31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

01 - I mençuri është i obliguar ta dijë se mençuria ka degët e urdhresave dhe

ndalesave, për të cilat ai duhet të ketë njohuri, t’i aplikojë ato në kohën kur

kërkohet, që të dallohet nga njerëzit e thjeshtë.

02 - Dega e parë e mençurisë është frika e vazhdueshme ndaj Allahut dhe

korrigjimi/përmirësimi i anës së brendshme. Ai që korrigjon anën e brendshme

të tij, e jashtmja e tij do t’i korrigjohet nga Allahu. Ai që shkatërron të

brendshmen e tij, Allahu do t’ia shkatërrojë anën e jashtme të tij.

03 - Malik bin Dinar ka thënë: “Bën tregti me bindjen ndaj Allahut dhe do

të fitosh pa ty kthyer malli prapa.”

04 - Shtylla e adhurimeve në jetën e kësaj bote është që ta përmirësosh anën e

brendshme dhe t’i shmangesh asaj që e shkatërron atë.

05 - Njeriu i mençur është i detyruar të kujdeset për anën e brendshme të tij

dhe ta ruajë zemrën në çdo rast. Zemra shkatërrohet kur kohët përkeqësohen

dhe humbasin kënaqësitë.

06 - Malik bin Dinar ka thënë: “Zemra pa dhimbje demolohet si shtëpia pa

banorë. Zemrat e devotshmëve vlojnë nga veprat e mira. Zemrat e

mëkatarëve vlojnë nga mëkatet. Allahu sheh brengat tona, prandaj

shikoni se me çfarë preokupoheni – Allahu pastë mëshirë mbi ju.”

07 - Hasan el-Basriu ka thënë: “Ju qëndroni këtu dhe prisni që t’ju vijë

momenti i vdekjes. Ndërsa, kur të vdisni ju, do ta merrni mesazhin.

Prandaj, merrni nga ajo që keni për atë që ju pret!”

08 - I mençuri është i detyruar që të shfrytëzoj devotshmërinë që ka në

përmirësimin e të ardhmes së vet, duke korrigjuar anën e brendshme të tij,

duke i përmirësuar veprat e tij dhe refuzojë çdo gjë që ia shkatërron bindjen.

09 - Halid er-Rib’ij ka thënë: “Lukmani ka qenë një rob nga Abisinia dhe ka

punuar si zdrukthëtar. Një ditë pronari i tij e urdhëroi që ta therë një qengj dhe

i tha: “Mi jep dy pjesët më të mira të trupit të qengjit!” Lukmani ia solli

gjuhën dhe zemrën. Pas disa, ditësh pronari i tij e urdhëroi përsëri që ta therë

një qengj dhe i tha: “Mi jep dy pjesët më të këqija të trupit të qengjit!” Ai ia

solli gjuhën dhe zemrën. Pastaj, pronari i tha: “Kur kërkova nga ti që të mi

sjellësh dy pjesët më të mira nga trupi i qengjit, ti ma solle zemrën dhe

gjuhën dhe kur kërkova nga ti që të mi sjellësh dy pjesët më të këqija të

trupit të qengjit, ti prapë mi solle zemrën dhe gjuhën.” Në këtë rast,

Lukmani iu përgjigj: “Nëse këto dy pjesë janë të mira, ato janë më të mirat

dhe nëse janë të këqija, atëherë ato janë më të këqijat.”

Salih bin Hasan ka thënë: “Hyra tek Umer bin Abdil-Azizi dhe e dëgjova duke

thënë: “Robi nuk e ka frikë Allahun para se ai ta shijojë poshtërimin.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!