31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

hadithe. Në këtë rast, zekati i dijes është dhënë. Mirëpo, edhe nëse ai nuk

mund të punojë me dijen që ka, kjo nuk do të thotë që ai duhet ta braktisë të

mësuarit e saj.

15 - Uehb bin Munebih ka thënë: “Kush mëson dije të vërtetë të mbështetur

në Sunnet, Allahu kurrë nuk do t’ia marrë mendjen atij.”

16 - El-Mu’temir bin Sulejman ka thënë: “Babai im më shkroi letër kur unë

isha në Kufe, në të cilën shkruante: “Bli letra dhe shkruaje dijen, ngase

pasuria humbet, ndërsa dituria mbetet.”

17 - Udhëtimi i shumtë, braktisja e familjes dhe vendlindjes (për kohë të

gjatë) për hir të dijes, por pa vepruar sipas saj ose për ta mësuar përmendësh,

nuk i përket cilësive të të mençurve. Gjëja më e mirë që njeriu mund të bëjë në

këtë rast, është që të priret në të mirë, duke e shoqëruar këtë me përkushtim të

madh dhe ruajtje nga mëkatet.

18 - El-Uaki’i ka thënë: “Mësimin përmendësh ndihmoje duke u ruajtur nga

mëkatet.”

19 - I mençuri nuk lufton për diçka që nuk sjell përfitim në të dy jetët. Nëse ai

arrin dituri, ai nuk duhet të jetë koprrac, duke mos ua dhënë të tjerëve atë

dije. Mirësia e parë e dijes është mësimdhënia. Unë nuk kam parë askënd, i cili

është koprrac në mësimdhënie, veçse nuk kanë përfituar nga dituria e tij.

Ashtu siç nuk ka dobi nga uji nën tokë, derisa ai të fillon të rrjedhë, po ashtu

nuk ka dobi nga dija përderisa ajo nuk përhapet dhe nuk u jepet/mësohet të

tjerëve.

20 - Ebu Derda radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Njerëzit duhet të jenë ose

dijetarë ose janë duke mësuar. Nuk ka hajr/mirësi në kategoritë e tjera.”

09. I mençuri dhe heshtja.

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të

heshtë.”

02 - Njeriu i mençur është i detyruar të luftojë me vetveten, derisa gjuha e tij të

flasë vetëm atë që është e mirë. Gjuha e shpie personin në shkatërrim, ndërsa

heshtja e shpie në dashuri dhe respekt. Ai që e ruan gjuhën, do të jetë i qetë.

هلل

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!