjellë tek popujt e tyre, është: “Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të

duash!”

02 - Obligim i njeriut të mençur është që të jetë i turpshëm, sepse turpi është

baza i mençurisë dhe e mbjella e mirësisë. Ndërsa, mosturpi është baza e

injorancës dhe e mbjella e së keqes. Pra, turpi tregon mençurinë e njeriut,

kurse mosturpi e tregon injorancën tek ai.

03 - Ibn Mesudi ka thënë: “Gjëja më e keqe tek besimtari është të mos

poseduarit e turpit.”

04 - Turp do të thotë t’i shmangesh tipareve të urryera.

05 - Turpi (v.p. i mirë) ndahet në dy lloje:

I pari: “Të turpërohesh para Allahut në lidhje me mëkatin.”

I dyti: “Të turpërohesh nga njerëzit lidhur me fjalët dhe veprimet që ata nuk i

duan.”

06 - I tërë turpi është i rekomandueshëm. Mirëpo, duhet pasur parasysh që ka

turp që është i detyrueshëm dhe turp që është i pëlqyeshëm. Turpi i

detyrueshëm është ai turp që të bën ta braktisësh atë që Allahu e ka ndaluar.

Turpi i pëlqyeshëm është të braktisësh ato fjalë dhe veprime që njerëzit nuk e

duan.

07 - Turpi është prej besimit dhe besimtari është në Xhenet. Ndërsa, fjalët dhe

veprat e këqija, janë ngurtësi dhe mosrespekt, ndërsa këto e shpien njeriun në

Xhehenem, përveç atyre që i nderon Allahu me mëshirën e Tij, duke i shpëtuar.

08 - Nëse njeriu në vazhdimisht është i turpshëm, kjo është prej shkaqeve të

mirësisë. Në mënyrë të njëjtë, nëse njeriu nuk ka kujdes në fjalët dhe veprat e

tij (nuk turpërohet), atëherë arsyeja për të pasur mirësi tek ai njeri, nuk

ekziston dhe e keqja tek ai është gjithëpërfshirëse, sepse turpi është pengesa

mes personit dhe të gjitha mëkateve/veprimeve të liga. Sa më i fortë të jetë

turpi, aq më e pamundshme bëhet veprimi i mëkateve dhe veprave të liga. Dhe

me zvogëlimin dhe humbjen e turpit, veprimi i mëkateve dhe veprave të liga

bëhet më e lehtë.

09 - Zejd bin Thabit radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ai që nuk turpërohet prej

njerëzve, ai nuk turpërohet as prej Allahut.”

10 - Është detyrë e të mençurit që ta bëjë zakon turpin para njerëzve. Prej

begative më të mëdha, është të mësohesh për të pasur cilës të mira e të

lavdërueshme, e në të njëjtën kohë t’i shmangesh cilësive të këqija, ashtu siç

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!