31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

21 - Si do që të jetë gjuha e njeriut, e mirë apo e keqe, kjo shfaqet në të gjitha

gjymtyrët e tij.

22 - Jahja bin Ebi Kethir ka thënë: “Nuk ka mundësi që të folurit e njeriut

të jetë i mirë, e të mos shfaqet kjo edhe në veprimet e tij.”

23 - I mençuri nuk flet përderisa nuk pyetet dhe flet vetëm me atë i cii e pranon

fjalën e tij. Nëse dikush e shpif apo e fyen, ai nuk i kundërpërgjigjet në asnjë

formë. Edhe pse heshtja që nga fillimi është gjëja më e mirë, por padyshim se

heshtja është e mirë edhe atëherë kur flitet (për të) diçka e keqe.

24 - Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Betohem në Allahun e Vetëm,

se asgjë nuk meriton të burgoset aq gjatë sesa gjuha.”

25 - I mençuri e ruan veten e tij në mënyrë që të mos bie në mangësi. Prej

mangësive që më së shumti e shkatërron shëndetin e brendshëm dhe shpirtin e

tij të mirë, është fjala e tepërt. Kjo vlen edhe nëse është i lejuar të folurit e

shumtë. Njeriu nuk mund të qëndrojë i heshtur nëse nuk largohet nga të

folurit e lejuar.

26 - Ibrahim et-Tejmi ka thënë: “Një person i cili shoqërohej me er-Rabi’ bin

Hajthem për njëzet vjet, më tha se ai kurrë nuk e kishte dëgjuar atë të

thoshte diçka që është e qortueshme.”

27 - I mençuri duhet të mos flasë shumë fjalë që janë të lejuara, në mënyrë që

ai të mos bie në ndalesa, e nga kjo ta shkatërrojë vetveten.

28 - Nëse njeriu flet shumë, mosbindja do t’i hyjë në gjak, ngase nëse robi nuk

e flet atë që i sjell dobi në jetën tjetër, për të është më mirë që të mos flasë

asgjë.

29 - Muvarrik el-‘Ixhli ka thënë: “Ka një gjë që po e kërkoj që njëzet vjet dhe

që do vazhdoj ta kërkoj ende.” E pyetën: “Çfarë është ajo që po e kërkon?”

Ai tha: “Që të heshti në lidhje me atë që nuk më përket mua.”

30 - Kharixheh ka thënë: “Jam shoqëruar me Abdullah bin ‘Aun për

pesëmbëdhjetë vite dhe nuk mendoj se engjëjt shkruan diçka të keqe prej

tij.”

10. I mençuri dhe turpi.

01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

ع

، :

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!